2012/06/30

Ekskluzive: Kosova dhe Shqipëria krijojnë një doganë të vetme



“Bota sot” zbulon parapërgatitjet e Kosovës dhe Shqipërisë për krijimin e një unioni doganor
Gazeta “Bota sot” nga burime zyrtare merr vesh se në këtë njëqind vjetor të pavarësisë së shtetit shqiptar, institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë të fshehtë dhe të heshtur kanë nisur përgatitjet për të krijuar unionin (bashkimin) doganor Shqipëri – Kosovë...

Para dhjetë ditësh në mënyrë simbolike ekskavatorët e një kompanie ndërtimesh asfaltuan dhe lidhën autostradën e re të Kosovës me atë të Shqipërisë në vendkalimin kufitar të Vërmicës - Morinit. Aty u shemb ura e vjetër që për më shumë se gjysmë shekulli kishte shërbyer për t’i mbajtur shqiptarët të ndarë në dysh.
Ndërkohë, gazeta “Bota sot” nga burime zyrtare merr vesh se në këtë njëqind vjetor të Pavarësisë së shtetit shqiptar, institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë në mënyrë të fshehtë dhe të heshtur kanë nisur përgatitjet për të krijuar union doganor Shqipëri – Kosovë. Doganat e të dyja shteteve po përgatisin infrastrukturën ligjore përkatëse.
E tëra kjo po bëhet duke marrë shembull unionin doganor të BE-së. Kjo do jetë thelbësore për Shqipërinë dhe Kosovën që në këto hapësira të funksionojë një treg i vetëm. E jo dy tregje të ndara sikurse deri më tani.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...