2012-06-21

Kadri Veseli: Ish agjentin e MUP-it Serb, Ibush Kllokoçin provova ta kontaktojë nëpërmjet një agjenti serb


Gazetari gjerman, Norbert Giesder, ka realizuar një intervistë me Kadri Veselin, ish- shef i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Floripress, boton në tërësi intervistën dhe përshkrimin që i bën figurës së Veselit gazetari gjerman në portalin “Grand Tourisme”.

Mendova se nuk ishte rastësi që para restorantit prominent “Pouro”, i cili ndodhet në periferi të qendrës së vjetër të kryeqytetit, qëndronte një makinë, derisa afër saj vështroja dy djem të “sotëm” të veshur me stil dhe sipas modës. Në sy më ranë veçmas xhaketat e tyre, të cilat ndonëse nuk ishin si të Xhejms Bondit, pa dyshim ishin nga e njëjta firmë që mban dhe ai.

Është një ditë e ftohtë e 12-dhjetorit 2011. Ish-shefi i shërbimit të fshehtë të UÇK-së, tani i shpërbërë, më ka ftuar për një drekë, në të cilën duam të bisedojmë për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Kadri Veseli konsiderohet njëri nga politikanët e mëdhenj të së ardhmes në vendin e vogël ballkanik, por me një domethënie të rëndësishme për Evropën.

Por, aspak të rastësishme dhe aspak joserioze janë arsyet, për të cilat unë dua të takoj burrin me të cilin dua të zhvilloj intervistën në restorantin e përmendur: 

Kadri Veseli është një luftëtar karizmatik. Gjatë luftës, ai luftoi në male, derisa në cilësinë e shefit të shërbimit Informativ SHIK, bashkëpunonte krah për krah me luftëtarët çlirimtarë që mbështeteshin nga amerikanët. 


Sot, Veseli vazhdon të luftojë më tej, por tani jo më me armë, por me kollare, i transformuar në një politikan modern. Ai tani është i angazhuar dhe do që vendi i tij të jetë shtet i së drejtës, ku gjen zbatim ligji dhe rendi.


Cila është e vërteta në një vend, ku fuqitë botërore, interesat e tyre lakmitare për mineralet dhe pasurinë nëntokësore të tij, që kanë një rëndësi të madhe politike, ushtarake e gjeostrategjike, shpesh i fshehin prapa vellos, për gjoja, angazhimet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut?

Si gazetar dhe kronist, kam përpara njeriun i cili me shikon me sy të sinqertë. Si gazetar që jam, duhet të jem i rreptë: “A keni vrarë ndonjëherë në jetën tuaj ndonjë njeri?”, e pyes.

Është pyetja ime a parë që ia shtroj Kadri Veselit, akoma pa u përshëndetur dhe pa shtrënguar duart me të.
Ai më shikon me një vështrim të qartë dhe përgjigjet: “E kam pasur një armë dhe e kam përdorur atë. Sigurisht nuk do të isha ushtar i mirë, sikur të mos dija të qëlloja.


 Pra, kam qëlluar. Por me sytë e mi nuk kam parë të kem vrarë ndonjë ushtar armik. Pra, nuk mund t’i përgjigjem me Po pyetjes suaj, por as nuk mund ta mohoj, sepse jam i sigurt që kam qenë një ushtar i mirë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Dhe pastaj më shtrëngon dorën. Është një shtrëngim i fortë duarsh dhe jo një shtrëngim sa për sy e faqe.
Sapo ulemi në tavolinë, Kadri Veseli më shikon drejt në sy dhe më thotë: “Kam dëgjuar shumë për ju si gazetar i njohur që jeni dhe është nder për mua dhe pjesëtarët e UÇK-së, që ju interesoheni për të bëmat tona, për nderin e rikthyer dhe për zhvillimet në Kosovën sovrane”.

Po të dëgjoja në telefon këtë fjali, do ta kisha mbyllur menjëherë kufjen, por jemi në restorant dhe të ulur ballë për ballë në një tavolinë.


“Too much flattery, Mr. Veseli”, i përgjigjem unë, ndërsa fillojmë të flasim për zhvillimet gjatë luftës së viti 1999 dhe atyre, deri në themelimin e shtetit të Kosovës më 2008.

Ishte luftë dhe ka pasur krime të tmerrshme

Çfarë ndikimi kanë trazirat në kufi me Serbinë, në vendimet e parlamenti të Kosovës? Çfarë implikime mund të sjellin me veti deklaratat e partive politike? Si ka ndihmuar dikur Shqipëria fqinje dhe si po ndihmon tani? Si e definojnë kosovarët zhvillimin e tyre kombëtar, etnik dhe sovran? Dhe a ka perspektivë për drejtuesit e shtetit sot, të cilët Serbia i akuzon për krime në kohën e luftës sa ishin pjesëtarë të UÇK-së?


“Ka qenë luftë dhe ajo nuk ka përfunduar thjesht me hyrjen e NATO-s dhe formimin e KFOR-it”, thotë Veseli.
“Në të vërtetë, ka pasur krime të tmerrshme nga të dyja anët”, i them unë.

Veseli më shikon në sy dhe shton: “Fëmijë që kanë parë se si prindërit e tyre janë vrarë nga nacionalistët serbë, të cilët deshën ta pastronin Kosovën nga shqiptarët etnikë, janë rritur dhe gjatë luftës i kishin kapur armët në dorë. Tani, pas çlirimit, ata kanë mendjen e tyre dhe kanë filluar ndërtimin e strukturave shtetërore. Ka qenë një luftë, luftë e ndyrë në shumë fronte”, thotë ish-shefi i SHIK-ut. “Çfarë do kishit bërë ju?” “Do të kishit lejuar që të vriten dhe masakrohen prindërit dhe fëmijët tuaj?”, më pyet ai me një shikim të zbutur.
“Po ka pasur krime, por kjo nuk do të thotë se duhet i tërë një komb të fajësohet për këtë”, thotë Veseli. “Ka qenë luftë, e megjithatë ne që kemi luftuar për jetën tonë dhe të familjeve tona, kemi pasur një mision që duhet ta ndjekim seriozisht”.

A keni miq në këtë rrugëtim tuajin? Sa po ndihmon Shqipëria? Dëshiroj të di unë.

Veseli: “Po, kemi miq. Të vërtetë dhe të shpifur (të rremë). Unë jam shqiptar dhe jam krenar për këtë. Por shtetësia ime tani është kosovar. Edhe për këtë jam krenar. Tani, ajo çfarë duhet bërë dhe mbetet për t’u bërë përpara, duhet ta bëjmë si kosovarë”.

Çfarë është kjo që duhet të bëni?


Veseli:
 “Ne nuk guxojmë ta mashtrojmë veten. Serbia ka humbur luftën kundër NATO-s, por vazhdon të sillet sikur është fituese. Serbia nuk do të pendohet kurrë për krimet e veta të kryera. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i tregojë dhëmbët asaj, ndryshe zjarri nuk do të shuhet asnjëherë nga Serbia”.

Po Maqedonia, ndihmon?

Veseli: “Në Maqedoni jetojnë shumë shqiptarë, por Maqedonia po bën politikë së pari për vetë Maqedoninë. Megjithatë, ne nuk kemi për t’i nxitur shqiptarët kundër qeverisë atje. Ne si kosovarë kemi nevojë për një Maqedoni stabile, ashtu siç kemi nevojë për një Mal të Zi stabil dhe një Shqipëri prosperuese. Në këto vende, tashmë funksionon tregu i lirë dhe kjo na ndihmon mjaft. Me vendet tjera, ndërkaq, më shumë ka proklamata politike se sa një efiçiencë reale dhe këtë gjendje ne fakt duhet ta ndryshojmë”.

Me cilat prioritete?

Veseli: “Prioritet është pavarësimi në të gjitha fushat jetësore: duam të zhvillojmë ekonominë dhe të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve tanë. Shtetet evropiane që duan të na ndihmojnë në këtë rrugë, janë të mirëseardhura dhe ne do të respektojmë ‘Rules of Law’, që na i kanë definuar”.


A ka kontakte me ekonominë gjermane?

Veseli: “Po, por ato nuk mjaftojnë. Porsheja, Mercedesi dhe firmat tjera të mëdha, ende nuk janë në Kosovë, ndonëse ne kemi më shumë mundësi t’u ofrojmë atyre, se sa vendet tjera. Këtë mundësi e kanë kuptuar turqit. Aktualisht, turqit po blejnë gjithçka që shitet në Kosovë. Kjo para së gjithash është një përparësi e madhe për ekonominë turke, por jo edhe për ambiciet tona për një të ardhme evropiane të përbashkët. Në këtë drejtim kjo më shumë na dëmton”.

Në cilat lëmi po përfiton Turqia?

Veseli: “Aeroporti, Energjetika dhe Telekomi duket se pakthyeshëm do të blihen nga turqit. Personalisht konsideroj se është shumë e pakëndshme që ne si një vend evropian t’i nënshtrohemi dhe biem nën ndikimin kaq të madh turk. Para njëqind vitesh, ne mezi kishim dalë nga tirania 500-vjeçare osmane. Zhvillimet aktuale në këtë drejtim sjellin me veti rrezikun e një vetëvrasjeje për ne. Një vazhdimësi e tillë do të bllokonte të drejtën e kosovarëve të vendosin për resurset e tyre kombëtare”.
I zë në gojë Telekomin e Kosovës, për të cilin shumë shpejt do të hapet një tender ndërkombëtar i shitjes. “Është e vërtetë”, më thotë Veseli. “Në Kosovë për shumë gjëra ende vendos misioni EULEX, UNMIK-u dhe një mik i gjithëfuqishëm amerikan: Ky i fundit preferon që edhe Telekomi të blihet nga turqit. “Do të ishte mirë që për këtë të interesohej edhe Telekomi gjerman. Ne jemi të interesuar që të tërheqim investues gjermanë në Kosovë”, thotë ai.


E pyes edhe për pasuritë minerare dhe minierën e kromit, që shtrihen midis Malishevës dhe Llapçevës, e cila është aktivizuar aktualisht nga një konzorcium nën udhëheqjen gjermane. Kjo është miniera më e madhe e këtij elementi në gjithë Evropën.

Është e vërtetë, thotë Veseli. Ai përshëndet para së gjithësh traditën e sipërmarrjes gjermane, e cila ka synime të rrisë investimin në Kosovë. Pastaj me një zë të mendueshëm më thotë: “Ka edhe shumë mundësi të tjera të panumërta për investime në sektorin e minierave dhe pasurive minerale. Ne jemi të pasur me qymyr. Më shumë se 70 për qind e sipërfaqes në Fushën e Kosovës është qymyr. Sidomos pas katastrofës që ndodhi në centralin atomik të Fokushimës në Japoni, është shtuar shumë interesi për shfrytëzimin e qymyrit. Por edhe këtu, për fat të keq, në listat për licenca janë renditur sipërmarrje nga shtete të tjera, e jo nga Gjermania. Duket se firmat gjermane janë të dezinformuara qëllimisht nga konkurrentët, për kushtet i investimeve në Kosovë. Edhe për termocentralin e ri, interesimi kryesor është nga turqit, të ndjekur pastaj nga një firmë indoneziane”.
Veseli më shikon në sy dhe më thotë me një gjermanishte të qartë: “Para së gjithash, ushtarakët evropianë na shpëtuan nga gjenocidi serb. Por, ekonomia e vendit, në kundërshtim me interesat tona, po u shitet vendeve jashtë kontinentit evropian. Kështu kemi përshtypjen se po shitemi edhe ne. Qëndrimi ynë është se Kosova është një vend i destinuar për investime evropiane dhe jo që pasuritë tona të shkojnë në Azi. Ani pse ne jemi 90 për qind myslimanë, ne nuk kemi ambicie islamiste apo radikale – jemi myslimanë pragmatikë”.
Ndërsa flet, Vesli rrudh krahët: “E çka të bëjmë?”, thotë. Nuk është se aktron. Por sidoqoftë, në sytë e tij duket një shkëndijë shprese.



“Gjasat tona janë të mësojmë biznesin. Ndoshta është shansi e vetëm. Duhet ta mësojmë biznesin, ta mësojmë shpejt. Kjo vlen për politikë, ekonomi, por edhe për format tjera të strukturave në shoqëri. Sot në jetën e biznesit në Kosovë flitet turqisht, e ne duam të flasim gjermanisht. Duam që në Kosovë të kemi Institutin Gëte. Fondacionin Fridrich Ebert tashmë e kemi këtu, por ne duam edhe institutet tjera kulturore dhe arsimore gjermane, që t’i kemi në Kosovë. Donacionet dhe investimet e deritashme gjermane janë shumë bujare dhe të dimensionuara me vend, por ato nuk mjaftojnë. Ne duam investime, që në vendin tonë të krijojmë vende të reja të punës dhe të kemi punëdhënës që kanë shprehi, disiplinë dhe kulturë evro-perëndimore, ose më mirë gjermane”.
Këto fjalë të Kadri Veselit, duhet të gdhenden në gurë, mendoj unë. Janë fjali që duhet t’ua përcjell njerëzve në Gjermani dhe këtë do ta bëj.
Veseli më flet edhe për imazhin e keq që qëllimisht po shpërndahet në Evropë dhe Gjermani kundër kosovarëve.
“A nuk ju duket e turpshme mënyra se si në Gjermani po bëhet një propagandë kundër kosovarëve, ku po përhapet frika ndaj liberalizimit të vizave për më pak se dy milionë njerëz, në vend se opinioni të informohej për mundësitë e investimeve gjermane në Kosovë? A nuk është e ulët propaganda, se si Kosova, gjoja është shndërruar në eksportuese të kriminalitetit? Është një fyerje e madhe për këtë komb të përvuajtur, për më shumë është gabim të thuhet kjo, sepse kriminaliteti me viza e pa viza gjen rrugën e vet. Kriminelët kanë qenë në Gjermani shumë kohë para se Kosova të bëhej e pavarur. Liberalizimi i vizave, ndërkaq do të sjellë këmbim kulturash, mendimin e lirë dhe zhvillimin e miqësisë. Por kjo heshtet nga propaganda, sepse edhe në Gjermani ka forca që duan të pengojnë prosperitetin e ekonomisë gjermane në Ballkan”.

Krenaria për identitetin kosovar

Veseli flet edhe për “krenarinë e një identiteti demokratik kosovar” dhe me kënaqësi e përsërit mesazhin e tij kryesor: “Gjenerata jonë ka një mision. Ne duhet t’ia dalim që njerëzit në Evropë të njohin identitetin kosovar në kuptimin më pozitiv të fjalës, sepse ky është identiteti ynë evropian. Ne jemi në shtëpinë tonë në Evropë”.
Ish-shefin e shërbimit të fshehtë Kadri Veselin, e pyes edhe për një gjë tjetër: a ekziston më rreziku që një dhunë e re të inspirohej nga kosovarët në Ballkan?
“Ky rrezik nuk ekziston më. Ne vetë kemi vuajtur një kohë të gjatë nga dhuna dhe duam të çlirohemi nga kjo traumë dhe jemi në rrugë të mirë ta bëjmë këtë”, thotë ai.
“ Ne kemi humbur një gjeneratë në luftë”, më thotë Veseli, derisa dalim nga restoranti dhe më jep dorën për t’u përshëndetur. “Këto kohëra tani i takojnë të shkuarës. Na ndihmoni ju lutëm përmes informimit të drejtë, që ato kohëra të mos kthehen më kurrë!”, më thotë në ndarje. 




A është i gatshëm të përballet njëmend ish Shefi i Shërbimit Sekret SHIKU-ut, Kadri Veseli me drejtësinë në Kosovë?

Çfarë rëndësie ka dëshmia e tij për procesin Bllaca 2 dhe për procesin në tërësi?

A do të duket ndryshe Kosova nga nesër apo do të mbetet gjithçka njësoj?

A do të jetë ky një bllokim për të keqen apo vetëm një shkëndijë për një front të ri? A e kishte nën kontroll Veseli tërë SHIK-un apo vetëm pjesërisht? Si ishin të ndara funksionet? Kush e udhëhiqte anën inteligjente, dhe kush anën bizare të tij?




Për të arritur te dilema kryesore e ngritur nga Nazim Bllaca në proces, siç thotë ai pjesëtar i korpusit të vrasjeve apo tek vetë dilema qytetare kush i vrau gjithë atë mori njerëzish pas luftës? Por, a ka ardhur përfundimisht koha për të vënë drejtësi?!....


......... I gjithë procesi pritet të kryhet brenda një muaji, ndërsa dënimet pritet të jenë rreth 20 vjet. Në mesin e të dënuarve pritet të jetë edhe Shpresim Ukaj, njëri prej personave që sipas Bllacës e ka përbërë skuadrën e vdekjes, ndërsa ai vetë ka punuar çuditërisht në PTK deri në vitin 1999..........

http://www.youtube.com/watch?v=-amnN2t0Nuc

http://www.youtube.com/watch?v=LfTEL3ZqDSs





Më 2008, SHIK-u kishte 92 anëtarë. Kriter për të hyrë në këtë organizatë ishte “pastërtia nacionale”. Drejtohej nga Kadri Veseli, Ilmi Reçica, Latif Gashi, Fatmir Xhelili, Fadil Demaku, Ilmi Ramadani dhe Ferat Shala. Por aty nuk ishin Nazim Ballca dhe Naim Miftari. Të parin, që iu drejtua me “dëshmitari juaj (i prokurorisë)”, e akuzoi për gënjeshtra dhe tha se praktikat që Bllaca i ka përmendur në dëshmitë e tij nuk ishin të vërteta për SHIK-un, ndërsa të dytin, të cilin tha se e kishte takuar më parë, e quajti manipulant nafte.
Njeriu që ka udhëhequr shërbime spiunazhi për më shumë se një dekadë është obliguar të flasë për to para një kolegji të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, për herë parë.

Kadri Veseli ka kallëzuar se tash, kur janë bërë katër vite pas deklarimit të mbylljes zyrtare të SHIK-ut në vitin 2008, po merret me studime post-diplomike si dhe po menaxhon një kompani që merret me tregti kompjuterësh. As universitetin e as kompaninë nuk i ka përmendur me emër.



Por ish-shefi i SHIK-ut ka bërë veprime prej agjenti kur është shfaqur në një sallë të Gjykatës Supreme ku mbahej seanca e rastit “Bllaca 2”, të mërkuren, pasi ai ka shfrytëzuar hyrjen e pasme të objektit duke iu ikur kështu kamerave. Ai e ka bërë të njëjtën, edhe kur ka dalë pas gjashtë orësh marrje në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit, në rastin “Bllaca 2”.

Në këtë proces gjyqësor Shaban Syla, Bekim Syla, Shpresim Uka, Sadik Abazi, Fahredin Gashi e Driton Hajdari akuzohen për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentimvrasjen e Adem Salihajt e Ismet Arifit.
Ish-kreu i SHIK-ut ka pohuar se asnjëri prej gjashtë të akuzuarve nuk ka qenë pjesë e kësaj organizate.
Për Ismet Arifin, që dyshohet t’i kenë bërë atentat, e po ashtu edhe Adem Salihajn, Veseli ka thënë se i njeh vetëm si emra.


Struktura e SHIK-ut e prezantuar nga Kadri Veseli në gjykatë

Kurse me Ibush Kllokoqin kishte dashur të takohej, por nuk kishte pasur sukses. “Për shkak të informacioneve që ka pasur Ibush Kllokoqi, ne kemi tentuar të takohemi me të. Ai ka pasur shumë informata të Shërbimit Sekret Serb të cilat do të mund të na ndihmonin”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë për Adem Salihajn ka thënë se me të ishin takuar zyrtarisht oficerët e SHIK-ut.
“Oficerët e SHIK-ut janë takuar me të kur ka qenë kryetar komune njëjtë siç kanë bërë me kryetarë tjerë komunash”, ka thënë Veseli.




Ai është pyetur për emrin e oficerit që e takoi Salihajn.

“Nuk mund ta zbuloj se njerëzit po i keqpërdorin emrat”, ka thënë ai duke marrë një letër dhe një laps për të shkruar vetëm inicialet e zyrtarit të SHIK-ut dhe duke ia dorëzuar gjykatësit.

Për këtë ka marrë vërejtje nga kryetari i kolegjit.

“Z.Veseli kjo nuk është shaka, duhet ta thoni emrin”, ka thënë Tommasen.

Pas kësaj, Veseli ka thënë se krejt çka mund të bëjë është të shënojë në letër emrin e plotë, por jo edhe ta lexojë publikisht në seancë.

Kriter pastërtia nacionale

Për operimin e SHIK-ut nuk ishte një ligj të veçantë dhe veprimtaria i legjitimohej nga marrëveshja e arritur në Konferencën e Rambujesë.


     Rivalet:ramë Maraj dhe Kadri Veseli

“Njëra prej pikave të marrëveshjes së Rambujesë ka qenë funksionimi i një shërbimi informativ brenda Qeverisë së Përkohshme të Kosovës”, ka thënë Veseli. Për krijimin e SHIK-ut, sipas tij, janë pajtuar nënshkruesit e kësaj marrëveshje që janë Hashim Thaçi, më vonë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, Ibrahim Rugova President i vendit, Rexhep Qosja si dhe dy njerëz të mediave Veton Surroi e Blerim Shala.
Prokurorja Ema Rizato ka pyetur Veselin se si është zgjedhur shef i Shërbimit Informativ të Kosovës. “Për këtë duhet të pyetet Kryeministri i Atëhershëm dhe Kryeministri aktual. Është i njëjti”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se para të merrte detyrën si shef i SHIK-ut në mars të 1999-es kishte qenë shef i Zbulim-Kundër-Zbulim, një shërbim spiunazhi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndërkohë Shërbimi Informativ i Kosovës, sipas tij, kishte nisur të funksiononte në kuadër të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. “Deri në janar të vitit 2000 kemi pasur financa të rregullta nga QPK-ja. Më vonë financat nuk kanë qenë të rregullta”, ka thënë Veseli pa sqaruar se nga kush financohej SHIK-u pas atij viti, por për këtë gjë nuk është pyetur as nga prokurorja Rizato.

foto 
Struktura e SHIK-ut e prezantuar nga Kadri Veseli në gjykatë


Menjëherë pas luftës, në SHIK, ka treguar Veseli, paga minimale ishte 150 euro e cila ishte afër 200 euro kah viti 2008 kur edhe u mbyll zyrtarisht ky shërbim.

Ai nuk ka kallëzuar sa ishte paguar si shef i SHIK-ut kur është pyetur nga prokurorja. “Është sekret. Ndoshta edhe nuk kam marrë fare rrogë në SHIK”, ka deklaruar Veseli.

Organizata, sipas tij, kishte një financier si dhe një listë të punëtorëve për të cilët Veseli nuk ka pranuar që tua bëjë publikë emrat.

“Ka ekzistuar një formë përmes të cilës i kanë marrë paratë dhe një tjetër përmes të cilës kanë dhënë dëshminë se i kanë marrë paratë. Ka ekzistuar një njeri që i ka dhënë paratë. Është një njeri që tash është 60 vjeçar dhe që gjithmonë ka mbajtur mustaqe”, ka thënë Veseli, duke shtuar se SHIK-u fillimisht paguante me marka e pastaj me euro. “Veç me dinarë nuk kemi paguar kurrë”, ka thënë Veseli.
Deri në dhjetor të 99-es, ka kallëzuar Veseli, SHIK-u kishte pasur diku 30 anëtarë ndërsa në vitin 2008 numri kishte shkuar deri në 92 veta.

“Nuk ka asnjë anëtarë të SHIK-ut që unë nuk e kam takuar”, ka thënë Veseli duke shtuar se kriter për të qenë pjesë e organizatës ka qenë “pastërtia nacionale”.

Veseli është pyetur edhe për hierarkinë e SHIK-ut ku fillimisht nuk ka pranuar të flasë publikisht për emrat e tyre. “Nuk është koha të bëhen publikë pasi njerëzit po manipulojnë me emrat e tyre”, ka thënë Veseli dhe i ka dorëzuar Kryetarit të Trupit Gjykues Torre Tomasen një skemë ku shihej hierarkia e SHIK-ut.
Tomasen i ka rekomanduar se këtë fillimisht duhet t’ia dorëzoj prokurores.

Më pastaj Veseli është pyetur se a mund t’ia dorëzojë prokurorja këtë skemë palëve. Veseli në fund ka dhënë pajtimin e tij se skema mund të bëhet publike.



Në këtë skemë shihet se Kadri Veseli ishte numri një i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe pasohej nga Ilmi Reqica si zëvendësshef i SHIK-ut.

Latif Gashi, tash deputet i PDK-së, ishte Drejtor i Përgjithshëm e deputeti tjetër i kësaj partie Fatmir Xhelili udhëhiqte Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. Po ashtu një deputet tjetër i PDK-së Fadil Demaku udhëhiqte drejtorinë kundër terrorizmit e drejtori i Trepçës Ferat Shala udhëhiqte drejtorinë e Intelegjencës, ndërsa Ilmi Ramadani udhëhiqte Drejtorinë e Informimit e Analizave.

Bllaca gënjeshtar, Miftari manipulant i naftës”

Veseli nuk i përmendte emrin Nazim Bllacës në gjykatore por kur fliste për të i drejtohej prokurores duke i thënë se “dëshmitari juaj” nuk ka qenë kurrë pjesë e SHIK-ut.

“Dëshmitari juaj as nuk ka qenë kurrë në SHIK e as nuk ka kryer asnjë shërbim për SHIK-un. Ka një dallim mes të qenit anëtarë dhe kryerjes së një shërbimi për SHIK-un. Bllaca nuk besoj që e ka kryer as këtë të dytën”, ka thënë Veseli.

Bllaca, sipas tij, ka gënjyer kur ka thënë se SHIK-u kishte kartela identifikuese. “Kurrë nuk kemi pasur ID”, ka thënë Veseli.

As nofkat që Bllaca pretendon se janë përdorur në SHIK, sipas Veselit, nuk janë të qëndrueshme.
“Nuk kemi pasur aso nofka siç thotë dëshmitari i juaj. Kanë qenë tjera. Unë për shembull kam pasur nofkë tjetër e jo “Luli”, siç më thërrasin shoqëria”, ka thënë ish-shefi i SHIK-ut.

Veseli, po ashtu, ka pohuar se nuk janë të vërteta as pretendimet e Naim Miftarit, një person tjetër që pretendon se ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe i cili deklaron se i janë ofruar para për të kryer vrasje politike.
Atë Veseli e ka vlerësuar si një manipulues që ka keqpërdor emrin e SHIK-ut duke thënë se e kanë zënë tri herë duke e bërë këtë. “E kemi lajmëruar tek autoritetet e UNMIK-ut kur e kemi zënë duke e keqpërdorë emrin e SHIK-ut”, ka thënë Veseli.
Aurel Dasareti: Ecim drejtë rrënimit!
Për manipulimet e Miftarit SHIK-u, sipas tij, ishte njoftuar edhe nga një shërbim i huaj.

“Ne jemi informuar nga një shërbim i huaj se ai ishte duke bërë kontrabandë me naftë dhe se kishte pasur problem pronësie në një kompani nafte. Për ti zgjidhur këto ishte thirrur në emër të njerëzve të caktuar duke manipuluar kështu me organizatën tonë dhe organizata tjera”, ka deklaruar Veseli.

Miftarin thotë ta ketë njohur për herë të parë në tetor të vitit ‘99 kur i pari në zyrën e Veselit në SHIK, siç ky i fundit pretendon, ishte prezantuar si përfaqësues i Ministrisë së Rendit të Qeverisë së Përkohshme.



-----------------


Naser Osmani i LDK: Florim Krasniqi është “Hut dhe rrugaç!”











* Florim Krasniqi ka deklaruar se Naser Osmani është rrugaç dhe po reagon sepse ka qenë “Shef i Operacioneve në Sigurimin e Atdheut”. Veç kësaj, Krasniqi ka thënë se duhet të burgosen dy udhëheqësit e shërbimeve inteligjente në Kosovë – Kadri Veseli dhe Ramë Maraj.   
                                                                ———————————————————————-     

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...