2012-06-12

Nexhmedin Spahiu, ky mercenar i Serbisë.




From: Eshref Ymeri <eymeri@yahoo.com>
To: "floribruqi@yahoo.com" <floribruqi@yahoo.com>; "floribruqi@live.com" <floribruqi@live.com>
Sent: Monday, 11 June 2012, 23:42
Subject: Nexhmedin Spahiu, ky mercenar i Serbisë. 

I nderuar zoti Flori,
Ju falënderoj për këtë informacion interesant që keni botuar në internet. Falënderoj ambasadorin tonë të nderuar, Dr. Islam Lauka, për argumentimet shkencore që ka dhënë se populli shqiptar i Kosovës është pjesë e pandarë e kombit shqiptar. Sa për deklaratën e zotit Nexhmedin Spahiu, një deklaratë kundërvënëse kjo ndaj argumentimeve shkencore të Dr. Islam Laukës, mund të thuhet se ajo deklaratë është bërë me porosi të Beogradit, i cili gjatë një shekulli të tërë është munduar që popullin shqiptar të Kosovës ta tjetërsojë nga shpirti i kombit shqiptar, me të vetmin qëllim që ta shpërbënte dhe ta asimilonte shkallë-shkallë. Tani që Kosova është shtet i pavarur, shovinizmit serbogrek i ka hyrë frika në palcë se mos një ditë Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen në një shtet të vetëm, bashkim ky që do të pasohet gradualisht edhe me bashkimin e trojeve të tjera etnike shqiptare, për të përfunduar në një shtet të vetëm kombëtar, me një stemë dhe një flamur. Kësisoj do të krijohet një shtet i fuqishëm shqiptar në Evropën Juglindore, me popullsinë më të re në Evropë dhe me një vitalitet të jashtëzakonshëm. Kjo i tmerron shovinistët serbogrekë, të cilët janë përpjekur, po përpiqen dhe do të përpiqen që ta sabotojnë këtë aspiratë të kombit shqiptar për bashkim. Prandaj ata kanë vënë në lëvizje shërbëtorët, spiunët, informatorët, tradhtarët e kombit shqiptar, që të hidhen në veprim, për ta trajtuar popullin shqiptar të Kosovës si komb më vete. Sepse strategjia e përçarjes së kombit shqiptar ka qenë dhe vazhdon të jetë në themelin e politikës së shovinizmit serbogrerkë, i cili gjithmonë është munduar që kombin shqiptar të mos e lërë të ngrihet më këmbë, por vetëm i përçarë të rri duke u zvarritur. Para do kohësh një njeri i afërt i Millosheviçit deklaroi në dhëna në shifra për numrin e agjentëve të tij në disa shtete të gadishullit tonë. Një numër të konsiderueshëm agjentësh e përbënin edhe shumë shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Me deklaratën e vet se në Kosovë na ekzistuaka një komb kosovar, i ndryshëm nga pjesa e kombit shqiptar të Shqipërisë Londineze, zoti Nexhmedin Spahiu i heq maskën vetvetes dhe del para mbarë kombit shqiptar si mercenar në shërbim të pasardhësve të Millosheviçit.
Me respekt ndaj jush, zoti Flori.
Eshref Ymeri
San Francisko, Kaliforni
11 qershor 2012 

----- Forwarded Message -----
From: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
To: "sterkala@yahoogroups.com" <sterkala@yahoogroups.com>
Sent: Monday, June 11, 2012 12:34 PM
Subject: Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka: S’ka komb kosovar! 


                     Ambasadori Shqiptar në Kosovë:Dr. Islam Lauka


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka hedhur të hënën kritika ndaj atyre që mendojnë dhe e kanë përhapur idenë se ekziston një komb kosovar. Ai u ka thënë të gjithë atyre që mendojnë kësisoj se nëse nuk e ndiejnë veten se i takojnë kombit shqiptar, lirisht mund ta ndërrojnë atë, pasi që jetojmë në demokraci dhe kjo nuk do të jetë ndonjë problem. Në anën tjetër, publicisti Nexhmedin Spahiu, përkrahës i kësaj ideje, e ka mbrojtur sërish idenë se ekziston kombi kosovar.

Ambasadori shqiptar në Kosovë, Islam Lauka, gjatë mbajtjes së një fjalimi në hapjen solemne të konferencës dyditore me temën “Shekulli i shtetit shqiptar”, ka hedhur kritika ndaj atyre që e kanë vënë në qarkullim tezën, siç e quajti ai, pseudo-shkencore, atë të ekzistimit të kombit kosovar. Ai shtoi se bartësit e kësaj ideje e kanë vetëm një qëllim, që ta lënë kombin shqiptar pa histori, dhe si rrjedhojë e kësaj, ta lënë atë edhe pa të ardhme.

“Ju e dini se kohëve të fundit na kanë dalë disa teza, edhe të prodhimit vendor, por edhe nga importi, për një histori alternative, një histori tjetër nga jo që njohim deri tani. Me gjykimin nga ato që di, me këto teza pseudo-shkencore, bartësit e tyre kanë vetëm një qëllim. Cili është qëllimi i tyre? Që shqiptarët t’i lë pa histori, t’ua vjedhin historinë, t’i lënë pa kujtesë historike dhe duke e lënë pa histori dhe pa kujtesë historike do të thotë që t’i lëmë pa të ardhme, sepse një popull dhe një komb pa histori nuk ka as të ardhme”, ka thënë ai.

  Publicisti  i reformuar nga Mitrovica Prof.dr.Nexhmedin Spahiu



Kurse publicisti Nexhmedin Spahiu i ka thënë Kosovapressit përmes telefonit se ekziston kombi kosovar.
“Sigurisht që ekziston, me vetë faktin se çdo shtet ka pronarin e vet edhe pronari i shtetit të Kosovës sigurisht se është kombi kosovar, janë shqiptarët e Kosovës të cilët e përbëjnë kombin”, ka thënë Spahiu.
Ndërsa, ambasadori Lauka u është drejtuar atyre që mendojnë se ekziston kombi kosovar, duke u thënë se mbi ç’bazë dhe ide u ballafaquan, qëndruan dhe luftuan shqiptarët e Kosovës përballë Serbisë. Sipas tij, e tërë ajo qëndresë u bë mbi motivin e kombit shqiptar, kulturës e gjuhës shqipe.

“More zotërinj që pretendoni që Kosova që nga 1912-a e shkëputur nga Shqipëria paska krijuar një identitet të veçantë në ballafaqimin e saj me Serbinë, a mund të na thoni mbi ç’ide, mbi ç’bazë, mbi ç’ideologji, mbi ç’platformë rezistuan dhe përfundimisht triumfuan mbi dhunën sistematike të shtetit serb. Cila ishte kjo ide?

 Dhe përgjigja është fare e thjeshtë edhe për kalamajtë e shkollës, e lë më për këta manipuluesit dhe spekuluesit e rinj, mohuesit e Tiranës dhe Prishtinës. Kjo përgjigje është kjo që po them më poshtë dhe që ju e dini dhe të gjithë e dinë që shqiptarët e Kosovës fituan me gjuhën shqipe, fituan me kulturën shqiptare, me traditat shqiptare, ata u udhëhoqën nga modelet e heronjve shqiptarë, realë, të gjallë, jo mitikë, por me emra konkretë”, ka thënë ai.

Kësaj deklarate të Lukës, publicisti Spahiu i përgjigjet duke thënë se edhe bullgarët kanë qëndrim se nuk ekziston kombi maqedonas, edhe serbët që nuk ekziston kombi malazez, edhe rumunët që nuk ekziston kombi moldav. Prandaj, sipas tij, kjo është një gjë e natyrshme për të gjitha ato shtete që kanë pretendime të zgjerohen territorialisht.

“Edhe bullgarët kanë qëndrim se nuk ekziston kombi maqedonas, edhe serbët që nuk ekziston kombi malazez, edhe rumunët që nuk ekziston kombi moldav. Kjo është një gjë e natyrshme, sepse të gjitha këto shtete pretendojnë zgjerimin e territorit të veta dhe nuk pajtohen që nga gjaku i tyre të lind një komb i ri. Ky është qëndrim dominant, nuk është një qëndrim i tij personal, është një qëndrim dominant edhe në Shqipëri, e fatkeqësisht edhe në Kosovë”, ka thënë Spahiu përmes telefonit për Agjencionin informativ "Kosovapress".

I pyetur se a e mbron idenë se me krijimin e shteteve krijohen edhe kombet, ai ka thënë se kjo nuk është ndonjë ide që me krijimin e shtetit krijohen edhe kombet, porse kombi krijon shtetin. Sipas Spahiut, përderisa u krijua shteti i Kosovës, atëherë ekziston një komb që e ka krijuar atë.
E atyre që e mohojnë se i takojnë kombit shqiptar, ambasadori Lauka e ka një porosi, ta kërkojnë ndonjë komb tjetër.

“Ai që e ndjen veten se nuk i takon këtij kombi, është i lirë të zgjedh një komb tjetër, sepse jemi në demokraci, s’ka problem. Bën zgjedhjen e vet. Kush e ndjen se s’e ka kombin e vet, është i lirë të kërkojë, sepse edhe mund ta gjejë. Por në gjykimin tim, shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë të kërkojnë komb, ata e kanë, dhe jo vetëm e kanë, por janë lulja e kombit shqiptar”, ka thënë ai.

Ndryshe, ideja për krijimin e kombit kosovar ka kohë që qarkullon si ide edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Disa mendimtar e publicist mendojnë se me krijimin e rrethanave aktuale, nuk mund të jetë ndryshe pos krijimit të kombit kosovar. E disa të tjerë e kundërshtojnë kategorikisht këtë ide.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...