2012-06-27

Kumti i vetmisë si kodi i kohës eterne, ndryshe Kodi i ”Dimrit të vetmisë së madhe



    Kadri Ujkaj

“ Ndonёse e urrenin komunizmin, shqiptarët preferuan mё shumё tё jetojnё nёn tё, se sa tё humbasin pavarёsinё e tyre…me vetёdijen se, ndёrkohё qё komunizmi ishte njё gjendje kalimtare nё historinё e vendit tё tyre, jeta e kombit vazhdon”[1]Arshi Pipa.





Si student i fillimviteve“70-të, në UT, s’mund të harroj lehtë vetminë magjike, misterin që do të sillte mes nesh romani ”Dimri i vetmisë së madhe” i Kadaresë, ngaqë në kodin e të shkruarit, risi për kohën, përjetohej sa përplasja historike e fatit të një populli të vogël si yni me një superfuqi të madhe si ish-BRSS-ja, po aq një hapësirë krimi e profilit shekspirian: Gjithë aksi i veprës, dramaturgjia e brendshme, zhvillohej në një atmosferë komunikimi funebre, nën hijen e kobshme të kufomës së gjakosur të K.Xoxes, deri tek shmangia plotësisht nga profili i heroit optimist të socrealizmit, filluar me djemtë e Rrugës së Dibrës, vijuar me Besnikun dhe Zanën, inxhinierin Viktor Hija deri tek Faiku, mjeku i deklasuar, i shpronësuar nga komunizmi, që në kufomat e ushtarëve italianë fuste thuprat e arit së bashku me adresën e saktë të varrimit që mbante për vete…, me shpresën e një dite…duke shpërfillur kështu tabutë e kodeve të socrealizmit final’lumtur…

Mjafton vetёm kjo vetëdije profesionale qё t’i obligojё studiuesit tanё tё letёrsisё pёr t’iu rikthyer kësaj radhe me dinjitet profesional, “larg motit dhe lagështirës së kritikës militante, në frymën e kritikës letrare akademike”, siç do thoshte Umberto Eko, nё këtë moment të rikthimit mes nesh, në liri, të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, kёsaj vepre kaq kontradiktore nga pikёpamja e dekodifikimit, falë shijes së indoktrinuar prej asketi të lexuesit të saj të zakonshëm, por, mjerisht, deri edhe të atij “të kualifikuar”…

Ndryshe si njё obligim ndaj mungesës së ballafaqimit serioz me Kadarenё sa real, sa ireal…, këtij bllokazhi artificial brenda vetvehtes, për fatin tonë të keq, deri nё nivele akademike, mendova t’i rikthehem si njё lexim ndryshe, pikёrisht kёsaj vepre tё Kadaresё, e rikthyer mes nesh pas 4 dekadash me titullin e saj origjinal, besoj jo pa interes, për horizontin e pritjes sidomos nga lexuesi ynë i ri:

41 vite më parë në thatësirën e romantizmit social, ndryshe realizmit socialist do të vinte në jetë si një vepёr shumëplanëshe “Dimri ivetmisë së madhe”, ky epos modern i Kadaresë, duke sjellur me vehte erë, ngricë dhe suferinë, përplasje, debate dhe protesta, sa do të impononin prononcimin publik të vetë majës së piramidës shtetërore…

Kur vetëdehjes artistike i sugjeroheshin “Arritjet madhështore, tablo të ndërtimit socialist, heronj dhe heroina të gjallë, të heshtur dhe të vdekur, sfonde të garniturës së entuziazmit nga një fitore në tjetrën, thjeshtësia e kuadrove civilё e ushtarakё apo “mrekulli” të llojit “gju më gju me popullin”, shkrimtari ynё i madh, i pёrjetuar mes ne ish-studentёve tё tij dhe elitёs sё letrave shqipe si Majakovski ynё, ndryshe koka-avangardё e letrave shqipe, “arrin në mënyrë befasuese drejt thelbit universal, thua se bëhet edhe vetë metaforë e bëmës më thelbësore të njerëzimit”1, siç shprehej kritiku i

2

njohur francez Marsel Pezhy, pёrballё një “dimri” tjetër aq sa organi qëndror i rinisë së asaj kohe “Zëri i Rinisë”, shkruante shkrimin e zi, drithёrues:

“Korbat e zinj në botën tonë”, kurse ministri i brendshëm shprehej: “40 faqe lexova, 40 herë pështyva” duke iu referuar romanit “Dimri i vetmisё sё madhe”, ndryshe ”Dimrit tё Madh”, 25000 kopjet e tё cilit do tё shiteshin brenda ditёs.

Partneriteti që u “kërkohej” në këtë roman Eskilit, Homerit e sidomos Shekspirit: “Hijet shekspiriane dhe Magjistricat që iu shfaqën Makbethit ishin kudo…”, (“Dimri i vetmisë së madhe.” fq.225). Ky “partneritet-bashёndёrr”qё i shfaqej “Ebu Qerimit”si “seleksionim” patjetër duhet të kalonte pranë “interpretimit”, rrezikshmëria e të cilit do tё angazhonte menjëherë shtabin e qorrёfiqeve, ngaqë po i binte ndesh “qorrfermanit”, në bazë të të cilit shkrimtarët duhet të ishin veqilë (ndihmës) të Tabir Sarajt (të Nënës Parti).

Në klimën e ethshme të fjalimit të E.Hoxhës të 20 dhjetorit 1974, kur jo rastësisht kritika evropiane po e cilësonte autorin e “Dimrit…” shkrimtar të profilit shekspirian, etalon, njeri mag, që me vizionin e tij me po atë madhështi që i takonte së kaluarës së afërt, traditës sonë, me po atë madhështi do t’i takonte së Ardhmes”, trysnia e “bashёndrrёs”nё subkoshiencёn e “njeriut tё ri”po provokonte estetikisht dihotominё e tij

Pa dashur të ndalemi në format retorike të studimit të një romani, synimi im kёsaj radhe ёshtё, aq sa tё mundem, evidentimi i atij “leximi” që, si për shumë vepra të tjera të letërsisë sonë të traditës, nuk është bërë këto vite, me nëntekstin dhe vlerësimin sa paragjykues, sa asgjësues “vlera muzeale”, as për romanin”Dimri i Madh”të Kadaresë.

Le tё ndalemi nё dy personazhe, fare episodikё, por jo pa domethënie, po të kemi parasysh se ata janë përfaqësues të njerëzve të thjeshtë, pra të vegjëlisë qytetare apo tё klasës punëtore, klasa në “fuqi”, sipas doktrinës komuniste:

Xani dhe Rremë Huta, i pari fotograf, i dyti fshesaxhi. Xani ka ardhur nga lufta dhe në vetëdijen e tij “revolucionare” pushteti u fitua me pushkë dhe mbahet me pushkë. Jo rastësisht fillimisht vjen në punë me armё(revolver). Mirëpo, me kalimin e kohës, “për çudi ai u urtësua”, thotë autori. Harron revolverin dhe në govatën e tij ku lan fotografitë, ndjehet si në “mbretërinë e përrallave”. Ndërsa Rremë Huta, tiranasi i thjeshtë, vigjilencën revolucionare e shikon në kufinjtë e pragmatizmit të tij, mbi gjithçka për të: Fshesa, puna, vetvetja. “Qesh, qesh, por më duket ma fute, i thotë Rrema një qytetari të huaj”. Pas “onomatopesë” kes-kes-kes që i tingëllojnë Rremës fjalët e të huajit, ndërkohë që “pritej” vigjilenca (jetojmë apo jo në bllokadë), autori vazhdon: Rremës i erdhi papritur keq për të. Kushedi si e ka hallin, i shkreti! Dhe si për të thelluar pragmatizmin e tij të hollë, larg epidemisё ideologjike si moto, ai pohon: “As për gruan e vet s’kishte qenë aq i kujdesshëm – sikur druhej (rrugën) mos e zgjonte nga gjumi”.

Pasi na ka njohur me një grup të rinjësh që kërkojnë të shijojnë jetën në mënyrën e tyre, mes të cilëve bën pjesë edhe Arben Struga, i familjes së përkëdhelur nga pushteti, ku mësojmë edhe për një vajzë me emrin “Kriza e përgjithshme e kapitalizmit”, siç e thërrasin shoqet dhe shokët, që tingëllon më tepër se intimitet “ideologjik”, ironizim me heretikët konservatorë që i tmerroi liberalizmi i i viteve ’70-tё, autori kalon me një elegancë të pashoqe, pa u “preokupuar” të ruajë fillin e fabulës, tek një episod i Rabos, nënës së Besnik Strugës, në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Ky episod digresional na prezanton momentin e një ulkonje që kërkon dy këlyshët e bllokuar në një shpellë në një ditë me dëborë, ku Raboja gjatë momentit të bombardimit struket me “këlyshët” e saj, mes të cilëve Besnikun dhe Arbenin.

3

Këmbëngulja e ulkonjës për t’ia dorëzuar me çdo kusht të vegjëlit, një paralelizëm dhe nëntekst mjaft intrigues, i cili të kujton rolin e madh, determinues, të instinktit të njeriut për të ndjerë gjithçka nga vetvetja, ndryshe në mënyrën e vet.

Sikur të thotë t’i mund të më imponohesh, por në thelbin tim unë nuk tjetërsohem, pra, sado të më kesh “pushtuar”, ti nuk ke arritur të qenësishmen time, thelbin, vetëmbrojtjen ekzistenciale në të gjitha format e shfaqjes së saj. “Truri i Rabos bëri një përpjekje për t’u çliruar nga mpirja dhe e kuptoi më në fund se ç’duhej bërë”, -

nënvizon autori. Paralelizmi nga më të befasuarit që heq autori të ftojnë drejt labirintit të qenies njerëzore, në fasadën e së cilës ti varesh gabimisht – kërkon të thotë autori.

Dhe përmes narratorit, duke iu referuar Besnik Strugës, ai thotë: “Për dy javë ishte vërtitur në ca kooperativa fushore, ish-prona të dikurshme bejlerësh. Atë që quhej përkatësi, urrejtje, ndarje klasore ndjeu papritur t’i shpalosej nën këmbë…ishte diçka e

pafund, e rëndë, e përsëritshme në shekuj”, sikur autori kërkon të thotë po ne ç’ndryshuam në thelb apo më keq prekëm negativisht thelbin…

Dhe kur infektohet thelbi, ç’të ardhme ka vetë jeta?!?

Dhe si për ta plotësuar, vazhdon me meditimin e personazhit kryesor, kandidatit të partisë, B.Struga,: “Përpara shpronësimit të tokës, shtetëzimi i mobiljeve kishte qenë një

lodër”. Si e patundshme në vlerësimin e saj, nënkupton autori, duket të patundshme e bën edhe jetën e njeriut me atributin e saj real. Duke iu drejtuar Zanës, njeriut të zemrës, për “qëngjёllёkun” e familjes Nurihan dhe të vetë djalit të saj Markut që ka arritur të jetë një violençelist, shpërblim për strehimin e një partizani të plagosur, Besniku është mjaft realist, aspak euforist:: Ai kurrsesi nuk verbohet para faktit. “Mund të harrosh një qilim persian që të kanë marrë, – i thotë ai Zanës, por një tokë të tërë kurrë”. Duke i shpëtuar tashma me sukses semplizmit dhe kurthit të entuziazmit kallp apo romantizmit social në trajtimin e karaktereve autori përpiqet të depërtojë në thelbin e qenies:

“Po të ishe ti me mua atje dhe të shikoje se ç’na kanë bërë dhe ç’u kemi bërë do të mendoje ndryshe, i thotë ai Zanës”, ndonëse që të dy janë të privilegjuarit e nomenklaturës së kuqe. Simpatia e autorit, larg entuziazmit stalinist apo antistalinist tё asaj stine, lexohet qartë, edhe pse tashma ai vetë ishte anëtar i partisë shtet.. Kjo për ata që kanë sy të shohin, veshë të dëgjojnë e logjikë të shëndoshë vjen no coment.

Dhe në logjikën e po atij kodi komunikimi e qëndrimi vijnë fjalët e Zanës: “Besnik pse duhet të flasim për ta? Shiko sa bukur është këtu”, sikur të thotë: Këto gjëra janë jashtë nesh, ne duam të jetojmë natyrshëm, ndryshe ne duam ta gёzojmё jetёn si tё tillё, por kuptohet mes nesh ka hyrë diçka jo e natyrshme, artificiale që i ka deformuar marrëdhëniet duke e ndёrlikuar të ardhmen për secilën palë

Tashmë nuk është vështirë për të dalluar atë prirje të disidencës estetike të autorit duke trajtuar në formë refleksive një nga momentet më delikate, atë të marrëdhënieve qytetar-pronë, qytetar-shtet si nëntekst i derivateve që rrjedhin prej raportit të parë, çka i jep prozës së tij një sens sa opozitar ndaj praktikave të ngurta shoqërore, sa dhe artistike në klimën e një letërsie me objektiv militantizmin si refleks dhe inkurajim në hullitë e një kursi politiko-ekonomik standart, mjerisht, sa të huazuar, sa “origjinal”.

Një grup të rinjësh që gjuajnë rastin ndonjë të diel, kur prindërit nuk janë në shtëpi, të grumbullohen në Rrugën e Dibrës si Çlirimi, Beni Irisi, “Kriza…”, Sala dhe jo

të rinj me flamuj aksionesh apo sulmuesish në gjokse me thirrjet si “Një bije, mijëra ngrihen” (moto revolucionare e kohës) etj., etj. slogane, nё stilin e një autori konformist,

4

na prezantohen në këtë roman. Vini re ç’hapësirë krijon kështu poetika e hapur e prozës së kёtij autori, me ekspresivitetin tejet elegant të shumësisë së ideve në kufinjtë e një ligjërimi jashtë skemës tradicionale të subjektit! Sapo nis të rrëfejë, Kadare nuk e ka problem ta “kalojë linjën” në një digresion, intrigues dhe motivues të begatë me të cilët

përbën një precedent në letërsinë tone dhe, po prej aty, autori të hidhet drejt një tabloje problematike krejt tjetër nga e para. Duke lexuar romanin sikur lëvizin me ty, të parakalojnë parasysh gjithë format ansambël të jetës nën një dekor idhnak që nuk të ndahet për asnjë moment: në rrugë, në mjedise publike, në familje. Po ky mungon vetëm në grupin e të rinjve të Rrugës së Dibrës, të cilët nuk e kanë shumë problem të jenë “rini revolucionare”.Kadare tashmë ka braktisur çdo skemë dhe të fton me një teknikë poetike narracioni të mrekullueshëm, e çliruar nga çdo konvencion i narracionit të mirëfilltë. Duke përshkruar portretin e shefit të kuadrit, Kristaqit, që ka në dorë si “rregull” monopolin e partisë-kuadrin, Kadare nënvizon:

“Besnikut iu duk pa pritur se në nofullat, mollëzat, ballin e zeshkët dhe sidomos në vendosjen e vetullave të tij kishte diçka si shkronja “Z”.

Penelatat e holla të autorit, detajet karakterizuese, madje shpesh si të një bashkësie, zhvendosja e vështrimit të autorit nga një rrafsh tek tjetri, si dhe mpleksja e verbit autorial

me atë të personazheve, krahas ndërhyrjeve e ndërfutjeve në rrjedhjen e thyer të subjektit i japin atij dimensione të reja, risim mrekullor arkitekturës së romanit që gjithsesi përmes një dramaturgjie të brendshme shoqëron po paralelisht në rritje edhe ecurinë e subjektit dinamikёn e tij drejt finalizimit të mesazhit dhe pikës katastrofale (kulmore) të veprës, përmes marrjes e rimarrjes së herëpasherëshme të spuntove nga momentet kyçe të boshtit subjektor apo episodeve digresionale.

Simbolika kontekstuale dhe detaji – diçka nga shkronja Z (zi) sikur rimotivon një rrokullimë më të shpejtë të ngjarjeve. Dhe atëhere kur ti mendon se ky shef kuadri, gjurmues biografish në profilin e tij, mund t’i bëhet pengesë Besnikut me çëçëllimat që vijnë nga krimbnaja të llojit Aranit Çorraj, një kocixoxist i thekur, mëson se shefin e kuadrit (monopolin e Partisё) “kur nuk na duhet” s’e pyet njeri Ai thjesht të duket sikur leh si qeni në hënë në të shumtën e herës. Kjo, sepse Besniku, ndonëse thjesht gazetar ekonomik, është zgjedhur të shkojë atje, në Moskë edhe pa qenë anëtar partie, por duke qenë i familjes së madhe të “Qyprillinjve”. Kështu në mënyrë, ndoshta, të pavëtëdijshme, autori na tërheq vëmendjen në ndarjen e madhe që po krijonte vetë pushteti me popullin duke privilegjuar kasta të caktuara, model veprimi që aq shpejt u shtri edhe në bazë aq sa thuhej: Filani i ka b…të mëdha, bisedo me të për këtë, apo atë punë. Cinizmi i këtyre kastave ishte aq patologjik dhe i neveritshëm sa, nëse nuk kishe kapur akordin e kursit të tyre, nepërkëmbjen më të madhe ua bënin komunistëve më të ndershëm nёn trysninё e intrigave klanore..

Ishin pikërisht këta komunistë idealistë, argatë të përhershëm falas që kur ra komunizmi për të mos pështyrë mbi atë që verbërisht aq shumë e kishin besuar si idealistë të vendosur, pranuan në heshtje, vetëm për amorprop të qindra mijërave që i kishin ndjekur pas persekucionin modern të viteve ’90-tё, edhe pse në mazhorancë ata votuan në heshtje për të parën opozitë shqiptare në mars 1992. Në burgjet tona s’ka asnjë dyshim që më tepër se ish të “deklasuar” kishte ish-anëtarë partie, ish-kuadro, ish-

luftëtarë, pjesëmarrës të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, intelektualë deri edhe akademikё me kulturë evropiane, personalitete të fushave të ndryshme.

5

“Portrete të reja u dukën atje të palëvizshëm. Ishin anëtarë të Byrosë Politike të KQ të Bashkimit Sovjetik. Roma e tretë, tha me vete Besniku”. Nuk është e vështirë të lexohet

nënteksti i fuqishëm. Jemi përpara llojit të një kështjelle Moskaroma apo Romamoska, stilema të goditura kadarejane, ku vëllai do të hajë vëllanë. Kuptohet, kësaj radhe vëllai i

madh Romai do të vrasë vëllain e vogël Romelin.Roma e tretë (Kremlini) mendoi, – vazhdon autori: “Dhe vendi i dikurshëm i prerjes së kokave ishte atje midis sheshit,

mjaftonte që të mënjanoheshin pak statujat prej bronxi të Minjinit dhe Pozharnskit”. . . Mesazhi vinte tepër brilant:

Jemi para një portreti në bllok lukunish që në thelbin e tyre filozofik, jashtë fasadës sё lumtur të “Familjes së Madhe socialiste”, trashëgon gjithçka të keqe që ka trashëguar njerëzimi që në gjenezën e tij: Gjithçka të zezë, kriminale, makabre, të gjakosur në një xhungël egërsirash apo strofull kanibalësh. Dhe brënda “entuziazmit” të kësaj familjeje ishim edhe ne, shqiptarët. Atëhere doni apo nuk doni ta kuptoni: Sytë janë në ballë për të parë e veshët për të dëgjuar kushtrimon autori me nëntekstin e tij të fuqishëm. Ju po e demaskoni këtë qëndrim mes “Romajve” e “Romelëve”, ju nuk do të njihni më një Romë

të tretë (Kremlinin), mirë e shumë mirë – vazhdon nëntekstin autori. Atëhere, sikur thotë (nënteksti) mbetet një finale e madhe (ngaqë e dimë në ç’mënyrë sundoi Romai): Braktisja e kësaj lukunie ujqërish… Dhe, nëse ju e braktisni, unë kam të drejtë të përjetoj në art seriozitetin historik të hapit tuaj. Unë jam artist dhe kam mënyrën time të shijes së këtij suksesi si gjetje e vetvehtes në këtë hap vigan tё vendit tim.

Pikërisht këtë hap hodhi Kadare. A kemi të bëjmë në këtë përjetim artistik me dukurinë e një “disidenti latent” apo “gjeniu ambivalent”? Ky është një operim tepër i ndërlikuar, si një kalim në tehun e thikës. Po një gjë është e qartë: Prirje të disidencës artistike te bardi i letërsisë sonë në këtë vepër shpeshherë shoqërohen me prirje të disidencës filozofike, edhe pse, ndoshta edhe kaq, nё mёnyrё krejt instinktive.

Në “turbullirën” kadarejane ende nuk deshifrohen simptoma të disidencës politike siç jam shprehur tek libri im”Kryqëzimi modern i gjenive”-verё 2001.

Sensi modern i romanit në fjalë kurrsesi nuk mund të konceptohet jashtë versionit të integrimit të vlerave të realizmit me ato të modernzimit apo një kompromisi mes tyre për kohën kur shkruante autori, çka padyshim është një domethënie e qartë e reflektimit të disidencës artistike ndaj tabuve dhe trajtave të ngurtësuara, aspak gjeneruese që dominonin realizmin e doktrinuar.

Ndarja me perandorinë moderne ruse, BRSS-ёn, nё 1961-in, qe një lëvizje cilësore, e thellë që përfshiu të gjithë sektorët e jetës, mes tyre edhe letërsinë, artin dhe muzikën.Vëmendja e letërsisë sonë, me shpresën e shmangies së shtampave të huazuara nga realizimi socialist zhdanovian, do t’iu drejtohej vlerave të folklorit, krijimtarisë së këtij lloji si amë, burimore që do t’i ushqente rrënjët e ridimensiononte qëndresën përballë rrebesheve të kohës në ruajtje të identitetit të vet kombëtar:.

“Si mjeshtër i vjetër, i thirrur në detyrë, eposi po bëhej gati t’i hiqte ngjarjes pjesët e saj të buta, të vdekshme, alo, po, po…ta gurëzonte duke e bërë kështu të paprishshme nga çdo rrebesh” nёnvizon autori. “Objektiviteti”, si kriter substancial i romanit bashkëkohor, me tre komponentët e tij: paanshmërinë, drejtësinë dhe gjakftohtësinë së bashku me filozofinë e skepticizmit më shumë se atë tё optimizmit revolucionar final’lumtur, i reflektuar kjo edhe në portretin e personazheve kryesorё si

6

Besnik Struga etj.i japin autorit gjithsesi më shumë frymëmarrje, ridimensionim të vetvetes, krijesës së tij artistike, në vazhdën e romancierëve më të mirë të shekullit.

Vërtet e ndjen veten komunist Besnik Struga, por jo “si Muça pas daisë” që u aplikua tek ne nën diktatin e kultit tё Njёshit, po aq nën ethet e gërr-mërreve për njëri-tjetrin për hir të vigjilencës revolucionare. Për Besnik Strugën është krejt ndryshe:

“Unë jam komunist dhe kjo është gjë e brendshme më shumë sesa e jashtme tek njeriu”, thotë ai. Partia tek ai ndjehet si një preferencë, diçka e pjesёshme, jo e imponueshme, në mos jo e thënë shkoqur, si alternmativё.

Kjo tek Besnik Struga varion në idenë e një pëlqimi, sikurse gjithsesi “imponuar” së brendshmi, por asesi si shtypje, detyrim, dhunë në asnjë formë sado të sofistikuar ndaj të tjerëve. “Në jetën e përditshme ajo mund të shfaqej vetëm si pjesë e tij”, – vazhdon meditimin filozofik, kurse tjetra, pjesa e ajsbergut (më e madhja), shfaqet vetëm në çaste rrezikimi të revolucionit”. Komunizmin, si “çështje e përbashkët”, ai nuk e ndjen sipas slloganit: “Çështja e partisë-çështje e të gjithë popullit”, por krejt ndryshe: Çështja e kombit edhe çështje e partisë (me sensin e partive), çka realizohet përmes një teknike

intriguese të këtij ekspresioni meditativ (autori përdor fjalën revolucion, jo komb, për të qenë i kujdesshëm me kompromisin ekzistencial), por nënteksti është i qartë:

Cila, thotë Besniku, ështё prova? Ja, kjo që kërkon momenti historik!

Tek ky i fundit është tepër e qartë që Besniku lexon kombin, Atdheun, kurse censura patjetër “duhet”, ka “të drejtë” të lexojë Partinë, çështjen e saj, idealin që kalon hapësirën e kombit, atdheut. Apo le të ndalemi me një tjetër personazh, sado episodik, por shprehёs i intelegjencёs socialiste, sipas konceptit tё sistemit, inxhinier Viktor Hila!: “Nëqoftëse ata hoqën dorë nga komunizmi, edhe ne s’kemi pse t’i respektojmë shumë parimet. Le të shikojmë edhe ne interesin tonë dhe asgjë tjetër”,- tёrheq vёmendjen ai.

Nuk është shumë e vështirë të kuptohet që parimit “bosht” të partishmërisë proletare, si parim bazë i realizimit socialist sikur i cënohet serioziteti, shpërfillet, neglizhohet apo banalizohet disi lezetshëm: “Siç është proletariati varrëmihës i borgjezisë, ashtu edhe komunizmi është varrmihës i inteligjencës”, mësojmë në një moment tjetër.

“S’ka si të jem komunist gjatë procesit të ngrënies, pak mund të jesh në dashuri, pak më shumë në mbledhje, pastaj në punë e kështu me radhë”. Këto fjalë në gojën e heroit kryesor sikur ironizojnë ëmbël slloganin “Partia mbi gjithçka!”, madje kjo me kushtetutë të vitit 1976, kur romani (i ashtuquajtur i korrigjuar) del më 1977. “Më jepni një rrezik (pra jo ta sajojmë – kunj i ëmbël ndaj luftës së klasës si sajesë) do të shihni plotësisht cili jam” – definon meditimin e tij Besnik Struga.

Dhe sikur nuk është mjaftuar me kaq, si për të thënë nuk di sa më kuptuat, por mua s’më lejohet të “shprehem” më tepër, më qartë, autori penetrimin drejt labirinteve të këtij karakteri bosht të veprës e vazhdon përmes narratorit: “Besniku u bë e qartë se ai e kishte me zor të deklaronte në mbledhje, apo në mitingje (siç refuzon kategorikisht ndërhyrjen e partisë në bazë në marrëdhëniet e ftohura mes tij e Zanës) se e jepte jetën për revolucionin (slogani propagandistik i nomenklaturës së kuqe) se sa ta jepte atë më të vërtetë. Njerëz si Besniku ishin kategoria e atyre komunistёve që milituan në heshtjen fisnike, në hullitë e idealit të tyre, objekt i persekucionit permanent brënda llojit në mënyrat më të përçudtshme, edhe pse momenti e pikёtakon me “kupolёn”.

Shikoni ç’guxim dhe objektivitet shpalos Kadare postmodern përmes një proze refleksive, larg narratives fjollë, apo thelbit grotesk të slloganeve : “Mbi gjithçka, edhe

7

jetën për partinë”, si një gramore që i zë frymën bimës në arë, ashtu i kish zënë frymëmarrjen e lirë njeriut të ashtuquajtur i ri. Nuk është aspak zor të deshifrosh me sinqeritet artistik teknikën e re të sofistikuar, në kushtet e censurës së rreptë, të ekpresionit artistik në përballjen e artit me shtetin, si përballje e njeriut me tigrin,.

Mjeshtërisht dhe me larghedhje partinë e ndjen në të drejtën e ekzistencës, por kurrsesi në të drejtën e pushtetit mbi personin. Këtë pushtet ka të drejtë ta ushtrojë vetëm pjesa e ajsbergut (më e madhja-populli) përmes institucioneve, si popull i lirë në të drejtën e vet

të plotë.Dekori i romanit, i aksionit të personazheve, jo vetëm që në asnjë moment nuk paraqitet entuziast, rozë, por përgjithësisht i zymtë: erë, suferinë, shi, shi, shi.

“Në Evropë kishte vazhdimisht mjegull, gjysma e Azisë ishte mbuluar qysh tani me dëborë” – shkruan autori. Një zymtësi që lexohet në të gjithë personazhet dhe relatat mes tyre, përjashtuar ndonjë episod të të rinjve, disi ndryshe, në indiferencën e tyre me një cinizëm befasues ndaj slloganeve. Ja si shprehet Arben Struga, djali i familjes së madhe të “Qyprillinjve”, që i ka dhënë aq shumë revolucionit: “Kush ta kërkojë stafetën, ta mbajë”. Me një fjalë, unë as nuk dua t’ja dij këtyre lloqeve. Është fjala për qyqen “stafetë

të revolucionit”, që aq shumë vend zuri një gjysëm shekulli në tërë mediumet, auditoret e lloj-llojeve. Në anën tjetër, Xhemal Struga,(njё kanceroz, metaforё e vetё sistemit totalitar) e ndjen veten, si “jashtëloje” nga vetë i biri, Besniku, kur gjithkush është “Dikushi” ka marrë vesh Ngjarjen e Madhe në kampin socialist.

Ky rreng mospërfilljeje i bëhet nga i biri, këtij kuadri të luftës e të revolucionit, partizanit të Brigadës I Sulmuese…?! Këtu autori ka gjetur mënyrën më të bukur për të anatemuar atë sklerozitet kuadrosh në ballë të shtetit që, edhe pse rrihnin gjoksin për sakrificat në emër të popullit, nuk e kishin problem të vinin në lëvizje avionin për një maje luge piperi nga një rreth në tjetrin. Le pastaj, ruajna zot, halle të tjera, në emër gjithmonë të “meritave të mëdha”, duke mos pranuar kurrë t’ia linin “stafetën të rinjve”, u kthyen kështu në një bumerang i idealeve të vërteta demokratike, amanet i gjakut të derdhur derisa lëvizja”Stuhi dhe sulm” e modelit shqiptar, lёvizja e Dhjetorit të lavdishëm 1990 i shfronësoi totalisht si faktorë politikë e socialё demode.

Leximi sinekdotik dhe analogjik, nënteksti dhe simbolika befasuese e “Dimrit…”mjerisht ende s’janë vlerësuar nën trysninë e kompleksit tё filozofisё sё fronteve. Në “shmangien” e Xh.Strugës nga korrenti i ngjarjeve të mëdha nga vetë i biri ndihet edhe ironia e hollë e vënies së interesit të përgjithshëm mbi atë personal, “privelegj” që u mbeti përherë vetëm njerëzve të thjeshtë. Këtë lexim të dukurisë apo të qenies, këtë “mësymje” drejt thelbit duke e lexuar njeriun, fenomenin, në “sferën e fshehtë”, rrok Kadare edhe te “Koncerti nё fund tё dimrit …”duket edhe si një sfidë ndaj stuhisë së verdhë, Revolucionit Kulturor Kinez që mbështetur në filozofinë e aziatizmit ideologjik synonte kinezërimin e filozofisë evropiane, shtjetërsimin e llojit lejfen, pasojat e të cilit i provuam dhe “pjekurinë” e tyre e pamë në agresivitetin deri në barbari që shfaqi “njeriu ynë i ri” sapo u çlirua nga vargonjtë e diktaturës së proletariatit. Të njëjtën “pjekuri” manifestoi ky “njeri i ri-vepra më e shkëlqyer e partisë” edhe ndaj “shenjtërisë” së pronës socialiste si “çështje e gjithë popullit”.Nëntekst i fuqishëm qё çmontohet qartë po të kemi durim deri në fund në leximin sinektodiko-analogjik tё romanit-objekt referimi i këtij shkrimi.

Cili është definimi i lumtur që buron nga optimizmi revolucionar tek idealet e partisë në këtë roman duke filluar nga personazhet qendrorë, me fatin e tyre?

8

Asnjë të tillë, asnjë i lumtur, asnjёri “burim frymëzimi” – jashtë ngjarjes si realitet historik, por vetëm i zymtë, qoftë fati i Besnikut apo i Zanës, shumë, shumë i vetëmjaftueshëm në luftën për ekzistencë dhe gjetjen e vetëvetes me dinjitet:

Besniku humbet Zanën, Zana humbet Besnikun. “Gjithë qenia e tij thirri: Zana! E kishte humbur Zanën”, pohon narratori. I pari e kishte humbur Zanën si rrjedhojë e tejmasës së ngushëllimit balzakian, e dyta e kishte humbur Besnikun si refleks i plotësisë shekspiriane. Njeriu nuk mund të jetë vetëm ajo që duket, por po aq e padukshmja. . Kësaj “mangësie”, si mungesë e plotësimit të së tërës apo tejkalim të masës së ngushëllimit, Zana i përgjigjet si plotësim i vetvetes duke flirtuar me Markun, njё i shpronёsuar nga komunizmi, pa pyetur fare për “deklasimin” e tij, “biografinë politike” apo vigjilencёn revolucionare, edhe pse është vajzë e zёvendësministrit.

Ndryshe asaj i mungon diçka që e plotëson, e ngushëllon dhe këtë e gjen tek Marku, tjerat janë profka, nënkupton autori. Odiseun, heroin e vet, mund ta “dërgonte” urgjent në Itakë Homeri, por qellimisht e lë të shijojë apo të plotësojë si të tërë vetvehten.

Pse Shekspiri e “marton” nënën e Hamletit të ri me xhaxhain e tij apo kunatin e saj? A nuk e dinte ai që një ditë, si ta merrte vesh i biri, do ta ndëshkonte në mënyrën e vet? Po,

por ajo ka nevojë të plotësonte këtë pjesë që i mungon si e tërë, gjë të cilën ia dikton Kupidi, urdhri misterioz i species. Përse Balzaku xha Gorionë e ndëshkon me atë “mirësjellje” cinike, madje banale, të tri vajzave të tij, qoftë edhe në ditën e shenjtë për njeriun siç është momenti i ceremonisё mortore?

Kjo, sepse Xha Gorio me teprinë e kujdesit për vajzat ka humbur masën e ngushëllimit në kufinjtë e respektit normal ndaj fëmijëve të vet. Faiku, si mjek e ka të qartë formulën e shenjtë të Hipokratit për obligimin e mjekut ndaj pacientit të tij, aq më tepër kur në kodin tonë moral kufoma kthehet në tabu, shenjtërohet.

Ajo as gjatë vajtimit nuk lejohet të fyhet, aq më pak të abuzohet me të, megjithatё Faiku nën ethet e instinktit të plotësisë, të pronës vetjake, ndryshe sigurimit të florinjve, pra duke u mbajtur në degën e origjinës, realizon pamje nga më makabret që të kujtojnë egërsinë shtazarake të Kont Ugolinit te “Komëdia Hyjnore” e Dantes: Ja kuadri makabër që ekspozon mjeshtrisht gjeniu ynë i letrave:

“Dhe kushedi sa do të vazhdonte kjo postë bankare makabre sikur një mesditë gjatë ngarkimit të kufomave mbi makinën e morgut për arsye…ndodhi diçka ngjethëse: që brënda trupit, në ijen e të vdekurit, u shfaq furishëm tehu i një thike. Doreza e thikës që duhej të gjendej jashtë, ishte brënda, tehu që duhej të ishte brënda, ishte jashtë. Dukej sikur vdekja kishte harruar rrugën normale të shfaqjes së saj”.

Pra, Faiku, mjek, në kufomat e ushtarëve italianë (që i takonte t’i simpatizonte si “armiq” të pushtetit komunist që jo vetëm e shpronësoi , por edhe i rrasi 15 vjet burg), fut thuprat e arit sëbashku me adresën e saktë të varrimit që e mban për vete me shpresën e një dite…Nga lartësitë e një absurdi dhe grotesku nga më befasuesit si artist postmodern Kadare operon me këtë model bisturie duke ngulmuar drejt zgafellave të qenies, pasi ka braktisur me kurajo qytetare të jashtëzakonshme “llomotitjet entuziaste”.

Madje, edhe pse “Dimri i Madh” ishte kritikuar keqas si antisocialist në variantin e parë, Kadare , megjithatё as në variantin e “ripunuar”, nuk “di” të dalë nga vetvetja, sado i “këshilluar” të ndryshojë “shumëçka” në roman. Nё thelbin e vet si artist, ai me koshiencë futet në hullitë e vetëflijimit duke iu shmangur me gjithsesi kompromisit me fiktivitetin artistik që kërkonte të mbante tabu raportin e artit me shtetin ose më keq,

9

kërkonte të jetë një zëdhënës i tij. Nisur thjesht nga emri i diktatorit, personazhit “gogol”, “tigër”, vepra gjithnjë ka qenë “shkak” denigrues pa të drejtë i vetvetes dhe i autorit

Atëhere kush është personazhi i Enver Hoxhës në “Dimri i vetmisë së madhe”?

Nëqoftëse personazhi i Hrushovit ka një trajtim të mangët, fare të sipërfaqshëm në komicitetin, babaxhanllëkun dhe gjakftohtësinë e njeriut liberal, sfidë ndaj dogmatizmit stalinian, ritheksojmё ndoshta krejt pavetёdije, për E.Hoxhën duhet thënë që dominon deskreptiviteti, për hir të së vërtetës artistike duhet pohuar se ky jepet me tone, theks dhe kolorit që mbetet gjithnjë në kujtesën e lexuesit. Megjithatё, po tё kemi tё fituar brenda vehtes lirinё e “atvrasjes”, personazhi qëndror që mban gjithë ngarkesën estetiko-filozofike të subjektit në linjën e heroit “pozitiv” realisht dhe qëndror është Besnik Struga me familjen Struga. Duke e konsideruar si personazh qendror letrar Besnik Strugën, do të thoja që i parë në nuancimin funksional brënda veprës, Enver Hoxha është më tepër një personazh thjesht historik, sesa i letrarizuar, ndryshe ai lëvizën shumё më tepër në kufinjtë e realitetit historik sesa të reales artistike nё roman.

Ai vërtet “vjen” në momente kruciale të asaj pjese të subjektit që thirret bosht -promotorr, rimotivues, gjenerues i dramaturgjisë së brendshme të romanit, por ai që “shtrin” dhe“mbledh” rrjetën e intrigës në roman, që bart gjithë filozofinë dhe mesazhin qëndror të romanit mbi bazën e motivit qëndror, udhëheqës, është Besnik Struga-linja e familjes Struga në një vështrim më të gjërë, profesional, subjektor. Në pikëpamje subjektore personazhi i Enver Hoxhës nuk është koka e një linje, siç është Besniku. Nga ana tjetër, filozofia e E.Hoxhës – dogma staliniane, e cila sado përciptazi del në roman: “nuk jemi dakort me doktrinën”- i vetmi tonalitet identifikues i Enver Hoxhёs si antihrushovian – nuk arrin të bëhet filozofia dominuese e romanit.

Objektiviteti i veprimit tё E.Hoxhës nё roman është refleks i vërtetësisë historike pa asnjë kompliment apo tatuazh nga autori, kurse “objektiviteti” artistik në themelin e vet është jo vetëm refleks i filozofisë së autorit përmes “heroit” të tij, Besnikut, por vjen plotësisht në kufinjtë e vet si një ndër kriteret substanciale të prozës moderne.

Besnik Struga, ndonëse së jashtmi duket si zëdhënës i mesazheve të E.Hoxhës, së brendshmi ata janë komunistë me vizione ende jo plotësisht të kundërta, por të bollshme si të ndryshme për të manifestuar secili individualitetin e vet nё vepёr.

Për Besnikun, armiqësia me Hrushovin fillon aty kur: “Ju na kërcënoni se do të na rrëzoni (ngaqë ne nuk kemi të drejtën nënkuptohet të “dikushit” të fluturojë, por të “dikujt” që duhet të ecë në këmbë). Për E.Hoxhën armiqësia fillon aty kur ne nuk jemi dakord me doktrinën. Gjithashtu, nëse për Besnikun komunizmi është diçka e brendshme, për E.Hoxhën ajo është gjithçka. Madje autori, kёshtu, ndoshta nё mёnyrё krejt instinktive- cilёsi e njohur e gjenive, nёntekston pamjen tjetёr tragjikomike tё diktatorit Hoxha, e cila mbetet po aq mbresёlёse nё sensin e pёrjetimit psiko-estetik tё njё lidershipi-prototip tё dogmatizuar skajshmёrisht: Zeusi shqiptar totalisht i mbёrthyer nga

deliri i madhёshtisё, pas vdekjes sё Stalinit, po e shihte vehten si “koka e Kёshtjellёs sё pamposhtuar” ngado tё rrezatonte “ idetё e sё Ardhmes sё njerёzimit…”, rrjedhojё e tё

cilit vendi do tё ngujohej nё formatin mё skandaloz, nё llojin e vet, tё pashoq nё tёrё ish-Lindjen komuniste, brenda vetvehtes, nёn kthetrat e njё diktature bunker…

10

Nё kontekstin historik tё pёrballjes sa reale, sa virtuale tё Shqipёrisё me Perandorinё e Kuqe, Kampin Socialist apo Bashkimin Sovjetik, kur kujtojmё faktin se ”ndryshe nga shumica e vendeve tё tjera tё sunduara nga komunizmi, ku ky i fundit ka thithur diçka

nga tiparet kombёtare, Shqipёria nuk ka toleruar veçori tё tilla ”biem dakort se “Komunizmi shqiptar, në thelb, ishte thjesht njё kopje e bolshevizmit, pa as mё tё voglin origjinalitet të vetin” siç nёnvizonte Prof. A.Pipa (“Stalinizmi shqiptar”.fq.25).

Duket qё nacionalizmi tradicional i shqiptarit nё emёr tё zotdaljes, po aq sa do tё manipulonte me udhёheqёsin e vet nёn atmosferёn e kёsaj pёrballjeje, po ashtu do tё manipulohej prej tij nёn trysninё dogmatike tё internacionalizmit proletar.

A nuk manipuluan deri nё degradim tё plotё tё vizionit tё tij politik, gjermanёt, elitat rreth tij me Hitlerin duke alternuar plotёsisht kahun e zhvillimit progresiv gjerman, nё vitet e para tё sundimit tё tij, me regresin e njё Gjermanie tmerr, jo vetёm i njerёzimit,

por mbi tё gjitha i vetё gjermanёve në vazhdim të sundimit të tij!?! Nё kёtё kontekst tingёllon shumё interesant definicioni intelegjent i Profesor Arshi Pipёs:

”Duke luftuar pёr ekzistencёn e tij komunizmi shqiptar ka luftuar gjithashtu pёr pavarёsinё e shqiptarёve. Ndryshe nga njё ironi e hidhur e historisё ai ёshtё shёndrruar nё njё kampion tё nacionalizmit shqiptar. Kёshtu shqiptarёt, ndonёse e urrenin komunizmin, ata vetё preferuan mё shumё tё jetojnё nёn tё, sesa tё humbasim pavarёsinё e tyre, me vetёdijen se komunizmi ёshtё njё gjendje kalimtare, ndёrkohё qё jeta e kombit vazhdon”( Vepra “Stalinizmi shqiptar”, po aty).Nё funksion tё dekodifikimit tё personazhit historik, E.Hoxhёs, kompromentues pa tё drejtё i autoritetit artistik tё romanit ”Dimri i vetmisë së madhe” , le tё vijomё me analizёn e veprёs:

Besniku Struga nё roman realizohet totalisht si figurë artistike, karakter letrar, E.Hoxha, në roman afishohet vetëm përmes 40 faqёshit tё arshivёs. Duke vënë në aksin subjektor materialin arshivor në funksion të mesazhit qëndror dhe realizimit total të veprës, sipas konceptit postmodern tё letёrsisё si univers i vetvehtes, autori të kujton montazhierin e studios televizive që me vidioklipin e tij ka sjellë pamje nga më mbresëlënëset e tё arrirat si ilustrim i përmbajtjes së tekstit të një reportazhi televiziv.

Diktatori Hoxha nuk jepet në asnjë tjetër relat aksioni artistik vetëm në raport me

Hrushovin që janë dy pjesë simetrike (në dukje) të të njëjtit “vidioklip”, të cilin autori-montazhier dhe operator njëheresh, di ta përdorë me njё kod mjeshtёror ..

Jemi në vitin1956, kur pas shtypjes mizore të “kundërrevolucionit” hungarez nga Bashkimi Sovjetik, me bekimin e Perëndimit, po përgatitej masakra mbi popullin çekosllovak, gusht 1968, kur njerëzimi, siç shprehet Papa Benedikti XVI, akoma ushqente iluzionin e një jete më humane, ndryshe nga e sotmja ku pacifizmi po shoqërohet me dukurinë e terrorizmit. Po flasim me gjuhën e historisё duke i quajtur ekstremisht tё gabuara, antishkencore praktikat vlerёsuese tё sё djeshmes me optikёn hapёsinore aktuale si abuzim me njё reailtet historik, tashma, totalisht të dështuar në vatrën e tij të lindjes, Kremlinin apo Moskёn , pa le më në degët e tij tё thara prej kohësh, kur një e tillë, krejt e vetmuar , qe edhe vendi ynë. Nëse tё mbërthyerit e Shqipërisë nёn këmishёn e hekurt tё komunizimit e patёm nga vendimet makabre të Jaltës, nё llogari tё interesave gjeopolitike tё Fuqive tё Mёdha, veças tё ish-Bashkimit Sovjetik, faji i fatit tonё çudnak ishte“origjinaliteti”ynë tragjikomik deri nё absurd i rrugës sonё të zgjedhur në kufinjtë e kёsaj këmishe kobzezë. Kёtij “origjinaliteti” në letërsi. Kadare i ruhet si egërsirës në kufinjtë e së mundshmes:

11

Nata e “Zimave” të zinj vjen në roman tamam si shumë netë e ditë të zeza të kalendarit politik të Evropës, ku synohej dhe u vendos zi e më zi për ne. Kësaj radhe ne e braktisëm

pushtetin e kësaj nate, por me një ndryshim tragjik: U përpoqëm të modifikojmë, të origjinalizojmë modelin e kësaj këmishe, si të thuash ta shqiptarizojmë..

U ndala rreth kësaj figure, personazh historik në romanin “Dimri i vetmisë së madhe” ndoshta për të plotësuar më qartë idenё se autori i romanit mund të kapej në një prizëm shumë më të gjërë në rolin e diktatorit në krye të shqiptarëve për aq shumë vite, por ai, jo pa qëllim, ka dhënë atë pjesë dhe në atë sens që i përgjigjet së vërtetës historike, pavarësisht nga nxirja apo ndriçimi në reflektimin e saj.

Po Hrushovi, si personazh historik në roman, cili është?

Burri i shtetit që përflitej për liberalizmin e tij sipas motos: Vilë, veturë, vajzë në ato vite

nuk shpaloset i plotë në rolin e një maratonomaku të një epoke të re. Ai solli në gjirin e dogmatizuar të ½ së Evropës së ngurtësuar shpresën e madhe të shkrirjes së akujve në gjirin e bashkësisë sovjetike e më gjërë. Kadare nuk e jep të plotë në shpalosjen e tij si fenomeni Hrushov, lideri historik- denigrues i kultit tё Stalinit, por gjithsesi nuk ndihen në përjetimet artistike të kësaj figure doza të urrejtjes apo të përbuzjes.Thënë ndryshe lexohet kthjellёt objektiviteti homerik në trajtimin e këtij personazhi.

Shumё interesant ёshtё kompozicioni i romanit sa montazhor, sa unazor:

Me erërat e një shtatori që kanë prishur antenat televizive dhe përpjekjet për rregullimin e tyre si fillim dhe mbyllje po me erërat dhe përpjekjet për rregullimin e antenave televizive në një ditë marsi me erë e suferinë, sikur shprehin, ndoshta instinktivisht, parandjenjën e atij rrethi unazor, izolues të shqiptarëve nga bota që përsëritet me stuhitë anti që e shoqëruan romanin “Dimri i vetmisë së madhe” 41 vjet më parë si antisocialist dhe po kaq vite më vonë si antikapitalist, në kuadrin e atij rrethi vicioz të anti-ve, qё si një absurd tejet orëlig nuk po na ndahen as në këtë fillim mijëvjeçari…

E, nëse nё këtë kuadër tё kёsaj analize sa kritikë letrare, sa psikoanalizë romani i Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe” nё ndonjё pjesё u duket ende i zymtë apo i rëndë, nën ankthin e dramës që përjetuam gjatë ne shqiptarët, “Dimri i vetmisë së madhe” sikur na thotë: “Unë gjithsesi jam juaji, jam pjesë e dhimbjes dhe e krenarisë, por edhe e tragjedisë sonë tё pёrbashkёt, nё fatin e njё populli tё vogёl, për të cilën disesi u paralajmërova, por kurrsesi s’e shmangëm dot, po aq sa nuk e merituam”.

E, nёse dikujt: lexues i thjeshtё apo i kualifikuar, qoftё ky edhe akademik do t’i duket anakronike rikthimi ndaj meje mos harroni se fati ynë, sikur shmangia e kësaj “njolle”mbi shpinën time qe po aq e pamundur sa vetë kalvari i sakrificave tona si komb: sa njerëzore, sa territoriale pёrballё padrejtёsisё globale, në emër të mbijetesës, i tkurrur maksimalisht nё kufinjtё e 28000 km2, as sa 1|4 e Vetvehtes sonë.

Le të jemi koshient dhe dinjitoz në raport me këtë vepër të Kadaresë, larg komplekseve të plazmave të pushteteve, siç do t’i quante gjenerali i poezisë sonë, L. Poradeci, puthadorët e kësaj kategorie, me përgjegjësinë e një analize profesionale në dobi të civilizimit tonë, qё sot nё glob pёrfaqёsohet me aq dinjitet nga Kadare,“i pranuar tashmë nga të gjithë si njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës”, siç do të konkludonte kolokuiumi i fundit i letërsisë, i përmasave botërore, zhvilluar gjatë këtij viti në njërin nga universitetet më të njohura të Parisit, kushtuar veprës letrare të Kadaresë.

Koplik, më 3.06. 2012 Kadri Ujkaj, kritik letrar

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...