E PAVËRTETA LËNDON TË VËRTETËN PËRKOHËSISHT, POR E VËRTETA MBETET E VËRTETË GJITHMONË!?
Nga Naim Kelmendi
Njeriu që e shfrytëzon fjalën publike vetëm për një qëllim:të veçohen njerëzit që ai i përzgjedhë, të një ideologjie, të një vije, të një qëllimi të një drejtimi, është fare e ulët, sepse nuk ka të bëj fare me misionin e mirëfilltë të gazetarisë, sepse mbase është e gjitha tendencioze.Këtë gjë e bën tash e sa vite shoku Milaim Zeka me emisionin e tij “Pa rrotlla”, që e emeton në RTK.
Asnjëherë nuk jam ndjerë i befasuar për këtë gjë, jo për tjetër por si i thonë fjalës: “mos e vet se të kallxon vet”.Vetë personazhët,pra të intervistuarit që i përzgjedhë Milaimi, tregon fytyrën e vërtetë dhe qëllimin e emisionit të tij. Kështu që nuk ia vlen fare për të lodhur kokën se cili është qëllimi i atyre njerëzve në këtë emission,sikur është rasti i Kudusi Lames, që fund e krye vjell vrer kundër vijës institucionale të luftës dhe personaliteteve të shquara të saj.
Ajo që më befasoi ishte kur në emisonin e tij flitej me të intervistuarin Nasim Haradinaj për luftën e Koshares, dhe me një rast, përgjatë intervistës,ai Nasimi pra,u ndërlidh gjatë rrëfimit, duke i thënë Milaimit se,”dihet ma Milaim ti i vetmi ke qenë reporter lufte në Koshare”…
Pra kjo edhe u kuptua sheshit se kishte një qëllim këtu,sipas asaj që ishte përgatitur paraprakisht se,”këtu thuaje ti këtë për mua,në mënyrë që të bëhet fakt kjo gjë për opinionin”.Kjo kishte të bënte me qëllimin për të errësuar një anë tjetër të medaljes se, kinse vetëm Milaim Zeka paskësh qenë reporter lufte në Koshare, çka nuk është e vërtetë, por le të mbetet në “nderin” e atij të intervistuarit z.Nasim Haradinaj, dhe poashtu në moralin e intervistuesit z.Milaim Zeka se pse mëtohet të errësohet e vërteta. Madje po e theksoj tash për herë të parë publikisht se ky zotëriu Nasim Haradinaj, në kohën kur neve kishim arritur në Koshare, ai paskësh dhënë urdhër që sa më shpejtë të na largojnë nga atje, jo për tjetër, por dihej se neve kishim shkuar atje për gazetën “Bota sot”, dhe ky ishte fakti që neve të pengoheshim apo ka pasur dhe ndonjë plan tjetër,që ndoshta dhe nuk është realizuar!?...Pra, ishte viti 1999, kur unë së bashku me gazetarin dhe kolegun Muhamet çetta, kemi qenë reporter lufte në luftën e Koshares, duke raportuar kështu për gazetën e përditshme “Bota Sot”, që atëbotë botohej vetëm në Evropë.
Me Milaim Zekën jemi takuar përditë aty në Koshare duke kryer punën tonë për gazetën, dhe ai të tijën, me një kamerë që kishte me vete dhe bënte incizime.Më kujtohet vetëm një rast, kur neve, derisa po shkruanim një raport për zhvillimet ditore të luftimeve,dhe këto i bënin me një lidhje satelitore me llaptop duke i përcljellë direkt në emailin e redaksisë, hyri dhe u ul para nesh ky far Milaimi, dhe pa një pa dy thotë se, këtu ndër luftëtarë po flitet se tash paskëshin ardhur edhe këta gazetarët e kësaj gazetës,..si po e quajnë,bre…, Borbës së Beogradit!!!...Kjo më indinjoi pa masë dhe unë nuk mund e ndala veten pa reaguar.

Reporteri i luftës ,Naim Kelmendi:Koshare me 1999

Reporteri i luftës së bashku me luftëtarët e lirisë, Koshare me 1999
Me Milaim Zekën jemi takuar përditë aty në Koshare duke kryer punën tonë për gazetën, dhe ai të tijën, me një kamerë që kishte me vete dhe bënte incizime.Më kujtohet vetëm një rast, kur neve, derisa po shkruanim një raport për zhvillimet ditore të luftimeve,dhe këto i bënin me një lidhje satelitore me llaptop duke i përcljellë direkt në emailin e redaksisë, hyri dhe u ul para nesh ky far Milaimi, dhe pa një pa dy thotë se, këtu ndër luftëtarë po flitet se tash paskëshin ardhur edhe këta gazetarët e kësaj gazetës,..si po e quajnë,bre…, Borbës së Beogradit!!!...Kjo më indinjoi pa masë dhe unë nuk mund e ndala veten pa reaguar.
Naim Kelmendi dhe Muhamet çetta, Koshare me 1999.
Zotëri i them, më trego të dijmë se kush janë ata luftëtarë që po thënkan se neve paskëshim ardhur të raportojmë për borbën e beogradit, dhe se gazeta kombëtare “Bota Sot” nuk është Borba e Beogradit, i pëlqej dikujt kjo apo jo…Me një fjalë ky far Milaimi e futi bishtin ndër këmbë si i thonë fjalës dhe doli jashtë, pra lëshoi një grusht miza dhe iku pa e vërtetuar se kush ishin ata që flisnin kështu,por edhe tash besoj se kjo ishte një rrenë e madhe e vetë Milaimit dhe bënte edhe kësi lloj propaganda kundër kolegëve,
por më mirë se ai askush nuk e di rolin dhe punën e tij në Koshare si reporter apo për çfarë tjetër, pasi si shumë merrej me politikë e që thirrej si shumë në emër të komantand dajës-“Azem Sylës” sesa zhvillonte punën e gazetarit, në të cilën thirrej.
Gjenerali Kudusi Lame dhe Nasim Haradinaj
Sa i përket anës tjetër të medaljes me duhet ta them edhe këtë se pra s’është e vërtetë se Milaim Zeka paskësh qenë i vetmi reporter lufte në Koshare. Neve, unë me kolegun Çetta kemi raportuar nga vijat e frontit në luftën e Kosharës dhe kemi qenë të veshur me rroba të ushtarit, jo civilë. Këtë uniformë e kemi veshur që në paraqitjen tonë në Qendrën stërvitore në Papaj, edhe pse aty na është thënë se neve edhe mund të rrinin dhe të kryenim punën tonë fare ashtu si ishim, si civilë, por këtë nuk e pranuam ngase për neve ishte krenari dhe ashtu edhe e ndjenin, që të veshnim uniformën e uçk-së dhe tashmë ishim edhe ushtarë dhe gazetarë.
Për këtë fakt tonin flasin edhe disa xhirime që janë bërë atje në vijat e frontit nga Smajl Buqpapaj, por edhe këto fotografi që po i sjell për opinionin, tash pas ca vitesh, që nuk janë bërë as në hënë as në mars, por në Koshare gjatë kohës së luftës, derisa po raportonim nga ajo luftë.
Do shtuar edhe këtë me këtë rast se ka pasur ca ditë që kemi qëndruar bashkë me kolegun edhe në brigadën “Mërgimi” në Mamurras dhe nga aty ka mjaft fotografi që argumentojnë prezencën tonë atje dhe kemi shkruar dhe raportuar poashtu edhe për atë brigade, që udhëhiqej nga koloneli Tahir Zemaj.
Me një fjalë ne ishim dhe bëmë asgjë më shumë, vetëm punën tonë, por të thuash pas kaq vitësh se, ti Milaim ishe i vetmi reporter lufte atje në Koshare’e që në atë hapësirë dhe ai ishte me neve, kjo vërtetë është tendencioze dhe e qëllimshme, për të mbuluar apo zhdukur nga kujtesa, një të vërtetë, por e vërteta edhe pse lëndohet shpesh nga e pavërteta, ajo është gjithmonë e vërtetë…
-------------------
RTK po tenton të njollos figurat e UÇK-së dhe arkitektët e pavarësisë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Transmetuesin Publik RTK-në, konkretisht emisionin “Pa Rrotlla”, që me qëllim apo pa qëllim po politizohet dhe banalizohet skajshëm nga skenarist dhe folës të porositur.
Duke kritikuar emisionin “Pa Rrotlla”, të cilin e udhëheq gazetari, Milaim Zeka dhe mysafirin e tij gjeneralin Kudusi Lame, deputeti Zemaj ka theksuar se ky person po tenton të njollos figurat e luftës çlirimtare dhe arkitektëve të pavarësisë.
Zemaj tha se mediumet tona duhet të jenë në shërbim të vlerave, avancimin e tyre por edhe të vlerave demokratike. Por sot fatkeqësisht me qellim apo pa qellim politika redaktuese e RTK-se po politizohet dhe po banalizohet skajshëm, ku skenaristet dhe folësit e porositur lansojnë në veten e parë lavdërime pa fije mbulese, gënjeshtra dhe dezinformata, me porosi te shefave te tyre të mendësisë se mykur totalitariste!
“Populli i Kosovës është falënderues për mbështetjen e madhe qe ka dhëne Shqipëria dhe populli i saj për Kosovën. Kuadro njerëz te thjeshte dhe deri luftëtare vullnetare pavarësisht bindjeve politike kontribuon për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por disa dogmatike mbeturina te sistemit te se kaluarës edhe sot 13 vjet pas lufte dhe katër vjet pas pavarësisë së Kosovës mbështjellën jo rastësisht nëpër Kosovën tonë, duke shfryer epshet e propagandës staliniste në shërbim të së majtës ekstreme shumë kriminale e korruptive”, theksoi deputeti Zemaj.
Sipas tij, njerëz të përtokur moralisht dhe të rrjedhur mendërisht flasin marrëzira shumë tendencioze dhe të kamufluara me krim dhe tani duke përdorë televizionin publik apo thënë më mirë me taksat e qytetarëve te Kosovës, janë të papranueshme, janë të pabesueshme dhe të dënueshme.
“Gënjeshtrave secilën herë janë duke ju zvogëluar këmbët. Çdo diktaturë fshihet pas gënjeshtrës e krimit, dhe sa me shumë që zgjate kjo aq me tmerruese bëhet për të ardhmen e demokracinë. Këto gënjeshtra kobe zeza fatkeqësisht të transmetuara përmes një emisioni ne RTK mund të krahasohen me regjimet me gjakatare të rajonit ballkanik e ne disa segmente i tejkalojnë ato”, tha ai.
Ai deklaroi se kush është Kuda si Lame që hedhë helm ndaj figurave tona çlirimtare, luftës institucionale dhe arkitekteve tonë të lirisë e pavarësisë duke filluar nga heronjtë Ibrahim Rugova, Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Sali Qekaj e shume luftëtare te tjerë.
“Kush është ai keqbërës që në tokën e lirë të Kosovës dhe në shtetin tonë të pavarur merr guximin të hedhë helm gjarpri si në kohën e Rankoviqit përmes një gazetari shërbëtor që ne gjuhën popullore nuk ka terminologji tjetër për të, përpos epitetit Defatore”, theksoi deputeti Zemaj.
Ai ka thirrur nga foltorja e Kuvendit të Kosovës Prokurorin e Shtetit, të marrë rolin që i takon, dhe te mos aprovoi apo te legjitimoi krimet tmerrësisht të dhimbshme, përndryshe, siç tha Zemaj, do të kemi dhunim të lirisë, dhunim të drejtësisë, por edhe të dinjitetit kombëtarë e njerëzor.
Yryshet e Gjeneralit Kudusi Lame
Nga Skënder ZOGAJ
Milaim Zeka po tregohet mjaft i shkathtë në përzgjedhjen e bashkëbiseduesve për emisionin“Pa rrotlla” të RTK-së, për faktin se po arrin që të nxjerrë para kamerave personazhe ngjarjesh e veprash të rëndësishme që zgjojnë kërshërinë e opinionit të gjerë. Si i këtillë u ndodh në emisionin “Pa rrotlla”, gjenerali Kudusi Lame, figura e njohur ushtarake e Shqipërisë, një personazh me ndikim të madh dhe fort i implikuar në thellësinë e zhvillimeve të Luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në disa nga ngjarjet më të rëndësishme të saj.
Pra, nuk ka fije dyshimi se gjenerali Kudusi Lame, që me 12 mars 1997 emërohet Komandant i Divizionit të Kukësit, kishte nën kontrollin e vet të plotë të gjitha lëvizjet përgjatë vijës kufitare Shqipëri-Kosovë, prandaj, është dëshmitari i ngjarjeve të skëterrshme që ndodhnin në Kosovë dhe që po e tronditnin gjithë botën. Për këto zhvillime Milaim Zeka e kishte ftuar të fliste “pa rrotlla”, mirëpo, në fakt , Gjenerali u bë rrotë e mullirit dhe përtypi spinaq pa karar, sikur “Marinari Popaj” në filmat vizatimor dhe foli përmes muskujve për të bëmat e tij, e të shokëve të tij. Kështu që në këtë emision, Lufta e Kosovës në prizmin e dëshmive të gjeneralit Kudusi Lame, në vend se të kthjellohej përmes faktesh të sakta historike, ashtu siç i ka hije një oficeri madhor të karrierës, kësaj radhe u mjegullua edhe me shumë, sepse Gjenerali foli sikur një bari delesh në shpatet e fshatrave të thella kuksiane.
Komandanti i Divizionit të Kukësit E tha me gojën vet, se deri me 6 maj 1997, (dy muaj pas marrjes së detyrës së kryekomandantit ushtarak në Kukës), kur Kosova shtrydhej egër nga dhuna e shfrenuar serbe, nuk ishte i informuar për situatën në Kosovë! Por, me 6 maji, kur ndodhën vrasjet në kufi, qe ky i ka menduar se ishte fjala për kalimin ilegal të studentëve, por më vonë e paskësh marrë vesh se, ishte vra komandanti Luan Haradinaj dhe ishte plagosur bashkëluftëtari i tij, Rafet Rama, Gjenerali nis të kuptojë se në Kosovë kishte organizim ushtarake(!) Dhe i gëzuar e hap zemrën dhe turret në drejtim të djemve të Kosovës(!) Dhe, ndodh takimi i parë me Xhavit Halitin, të cilën histori e tregoi si një përrallë: Dikush kërkoi takim dhe unë e pranova menjëherë në zyrën time. Mu paraqit si Zeka. Pasi më tregoi për organizimin e ushtrisë, më pyeti “A do të na ndihmoni?” Pa u hamendur I thash: Prej sot jam ushtar! Isha shumë me fat. Nuk besoj se ka qenë dikush me më fat se unë, duke iu falënderuar djemve që më morën dhe me futën në radhët e tyre!…
Pas këtij takimi, për gjeneralin Kudusi Lame fillon kthesa jetësore e fatit të mirë, sepse e shqelmon dhe i thotë lamtumirë varfërisë, që deri te takimi me djemtë, i qe lidhur për trupi si tojë, sepse me pagën qe kishte s’arrinte t’i përmbushte as gjërat më elementare të familjes. Por, kur i takoi djemtë, gjithçka ndryshon dhe jeta morri kahje tjetër…

Gjenerali në emision foli për zgjuarsinë dhe vizionaritetin e djemve, prapa të cilëve ishin 20 mijë ushtarë, në kohën kur Serbia pandehte se nuk kishte me shumë se 400! Me yrysh po fliste Lame edhe për 22 muajt e luftës në frontin e hapur, por Milaim Zeka tekanjoz, ashtu si din ai, ndërmjetësoi: Gjeneral, ka pas kontrabandë të madhe?
Dhe Gjenerali pa vrarë fare mendjen, si prej topi i tha:
“Djemtë bënë dy të mira: pastruan Shqipërinë nga armët që ishin në duar e popullit dhe, e dyta, u pajis me armatim ushtria e Kosovës!”
Fakt! Shqipëria pastrohet mirëpo ndotet Kosova, sepse armatimi i blerë nëpër rrugët e Tiranës e gjetiu, ishte skajshmërisht i konsumuar, prandaj mund të ishte gjithçka, por armatim jo! Këto armë ishin sabotim i luftës së Kosovës, sepse, ishin fatale për jetën e luftëtarëve që më to nuk mund të kryenin misionin luftarak. Mirëpo, për Gjeneralin më e rëndësishme se jetët e djemve, ishte angazhimi me përkushtim i bandës së musketarëve, padronëve të tij: Fatos Nano, Rexhep Mejdani, ministri i mbrojtjes Sabit Brokaj, krye agjenti Fatos Klosi etj, që i quajti të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm sepse, sic tha, këta i kishin braktisur shtëpitë dhe zyrat e punës, për të qenë “atje ku duhej të ishin”, pra në krye të aksionit të kontrabandimit të armëve, që bënin me djemtë kosovarë, të cilët ua mbushnin xhepat me shuma marramendëse parash. Ndihmë vëllazërore se jo mahi!
Generali Lame mbajti edhe leksion rreth pikëpamjeve filozofike – ushtarake dhe për strategjinë luftarake të aplikuar në Kosovë, duke sqaruar se: luftën e vërtetë e kishin ndërmend ta bënin djemtë (ku gjenerali kishte pranuar të futej si ushtar i thjeshtë!), mirëpo, këtë luftë të vërtetë nuk po linte të bëhej Bujar Bukoshi, që dëshironte struktura ushtarake institucionale, por që nuk kishte ma shumë se 120 veta, që me “njëfarë” Tahir Zemajn, kishin hy në Kosovë dhe ua kishin marrë armët popullit dhe ua kishin dhënë policisë serbe! Hajde Gjeneral, Hajde! Fakte se jo mahi! Pac faqen…, për këto spekulime të ulëta qëllimkëqija, që tashmë në Kosovë askush nuk i pranon, bile as Zeka e Daja i Madh!
Margaritarë me xhemba Kudusi Lame derdhi edhe për Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonelin Ahmet Krasniqi, të cilin e quajti – njeri të mirë, që ishte për unifikimin e faktorit ushtarak, mirëpo që kishte maninë, për krijimin e një ushtrie institucionale dhe që, tehun e kishte të drejtuar kah Ibrahim Rugova! Këto mani të kolonelit, gjenerali përpiqet t’ia shërojë me marrëveshjen, sipas së cilës Ahmet Krasniqit ia lejon të përgatisë ushtarë sa të dojë, por me kushtin që ushtarët t’ia dorëzojë Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së për t’i dërguar në luftë! Në kuadër të këtij bashkëpunimi të “sinqertë” Gjenerali tregon se ka pasur varg takimesh, edhe në zyrën e Ahmetit në Tiranë, me ç’rast koloneli i ka dhuruar një palë dylbi të vogla që edhe sot i ka. Pastaj ndodh takimi i fundit, më 14 shtator 1998, ditën kur policia e Kukësit e ndalon makinën dhe e carmatos Ministrin e Luftës së Kosovës! Koloneli kur shkon te Gjeneralin nuk i tregon për incidentin e ndodhur, dhe Lames tash për atëherë i vjen keq që nuk e ka ditur sepse, do ta bënte namin! Kështu tha në emision, por fituam përshtypjen se pak rrejti, sepse, dihet botërisht se, për incidentin po atë ditë ka marrë vesh gjithë Shqipëria e Kosova.
Edhe një gënjeshtër tjetër, krejt e vogël, iu përvodh Gjeneralit, kur tregoi për humbjen e gjurmëve të revoles së Ministrit Krasniqi, të cilën, pas vrasjes nga Komesariati i Policisë së Kukësit, e paska marrë një grua flokëverdhë, që është paraqitur si gruaja e Ahmet Krasniqit, e që Gjenerali prapë, e ka marrë vesh me vonesë se gruaja e Ahmet Krasniqit nuk qenkëshej flokëverdhë! Fakte trishtuese! Kush i hanë këto fara pocerke? Si u marrka një pistoleta aq lehtë nga Komesariati i Policisë, nga një person i panjohur, pa asnjë dokument të nënshkruar. A mund të ndodh kjo, sidomos kur është fjala për armën e një personaliteti të lartë dhe të jashtëzakonshëm, i cili vritet në qendër të Tiranës? Vrasjen Ministrit të Kosovës Gjenerali nuk e bëri të madhe, mbase për shkak të disa gabime që tha se i kishte bërë edhe Ahmet Krasniqi. Sidomos mish dhie gjenerali kërkoi në raportet e këqija të kolonelit me Bujar Bukoshin, dhe sidomos kur postin e Ministrit e merr Halil Bicaj, dhe përmirësohen raportet me Bukoshin, por keqësohen me Ibrahim Rugovën. Si dëshmi Gjenerali theksoi dy numrat e “Revistën Ushtarake” në të cilën qenka sharë keq Rugova! Por për fat të mirë revista ekziston dhe, mund të lexohet dhe të shihet se me Gjeneralin diçka nuk është në rregull.

- Si u njoha me komandant Tahir Zemajn ?
-
- Gjatë Luftës për çlirimin e Kosovës të viteve 1998/99, sidomos pas mbarimit të saj, nuk kam besuar se shumë lidhje të vjetra mes miqësh do të shkëputen aq rrëmbyeshëm, e shumë të tjera do të lindin.
- Me Komandantin Tahir Zemajn gjatë luftës kemi komunikuar indirekt. Fati e deshti të takohemi dhe të njihemi më mirë pas mbarimit të saj. Këtë takim e kam pritur me kurreshtje të madhe. Për komandantin, tashmë, kishin shkruar në mënyrë shumë denigruese gazeta e agjensi të ndryshme lajmesh, që për redaktorë e gazetarë kanë enveristët më të regjur dhe më të pamshirshëm të Kosovës. Të tjerë gazetarë e gazeta kishin shkruar ndryshe, për trimëritë e tij prej komandanti e çlirimtari. Imazhin e vërtetë për komandant Zemajn i krijova kur ish-ministrin i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqin, e dëgjoja se si fliste me pietet të lartë për te, për hyrjen e tij në luftë, për profesionalizmin e tij në mbrojtjen e Llukës, për udhëhëqjen e Betejes së Loxhës, për kazermen e Prapaçanit. Shkurt për trimëritë që kishte treguar në Rrafshin e Dukagjinit duke luftuar kriminelët e Millosheviqit.
- Çdo gjë do të përfundonte këtu, sikur komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Tahir Zemaj, pas luftës t’a kishte mbyllur gojën për t’i lënë gjakhumbur ushtarët që ia kishin vrarë, siç thoshte ai, me tradhëti pas shpine. Sikur t’i kishte lënë në harresë dëshmorët e Betejës së Loxhës. Sikur të mos i kishte ndie në shpirt vuajtjet e ushtarëve të brigadës „Mërgimi“. Sikur t’a kishte sharë eprorin e tij Ahmet Krasniqin, ashtu siç kanë bërë të tjerë për një leckë, për një gojë bukë. Por, ja që komandanti foli dhe tha të kundërtën. Denoncoi krimin në shumë intervista dhe në dy librat e tij të titulluara, "Kështu foli Tahir Zemaj", vëllimi I dhe II.
- Komandant Zemaj ka lënë pra dy libra, deshmitë e të cilave do t’a mundin heshtjen e dhunshme, e cila një ditë mund t’a pllakosë Kosovën që terrori i kuq enverist po mundohet t’ia përgadis. Rrëfimet e tij për luftën nuk janë përralla fantastike. Janë rrëfime të veçanta, të përjetuar fizikisht e shpirtërisht. Kur them shpirtërisht, më kujtohen emocionet e komandantit kur fliste për ushtarët dhe eprorët të rënë dëshmorë, apo për dredhitë dhe kërcënimet, që përveç luftës me serbët, i kishin ardhur nga taborri i atyre, të cilët pretendonin se kishin vulën për çlirimin e Kosovës. Të gjitha i ka thënë në mënyrë kronologjike dhe perfekte siç i ka hije një komandanti. Ai i ka vënë vulën mrojtjes së Llukës, Betejës së Loxhes, shpëtimit të 60000 civilëve në Rrafshin e Dukagjinit. Jam thellësisht i bindur se sa herë të flitet për këto beteja e të mos përmendet emri i komandantit Tahir Zemajt, është njësoj sikur të thuhet: Zot ka, por Zotit s’i besoj. Pra, ja pse e vranë komandant Tahir Zemajn! Për t’ia vjedhur famën e çlirimtarit. E vranë për t’ia mbyllur gojën, por le t’a dinë se i kanë hapur njëqind gojë tjera.
-
- Historia e Brigadës "Mërgimi"
- Shumë tronditëse është historia e dhimbshme e Brigadës “Mërgimi”. Lufta sjell humbje dhe tragjedi. Kur ato t’i shkakton armiku përballohen më lehtë. Por kur t’i kurdisin ata që ua ke shpëtuar jetën, siç ka dëshmuar komandant Tahir Zemaj, ajo është tragjedi e veçantë. Dihet botërisht se brigada “Mergimi” ishte më e përgaditura: si me ushtarë edhe me teknikë luftarake e moderne. Për herë të parë para gjithë botës, me proçesverbal të nënshkruar, komandant Zemaj ka dëshmuar për armatimin që ka disponuar ajo brigadë dhe çfarë ndodhi me atë armatim. Veç kësaj, një zot e di sa lexues janë neveritur kur kanë lexuar se si forcat shqiptare të Shqipërisë së Fatos Nanos e kishin rrethuar Brigadën “Mërgimi” të UÇK-ës për t’a çarmatosur, për t’a poshtruar. Por kjo nuk është e tëra! Fatin tragjik që ka pësuar kjo brigadë gjatë rrugëtimit nëpër Shqipëri, sidomos pas hyrjes së saj në Kosovë, është shumë trishtues.
-
- Më vonë e kuptova realitetin; as nuk ishte UÇK e Drenicës që maltretonte e as ushtarët e maltretuar nuk ishin të Koshares. Kuptova se lufta po hynte në drejtimin prej ku kthim prapa s’ka, pa vrasje politike për pushtet. Dhe vrasjet vazhduan, herë me ritëm më të shpejtë, herë më të ngadalshëm, herë vritej një e herë më shumë veta, herë komandantë të UÇK-së herë politikanë, por gjithmonë sipas listave të zeza, të përgaditura gjatë luftës. Edhe komandantin Tahir Zemaj, të birin e tij Enisin dhe kusheririn, kryetarin e FR të LDK-së së Deçanit, i vranë ata që Komandanti Zemaj ua ka shpëtuar jetën me ushtarët e vet. I kishte shpëtuar kur ishin gjetur në rrethim të hekurt nga forcat serbe. Çka të thuhet tjetër, veçse vrasje sipas radhës së shkronjave të alfabetit. Sa shumë shkronja ka edhe ky alfabeti jonë!?…
- Komandantit Tahir Zemaj, djalit të tij Enisit dhe kusheririt Hasanit, u qoftë i lehtë dheu i Kososvës! Ai dhé që e çliroi vetë komandant Zemaj për gjeneratat e ardhshme, për fëmijët e bukur të Kosovës,shkruan në mes tjerash
- Sefedin KRASNIQI.
Ndërkohë që Gjenerali Xhekson me oficerët e Ushtrisë Serbe nënshkruajnë marrëveshjen e kapitullimit të forcave serbe në Kumanovë, menjëherë Presidenti i Shqipërisë dhe Kryeministri i saj dolën me një deklaratë ku kërkohej "çarmatimi i njësive të Bujar Bukoshit, pasi ato rrezikonin pushtetin në Shqipëri"!! Thjeshtë kjo deklaratë , është e zonja të dëshmojë se kush e kishte dëmtuar dhe penguar luftën në Kosovë, se cila aleancë i kishte bërë puç përpjekjeve të jashtëzakonshme të institucioneve të Republikës së Kosovës për të organizuar dhe drejtuar një rezistencë dinjitoze ushtarake ndaj pushtuesit serb.
Një ditë më vonë, pas kësaj deklarate - rrëfen Tahir Zemaj - kazerma jonë në Mamurras është gjendur e rrethuar nga forca të shumta të ushtrisë dhe policisë së Qeverisë Shqiptare. Imagjinoni se çfarë gjendje shpirtërore mund të jenë gjendur ushtarët dhe oficerët e Brigadës "Mërgimi", që kishin ardhur nga të gjitha shtetet e botës për të luftuar për Kosovën e tyre, dhe në një mëngjes të bukur gjenden të rrethuar nga forcat e ushtrisë shqiptare ?!
Në bisedime me drejtuesit e atij "operacioni" dhe në marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Rendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, kemi arritur në përfundim që ne nuk do të dorzonim armatimin personal, deri në kalibrin 12.7 mm. Do t'u mbetej ushtarëve, dhe nëse ishte nevoja do t'ua dorzonim forcave të NATO-s dhe të magazinoheshin në Kosovë, pasi ishin pjesë e pasurisë së saj. Armatimin e rëndë : disa lloje topash, minahedhësish, raketash kemi vendosur që me Proçes-Verbal t'I falet Akademisë ushtarake të Shqipërisë.
Nga ana e Policisë Shqiptare është marrë angazhimi që ata të na shoqëronin deri nhë kufi për të na "mbrojtur" nga incidentet. Mua, me dekret, më kanë emëruar në një detyrë tjetër pranë Ministrisë së Mbrojtjes së republikës së Kosovës. Më është thënë që të nesërmen do të takoheshim bashkë me Presidentin e kryeministrin, me gjeneralin Xhekson.
Drejtimin e Brigadës e ka marrë zoti Fazli Rugova, zëvëndësi im. Brigada është nisur drejt veriut për të kaluar në Kosovë. Ndërkohë, ajo është braktisur nga policia ushtarake dhe ajo e rendit e Shqipërisë, që sipas marrëveshjes kishte marrë përsipër shoqërimin e saj deri në kufi, rrjedhimisht ata kanë rënë në një pritë të disa forcave policore - paramilitare afër Tropojës.
Megjithatë kanë mundur të depërtojnë pa luftime, pasi kam komunikuar drejt për drejt me komandantin e Brigadës dhe i kam thënë se, nëse pas pesë minutave nuk hapej rruga atë do ta hapnim ne me të gjithë fuqinë e zjarrit që posedonte brigada. Kam kërkuar të flas me drjetuesin e forcave policore paramilitare, ish shefin e komisariatit të Tropojës, haklaj, e kam informuar se ka një marrëveshje e ai më ka thënë se nuk e njihte atë marrëveshje. Atëherë i kam thënë se, nëse ai nuk i njihte eprorët e tij dhe marrëveshjet e nënshkruara prej tyre, ne do ta hapnim rrugën me zjarrë.
Pas kësaj ai më është përgjigjur që "ne qenkeshim vëllezër" dhe rruga është hapur pa pasur nevojë për shkëmbime zjarri. Në fakt brigada nuk kanë pasur atë itinerar që ka ndjekur. Ajo nuk ka pasur të shkojë fare në tropojë, pasi rruga mes Kukësit dhe Tropojës ndahet në qafë të Malit, në bjeshkët e Fushë Arrëzit.
Pikërisht aty ka filluar vënia në jetë e skenarit të ri ose e marrëveshjes së fshehtë për çarmatimin e plotë të Brigadës. Ja sepse zoti Ramë maraj me një pjesë të policisë Ushtarake të UÇK-së pranë Ministrisë së Mbrojtjes së republikës së Kosovës, nuk i ka shoqëruar trupat sipas marrëveshjes. Kam ndjerë se po luhej një lojë e ligë, pasi një pjesë e shtabit me policinë ushtarake kanë hyrë pa asnjë problem në Kosovë, nëpërmjet Kukësit, ndërsa trupat e brigadës kanë kaluar nëpër një kalvar shumë të gjatë. Ram Maraj duhet tashmë vetë të bëjë publik qëndrimin e tij, pse nuk i ka shoqëruar trupat sipas marrëveshjes, pse brigada "Mërgimi" ka devijuar rrugën, çfarë e ka penguar atë të paraqitet në orën e caktuar për fillimin e marshimit të Brigadës etj?
Pasi kanë kaluar pritën në hyrje të Bajram Currit, brigada ka marrë drejtimin e Qafë Luzhës, ka dalë në kam, Has, Krumë, Kukës, pastaj në Qafë të Morinës. Praktikisht ka bërë më shumë se 200 km rrugë të pa asfaltuar, malore, tepër të vështirë në vend se të kalonte sipas planit drejt në rrugën e Kukës-Prizren. Në tokën e Kosovës, brigada fillimisht është pritur nga KFOR-i gjerman, të cilit I është dorëzuar një pjesë tjetër e armatimit me proces-verbal.
Prej në Prizren brigada ka provuar një ferr të vërtet. Tashmë ishin "fitimtarët", ata që ushtruan dhunë mbi brigadën "Mërgimi", disa plehra që qenë organizuar dy-tre ditëve të fundit, si gjoja policia e UÇK-së e të tjera formacione më të vogëla që qenë formuar nëpër male e që kishin zbritur si çlirimtarë qyteteve e fshatrave të Kosovës. Duhet theksuar se ditëve të fundit janë formuar me dhjetëra njësi të tilla, me numra e emra, të cilat kishin një ditë apo dy që ishin kthyer në Kosovë, nga kampet apo nga bregdeti dhe pretendonin se kishin marrë pjesë në luftime për çlirimin e Kosovës !
Po të mos kishin qenë forcat gjermane, do të kishin ndodhur edhe incidente të përgjakshme. Edhe në Gjakovë ka pasur rrahje, fyerje, keqtrajtime deri në orën 24. Po ashtu ka ndodhur edhe në Pejë.
Forcat Italiane nuk kanë qenë të informuara mirë. Këtë gjë e kanë shfrytëzuar "policët" e UÇK-së. Aty është marrë e gjithë njësia dhe është dërguar në drejtim të Dashinocit me urdhër të Shatbit, se gjoja këto ishin bandat e Bujar Bukoshit dhe të Tahir Zemës. Në Ratishë është plaçkitur gjithë arsenali i ndërlidhjes, kamionët, paisjet e tjera automibilistike, çisterant, uniformat, të hollat personale etj. Në ish fabrikën e "Zastavës" kanë ndërhyrë forcart e KFOR-it italian dhe për fat deri në atë çast nuk ka pasur të vrarë.
Të nesërmen me përcjelljen e KFOR-it janë nisur për në Prishtinë ku edhe janë shpërndarë. Kjo rrugë për të hyrë në Kosovën e lirë, ka qenë shumë më e përgjakshme se marshimi i tri brigadave një vit më parë, kur Kosova gjendej e pushtuar nga forcat policore-ushtarake serbe. Nuk mund të harrohet kurrë, dhe dikush do të përgjigjet një ditë për pesë luftëtarët e kësaj brigade, Rexhë Osaj nga Deçani, Bashkim Balaj i Isniqit, Sinan Musaj nga Strellkci i Epërm, Ram Peja nga peja dhe Vesel Muriqi nga Rugova e Pejës, të cilët drejtonin automjete të kolonës e që janë marrë dhe dërguar në zyrën e "Prefektit të Pejës" një kushëri i Agim Çekut, Et'hem Çeku dhe të Ramush Haredinajt.
Aty ata jjanë rrahur barbarisht, u janë thyer brinjët, janë sharë e ofenduar, pastaj është urdhëruar : "të veprohet dhe të dërgohen atje ku duhet !". I kanë nisur në drejtim të Ratishit përsëri nën komandën e "togerit" dhe prej atij momenti nuk dihet më asgjë për ta. Më vonë nga ana e KFOR-it italian është bërë ekspertiza e vendit të ngjarjes, pasi sipas dëshmitarit që ka mbetur gjallë, Vesel Muriqit, ata mund të jenë ekzekutuar. Veseli ka dëshmuar edhe për ato skena të tmerrshme që kanë ndodhur në zyrën e Et'hem Çekut dhe Ramush haredinajt.
Të gjithë ushtarët e tjerë nuk kanë mundur të inkuadrohen asnjëherë, disa prej tyre janë urdhëruar të paraqiten pranë komandave lokale për t'u marrë në pyetje dhe për të dëshmuar prezencën, një imitim i shëmtuar i skemave të policisë serbe. Të gjitha këto gjëra po dokumentohen dhe po përgatiten akuza të mbështetura ligjërisht dhe nuk do të jetë e largët dita që personat përgjegjës do të japin llogari dhe nuk do të jetë e largët dita që personat përgjegjës do të japin llogari për këto sjellje barbare. Tashmë po merret vesh më së miri se kush ishin ata që luftuan për çlirimin e atdheut.
Ata që dikur i shisnin mend popullit se duke qenë bij të tij nuk kishin nevojë për grada dhe për akademi për ta çliruar Kosovën, sot janë vetëgraduar, gjeneralë e nën gjeneralë, kolonelë e marshallë, veç gjeneralisim nuk ka sot në Kosovë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë, ka pasur vetëm dy beteja, ajo e Loxhës dhe e Kosharës, nuk duhet ngatërruar pritat apo ndonjë shkrepje armësh me beteja, as marrja e ndonjë poste policie me dy-tre policë, as bombardimet e serbëve ndaj popullsisë civile. Beteja të mirëfillta me luftëtarë të rreshtuar në front, ka pasur vetëm dy, ato që i përmenda.
Eprorët dhe luftëtarët që morën pjesë këto dy beteja dhe që u flijuan nuk janë graduar, janë graduar njerëz të tjerë. Në fund të fundit është e nevojshme të marrim vesh se ku e kishin hallin ata njerëz, çfarë qëllimi kishin, ta digjnin Kosovèn bashkë me forcat serbe, apo ta çlironin atë bashkë me ne ??
Sot është fakt që njerëzit po zgjohen, ata e njohin të vërtetën, ne kemi borxh të ofrojmë dëshmië tona me qëllim që pejsazhi tragjik, por edhe heroik i Luftës së Kosovës të ndriçohet sa më mirë që të jetë e mundur, me qëllim që t'u lëmë brezave dëshmi të pakontestueshme. Vetëm kështu ata do të mund të korrigjojnë gabimet tona pa i përsëritur ato. (Kështu foli Tahir Zemaj,Fq.119 - 124)
Kolonel në luftë-Hero në paqë
Nga Flori Bruqi
Tash e nëntë vjet pas vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit e kushëririt Hasanit, hetimet për këtë vrasje ende kanë mbetur “dosje të hapura”, por të pazbuluara.
Nëntë vjet më parë në një prit të organizuar në hyrje të Pejës një dorë kriminele vrau në pabesi kolonel Tahir Zemajn, birin e tij Enisin dhe kushëririn Hasan Zemaj. Ata që ia kishin frikën t’i dilnin përball kolonelit Tahir Zemaj iu vërsulen pas shpine duke i nxënë pritën në muzgun e mbrëmjes së 4 janarit të vitit 2003. Të gjithë këta korba u vërsulën mbi të, por ai kurrë nuk u frikësua, sepse në anën e tij ishte drejtësia. I dolën në pritë dhe në mënyrë tinëzare i organizuan atentatit në hyrje të Pejës. Atentati më 4 janar të vitit 2003, ishte një ogur i zi, ngase përveç që ngriu zemrat dhe gjakun e tre burrave të kombit, mori jetën e një koloneli të karrierës së lartë ushtarake, një strategu të luftës, i cili shquhej me të gjitha virtytet që duhet ti ketë një oficer.
U shpëtoi dy atentateve
Ngjarja kishte ndodhur në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa vrasësit ishin larguar drejt Fabrikës së Birrës. I njohur edhe si njëri ndër dëshmitarët në gjyqin ndaj Grupit të Dukagjinit, koloneli Zemaj kishte arritur t’u shpëtonte edhe dy atentateve të tjera të drejtuara ndaj tij.
Në njoftimin zyrtarë për këtë vrasje atëherë është thënë: “Të shtunën në mbrëmje u vra në qytetin e Pejës Tahir Zemaj, ish-oficer i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Së bashku me të është vrarë edhe i biri, si dhe një i afërm. Autoritetet po zhvillojnë hetime mbi këtë incident të pasqaruar ende dhe policia nuk ka shpallur ndonjë të dyshuar për këtë vrasje.
Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, i afërt me krahun politik të presidentit aktual, Ibrahim Rugova. Emri i tij është përmendur jo rrallë në lidhje me rivalitetet që kanë ekzistuar ndërmjet grupeve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pak kohë më parë, Tahir Zemaj ishte dëshmitar i Prokurorisë në procesin kundër pesë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që u dënuan për ”veprime kriminale kundër bashkëkombasve të tyre në fund të luftës në Kosovë
Ndërsa kanë kaluar nëntë vjet nga kjo vrasje mizore, dhe 4 vjet nga pavarësia e shtetit të Kosovës, shumë vrasje politike kanë mbetur të pazgjidhura. Kriminelët që vranë Tahirin, Enisin, Hasani, por edhe ata që vranë Xhemën, Enverin, Bardhylin, Besimin, Bekimin, Shabanin, e shumë e shumë veprimtarë të tjerë ende janë duke vepruar në Kosovë. Aso kohe as policia e UNMIK-ut, e cila ishte përgjegjëse për sigurinë në Kosovë, por as Policia e Kosovës ,Eulex-i nuk kanë arritur të zbulonin vrasësit e këtij akti të shëmtuar kriminal.