Nga Riza Lahi
Në kongresin poetik që u zhvillua në Prizren, nuk dukej askund Bislim Elshani. As dhe Hajdin Abazi. Kujtoj që vëllimi poetik “Të paepur” i Hajdinit – që pat takuar Holbrukun si përfaqësues i UÇK, poetit që vajti të vritej për lirinë e Kosovës duke ia lënë të trija vajzat së shoqes – nuk besoj të flas me superlative, ka qënë nga vëllimet që u qëndronte emrave të “poetëve kosovarë”, pra, emrave të njohur këndeje andej Drinit nga treva kosovare, si një mundës i ri, krejt i panjohur, dhe që hedh në tuç cilndo kundërshtar që i del përpara pa pyetur pë CV-në e secilit.
Edhe Hajdini nuk ishte në takimin e poetëve të organizuar nga Lidhja e Shkëimtarëve.
Sëpaku një telegram të kishte dërguar zëvëndës ministri ?
Atëherë, pse nuk kishte ardhur?
Bislim Elshani/ZIK/
Hajdin Abazi Richard Holbrook dhe Hajdin Abazi
Bislimi, për dhimbejn time, sillej jashtë sallës, nëpër turmën e poetëve dhe dashamirëve të poezisë, por, oh, jo si i ftuar. Kurt ë tjetër hynin në sallë, ai largohej. Ikte diku. Kushedi se ku. Sigurisht nëpër heshtjen e tij krenare dhe modeste.
Sigurisht që do ta kishin ftuar organizatorët e “Drinit Poetik” – Abdyl Kadolli me Adem Demaçin, sigurisht që do ta kishin ftuar, por ata nuk kishin se si ta dinin se ish kryeredaktori i gazetës luftarake “Zëri i Kosovës” – atëherë kur derdhej gjak- është edhe një nga poetët më të mirë të ditëve të sotme që ka populli që flet shqip.
Oh, Bislimi nuk di, nuk ka talent, nuk mundet, ka turp, e hedh përtej mundësinë për të bërë zhurmë për veten e tij.
Dua të përmënd vetëm njërën prej poezive të këtij poeti që, dikur, ka bërë që gazeta e tij të shitej në mes të Tiranës, e tëra, për gjysëm ore.
Kur ? Kur gazetarët trima kosovarë futeshin mespepërmes betejave, futeshin me laps , letër e diktofone ndër duar, ndërsa ngado krisnin plumba papushim.
Ja poezia që deshëm të citonim nga poeti që sillej përqark takimit “Drini poetik” pa guxuar të bënte një hap drejt hyrjes së sallës.
Nuk po i bëjmë asnjë koment kësaj poezie. Po e lëmë në dorën dhe ndërgjegjen tënde, lexues i respektuar.
NA I ZHDUKË DOKUMENTAT
Na i merr numurat e traktorëve
letërnjoftimet, pasaportat, vizat,
për të na lënë pa identitet
që të endemi si fantazma
nëpër botë…
Aq më keq për të, se
kur një ditë
të kthehemi si Uliksi në atdhe
e t’ia shpojmë me urë zjarri syrin prej ciklopi
dhe ai
dhe ai
të ulërijë nga dhimbja e të thërresë:
“…Kuuuuuuuush ma bëëëëëëriiiiiiiiiiiiiiiii”
Do t’i themi:
AKUSHI!
Autori i tekstit është anëtar është i Shoqatës Botërore të Poetëve / Shoqatës botërore të shkrimtarëve dhe artistëve/ dhe i “Akademisë së Shkencave dhe arteve shqiptaro – amerikane”
-----------------------------------
Holbrooke takohet me UÇK-në
Negociatori amerikan Richard Holbrook, i cili vdiq në moshën 69-vjeçare, ishte diplomati i parë amerikan që takoi publikisht guerilasit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën kur ajo nuk ishte njohur ende nga shumica e vendve perëndimore.
Shumë vetëve mund t'u kujtohet fotoja e njohur e Holbrooke-ut zbathur përkrah një ushtari me mjekër të UÇK-së.
Ai ishte Hajdin Abazi, në vitin 1998 ka qenë zëdhënës i UÇK-së në zonën e Junikut.
Në intervistën dhënë kolegut Seladin Xhezairi Hajdin Abazi, poet dhe mësues, që deri para se të bashkohej me UÇK-në kishte qëndruar si azilant në Suedi, flet se si ndodhi që Holbrooke të hynte në takim në odën kosovare pa këpucë dhe çfarë kërkesash u bëri guerilasve të atëhershëm shqiptarë.
Hajdin Abazi: Kjo (fotoja) lidhet me takimin që Richard Holbrooke më 24 qershor të vitit 1998 e bëri me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Junik të Kosovës. Ai ishte një takim që faktikisht ne e kishim ëndrruar, jo vetëm si luftëtarë të UÇK-së, të lirisë, që ishim, por edhe si popull që kur perëndimi dhe konkretisht SHBA-të do ta kthejnë kokën nga Kosova dhe ta shohin që lufta e Kosovës është e drejtë. Prandaj ardhja e Richard Holbrooke për ne ishte një gëzim i madh, sepse e kuptuam që SHBA-të kanë filluar ta kuptojnë luftën e drejtë të Kosovës dhe ajo më e rëndësishmja çka ishte, ishte se Richard Holbrooke ishte një njeri shumë i drejtpërdrejt, jashtëzakonisht i sinqertë. Dhe kulmi i atij takimi, i gjithë asaj bisede që ka zgjat rreth një orë e dyzet minuta, ishte se nëse UÇK-ja do t'i bashkërendojë veprimet e veta me SHBA dhe NATO-n, Kosova do të fitojë. Do të fitojë edhe po qe se UÇK-ja të gjitha betejat e veçanta do t'i humbë.
BBC: Një fotografi në atë odën e Junikut me Richard Holbrooke pa këpucë dhe me ju pranë tij me një armë në dorë u botua po të thuash në të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara botërore. Si ndodhi ky takim që zoti Holbrooke të hyjë në atë dhomë pa këpucë?
Hajdin Abazi: Mesa duket ai kishte marrë informacion që tek shqiptarët në oda hyhet pa këpucë dhe madje aso kohe veç kishin pas hyrë me sa më kujtohet edhe Kajdanov dhe Hill dhe disa të tjerë nga suita e tij. Kur ai hyri brenda i pa ashtu ju tha të ngrihen, të dalin, të zbathin këpucët se është në traditën shqiptare që pa këpucë të hyet brenda! Ndërkaq, për shkak të kushteve higjenike që ne aso kohe e kishim dhe unë kisha një javë që nuk i kisha hequr çizmet nga këmbët, nuk mund t'i hiqja për arsye se do të ishte një gjendje, një kundërmim, i pa durueshëm dhe për këtë arësye edhe i zoti i shtëpisë më tha hyr me çizme ashtu siç ke hyrë gjithnjë pasi kemi qënë gjithnjë në gjendje gadishmërie dhe çdo herë, 24 orë kemi fjetur edhe me uniformë, edhe me veshmbathje edhe me armë afër vetes për shkak se ishte gjendje lufte dhe ishim të rrethuar.
BBC: Ka pasur njoftime se në kontaktin mes jush, zoti Holbrooke është interesuar edhe për vokacionin tuaj dhe nuk keni ngruar t'i thoni se jeni - poet!
Hajdin Abazi: Po. Ç'është e vërteta, unë aso kohe kam qenë edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë dhe atyre ditëve për mua ishte shkruar një artikull, në mos gaboj, në New York Times, me titull 'Shkrimtari me armë në dorë'. Richard Holbrooke më tha: 'A je ti ai shkrimtari me armë në dorë që ke ardhur të luftosh për ta çliruar vendin tuaj'? Natyrisht, unë i thash se po, kjo është e vërtetë. Unë me profesion jam filozof, por edhe shkrimtar dhe kurrë nuk do të kisha dashur ta marr armën në dorë që të luftoj, por këtë e bëra për shkak të gjendjes në të cilën u gjet populli im. I thash se ndryshe nuk mund të çlirohemi nga Serbia, por vetëm me armë, prandaj isha detyruar që edhe unë të merrja armën për t'i shërbyer lirisë së vendit tim.
BBC: A ju kujtohet ndonjë kërkesë e zotit Holbrooke për ju si UÇK?
Hajdin Abazi: Ç'është e vërteta, ka shumëçka për t'u thënë, por unë po veçoj vetëm një rast. Që atëherë Richard Holbrooke pati thënë se po qe se UÇK-ja do të bashkëpunojmë me SHBA dhe me NATO-n, do t'i bashkërendojë veprimet e veta duke iu përmbajtur parimeve të luftës dhe sidomos parimit që të mos zhvillohet luftë etnike kundër serbëve, gjë që edhe për ne ishte absolutisht e pranueshme, sepse vetë UÇK-ja nuk e kishte për objektiv që të luftojë kundër serbëve vendorë, por kundër forcave pushtuese të Serbisë, ai tha se nëse ju do t'i përmbaheni kësaj, atëherë unë ju garantoj që Kosova do ta fitojë pavarësinë për të cilën jeni duke luftuar.
-------------------------
I recently travelled to Prizren in the Republic of Kosova as a guest of the Writers Union of Kosova (Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës) at their Drini Poetik international poetry festival to celebrate the publication of
Tingujt e erës:Liriké e re Amerikane or Sounds of Wind: New American Lyrics, a bilingual anthology of contemporary American poetry collected and translated into Albanian by Lediana Stillo an Albanian poet and playwright who lives in the United States, edited by Abdyl Kadolli, with cover art by Shpend Bengu, and layout by Tafil Duraku.
Featured poets include Craig Arnold, Dave Brinks, Megan Burns, Maggie Cleveland, Timothy Donnelly, Stuart Greenhouse, Anatoly Molotkov, Chad Parenteau, John Sibley Williams and myself.
I travelled to Prizren with Dave Brinks and Lediana Stillo, enjoyed the festival and spent the week learning about Kosova. I hope to be sharing with you stories of my adventures abroad in the near future.
Ian Thal is a playwright, mime, commedia dell'arte actor, maskmaker, and puppeteer. His first full-length play, TOTAL WAR, was a semi-finalist in the 2009 Dorothy Silver Playwriting Competition, and has the distinction of attracting a street protest during its first staged reading. He is also the writer and performer of a short, one mancommedia dell'arte inspired play,ARLECCHINO AM RAVENOUS,
Some of his writings about his work with the radical puppetry troupe, Bread & Puppet Theatre, have been used as course materials at Royal Holloway, Univesity of London. Ian's poetry has appeared in numerous anthologies and literary journals.
He also gives workshops in mime and commedia dell'arte in the Boston, metropolitan area.
My understanding is that the collection will be used as a textbook in teaching the translation of literary English into Albanian.
I am soon to depart for Kosovo to attend the Drini Poetik International Festival of Poetry in Prizren, Kosovo on June 9th & 10th as a guest of the Lidhja e Shrimtarëve e Kosovës (Writers Union* of Kosova.)
The occasion of my attendance will be the publication of Tingujt e ëres: Lirikë e re amerikane (Sound of Winds: New American Lyrics) an anthology of American poetry collected and translated into Albanian by Lediana Stillo and published by the LShK. Several of my poems were included as were poems by New Orleans poet, Dave Brinks, who will also be attending.
Yvan Tetelbom
France will be represented by Yvan Tetelbom.
I'm very excited.
* Depending on the circumstances, the Albanian word "lidhja" is translated into English as "League," "Association," or "Union." The program names the LShK as a "Union" though some of my earlier correspondence used the term "League" in English.
Përgatiti:Floripress :Flori Bruqi