Presidentja e Republikës së Kosovës, Mr.sci.Atifete Jahjaga, dënon ashpër sulmin mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga grupe huliganësh të dhunshëm nga Republika e Serbisë, që tentuan të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, për manifestime për të cilat paraprakisht nuk është bërë kërkesa në organet përkatëse të Republikës së Kosovës, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i presidentes.
“Përpjekjet e këtyre grupeve të huliganëve, që me dhunë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, do të ndalohen sepse janë shkelje serioze e rendit dhe ligjit dhe përshkallëzojnë gjendjen e sigurisë në Kosovë”, citohet të ketë thënë Jahjaga.
“Sulmi mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës me mjete të forta dhe me armë zjarri, është plotësisht i patolerueshëm dhe është sulm mbi rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka thënë presidentja Jahjaga, për të shtuar se institucionet e Republikës së Kosovës do të mbrojnë me përkushtim sistemin demokratik të vendit dhe do të parandalojnë çdo përpjekje për destabilizim.
Jahjaga, iu bën thirrje autoriteteve të Republikës së Serbisë që të pengojnë grupet e huliganëve serbë dhe të parandalojnë përpjekjet e tyre për prishjen e rendit dhe të qetësisë publike duke shkelur kështu ligjet e Republikës së Kosovës dhe iu “përkujton autoriteteve serbe se politika e fqinjësisë së mirë është obligim dhe parakusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Prof.dr. Jakup Krasniqi, ka dënuar sulmin brutal ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e grupeve të huliganëve nga Serbia.
Këto grupe tentuan dhunshëm të hyjnë në territorin e Kosovës, megjithëse paraprakisht nuk kishin bërë kërkesë në organet përkatëse të Kosovës për të marrë pjesë në manifestime.
“Me sjellje të këtilla të paskrupullta grupet e huliganëve bënë shkelje të rëndë të rendit dhe ligjit, duke sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës me mjete të forta, veprime këto të patolerueshme, të cilat si të tilla përbëjnë sulm mbi rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi.
Për pasojë 32 policë u plagosën, nga të cilët 9 pati nevojë të trajtohen në QKUK. Ministri Rexhepi po ashtu tha se nuk janë përdorur armë as nga policia, as nga serbët.
Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, janë duke u diagnostikuar nëntë policët e lënduar nga turma e serbëve të cilët në mëngjesin e së enjtes tentuan që me dhunë të hyjnë në pikën kufitare, Merdare. Drejtues të kësaj qendre, në një konferencë për media, kanë thënë se të gjithë policët janë të lënduar nga mjetet e forta, duke përfshirë edhe gurët, ndërsa kanë mohuar që të lënduarit jenë plagosur me armë zjarri. Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani, menjëherë pas këtij rasti ka organizuar një konferencë për media, me ç’rast ka shpjeguar natyrën dhe gjendjen e policëve të lënduar të cilët janë duke u mjekuar në këtë qendër. Sipas tij, me të marr informatën që në Merdare ka policë të lënduar, është krijuar shtabi emergjentë dhe janë bërë përgatitjet e duhura për përkujdesjen e të lënduarve, njofton KosovaPress.
“Sipas informatës zyrtare në Klinikën emergjente kanë arritur gjithsej nëntë të lënduar dhe 5 prej tyre janë me lëndime të kokës. Bëhet fjalë sipërfaqësore, nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz që do ta rrezikonte jetën e të lënduarve, ndërsa sa i përket lëndimeve të katër të tjerëve, bëhet fjalë për lëndime të ekstremiteteve të poshtme dhe lëndime të fytyrës”, ka thënë ai. Lenjani ka thënë se të gjithë të policët e shtruar në këtë qendër janë të lënduar, si pasojë e goditjeve me gurë dhe jo me armë zjarri. “Në pjesë mediale është thënë se ka pas të lënduar si pasojë e përdorimit me armë zjarri, mirëpo të gjithë te të lënduarit e paraqitur në Klinikën Emergjente bëhet fjalë për lëndime me mjete të topitura, pra me gurë dhe nuk bëhet fjalë për lëndime nga armë zjarri”, ka thënë ai. Lenjani, po ashtu, ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në qendrën emergjente dhe se, sipas tij, dy nga të lënduarit kanë marr lëndime më të rënda dhe se pritet të hospitalizohen në klinikën e kirurgjisë, në mënyrë që të përcillet gjendja e tyre në 48 orët e ardhshme. Ndërsa pacientët e tjerë, pas diagnostikimit dhe shërbimeve konsultative laboratorike dhe radiologjike, do të lirohen për shërim të mëtutjeshme në shtëpi.
Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Republikës së Kosovës, të bërë nga radikalë dhe huliganë serbë, në pikën kufitare në Merdar, thuhet në kumtesen e kësaj partie. LDK-ja e konsideron të papranueshëm dhe jashtë çdo norme tentimin për të kaluar me dhunë pikën kufitare të Republikës së Kosovës. "Sulmi që la të lënduar një numër të madh të policëve kosovarë, është sulm ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky sulm është bërë nga grupe radikale serbe, që nxiten e përkrahen nga institucionet e Serbisë. LDK-ja kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të veprojë në mënyrë energjike përballë çdo cenimi të rendit dhe të ligjit në vend, ashtu si e përcakton Kushtetuta, dhe mbështet Policinë e Kosovës në përmbushjen e detyrës që ka për të ruajtur rendin dhe sigurinë", vlerëson LDK-ja
I ashtuquajturi ministër për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, Goran Bodanoviq do të arrestohet nëse të enjten hyn në Kosovë për festën e Vidovdanit.
Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ngase, sipas tij, Bogdanoviqit i është ndaluar hyrja meqë nuk i është përmbajtur më herët rregullave duke përdorur edhe deklarime politike. Rexhepi thotë se kanë kërkuar edhe nga EULEX-i ta kryejnë punën e tyre, por, sipas tij, edhe nëse nuk i përmbahen, në veri, Bogdanoviq nuk do të ketë assesi hyrje në pjesë të të tjera të Kosovës.
Mijëra serbë gjatë shënimit të Ditës së Vidovdanit në Gazimestan, afër Prishtinës, i kanë brohoritur kriminelëve të luftës që po gjykohen për krime lufte në Hagë, Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mladiqit.
Ata njëkohësisht kanë klithur “Na jepni armë”. Manifestuesit, ndër të cilët ishin edhe Oliver Ivanoviqi, Slobdan Samarxhqi, nën kryetar i DSS të Koshtunicës.
Medie serbe njoftojnë se nga qindra serbë Polica e Kosovës mori simbolet me ikonografi nacionaliste serbe. Këto simbole u hodhën pastaj në hendekun afër autostradës
Agjencia serbe e lajmeve Beta thotë se disa policë të Kosovës u sollën shumë keq me manifestuesit, ndërsa KiM radio thotë se policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të penguar incidentet e mundshme.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar, përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh në Merdare.
Gjatë një informate të prezantuar para Kuvendit të Kosovës, Rexhepi tha se janë gjithsej 32 policë të lënduar. Por, sipas tij, të gjithë kanë lëndime të lehta dhe nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore.
Lidhur me këto informacione, Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë trajtuar vetëm 9 prej tyre.
Zoti Rexhepi ndërkaq tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.
Disa shqiptar me pasaporta serbe.Pse!!!
“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionalistë dhe me atë rast janë lënduar disa policë; kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gurë”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.
“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë", theksoi ai.
Ky grup i serbëve që tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit.
Sot ne krye të detyrës së bashku me policet
tjerë të SP Podujevë, duke mbrojtur kufirin
teritorial bashkë me Policet tjerë është i lenduar
nga rrebelet serb edhe Komandanti i SP Podujevë
kapiteni Isak Ejupi.
Foto:Kosovapress.
Këtë vit, komuniteti serb shënon 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, e cila ndryshe njihet në radhët e këtij komuniteti si “Vidovdan”.
Manifestimet qendrore për këtë ditë mbahen në Graçanicë dhe Gazimestan.
Mediat serbe njoftojnë ndërkaq se është sulmuar një grup i serbëve që me autobus ishin nisur për në Gazimestan.
Sipas njoftimeve, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 të lënduar.
Mediat serbe, citojnë mjekun, Zoran Vuçkoviq të ketë thënë se dhjetë serbë kanë plagë nga armët e zjarrit, por nuk dihet "nëse janë shkaktuar nga plumbat e gomës apo plumba të vërtetë".
“Në përgjithësi janë plagë të rënda, andaj janë dërguar në Kirurgjinë ne Prokuple”, ka thënë Vuçkoviq.
Edhe në Mitrovicë, Policia e Kosovës njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
"Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellur në pikën kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës", njofton policia.
Me urdhër te prokurorit është hapur rasti “ Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.
Mbi 20 policë të lënduar në Merdare, mbyllet pikëkalimi kufitar
Mbi 20 pjestarë të policisë së Kosovës kanë marrë lëndime të lehta në pikëkalimin kufitar në Merdar, si pasojë e hedhjes së gurëve dhe mjeteve tjera të forta nga një grup i huliganëve serb, që ishin futur në Kosovë për të marrë pjesë në manifestimin me rastin e Vidovdanit, e që janë kthyer për në Serbi përmes kësaj pike kufitare.
Lajmin për incidentin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili nuk dha ndonjë shifër të të lënduarëve, por tha se incidenti ka ndodhur në zonën neutrale në Merdar.
Foto:Arta Avdiu
Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh te pika kufitare në Merdare.
Rexhepi ka theksuar se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës.
Ai ka deklaruar se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.
Sipas tij, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë.
Ndërkohë, Drejtori Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare, Basri Lenjani ka theksuar për Radio Kosovën se në këtë qendër po trajtohen 7 policë të lënduar në pikëkalimin kufitar në Merdar.
Ai ka theksuar se lëndimet janë të natyrës së lehtë dhe se gjendja shëndetësore e tyre është stabile.
Kurse Policia e Kosovës nëpëmjet një kumtese ka theksuar se policia, ka arritur ta menaxhojë situatën e sigurisë duke ua ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës dhe momentalisht situata në pikëkalimin kufitar Merdare është e qetë.
Për shkaqe sigurie pikëkalimi kufitar për momentin është i mbyllur për qarkullim deri në një vendim tjetër.
Edhe mediat serbe raportojnë për incidentin në Merdare. Sipas tyre, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 serb të lënduar.
Raportohet se grupin e serbëve e ka ndaluar Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar në Merdare dhe është përpjekur që t’i kthejë prapa.
Pas kësaj, ka pasuar përleshja, ku thuhet se janë përdorur edhe armë. Raportohet se nga 13 të lënduarit, 10 janë dërguar në spitalin kirugjik në Prokuple.
Rexhepi: Disa policë të lënduar në Merdare nga serbët
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar përderisa po pengonin kalimin në Kosovë të një grupi serbësh nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdare.
Ministri Rexhepi tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës.
Ai tha se kishte edhe të shtëna armësh, por nuk janë shënuar plagosje të pjesëtarëve të policisë nga këto të shtëna.
“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionaliste dhe me atë rast janë lenduar disa policë, kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gure”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.
“Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë", theksoi ai.
Ky grup i pjesëtarëve serb që tentuan të futen në Kosovë besohet se kishte për qëllim pjesëmarrjen në festën serbe të Vidovdanit.
Këtë vit, komuniteti serb shënon 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, e cila ndryshe njihet në radhët e këtij komuniteti si “Vidovdan”.
Edhe në Mitrovicë, Policia e Kosovës ka njoftuar se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
"Rreth orës 05:00 një grup prej afër 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës të marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kanë kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policët në detyrë", thuhet në njoftimin e policisë.
"Policia me qëllim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellë në pikën kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës”, njofton policia.
Ndryshe, manifestimet qendrore për këtë ditë mbahen në Graçanicë dhe Gazimestan.
Autoritetet e rendit kanë shtuar praninë në rrugët që çojnë drejt këtyre lokacioneve.
Vidovdani, serbët provokojnë policinë në Mitrovicë
Policia e Kosovë për rajonin e Mitrovicës, njofton se dhjetëra serbë kanë prishur rendin e qetësinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
"Rreth orës 05:00 një grup prej afer 70 vetash, i paparalajmëruar i qytetarëve të nacionalitetit serb, pjesëmarrës te marshit të Vidovdanit janë mbledhur ne afërsi të urës kryesore. Tre prej tyre kane kaluar pengesat me gurë në urën kryesore dhe kanë filluar të ofendojnë policet në detyrë, thuhet në njoftimin e policisë.
"Policia me qellim të qetësimit të situatës ka përdorur sprejin dhe ka larguar këta qytetarë në pjesën veriore të urës dhe nën përcjellje të policisë me dy autobusë, të njëjtit janë përcjellur në piken kufitare ne Merdare, përmes së cilës pikë janë larguar nga territori i Kosovës, njofton policia.
Me urdhër te prokurorit është hapur rasti “ Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.
Kisha serbe kundër shqiptarëve në krye me Patrikun serb Irinej.
Patriku serb Irinej ka deklaruar sot në Graçanicë se “Kosova është Jerusalemi serb”. Ai e ka thënë këtë gjatë mbajtjes ës meshës me rastin e ditës së Vidovdanit.
Në meshë kanë marrë pjesë qindra serbë e kanë qenë edhe i ashtuquajturi sekretar shtetëror në të ashtuquajturën Ministri serbe për Kosovën Oliver Ivanoviq dhe ambasadori rus në Beograd Aleksandër Konuzin.
Irinej ka shtuar se “kemi ardhur këtu që me praninë tonë të tregojmë e të dëshmojmë se kjo ka qenë dhe do të do të mbetet tokë e shenjtë serbe-Jerusalemi serb”
“Kosovën e shenjtë nuk guxojmë ta humbim nga shikimi, ka thënë ai dhe ka shtuar se “ka pasur shpërngulje e ikje nga mundimet, porse populli është kthyer në shtëpitë e djegura e të shkatërruara, i ka rindërtuar ato dhe e ka e filluar jetën e re”.
Patriku ka kërkuar bashkim serb rreth Kosovës dhe ka porositur njëkohësisht se “Kosovën nuk duhet harruar asnjëherë”.
Slloba i vogël -Ivica Daçiq
Mandatari për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiq ka dënuar incidentin që ka ndodhur në vendkalimin kufitar në Merdare, duke u bërë thirrje forcave ndërkombëtare që të sigurojnë qetësinë.
Sipas tij, Vidovdani është festë e madhe për popullin serb dhe për çdo Vidovdan në Kosovë ndodhin incidente.
”Nëse populli serb në Kosovë nuk mund ta shënojë Vidovdanin, ditën e sakrificës së madhe serbe, atëherë shtrohet pyetja si mundet dikush të mundësojë një jetë të qetë për serbët në Kosovë”, ka thënë Daçiq.
“Ju e dini se në Kosovë nuk gjenden forcat tona të sigurisë, por qeveria e re e Republikës së Serbisë, nëse formohet, do të insistojë pikërisht në këtë. Të gjitha bisedimet që zhvillohen për Kosovën, duhe të nisen nga ruajtja e paqes atje”, ka thënë Daçiq,për mediat serbe.
Podujevë,Merdare,Obiliq: 28.06.2012/Nga vendi i ngjarjes/