Faik Konica: Ndryshimi i feve dhe shqipëtarët






Gjuha

Fjalët turqisht që shpallmë tjatrën herë janë më të përdorurat. Po ka, mjerisht, edhe shumë të tjera. Japim këtu një tjatër mbledhje:
Mos thoni mutlhak (po thoni: do-e-mos, pa ndyshim); mos thoni siklet (por thoni shtrëngicë); alhaversen (dhëntë Perëndia, dashtë Zoti, etj.); sabah (mëngjes); aksham (mbrëma); karpus (shalqinë); bereqaversen (Perëndia të dhëntë); inshallah (Zoti e bëftë); ghye (turp, mundim); dava (gjyq); hajvan (kafshë); terbije (shtrim); çurek (bukë); hala (ende, edhe); tudshar, reshper (tregetar, kumerkar, shitetar); saraf (kembimtar); bardak (kupe); çunqe, madam, (me qenë që, me gjithë që); dizge (rreze); malli (gjë); mulq (tokë); tavan (plafe); shishe (bucelë); hasha (mohim); bën hasha (mohon); dxhenet (parajsë) dxhenhem (ferr, skëterrë); sokak (rrugë); mejdan (shesh); bën vaki (godit); vakt (kohë); selam (të fala); direk (shtyllë); taban (tra); surrat (fytyrë); made, mesele (çështje); hava (klimë); teptil (përkthim); qefil (dorëzënës); ejvalha (falem nderës): paçe (këmbë kafshësh).

Kombësia

Është e thënë prej shumëve, edhe do të thohet se një nga shkaket më të rënda që ndajnë edhe lëshojnë prapa Shqipëtarët është ndryshimi i feve. Autori i librit gegënisht ‘T’ndodhunat e Shqypnis’ rrëfen, në një copë që do t’a nxjerrim herën e ardhur, qysh qindëra mij Shqipëtarë u-bënë muhamedanë në kohë të ardhjes s’Turqve në dhe tonë.
Në Malësi të Dibrës puna ka ngjarë ndryshe, si e kini për të parë e si na e ka rrëfyer një trimosh dibran.
Osmanllitë, kur hyjtin në Dibër, thirrnë të parët e Malësorëve e u bëjtin një pyetje: Kur ka, thanë, një baba, dy djelm, cilin do më shumë, më të vogëlin a më të madhin? Më të voglin, u -përgjigjnë te padjallëzuarit Malësorë.
Mirë, thanë përsëri Osmanllitë, po me që Perëndia e ka Muhamedin djalë më të vogël, e do më shumë se Krishtin. U muntmë, u-përgjigjnë aherë budallenjtë tanë, e po si berra u-bënë muhamedanë.

Shkenca

Këndojmë te e përkohëshmia shkenctare “Cosmos” se ca kafshë nukë pinë as një pikë ujë në tërë jetën e tyre: Këto kafshë janë lamat e Patagonise edhe gazelet e Lindesit.
Në “kopshte kafshëtore” të Londonit, ku kanë mbledhur nga gjithë shpesat e egërsirat e dheut, një papagall rrojti 52 vjet pa pirë një pikëzë ujë. Shumë shkencëtarë besojnë se ljepurat nukë pinë tjatër gjë përvec vesen e paktë që ndodhet mbi barërat.
Një Amerikan, i quajtur John Bargeman shkruan se gjeti në malet e Meksikut-Ri qen t’egër e të tmerruar.
Këta qen janë ngjyrë hiri, me leshëra të gjata, peshojnë 50 kilo (40 okë) edhe kur derdhen mbi një kope, çajnë kafshët shtëpiake me qindra.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)