2012-06-19

AM PËRQAFUAR TË GJITHA FOSHNJAT E DUKSHME DHE TË PADUKSHME

Skeda:Fahredin Shehu.jpg


Fahredin Shehu lindi në Rahovec në vitin 1972, është shkrimtar shqiptar.Studimet universitare i kryen ne Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale. Aktivisht mirret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizuel. Jeton dhe punon ne PrishtineStudiues i trashigimise shpirterore boterore. Shkruan edhe veshtrime estetike per artin vizuel.


Disa nga botimet e shkrimtarit Fahredin Shehu:



  1. NUN- përmbledhje me poezi mistike, 1996 botim autori,
  2. SHUMËSI E PADUKSHME- Prozë poetike, 2000, botim autori
  3. NEKTARINA- Roman epik transcendental, 2004, sht. Botuese, Rozafa Prishtinë projekt i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës
  4. ELEMENTAL 99- Tregime të shkurta poetike, 2006, Qendra për mendim pozitiv, Prishinë
  5. KUN- Përmbledhje me poezi të lirikës transcendentale, 2007, Sht. Botuese LOGOS-A, Shkup
  6. *Botimet në gazeta dhe revista:
  1. Ese në të përditshmen ZERI, Prishtinë,
  2. Ese në të përditshmen LAJM, Prishtinë,
  3. Ese në të përditshmen GAZETAEXPRESS, Prishtinë,
  4. Ese në të përditshmen ILIRIA POST, Prishtinë,
  5. Kolumne dhe ese në javoren JAVA, Prishtinë,
  6. Poezi në Revistën e Qendrës për studime humanistike GANI BOBI, Prishtinë
  7. Ese në revistën “Studime Orientale” të botuar nga Shoqata e Orientalistëve të Kosovës.
  8. Poezi në revistën STAV- Tuzla, Bosnie dhe Hercegovinë
  9. Poezi në Revistën ZIVOT- Sarajevë, Bosnie dhe Hercegovinë
  10. Poezi në revistën ULAZNICA- Zrenjanin, Vojvodinë
  11. Ese në revisten elektronike SEGURAWEB, Holandë
  12. Ese në revistën elektronike GAZETA START, Shqipëri
  • Pjesëmarrjet:
  1. Ekspozita e kaligrafive në Kajro, Egjipt, 2004
  2. Takimet e 44-ta te poezisë, Sarajevë 2005
  3. Kongresi mbi 600 vjetorin e Veprës së Abdurrahman Ibn Khaldunit, Kajro, Egjipt, 2006
  4. Takimi për të drejtat e pakicave etnike, Parlamenti Evropian, Bruksel, 2006
  5. Ekspozita e pikturave dhe e librave ne Ministrine e kultures se Egjiptit, Kajro , 2007






NGA FAHREDIN SHEHU


Kështu fliste Tamara

Kam lustruar sytë e fëmijës së përvuajtur
duke larguar shtresat e avullta të pamjes së tij
Të shoh dhëmbë të shkëlqyeshëm derisa buzëqeshë
dhe planetin e urrejtjes bukur mirë të fjetur dhe

fshehur të shpirtit tim

kam shpërlarë stratosferën e katastrofave
që prindërit e tyre me zell i shtresuan në qeniet e tyre
me lot të mbarsur me dashuri
kam qëruar të gjitha membranat e shpirtit

të kontaminuar

I dhashë buzëqeshjen bretkosës
dhe puthjen nefritit të heshtur

kam kulluar vesën nga petalja e trëndafilit

të bardhë dhe numëruar rubinët nga shega e pjekur

kam mbjellur të gjitha llojet e frutave
dhe mbaruar kopsht për të gjithë ne
ti mund ta quash pemishte
ti mund ta quash plantacion i të porsalindurve

të Dashurisë por unë di se është truall tahionik
ku vetëm Dashuria farë mund të mbjell

kam qepur petkun nga smeraldi
dhe parfumosur atë me Ambër që ta vesh

çdo fëmijë
unë ushqej çdo stomak
me dritën vetuese të shpirtit tim
T’i bëj transparent
T’i përndrisë

kam krijuar armatën e buzëqeshjes
dhe ftuar të gjithë shpirtrat ta çmontojmë

makinerinë e urrejtjes
në fushat e simfonisë së dritës
në momentin e shenjtë të amshimit

kam përqafuar të gjithë foshnjat e dukshme dhe

të padukshme dhe gëzuar për lumturinë e tyre

kam shtrydhur të gjitha armët
njerëzit dhe demonët që kanë krijuar
dhe krijuar pluhur ashtu që në çdo trohë
buzëqeshja lind Dashurinë




Pyetjet e Angeloidit


A jam unë gur i thjeshtë?

Të më gjuajnë larg nga shikimi

A jam lëkurë tigri

Të më shkel tregtari i pashpirt

A jam gjaku për t’u thithur nga shokët e afërt?

A jam udhëheqës i fisit të humbur?

Të më adhurojnë si të shenjtë

Jam profet i zhdukur?

Të cilin e kërkojnë në shpella që

xhinët e kolonizuan

A jam fosil i Jurës?

Të më shfaqin në kubin prej kristali

A jam esencë jasemini?

Të më erëmojnë pas mileniumit të tretë

A jam planet i humbur ?

Mallkim i njerëzimit

A jam paradigmë e mirësisë?

Të jem i shuar nga tretja

A jam e ligja e përkryer?

Të jem i lartësuar si këndim kishtar.

A jam krahu i engjëllit të purpurt?

Të të sjell hije

Derisa ti kërkon dituri.

A jam unë melodi e tej- ndjeshme?

Të më lozin me telat e zëmrës

së përndritur.

A jam shpirt ajror?

Të ju sjell stuhinë

Në mesditë kur dielli

E lexon strofën e tij

A jam fluid kozmik?

Të jem i shpërndarë si

hiri i yjeve.

A jam mjaft i shenjtë?

T’i gëzohem harmonisë kozmike

A jam kambanëz nga krihet e engjëjve?

Të bjerë për fillimin e profecisë së re.

A jam shenjtor i cili mezi shfaq mrekullinë e tij?

Të jem më vonë i adhuruar si hyjni.

A jam uji i pastër nga pusi i shkretëtirës?

Të më pinë në çastin e vdekjes

A jam unë vdekja e Artit?

Të ringjallem si Teurgji

A jam unë dashnori i dehur në Dashuri?

Të tretem në kuantumin e fotonit

A jam i marrë të zbuloj shpikjen e re?

Ashtu që të të dhimbsem ose

Ti mund të më përshëndesësh dhe aplaudosh

E kështu me radhë, e kështu me radhë,

e kështu me radhë.




Bëhet

Larg të kam

Kujtimi më vjen si dritë ylli

Shuarjen e të cilit

Dot s'e besoj

Kështu më ka bota

Të hutuar

Tek pres flladi

Ta freskoj

Vesa

Këtë trup zemre të huajsuar

Këtë buzë që thahet

Kur e thotë atë emër të bukur

Gjuha thahet

Ajo çahet

Balsam është vetëm prania si epifani

Por larg edhe nga kjo

Ajo çka gjuha dot s'e thotë

Ajo është

Kjo do të bëhet

Mrekulli e përhershme

Fjalë e Perëndisë

Kur thuhet BËHET

Ajo bëhet

Unë

Bëhem

Ajo

Dhe nuk më ka


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...