1.
Me datat 2 dhe 3 Mars 1999,ish kryeministri i Shqipërisë, zt. Pandeli Majko , ne krye te nje delegacioni qeveritar ,kreu nje vizite zyrtare te rëndësishme në Ankara. Delegacioni shqiptar ishte ndare ne dy grupe. Me linjen ajrore Turkish Air Lines : Tirane -Stamboll –Ankara erdhen ministri i Mbrojtjes,Luan Hajdaraga,ministri i Financave, Anastas Angjeli dhe ministri i Ekonomise Ylli Bufi, ndërsa ne orët e vona te kesaj date, po me linjën Turkish Air Lines, por me itinerarin Milano -Stamboll -Ankara mbriten ne Ankara kryeministri Majko dhe ministri i Punëve te Jashtme, Z.Milo , te cilet kishin marre pjese ne nje mbledhje te partive te majta ne Itali.
Delegacioni u vendos ne hotel “Hilton”, ne qendër te Ankarasë. Te nesërmen kryeministri u prit nga presidenti vendit, Sulejman Demirel , kryeministri Bylent Exhevit dhe shefi Shtatmadhorisë e komandant i Forcave te Armatosura,Gjeneral Armate Kivrikoglu. Ne Shtatmadhori ishin planifikuar te merrnin pjese ne takim vetëm kryeministri Majko,ministri i Mbrojtjes,Luan Hajdaraga dhe atasheu ushtarak i Shqipërisë, kolonel Hajro LIMAJ.
Por,kur mbritem ne zyren e pritjes se shefit te Shtatmadhorisë gjetëm edhe ambasadorin e Republikes se Turqisë ne Shqipëri, Z.Ahmet OKCUN,i cili gjate gjithë vizitës se kryeministrit Majko perpiqej te monopolizonte gjithçka dhe te mbante nen kontroll takimet kofidenciale te kryeministrit shqiptar, duke u munduar te shmangte të gjithë autoritetet e tjera shqiptare. Një gjë te tille ai u përpoq të realizonte edhe në këtë takim, i cili në fakt përbënte edhe takimin kryesor dhe më të rëndësishëm të kësaj vizite.
Për temat që do të diskutoheshin ne kishim punuar dhe koordinuar të gjitha çështjet ,përpara se të vinte delegacioni në Ankara. Kryesore do të ishin rrugët e zgjidhjes së Krizës së Kosovës dhe mbrojtja e sovranitetit të Shqipërisë nga një sulm i mundshëm ushtarak i Forcave të Armatosura të Serbisë,sulm i cili mund të ndërmerrej me justifikimin e goditjes dhe asgjësimit të reparteve dhe njësive ushtarake të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës,UCK-së, të cilat stërviteshin në territoret veriore të Shqipërisë, apo me hyrjen në luftë të Shqipërisë për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga genocidi Serb që kishte filluar të zbatohej nga presidenti Miloshevic,variant i cili do të zbatohej nëse NATO nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë.
Shefi i Shtatmadhorisë,Gjeneral-armate Hysejin Këvrëkoglu, i cili ndiqte me kujdes nëpërmjet të dhënave të zbulimit strategjik zhvillimet në Veri të Shqipërisë dhe brenda Kosovës, i garantoi kryeministrit Majko mbështetjen e gjithanshme ushtarake në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë nëpërmjet rrugëve konkrete që do të aplikoheshin sipas zhvillimeve të ardhshme në terren.
Gjithashtu,ai e garantoi Zotin Majko,se do ta mbështeste ushtarakisht Shqipërinë, nëse ajo do të detyrohej të futej në luftë me Serbinë për të shmangur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vlen të nënvizohet se nga të gjitha shtetet,të cilave Shqiperia u kërkoi mbështetje politike,diplomatike dhe ushtarake për një ndërhyrje ushtarake të detyruar për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës,i vetmi vënd që iu përgjigj pozitivisht ishte Turqia.
Plus miqësisë tradicionale me këtë vend,një rol shumë të rëndësishëm luajti lobi shqiptar që jeton në Turqi dhe media turke që ishte ngritur e gjitha në këmbë për të shmangur një Srebenicë në Kosovë. Prandaj, Turqia i kuptonte mjaft mirë detyrimet e shtetit Shqiptar në mbrojtje të Kosovës,mbasi ajo kishte përvojën e vetë të vitit 1974 me Qipron. Ajo u detyrua të ndërhynte ushtarakisht në Qipron e Veriut,nga operacioni së cilës u shmang vazhdimi i mëtejshëm i gjenocidit grek ndaj popullsisë turke në këtë ishull mesdhetar.
Kryeministri Majko,në fund të takimit me emocionet që atë e shoqëronin , kur dolëm nga Shtatmadhoria ju drejtua ministrit të Mbrojtjes, z.Hajdaraga dhe mua se “ Turqia e tregoi edhe këtë herë vehten që është mikia dhe aleatia e vërtetë strategjike e Shqipërisë “.Dhe ai kishte te drejtë për këtë konkluzion. Marrëdhëniet ishin me të vërtetë të shkelqyera dhe Shtatmadhoria me Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë për atasheun ushtarak të Shqipërisë i kishin hapur dyert për 24 orë, veçanërisht gjatë Krizës së Kosovës të vitit 1999.
Mua në Turqi, atëhere me bëheshin 5 vjet kohë qëndrimi, së bashku me studimet që kisha kryer në Stamboll. Kur erdhi në pushtet qeveria Nano,veçanërisht ministri Jashtëm, Z. Milo kërkoi kthimin tim në Atdhe,por ministria e Mbrojtjes e kundërshtoi atë deri në fund. Shkaku kryesor nuk ishte koha e qëndrimit,por fakti që unë në këtë detyre isha emëruar në fund të vitit 1994 nga qeveria Berisha.
Këtë ja thash edhe kryeministrit Majko në Ankara, duke i nënvizuar të vërtetën e këtyre makinacioneve e duke i shtuar se “ unë jam i gatshëm të kthehem familjarisht në çdo kohë në Shqipëri”.Por ai menjë herë mu përgjigj : “E di Zoti kolonel që do të kthehesh në Shqipëri dhe nuk do ta besh si kolegët e tu ne Bruksel,Gjermani apo Amerikë,të cilët në vend të Shqipërisë morën strehim politik në këto vende në 1997,por në këto situata ti na duhesh patjetër në Ankara,mbasi jemi përballë me Serbinë dhe Turqia na ka garantuar cdo lloj mbështetje dhe bashkëpunimi strategjik”.
Dhe menjë herë u nisëm me shpejtësi drejt aeroportit të Esenbogas në dalje ta Ankarasë,nga ku i uruam rrugë të mbarë kryeministrit me ministrat që e shoqëronin. Ata me avion u nisën drejt Tiranës,ndërsa ne me makinat zyrtare u rikthyem në Ankara për të vendosur midis këtyre dy vendeve bashkëpunimin e shpejtë dhe koordinuar një gjendje të jashtëzakonshme, drejt së cilës po shkonte Shqipëria nëse nuk do të ndërhynte NATO për shpëtimin e kosovarëve dhe Kosovës…...

2.
Pas shkatërrimit të ish- Bashkimit Sovjetik,diplomacia turke u aktivizua edhe më shumë nëarenën ndërkombëtar edhe arriti të krijojë pozicione të reja në gadishullin e Balkanit, të cilat janë në një linjë me interesat e amerikanëve. Dinamika ipolitikës së jashtme të Turqisë, shikohet në parandalimin e hegjemonisë së Serbisë dhe të Greqisë në Ballkan, duke rritur gjithashtu kapacitetin e saj diplomatik në të gjitha organizmat ndërkombëtare.
Sidomos radikalizimi i qarqeve të caktuara në Serbi dhe në Greqi ka bërë që vemendja e Turqisë në këtë rajon të jetë e kujdesshme, sepse ky radikalizim është në dëm të Shqipërisë dhe të Kosovës. Roli i Turqisë, si fuqi ballkanike, është i një rendësie të vaçantë dhe ky rol duhet të merret parasysh në veçanti nga faktori kosovar dhe ai shqiptar, sepse në momentet me delikate të viteve të fundit që kaloi Shqipëria dhe Kosova, Turqia ishte shteti që vuri në dispozicion diplomacinë e saj dhe ishte e gatshme të vinte në dispozicion të shqiptarve edhe forcën e saj ushtarake. Viti 1997 dhe lufta e fundi t në Kosovë, janë tregues faktikë se Turqia është garanci e sigurtë për shqiptarët në Ballkan. Kur në vtin 1997 Greqia ishte e gatshme të dërgonte trupa ushtarake në Jug të Shqipërisë, gjoja për të mbrojtur minoritarët grekë në Shqipëri, qeveria turke u bëri të qartë grekëve se një sulm ushtarak mbi Shqipërinë do të konsiderohej nga qeveria turke si një sulm mbi Turqinë duke e detyruar qeverinë greke të deklarojë publikisht se nuk mund të dërgojë trupa në Shqipëri, sepse do të sulmohej nga aleati i saj historik, Turqia.
Kur qeveria serbe e Millosheviçit po bënte një spastrim të ashpër etnik në Kosovë, qeveria turke lëvizi me shpejtësi diplomacinë e saj duke shpejtuar ndërhyrjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë dhe pasi filluan sulmet e NATO-S mbi Serbinë, avionët turq e lëshonin të gjithë ngarkësën e tyre në objektivat serbe duke mos qenë në një linjë me avionët francezë që e lëshonin ngarkesën e tyre të përgjysmuar, ose në hapësira të vdekura, duke mos ndëshkuar agresorët serbë për krimet e tyre ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare.
Qëndrimi i diplomacies turke pas rënëjes së komunizmit në Evropë është i fokusuar shumë në Ballkan, ku ajo ka interesa strategjke dhe ka gjithashtu detyrime ndaj shqiptarve, me të cilët historia i ka lidhur shumë në etapa të ndryshme të saj.
Tashmë duket qartë një diplmaci turke qe ka një strategji e cila ka synimin e saj final neutralizimin e ribizantizimit të Ballkanit, që përbëhet nga fronti ortodoks: Rusi-Ukrahinë Serbi dhe Greqi. .
Ky front po riorganizohet për të luftuar Islamin në Ballkan, i cili mori ngjyrë konkrete me masakrat e papara në Bosnje që u pasuan me krimet që u bënë në Kosovë ku kemi një popullsi dominante muslimane. . .
Pikërisht në këto hapsira muslimane, ushtria dhe paramlitarët serbë rrenuan pa mëshirë xhamia dhe medreze, të cilat nuk ua kishin zënë rrugën. Eshtë pikërisht Turqia ajo që po bën të pamundërën, që të spostojë nga Ballkani synimet territoriale të ''Frontit ortodoks'' ndaj territoreve etnike shqiptare.
Por, ka qarqe në hapësirat shqiptare, të cilat për arsye politike dhe më shumë fetare po e shohin gjallërimin e diplomacisë turke në Ballkan, që po vepron në mbrojtjen e çështjes shqiptare, si një ringjallje të fondamentalizmit islamik turk. Kjo tezë është sajuar nga propoganda e rrezikshme serbe dhe nga armiqtë që nuk mungojnë në Perëndim që janë rreshtuar historikisht kundër shqiptarve muslimanë të cilët po i shohim edhe sot duke iu kundërvënë Pavarësisë së Kosovës.
Por, politika shqiptare, në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë, nuk duhet të bjerëvktimë e kësaj politike që e paraqet Turqinë rrezik potencial për të gjithë shqiptarët,sepse është pikërisht Turqia garanti më serjoz dhe i vetmi për mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë si edhe i vetmi garant për të zgjidhur çështjen shqiptare në Ballkan.
Në se ka sot një qeveri dhe një shtet në botë që është i gatshëm të dërgojë ushtarët evet për të luftuar dhe për të rënë në luftë për shqiptarët, ai është shteti turk dhe qeveria turke.
Ne urojmë që ajo ditë të jetë sa më e largët, por e vërteta është se sot prapavija të rezikshme të politikës botërore po grumbullojnë mbi qiellin e Ballkanit retë e zeza të luftës, flakët e së cilës nuk dihet se ke do të përvëlonë më shumë, ato që mund ta ndezin luftën, apo ato që janë planifikuar të përvëlohen.
-------------
3.
Trashegimia osmane ne shoqerine shqiptare ashtu si ne te gjitha vendet e tjera te Ballkanit eshte e shumte dhe omniprezente : ne fe, ne gjuhen kombetare, ne menyrat e jeteses, ne rregullat e sjelljes , ne jeten shtepiake etj. Kuptimi i saj eshte ambivalente. Sepse trashegimia osmane eshte e lidhur me kombin , ben pjese ne historine kombetare, ben pjese ne shqiptari, dhe e marre ne dore nga fjalimet nacionaliste, perceptimi i saj prezanton nje dualizem te paster te fakteve kombetare : i njejti realitet perdoret per te afirmuar nje fakt dhe te kunderten e tij. Ne kete menyre si ne shume shtete te tjera Ballkanike trashegimia Osmane minimizohet dhe mohohet nga nacionalistet dhe librat e tyre. Periudha Osmane paraqitet si nje periudhe e erret e cila precedonte Rilindjen Kombetare. Ajo paraqitet si nje periudhe shtypjeje dhe obskurantizmi qe eshte pergjegjese per prapambetjen e shteteve Ballkanike ne krahasim me pjesen tjeter te Europes. Kjo shprehet qarte dhe mesohet ne librat shkollore dhe shkrimet historike. Ne shume libra dhe fjalime publike islamizimi i shqiptareve quhet AKSIDENT DHE FATKEQESI qe nuk duhet ti beje shqiptaret te harrojne se ata jane nga natyra e tyre te krishtere. Ne arkivat dhe librat e Perandorise Osmane ndodh e kunderta , ku shqiptareve i atribuohet nje vend i lavdishem dhe flitet per ta me shume lavdi dhe admirim. Nje liber i publikuar ne Tirane ne vitin 1997 qe jep per shembull nje liste te 35 vezireve( kryeministrave) ne perandori nga shekulli i 15 deri ne 1922. Shqiptaret insistojne ndonjehere ne ngjashmerine e gjuhes shqipe dhe asaj turke dhe thone se 50 perqind e gjuhes shqipe ka fjale turke dhe se shqiptaret mund te ndjekin pa problem programet ne televizionet turke. Shume fjale kane nje etimologji turke edhe pse disa nga ata kane origjine greke.
Shqiptaret e Turqise kujtojne me nostalgji se ata zinin nje vend te veçante ne Perandorine Osmane dhe sidomos ne administraten e saj fale besnikerise se tyre ndaj perandorise dhe zotesise se tyre e cila admirohej dhe respektohej nga turqit. Shqiptaret e Turqise tregojne nje histori qe ka partikularitetin te lidhi dy aspektet , pozitive dhe negative te trashegimise Osmane: Nje shqiptar i ankohet nje turku se 5 shekujt e Perandorise Osmane e kishin lene vendin ne nje prapambetje te mjeruar. Si i thote turku? Pse qaheni ju ? Gjate pese shekujve pjesa me e madhe e ministrave te edukimit ishin shqiptare, pra ju i bete vete te gjitha. dhe llogarine tani kerkojani vetes. Duhet marre parasysh gjithashtu permanenca e asimilimit Turk-Musliman qe funksionon edhe ne ditet tona ne disa zona te Shqiperise. Te dyja fjalet merren njera per tjetren dhe perkatesia ndaj nje komuniteti fetar kuptohet shpesh si perkatesi kombetare. Asimilimi Grek-Ortodoks funksionon ne te njejten menyre. Ne disa zona rurale shqiptare muslimanet vetparaqiten si turq edhe pse dine ta bejne mire dallimin nderrmjet kuptimit fetar dhe kombetar te etnonimit. Ky fakt-konfuzion shfrytezohet nga te krishteret qe nese vene minimalisht ne dyshim perkatesine e tyre ndaj kombit , maksimalisht vene ne dyshim besnikerine e tyre ndaj kombit shqiptar. Te krishteret radikale e perdorin kete fakt ne ditet tona si akuze publike neper mediat e tyre duke i vene muslimanet shqiptare ne banken e te akuzuarve per ti bere ata te ndihen fajesore qe kane pranuar islamin.
Ata e paraqesin muslimanin shqiptar ose si prapambetje Turke ne Ballkan ose si musliman modern qe ska lidhje me vendet e tjera muslimane dhe qe ka nje islam shqiptar duke e bere ate gati laik ose me nuanca te varfra islamike. Te dyja keto ndarje ne grupe i sherbejne ideologjive perçarese qe duan ti ndajne muslimanet shqiptare ne grupacione duke i larguar ata nga njeri tjetri dhe sidomos nga muslimanet e tjere qofshin ata turq apo ballkanike. Nga ana tjeter krishterimi paraqitet si feja e te pareve te tyre dhe si krenari kombetare duke perdorur slloganin se çdo shqiptar ne brendesine e tij ka nje botekuptim te krishtere. Duke perdorur figura te krishtere si heronj kombetare vihet theksi mbi themelimin e nje ideologjie per brezat e ardhshem qe konsiston ne paralelizimin e kombit dhe heronjve te tij me krishterim dhe te krishtere. Kjo ideologji po zhvillohet prej nje shekulli dhe i ka rrenjet e saj ne rilindjen kombetare shqiptare me njerez si Vincenzo Dorsa , Kostandin Kristoforidhi, etj. Por nese ne rilindjen shqiptare muslimanet shqiptare ishin shume afer islamit dhe kishin nje vizion te qarte te kurtheve te fanatikeve dhe agjenteve kishtare, duke bashkepunuar deri ne momentet e fundit te perandorise me Turqit , ne ditet tona ata jane vetem dhe shume naive ndaj kurtheve te sofistikuara , te perforcuara dhe te modernizuara te fanatikeve te krishtere. Per me teper duhet shtuar fakti se pas luftrave dhe masakrave te pameshirme te popullsise muslimane shqiptare nga vendet e krishtera fqinje komunizmi dhe ateizmi i eger Enverian shkaterroi çdo shprese organizimi komunitativ dhe diplomatik te muslimaneve shqiptare duke i larguar ata nga islami ashtu sic eshte larg lindja nga perendimi. Por goditja perfundimtare dhe vdekjeprurese po i jepet muslimaneve shqiptare ne ditet tona nga qarqet kristiano-laike duke i paralelizuar ata me antishqiptar dhe prapambetje turke ne Ballkan. Kjo platforme filloi menjehere pas dyndjes te shoqatave kishtare ne Shqiperi pas viteve 1990. Keto shoqata te cilat me ndihmen e sherbimeve sekrete kishtare e kishin te qarte se pas qafirizimit te muslimaneve shqiptare nga diktatura Enveriane dhe ateizmi i eger komunist , do ti gjenin ata pa asnje dije fetare dhe te humbur nga ana shpirterore. Mungesa e dijes dhe automatikisht inkultimi i injorances dhe ateizmit ne mendjen muslimane i bente ata nje pre te lehte per misionaret e krishtere. Por edhe nga ana ekonomike muslimanet shqiptare ishin te derrmuar dhe ishte pikerisht kjo pike e dobet dhe delikate qe misionaret e shfrytezuan me se miri duke i blere shpirtrat e muslimaneve te varfer per nje cope buke duke qene se keta te fundit kishin femije dhe familje per te ushqyer. I vetmi element i rendesishem qe i pengoi misionaret e krishtere ishte ndihma ekonomike qe vendet muslimane i dergonin muslimaneve pas aderimit te Shqiperise ne Konferencen e vendeve islamike. Ne kete menyre paralelisht me aspektin ekonomik agjenturat e huaja kishtare filluan themelimin e nje industrie mediatike qe do te perdorej si arme psiqike kryesore per largimin e shqiptareve muslimane nga te vertetat historike qe edhe sot e kesaj dite i fshihen dhe minimizohen popullit tone. Manipulimi dhe deformimi i fakteve historike nga ideologjia sllavo-komuniste beri qe shume breza te perceptojne islamin si nje fe pushtuesi qe shtypi popullin shqiptar duke e paralelizuar ate me tirani dhe prapambetje. Duke e asimiluar islamin me fe pushtuesi ata nenkuptonin se islami eshte diçka e huaj e imponuar ne boten shqiptare dhe nuk eshte pjese perberese e identitetit shqiptar. Keshtu po perdoret teza e pushtimit turk si nje berthame qe shtjellon dhe zhvillon nje urrejtje te islamit dhe largimin gradual te muslimaneve shqiptare nga islami per tju afruar krishterimit dhe rikonvertimit. Pas grushtit te shtetit dhe luftes civile te orkestruar nga agjentura greko-kishtare dhe grekofilet shqipfoles ne trojet tona te vitit 1997 muslimanet u perjashtuan ne mase nga administrata shteterore dhe ju vu kapaku nje mundesie zhvillimi te tyre ne arenen shqiptare. Vrasja e Azem Hajdarit, eliminimi i Abdi Baletes nga skena politike pas kercenimeve nga çetat e armatosura te grekofileve dhe shume faktore te tjere bene qe te jepej lirisht mundesia kishtareve per aksion. Viti 2000 dhe 2001 dhe atentatet e kullave binjake pershpejtuan dhe lehtesuan punen e kishtareve duke i prere muslimaneve shqiptare çdo ndihme ekonomike nga vendet e tjera islame nen akuzen e financimit te terrorozmit nderkombetar. Perballe kesaj mizerje nje pjese e vogel e muslimaneve shqiptare u detyruan per te ushqyer femijet e tyre te behen skllave shpirterore te manipulimeve kishtare dhe te ndryshojne fe. Por pjesa derrmuese edhe pse asimiloi disa qendrime anti-islame nuk e ndryshoi fene por pjeserisht pranoi laicitetin per te mbijetuar ne nje shoqeri ku muslimani rimonte me taleban dhe varferi dhe i krishteri me pasuri, modernizem dhe zhvillim. Platforma e ideologjise se rikonvertimit te shqiptareve vazhdoi dhe u thellua edhe ne trojet muslimane te Kosoves nga Vatikani dhe agjenturat kishtare edhe pas pavaresise se Kosoves dhe kontributit qe dhane vendet perendimore ne njohjen e kesaj pavaresie. Slogani kryesor ishte Europa dhe Amerika na çliruan (pra te krishteret) dhe tek ata eshte e ardhmja jone , pra duhet te modernizohemi dhe te Europeanizohemi( nenkuptohet te braktisim adetet islame per te adoptuar ato te krishtera).
Vertete Nato( tek e cila ben pjese edhe TURQIA) çliroi shqiptaret nga skllaveria serbe por me kusht qe ata te behen vasale te Amerikaneve dhe Europeaneve. E njejta gje ndodhi para 500 vjetesh kur Sulltani na çliroi nga zgjedha Serbo-Bullgaro-Greko-Venediko-Raguziane (pese zgjedha dhejo nje) duke na kerkuar sic po e bejne tani Europeanet dhe Amerikanet ne Kosove qe te jemi aleate te tij. I njejti skenar aktore te ndryshem. Edhe pse autoritetet Europeane dhe Amerikane publikisht nuk kerkojne rikonvertim te shqiptareve ne krishterim nen rrogoz ata e inkurajojne ate duke financuar dhe zhvilluar ideologji anti-islame qe do te bejne qe brezat e rinjve shqiptare ne Kosove do te rriten dhe edukohen me nje urrejtje te thelle ndaj islamit , gje qe do ti beje ata automatikisht te krishtere. Nqs Sulltani i imponoi te krishtereve shqiptare para 500 vjetesh taksa ekonomike ne ditet e sotme muslimaneve shqiptare pas varferimit te tyre po ju imponohet ja vetem aspekti ekonomik por edhe taksa ideologjike dhe ne mentalitet. Duke marre parasysh faktin qe keto taksa pagohen vetem me rikonvertim atehere sna ngelet rruge tjeter veçse ajo qe sipas antimuslimaneve shqiptare para 500 vjetesh n detyroi te pranojme islamin , por kesaj here po ndodh e kunderta dhe po tregohet ana tjeter e monedhes. Atehere mes dy Sulltaneve cilin te zgjedhim ate para 500 viteve qe na dha ne dore edhe çelsat e Stambollit apo kete te riun qe na dha Kosoven duke na bere vasale te tij ne Ballkan dhe na rikthyer ne te krishtere. Cilin Muratin,qe ja morri Kosoven serbeve para 500 viteve per tja dhene ate ne dore pashallareve shqiptare apo kete te riun qe e çliroi tani dhe ja dha ate kishtareve dhe laikeve shqiptare? Pse i pari trajtohet si pushtues dhe konvetues me dhune ndersa i dyti si çlirues dhe hero? Nese te dy çojne te i njejti fund cila eshte diferenca nderrmjet tyre? Pergjigjen çdo shqiptar i ndershem mund ta gjeje ne fund te zemres dhe mendjes se tij,thotë publicisti shqiptar nga Brukseli z.Abedin Rakipi.
4.
Hapja e arkiva të ish-perandorisë osmane për Kosovën nuk është një lajm i mirë, por i shkëlqyer. E gjendur përballë një propagande shekullore nga ana e Serbisë dhe në pamundësi për t‘ju përgjigjur me të njëjtën monedhë, Kosova do të ketë një shans të madh përpara për t‘i bërë të qartë botës të vërtetën historike. Dhe arkivat e Perandorisë Osmane për këtë janë tamam një thesar. Ato përmbajnë shënime dhe dokumente, të cilat kanë informata të rëndësishme lidhur jo vetëm me historinë e Kosovës, por të rreth 30 shteteve, të themeluara pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, e cila është shteti i fundit që ka fituar pavarësinë nga kjo perandori. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova, deri më 1912-ën kanë qenë nën sundimin e kësaj perandorie. Dokumentet që ndodhen në këto arkiva, me kërkesë të tyre, do t‘iu sigurohen të gjitha shteteve përkatëse. Jusif Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë në Kosovë, thotë se "hapja e arkivave është një lajm shumë i mirë për ne, pasi duke qenë për një periudhë të gjatë nën sundimin osman, në ato arkiva është e mbyllur një pjesë e madhe e historisë së Kosovës dhe e shqiptarëve në tërësi". Sipas tij kjo mundësi vjen në kohën e duhur, jo vetëm për rrethanat historike të Kosovës, por edhe për shkak të anës profesionale, klimës shoqërore etj. Instituti që ai drejton ka bërë marrëveshje me institucionin homolog të Turqisë, si dhe me Arkivin e Shtetit për të dërguar ekspertë atje. Por cilat janë ato çështje ku do të mund të hidhej dritë. Periudha osmane mbërthen një nga pjesët më të kontestuara të historisë shqiptaro-serbe. Përfshihet në të beteja e famshme e Fushë-Kosovës, miti i ngritur nga serbët. Përfshihen shpërnguljet masive të shqiptarëve, struktura e popullsisë së Kosovës nëpër shekuj. Dhe natyrisht një nga temat më të nxehta, ajo mbi ndërrimin e fesë. "Një prej formave më flagrante të manipulimit serb ka qenë pikërisht feja", thotë profesor Bajraktari. Sipas tij, me hapjen e arkivave, shqiptarët do të kenë përparësi, pasi do të paraqiten nga burime të dorës së parë argumentet se si e kanë vlerësuar shqiptarët fenë myslimane, se si ata u konvertuan në myslimanë etj. Perandoria Osmane ishte e pajisur me dokumente mbi pronat dhe pasuritë, dokumente kadastralë shumë të vlefshëm. "Pushtuesit serbë, sa herë kanë hyrë në Kosovë, kanë grabitur arkivat turke dhe pasuritë e shqiptarëve. Ata i kanë manipuluar faktet sipas interesit të tyre. Pronat e shqiptarëve i kanë trajtuar si shtetërore edhe pse s‘ka pasur shtet", thotë Bajraktari. Por me hapjen e arkivave në Turqi, fakte të reja do të dalin në dritë edhe në lidhje me këtë çështje. Lajmin për hapjen e arkivave e ka bërë të ditur e përditshmja turke "Today Zaman", e cila nëpërmjet një shkrimi, ka njoftuar se dokumente me vlera historike po klasifikohen prej vitesh dhe tashmë pritet përfundimi. "Në të kaluarën të dhënat dhe dokumentet e rëndësishme ishin të fshehura, ndërsa tani do të lëshohet dritë jo vetëm mbi historinë e Turqisë, por gjithashtu edhe mbi historinë e 30 shteteve në Ballkan, Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme", thuhet në artikullin e botuar këto ditë, në këtë gazetë. Të dhënat në arkivat osmane mbulojnë një periudhë prej 400 deri 500 vitesh të historisë së këtyre shteteve, ku përfshihen të gjitha territoret ku ajo kishte shtrirë pushtimin në ditët e lulëzimit të saj si Maroku, Tunizia, Algjeria, Libia, Egjipti, Sudani, Jemeni, Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Jordania, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Siria, Palestina, Izraeli, Libani, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Bullgaria, Kosova, Rumania, Moldavia, Maqedonia, Greqia, Shqipëria, Gjeorgjia, Armenia dhe Qipro.
Por sipas gazetës, jo të gjitha shtetet do të kenë mundësinë të dërgojë studiuesit e tyre, ndërsa për sa i përket studiuesve individualë, duket se do të ketë më shumë përparësi. Pika më e nxehtë për Turqinë si duket ka qenë ajo për të cilën BE-ja vazhdimisht i bën presion. Gazeta turke njofton gjithashtu se ligji i arkivave kombëtare, i përpiluar pas përfundimeve të hulumtimeve dhe punës së klasifikimit në arkivin e Perandorisë Osmane, pritet që të miratohet pas hapjes së Parlamentit turk më 1 tetor. Qeveria turke po përgatitet që ta miratojë një ligj menjëherë sa të mblidhet Parlamenti. Ky ligj do të sigurojë që arkivat do të trajtohen në përputhje me metodat shkencore, bën të ditur "Today Zaman". Ligji autorizon Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave Shtetërore për përgjegjësinë e dokumenteve arkivore dhe dokumenteve të gatshme për t‘u arkivuar, mbrojtjen e tyre, përdorimin e tyre në përputhje me interesat kombëtare dhe publike si dhe eliminimin dhe shkatërrimin e tyre nëse është e nevojshme. Ndërkohë dokumenti i parë si pasojë e bashkëpunimit të Kosovës me Turqinë tashmë ka dalë në dritë. Ai titullohet "Vilajeti i Kosovës, dokumentet otomane", në të cilin janë përfshirë dokumente që datojnë nga viti 1526 deri më 1912-ën. Po kështu njëzetmijë dokumente të dixhitalizuara janë sjellë në Kosovë. Shqiptarët kanë pasur një rol shumë të fuqishëm në historinë e Perandorisë Osmane. "43 sadriamea ose në shqip kryeministra kanë qenë me origjinë shqiptare", thotë profesor Bajraktari. Por brenga e tij, sikurse e shumë studiuesve të tjerë është nëse mundësia për të hulumtuar nëpër arkivat turke do të mbështetet financiarisht edhe nga institucionet, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.
Përgatiti:Flori Bruqi