Faik Konica: S’jemi të zotërit të heqim mësime nga vojtjet e botës


Duké parë dhé duké dëgjhuar, bota mësojnë ment dhé ndërtohén. Ne Shqipëtarët s’marim dot mësimé; malét të tundén dhé të rrëkëléhén, né nuk këmbéjmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po u thom: në ňjëqint vjét, në vafshin si vémi, do të jémi aqë poshtë sa dhé sot.

Gréqia u-rrëkëllyé dhé u-shua për jétë: ne, né vent që të marrim mësimé, dhé duké kërkuar shkakét é rrëkëllimit të Gréqisë, të hapim sytë mos na ngjase dhé né një shojtjé é përjetshme, bëjmë ato që humbën grekun.
Shqipëria është një vent i mjérë dhé i érrët, pa bukë, pa gjuhë, pa qytétari, pa njérëz të shquar, pa njérëz që njohin të mirën dhé përpiqén t’a arrijnë. O është detyra é atyré të pakëvé Shqipëtarë që kanë në kokë ca fara, dhé në zembërë një cikë dashuri për mëmëdhénë? Detyra é tyré është të përpiqen të këndohét dhé të shkruhét gjuha shqip, të hapén ca shkolla, të shëndoshét dhé të rritét mendimi kombiar, të çahén dhé udhëra të mira édhé të shumta nëpër tërë Shqipëri që të ngjallét trégëtia dhe bujqësia të cilat janë të ngordhura në dhé tonë. Po këto punëra s’bëhén pa vojtjé; duhet, për ti mbaruar, ňjë durim, ňjë mjeshtri qe ‘mëmëdhetarët é vërtétë’ s’janë të zotërit t’i kénë. Andaj, ç’bëjnë? Bëjnë ňjë punë shumë më të léhtë: politikë.
Të lëshojë Turqinë ňjériu dhe të dalë jashtë kufisë, të shkruajë ditë për ditë mémoranda, të këndoňjë gazétat, të lëvdoňjë Shqipërinë përpara të huajvé, é të tjéra, janë lodra për të cilat s’duhét as dituri é madhé as mundim i shumë.
Pa të përpiqét ňjériu të ngulë nat’é ditë, mé ç’do mënyrë, mendimin kombiar në tru të Shqipëtarëvé ndofta është ca m’é rëndë.
Të vésh t’u thuash ‘mëmëdhetarévé të vërtétë’ éjani të punojmë për gjuhën shqip dhé për mendimin kombiar, do të lodhésh kot: Ata s’duan mundimé, po lodra, duan si Grékërit të vénë nëpër kaféra, dhe, me fjalë për të qéshur, të këmbejnë kartën e Ballkanikut.
Ashtu bënin Grékërit, andaj u-shuan. Po, sič é thamë, s’jemi të zotërit të héqim mësimé nga vojtjet é botës. Në vent që të vémi të rrëmihim kopshten dhé të mbjéllim, na është me udob të bëjmë gati shportat për të mblédhur pémë që s’kanë zen’ as rrëëňjë. Atyrévé cilëvé u pëlqén, le t’i vénë politikës pas; kémi shprésë që do të bëjnë punëra të mbëdha. Po Shqipëtarët e riňj, në shpirt të cilëvé zjen dashuria é mëmëdhéut, ditë për ditë po mblidhén rréth é rrotull flamurit tonë, dhé lëftojnë né atë luftën é mirë dhé pa gjak nga é cila do të dalë i fortë dhé i math Kombi Shqipëtar.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)