AKADEMIK ARBEN PUTO
Historiani dhe akademiku Arben Puto e quan një turp ftesën e munguar të Akademisë së Shkencave për akademikun Rexhep Qosja në akademinë solemne që do të mbahet në nëntor me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
AKADEMIK REXHEP QOSJA
“Arsyet ishin të thjeshta, na thanë të mos i ngatërronim me qeverinë, sepse ai është shprehur kundër Kryeministrit. Po sa janë shprehur kundër Kryeministrit? Kjo nuk e justifikon aspak këtë qëndrim,” tha Puto.
“Turpi është bërë tashmë. Rexhep Qosja mund të mos pranojë kurrfarë marrëveshjeje pas kësaj që është bërë. Si mund të përjashtohet një personalitet kaq i madh i studimeve shqiptare dhe një patriot i flaktë i atdheut unik?! Nga Kosova rezulton të jetë thirrur vetëm kryetari i Akademisë së Shkencave, Hivzi Islami, i cili me sa di unë nuk ka lidhje me studimet
Mësimet parauniversitare e kreu në Liceun francez të Korçës (1935-1939), në Liceun francez dhe Liceun klasik në Romë. Mori pjesë në LANÇ, fillimisht në Gjirokastër pastaj në Tiranë. Arsimin e ndërprerë e përfundoi pas çlirimit në gjimnazin e "Tiranës" sot gjimnazi "Qemal Stafa" më 1946. Studimet e larta i kreu në Moskë në Fakultetin e Drejtësisë dhe i perfundoi më 1951 në degën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Me hapjen e UT-së më 1957 punoi si pedagog deri më 1990.
Botime
Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas luftës I botërore (Vëllimi III)
E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar
Historia diplomatike e çështjes Shqiptare 1878-1926
Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut në përqasje me Kushtetutën e Shqipërisë
Nëpër analet e diplomacisë Angleze
Shqipëria Politike 1912-1939
Lufta italo - greke, diktatorë e kuislingë
Etj.
Rexhep Qosja
Lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 pranohet asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/68 specializon shkencën e letërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Më 1969 zgjidhet bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Pas doktorimit, më 1972, është zgjedhur, një herë bashkëpunëtor i lartë e, pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, profesor inordinar dhe, mandej, profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri në vitin 1981, shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe, gjatë viteve 1974-1975, kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re.Ka botuar një numër të madh recensionesh, vështrimesh, artikujsh, sprovash, trajtesash dhe studimesh nëpër shumicën e revistave shkencore dhe letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe e të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Deri tani ka botuar 16 libra , në mesin e të cilëve edhe Historinë e romantizmit shqiptar, në tri vëllime. Punime apo vepra të veçanta i janë përkthyer në disa gjuhë. Libri Letërsia dhe kritika i është botuar në serbokroatishte, kurse romani Vdekja më vjen prej syve të tillë i është botuar në serbokroatishte, në sllovenishte dhe në bullgarishte. Drama Sfinga e gjallë i është botuar në serbokroatishte, kurse drama Beselam pse më flijojnë, në arabishte. Proza ese e studime i janë botuar edhe në rusishte, në frëngjishte, në rumanishte, në turqishte, në maqedonishte e në hungarishte. Është përfaqësuar në antologjitë e prozës shqipe të botuara në Jugosllavi, në Paris, në Moskë dhe në antologjitë e eseve të kombeve e të kombësive të Jugosllavisë, të botuar në Lubjanë.Për krijimtarinë shkencore dhe letrare është çmuar me: Shpërblimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – 7 Korriku, më 1975. Është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i ka dhënë çmimin “Nderi i Kombit”.
Përgatiti:Flori Bruqi