2012/06/27
Përçarje në identitetin kulturor
Para inkursioneve turke të fundit të shekullit të katërmbëdhjetë Shqipëria shpesh kishte qenë kufiri midis sferave antagoniste të ndikimit të katolicizmit roman dhe ortodoksizmit grek. Edhe pse si rrjedhojë e kryqëzatave disa zona të Shqipërisë veriore e në veçanti portet e Adriatikut nën ndikimin në rritje të Serenissimas i kthyen sytë nga Roma, pjesa më e madhe e Shqipërisë qendrore e jugore mbeti bizantine. Edhe sot e kësaj dite shqiponja dykrerëshe e Bizantit, simbol i kësaj trashëgimie, zbukuron flamurin shqiptar.
Ashtu si në lashtësi, vetë grekët e kohës së Bizantit nuk patën kurrë ndonjë interesim të veçantë për 'barbarët' jogreqishtfolës të Perandorisë, dhe nuk mund të ketë kurrfarë dyshimi se banorët e egër malësorë të Shqipërisë përbënin shembullin më të mirë të atyre që për ta ishin barbarë jashtë kufijve të qytetërimit helen. Edhe pas pushtimit osman të Evropës dhe rënies së Perandorisë së Bizantit, popullsia greke e Ballkanit jugor nuk ishte zhveshur plotësisht nga trashëgimia perandorake e dy mijëvjeçarëve, për të cilat ajo ishte krenare. Pavarësisht nga nënshtrimi i dhunshëm ndaj sundimit turk, midis grekëve mbretëronte një farë vazhdimësie idesh dhe zakonesh, të ushqyera në veçanti nga kisha ortodokse, vetë kuintesenca e madhështisë së venitur bizantine. Në Shqipërinë e jugut dhe Epir, që gjatë shekujve të sundimit turk e deri në ditët tona kanë pasur një popullsi të përzier folësish shqiptarë, grekë e aromunë, Kisha ortodokse mbeti shprehje e qytetërimit grek dhe iu përkushtua tërësisht gjuhës greke si mburojë kulturore kundër hordhive pushtuese të Islamit. Të ishe i fesë ortodokse do të thoshte të ishe grek, ashtu si të ishe i fesë islame do të thoshte të ishe turk. Në secilën prej këtyre kulturave pak vend kishte për zgjimin shkallë-shkallë të aspiratave kombëtare shqiptare. Kështu që shqiptarët e shkolluar në traditën greke do të orientoheshin doemos drejt gjuhës dhe kulturës greke. Përdorimi i shkrimit grek për të shkruar gjuhën e folur nga shqiptarët shihej nga kisha ortodokse si tepër i panevojshëm dhe më vonë shpesh edhe si herezi.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt
NGA FLORI BRUQI Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...

-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri , PHD Në portalin “Agjencioni Floripress” ,, lexova Esenë politike të akademikut prof.dr. Hakif Baj...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
No comments:
Post a Comment