Nga Perikli Jorgoni
Pas një pune afërsisht prej 10 vjetësh, poeti Mujo Buçpapaj, na paraqitet përsëri me një vëllim tjetër poetik, më të thellë, më të gjerë e më të punuar sesa vëllimi i parë.Vitet dhe përvoja si gazetar dhe veprimtar aktiv i lëvizjes për demokraci, kanë zgjeruar qarkun e njohjes dhe e kanë futur më thellë me problemet e dukuritë e shumta të jëtës shqiptare dhe ballkanike.
E gjithë poezia e Mujo Buçpapës, e përmbledhur në këtë vëllim, është një britmë e këlthitje shpirti të rreshkur e të lënduar nga vuajtjet e mjerimet, nga plojat, nga plagët e zjarret e luftës,që e ndoqën nëpër shekuj banorin e tokës arbërore e Ballkanin, një britmë për këlthitje për liri e lumturi.
Liria dhe lumturia qe do t’u buzëqeshë njërëzve, kur të vendosej në ballin e jetës pushteti i lirisë dhe i së drejtës, ka qënë ëndrra e kahershme e Shqipërisë dhe e Ballkanit. Kjo ëndërr e bukur dhe e artë, e përkëdhelur prej shekujsh në ëndërrimet e vocrrakëve të bjeshkëve tona e të luftëtarëve kryengritës, që merrnin udhët e malit e të lirisë, i njerr bisqet e veta dhe në gojëdhënat, legjendat e këngët kreshnike, të kënduara brez pas brezi me lahutë nga nga lahutarët e rapsodët popullorë nëpër kasolle e tebane,nëpër bjeshkë, rudina, zaje lumenjsh buzë kënetash e detesh. Me bukën e kësaj ëndrre është mëkuar që në djepin prej lisi e druri pishe shqiptari, prandaj pushkën e lahutën i ka patur të shenjta dhe nuk i ka hequr nga dora.
Poezia e Mujo Buçpapës, që na vjen, në një fazë pjekurie të poetit, më e strukturuar, më konkrete e më e ngjeshur e me lëndë jëtësore e fakte të dhimbshme e tronditëse, është frymëzuar e tëra nga ëndrra e lirisë dhe e lumturisë, nga dëshira e kahershme për hapësira jete të lirë, për një jetesë më të begatë e të pashqetësuar nga vërshëllima e plumbave dhe britma e barbarëve, që u sulën me vravashka të ndezura e armët e vdekjes nëpër duar, për të na rrëmbyer hisen e diellit, për të na djegur arat e shtëpite, për të na vrarë ëndrrën e jetës e të lirisë. Keta barbarë janë pjellë e shëmtuar e shtetit të lindur nga diktatura dhe nga etja e dëshira e çmendur e qarqeve shoviniste të ballkanit, për sundim e rrënime.
Shqipëria me të gjitha trojet, ku ka jetuar e ka mbjellur ëndrrën e lirisë e të jetës shqiptari, nuk i është nënshtruar dhunës, kërcënimit, burgjevë e dënimeve me vdekje.Liria dhe ëndrra e lirisë ka zënë fill që në legjendat e këngët tona të lashta.Me këtë ëndërr u sulën në ballin e luftës e të plumbave, luftëtarët kryengritës të çetave partizane e të Kosovës martire, dhe po me këtë ëndërr bredhin në mëngjeset e ftohta me cingërimë apo në zhegun e verës nëpër udhët e qyteteve të Arbërit të lashtë, fëmijët e bathores e të rrafshit të Dukagjinit, të Këlmendit e të Vurgut të Delvinës, e të Dhërmiut.
Ëndrra e lirisë e ndjek poetin dhe kur endet rrugëve të Nju Yorkut e të Parisit, dhe kur sheh Muzeun e Napoleonit Buonapartit, burrit të madh që i priu revoluconit Borgjez të Francës, në emër të lirisë vëllazërisë e drejtësisë..Duke parë Muzeun e Napoleonit
dhe urën e Bruklinit, poetit i kujtohet Ali Pashë Tepelena, që mbeti pa varr, historia e dhimbshme dhe e përgjakshme e Shqipërisë, dramë e dhimbshme e jetës shqiptare , nënat e plakura nga vuajtjet , të gjymtuarit e të rënët në fushën e luftës.
Dhe është e dhimbshme qe, dhe në pragg të shekullit të XXI, Shqipëria ka mbetur e copëtuar dhe e ndarë në tresh.Këtë tragjedi e padrejtësi të pakteve të fuqive të mëdha ka ndjerë bashkë me të tjerët edhe gjyshi i poetit.Ata luftuan me ushtritë e Perandorisë Osmane, dhe të hordhive të huaja, dhe mbetën të zhgënyer; sepse padrejtësisht trupi i atdheut u gjymtua, dhe u përgjak mizorisht.
Por ëndrra e lirisë mbeti përsëri e gjallë dhe e zjarrtë.Ajo përçon ngrohtësi dhe energji të pashtershme. Atë nuk ka asnjë forcë e pushtet tiranik ta shuajë e ta varrosë.
Ëndrra e lirisë dhe e lumturisë mbetet në epiqendrën e jetës shqiptare,me brumin e lashtë e të begatë të saj, shqiptarët do të ndërtojnë të ardhmen e tyre duke dëshmuar se janë një popull liridashës i qytetëruar dhe europian.
2.
Këto mesazhe na përcjell poezia e poetit Mujo Bucpapaj.
Kjo poezi e frymëzuar nga jeta dhe ngjarjet tronditëse që përjetoi e përjeton e gjithë hapësira gjeografike shqiptare, që vjen në këtë vëllim me fytyrën e një poezie moderne, me strukturën e një vargu të zhdërvjelltë e me përfytyrime të freskëta, të begata e mbresëlënëse.Ajo mëkohet me lëndë nga legjendat, nga përrallat dhe eposi verior, me lëndë nga ngjarjet e dramat e jetës shqiptare e ballkanike, nga dëshmitë e analet historike e nga realiteti i dhimbshëm e dramatik i kohërave moderne.
Drama Shqiptare është mbarë kombëtare, në të ndërkallet dhe drama e lufta heroike e Kosovës martire.
Skenat e gjalla e tronditësë të kësaj lufte, i shohim edhe nëpër udhët e Tropojës, ku enden luftëtarët kryengritës me plagë e flokë të përzhitura nga zjarri i luftës, i shtëpive, i staneve të djegura e të rrënuara nga flaka e nga bombardimet
Herë-herë poezia e Mujo Buçpapajt nuk është e përqëndruar vetëm në caqet e një figurë stilistike, ato kanë një shtrirje të gjërë. Sepse shpesh e gjithë ngrehina e poezisë apo gjymtyrë të rëndësishme e domethënëse të saj, kanë në themelin e tyre simbolin dhe metaforën.
Në këtë lloj mënyre origjinale të përdorimit të figurës artistike e të lëndës jetësore, poeti Mujo Buçpapaj ka përfituar dhe nga arritjet e përvoja e poetëve Tropojanë. Të një brezi më të vjëtër , nga Anton Papleka, Skënder Buçpapaj, Hamit Aliaj, Avni Mulaj, dhe Besnik Mustafaj, por dhe nga interesi gjithnjë i pashuar për të mësuar nga arritjet e poezisë së sotme moderne për t’u afruar gjithnjë e më tepër strukturave , arkitekturës kompozicionale të poezisë së sotme europiane e botërore.
Me këmbënguljen e pareshtur, me një synim të qartë e të vazhdueshëm Mujo Buçpapaj ka krijuar tashmë uniersin e vet poetik, ka përforcuar tiparet e poezisë së tij arbërore e moderne, e cila përmes përngjasimeve, thellësisë së problemeve e shtjellimit të dramës së jetës , merr herë-herë përmasa universale, lidhet me shqetësimet e përpjekjet e mbarë botës, për ti shpëtuar kërcënimit të mjerimit e makthit të hijeve të pushtetit të dhunës e të errësirës.
Çështja e pazgjidhur dhe tronditëse e fatit të Shqipërisë mbetët në kapërcyellin e një shekulli të ri, që sapo nisi një çështje madhore, e cila duhet të gjejë zgjidhen e vet të merituar.
Gjatë gjithë egzistencës dhe luftës së vet shqiptarët i kanë dëshmuar europës dhe botës, se meritojnë të jetojnë të lirë e të lumtur në tokën e tyre të lashtë.kjo thirrje e motiv qëndror përshkon të gjithë jetën e shqiptarëve e të popujve të ballkanit nëpër të gjitha shekujt.Pesha e rëndë dhe e përbindshme e saj nuk është lehtësuar e pakësuar.Dhe pas shembjes së perandorisë Osmane, Shqiptarët e banorët e ballkanit vuajtën nga kurthet, komplotet, pabesitë, vrasjet prapa shpine e shtypja e egër, e cila mori përmasa apokaliptike gjatë sundimit të shtetit autokrat, e cila i mbylli çdo shteg……në hapësirën e ngushtë të bunkerave prej betoni dhe hekuri.
Dramaciteti, i përkthyer herë-herë nga lirizmi, ironia e sarkazma është tipari themelor i poezisë së Mujo Buçpapajt.E gjithë poezia e tij ka në fijëzat e saj gjëndjen e acaruar të një drame. Dramë që ndihet dhe në kujtimet e vogëlisë, dhe në ëndrrat e brishta e fluturake të fëmijëve të bjeshkëve tona dhe në vegimin e kujtimet për shtëpinë e braktisur apo për nënën e poetit e të gjitha nënat tona, që presin me mall kthimin e fëmijëve, lulëzimin e qershive e të shegëve në kopështin e të parëve, në tokën e bekuar arbërore e cila s’u lodh së shpresuari se e ardhmja e saj do të jetë më e bardhë e më e bardhë e më me dritë.
3.Dhimbja, drama që kanë përjetuar e përjetojnë dhe në kapërcyellin e një shekulli të ri, i cili duhet të na mbyllë plagët e zemrës e të ndreqë paudhësitë e padrejtësitë e bëra gjatë shekujve, dhe mbi kurrizin e kombit tonë.
Në veprën e Mujo Buçpapajt është jo vetëm shtellë kryesore në përmbajtjen e lëndës jetësore por është kthyer dhe një element i rëndësishëm estetik.
Përmes dhimbjes së dramës së njejtë e të përbashkët realizohet bashkimi e njëhsimi i personazheve të shumtë që lëvizin në vepër, të cilët i mundon dhe u lëndon në shpirt, që mendon dhe nxit të shkruajë dhe vetë poetin. Përmes saj vijëzohet fizionomia e kësaj vepre poetike, e cila ka boshtin e vet filozofik e poetik. Vepër e mbrojtur me ndjeshmëri me mendim të thellë e lëndë të pasur e lëndë jetësore, e cila përzgjidhet me kujdes e merr formën dhe strukturën e vte të larmishme në vargjet e poetit, shpesh të shkurtuar e me një ritmikë dinamike e të shqetësuar.
Uni poetik i poetit njesohet dhe është në harmoni të plotë me shqetësimet, përpjekjet, përsjatjet e ëndërrimeve të personazheve, që gjallojnë në kohëra të ndryshme historike, në kohëra mitike dhe reale.Ai bëhët zëri dhe interpretonjësi i jetës, i biografisë, i përpjekjeve ,dhe i ëndrrave të tyre më të dukshme e më të fshehta.
Si poet e qytetar që e ka ndjekur më vëmëndje e duke marrë pjesë aktive në zhvillimet e ecurinë e jetës e të realitetit të sotëm. Poezia e Mujo Buçpapajt është poezi aktuale e bashkohore.
Edhe në rastet kur poeti na kujton ngjarje e personazhe të epokave më të vjeta historike.Kjo përmëndje e përçasje bëhët për të ndriçuar e shpjeguar më qërtë e në mënyrë të ngjarjet e pshtjellimet e fijet e ngatërruara të jetës sonë të përditshme. Struktura shpirtërore e popullit tonë, me gjithë gjymtimet e dëmet që ka pësuar, ka mbetur solide, dhe e palëkundur.Këtu mbështetet besimi në mundësitë e mëdha të së ardhmes.