2012-06-11

Nga konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Roli i Mërgatës në Shtetformim”

Kur simbolet nuk janë të gjetura, dalin nga përdorimi



Në ditën e dytë e konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Roli i Mërgatës në Shtetformim” u vlerësua lart kontributi i diasporës shqiptare në përzgjedhjen e flamurit dhe hymnit kombëtar, por gjithashtu edhe në organizimin e protestave dhe mobilizimin dhe aktivitetet për çlirimin e Kosovës.
Akademik Vasil Tole duke me kumtesën “Kontributi i diasporës shqiptare në përcaktimin e simbolit të Hymnit Kombëtar” çmoi lartë kontributin e diasporës shqiptare e posaqërisht Ismail Qemailit në përzgjedhjen e këngës “Rrethe famurit të përbashkuar” si këngë kombëtare, madje ky hymn, sipas tij, iu kushtua flamurit kombëtar.

“Përcaktimi i dy simboleve ishin dy punët punët më të vështira, pasi, në rast se simbolet kombëtare nuk janë të gjetura si duhet dhe pa kontekst të rëndësishëm historik, patriotik, filozofik po edhe artisitik zhvlerësohen dhe dalin shumë shpejt nga përdorimi”, ka thënë Tole.





Ndërsa, akademik Prof.dr.Beqir Meta, në kumtesën “Emigracioni politik antikomunist dhe çështja kombëtare”, tha se në historinë e kombit shqiptar ka pasur momente të vështira dhe janë vendosur regjime autoritare që krijuan përçarje të brendshme të kombit dhe për këtë arsye, ka ndodhur që një pjesë e elitave shqiptare të largohen jashtë vendit dhe këto grupe politike, sipas tij, kanë zhvilluar një aktivitet antikomunist dhe kombëtar.

“Aktivitieti i emigracionit politik në tërësinë e tij ishte një zë i munguar i shqiptarëve në mërgim dhe ishte një zë jo i një diaspore ekonomike, por ishte një zë i politikanëve më të rëndësishëm i Shqipërisë politike dhe u bë një mburojë e jashtme e interesave të shqiptarëve në ato momente shumë të vështira të vetëizolimit”, ka thënë Meta.

Kurse, ish-ministri i Informimit në Qeverinë e Kosovës e Kosovës në Gjenevë, Xhafer Shatri, lexoi kumtesën “Demostratat e vitit 1981 dhe mobilizimi i mërgimtarëve në përpjekjet për çlirimin e Kosovës”, ku tha se ekonomia në ish- Jugosllavi është rimëkëmbur falë sakrificës së mërgimtarëve të asaj kohe, të cilët përveç kontributit ndaj familjes, organizonin edhe shumë manifestime e demostrata.

“Ky aktivitet i lëvizjes në mërgim morri një goditje të rëndë më 17 janar ‘82, në një pritë u vranë mizorisht vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, prijësit e pavdekshëm të Lëvizjes Kombëtare në mërgim, mirëpo vrasja mizore e tyre nga shërbimi jugosllav jo vetëm që nuk i frikësoi mërgimtarët, jo vetëm që nuk i ndali demostratat, përkundrazi e masovizoi lëvizjen”, ka thënë ai.

Ndryshe, gjatë ditës, me kumtesat e tyre do të paraqiten edhe Hamit Kaba, shef i Departamentit të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë në Tiranë me kumtesën “Vatra gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë”, pastaj politologu nga Shkupi, Blerim Reka, me kumtesën “Një shekull Pavarësi-përplasje e gjeopolitikës së Londrës dhe Prishtinës”, historiania Sabrie Keçmezi-Basha me kumtesën “Çështja e Kosovës në shtypin e mërgatës shqiptare 1945-1990”, pastaj Klaus Lange me kumtesën “Aspekte të rilindjes italo-shqiptare” dhe deputeti në Parlamenitin e Zvicrës, Uili Louinberg. Përveç kumtesave do të promovohet studimi “Lidhja Shqptare e Prizrenit”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Shefja Ursula von der Leyen është eurodeputete e korruptuar gjermane!

  Komisioni Evropian ka reaguar për një video të publikuar nga shefja Ursula von der Leyen, e cila ka shkaktuar reagime të shumta për shkak ...