2012-06-16

Harriet Beecher Stow me fjalët e saj ndryshoi botën.

Foto e Profilit
Nga Kozeta Zavalani

Çdo ditë ekspozohemi ndaj ngjarjeve dhe historive që ndikojnë pak ose shumë në jetët tona. Por me gjithë ndikimin e vazhdueshëm të mediave, politikës dhe shoqërisë në përgjithësi, shpesh jemi të pavëmendshëm për ndikimin formësues, që këta faktorë kanë mbi botëkuptimin tonë për realitetin, deri në momentin kur prezantohemi me një këndvështrim tjetër, i cili na sfidon të fillojmë të mendojmë, madje edhe të veprojmë ndryshe! 200 vjet më parë lindi një autore, shtatvogël, e cila shkroi një libër, që për nga mënyra se si arriti ta ekspozonte realitetin, thuhet se shkaktoi atë që njihet si lufta civile në Amerikë. Madje, vetë presidenti i atëhershëm Abraham Lincoln ia shprehu këtë bindje kur e takoi, duke i thënë:“Pra ju jeni ajo gruaja e vogël që shkroi atë librin që shkaktoi këtë luftën e madhe!” Herriet Biçër Stou (Harriet Beecher Stowe), u lind pikërisht 200 vjet më parë, më datë 14 qershor. Libri i saj “Kasollja e xha Tomit” pati një ndikim transformues mbi këndvështrimin e amerikanëve për skllevërit. Romani i saj ndryshoi këndvështrimin e njerëzve mbi skllavërinë, duke thyer steriotipet dhe duke i portretizuar skllevërit si individë.Lista e librave që kanë sjellë ndryshime rrënjësore në këndvështrimin e njerëzve është e gjatë dhe e gjerë. Ka mjaft libra që kanë ndikuar pozitivisht, por gjithashtu edhe negativisht.



 Ndërkohë, shpesh herë vlera e librave është kuptuar plotësisht vetëm nëpërmjet reflektimit historik. “Unë shkruajta çfarë bëra, sepse si një grua, si një nënë isha e shtypur dhe zemërthyer me vuajtjet dhe padrejtësitë që shihja, sepse si e krishterë ndieja çnderimin ndaj krishterimit, sepse si dikush që e doja vendin tim, unë dridhesha kur imagjinoja ardhjen e ditës së zemërimit të madh.” Unë kujtoj tani fermën e Cepit të Qetë, kur vizitova për herë të parë Hartfordin, CT. USA. Ka qenë një udhëtim frymëzues nga trashëgimia e plotë të saj si shkrimtare, reformuese sociale, piktore, kopshtare, pjesëmarrëse e shkathët dhe vëzhguese e kulturës amerikane në ndryshim. Pasi bëra një tur në shtëpinë e saj të restauruar aq bukur, një shtëpi gotike e periudhës viktoriane 1871 ku ajo jetoi deri në vdekjen e saj në 1896. Fasada e saj joshëse e thjeshtë e mikpritëse, me tulla të pikturuara, më ka tërhequr shumë, aq më tepër ornamentet zbukuruese përreth dritareve, që mbyllnin enterieret e restautuara, që mbajnë orenditë me mobiljet e restauruara të familjeve Beecher dhe Stowe.

Sot, kjo shtëpi madhështore me bibliotekën e pasur shërben për takime, ekspozita të veçanta dhe programe publike. Duke u larguar prej shtëpisë ku ajo jetoi, njoha botën e saj dhe pashë botën time nën një dritë të re, që nuk e kisha parë më parë. Në vitin 1852 ajo ndryshoi botën me romanin sensacional kundër skllavërisë “Kasollja e xha Tomit” , duke mbetur gruaja amerikane me më tepër ndikim në shekullin e 19-të.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...