LETËR PUBLIKE NGA ESHREF YMERI
I nderuar zoti Ismail,
Mendoj se mbyllja e mesazhit tuaj me fjalët "Ju përshëndes në mënyrë vëllazërore, me shpresë në mirëkuptim", janë thjesht një sapun mbi gunë.
Dhe kjo për faktin se ju mesazhin tim që i drejtoja zotit Feliks Taho më 07 qershor dhe zotit Xhafer Leci më 09 qershor, përmes faqes së internetit të zotërisë së nderuar Feliks Taho, e keni vlerësuar si shkrim që juve ju duket "banal dhe shumë naiv".
Xhafer Leci
Me këtë rast, i nderuar zotëri, dëshiroj të theksoj si më poshtë:
Së pari, në shkrimet e mia unë nuk i kam lejuar dhe nuk i lejoj kurrë vetes banalitete dhe naivitete.
Shkrimin tim në fjalë ju e vlerësoni "banal dhe shumë naiv" sepse ju, siç deklaroni vetë, jeni njeri apolitik për çështjen kombëtare të popullit shqiptar që jeton në trojet e veta etnike në Maqedoni.
Së dyti, ju jeni një njeri mjaft politik, deri në mercenarizëm, në shërbim të laroshovinizmit maqedonas.
Madje këtij laroshovinizmi i intereson jashtëzakonisht shumë që midis popullit shqiptar të atyre trojeve të ketë sa më shumë shqiptarë apolitikë të çështjes kombëtare shqiptare dhe ky është shërbimi më i madh që ju po i bëni laroshovinizmit maqedonas, duke sulmuar njërën nga ikonat e kulturës shqiptare, shkrimtarin dhe publicistin e shquar, zotin Kim Mehmeti, i cili stigmatizon me shumë të drejtë mercenarizmin e dy partive kryesore shqiptare që veprojnë në dëm të interesave kombëtare të popullit shqiptar.
Në këto kushte, unë nuk mund ta mirëkuptoj dot një njeri apolitik të çështjes kombëtare shqiptare. Por unë ju mirëkuptoj plotësisht juve si një njeri politik, në shërbim të laroshovinizmit maqedonas, të cilin kam për detyrë ta demaskoj publikisht.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
13 qershor 2012
-----------------------
Kim Mehmeti: Eshref Ymeri
I nderuar Kim Mehmeti,ju kritikoni partite dhe keni te drejt ,ngase nga shkrimi juaj nxitni flake ne popull dhe haptas po e nxjer veten si nostalgjiku i ish Jugoslavise,Dikur kur asnje varg ne gjuhen shqipe nuk dukej,perpos vargujt tuaj qe i shte i pershtashem per ate kohe.
I nderuar Eshref Ymeri,shkrimi juaj me duket banal dhe shum naiv,ngase ju e pershkruani sikur diçka larg jush.kur thoni: Asaj hapesire nuk i duhen partite ne fjale.Po ju pyes.Ne cilen hapesire te botes jeni ju qe shpreheni me fjalen:asaj hapesire.
Ismail Iljasi
Na ben te kuptojme edhe se ju nik e njihni mire realitetin e shqipetareve te maqedonise ,dhe po perkrahni nje gje apo nje situate te pa njohur.Ne naten e eret nuk dihen kembet ku shkojn prandaj kujdes se po pengohesh vet e ska kush te te ndihmoje.......
Po ju them se jam person apolitik nuk mbroj asnje ngjyre politike,pore dua te them se ne kete krize boterore mos te shfritezohet per grindje ngase nuk e kemi adet......
Ju pershendes ne menyre vellazerore ,me shprese ne mirekuptim Ismail Iljasi
Ismaili Iljasi <ismaili69@yahoo.com>
http://it.geocities.com/ismaili69/ --- Gio 7/6/12, Feliks Taho
Kim Mehmeti: Shqiptarëve nuk ju duhen parti si PDSH-ja dhe BDI-ja
E përshëndes analizën e intelektualit të shquar, zotit Kim Mehmeti, ndër të paktët intelektualë shqiptarë që shqetësohet për çështjen kombëtare shqiptare.
Eshref Ymeri
San Francisko Kaliforni.
07 qershor 2012
Kim Mehmeti: Shqiptarëve nuk ju duhen parti si PDSH-ja dhe BDI-ja
07/06/2012 08:35:00
http://lajmpress.com/index.php?news=14349
Kim Mehmeti
Analisti Kim Mehmeti i ftuar në televizionin "Art" të Tetovës, foli mbi çështjet e fundit që tangojnë Maqedoninë. Për ndihmesën që na japin Shqipëria dhe Kosova, dhe në cilën kahe po ecin shqiptarët në përgjithësi.
Mysafiri i emisionit nxori një fakt të rëndësishëm në sipërfaqe, se këtë radhë protestuesit për rastin "Monstër" dëshmuan pjekuri të lartë politike duke i bërë protestat në adresat e duhura.
"Ka tre vite që u them shqiptarëve shkoni protestoni përpara selive partiake tona, se Gruevski asgjë nuk na ka premtuar. Unë e di që kemi emër dhe mbiemër ne që kemi thënë këtë dhe emri dhe mbiemri që e ka thënë atë është Kim Mehmeti, nuk ka nevojë këtë Ali Ahmeti ta fsheh.
Ali Ahmeti
Emri dhe mbiemri i atij që ka thënë se nëse vjen puna të digjet dikush, më mirë le të digjen selitë e partive se sa shtëpitë tona, emri i atij që e ka thënë këtë është Kim Mehmeti nuk ka nevojë të fshihet. Kam thënë dhe do them, nëse dikush duhet të rrehet dhe të gjakoset ata janë liderët partiakë, sepse ato i marrin benefitet" - tha Mehmeti.
Kim Mehmeti mendon se BDI-ja duhet të jetë e "lumtur" përderisa ka një kundërshtarë si PDSH-ja.
"Deri sa të ekzistojë PDSH-ja, BDI-ja nuk ka nevojë të mërzitet se a do ti fitojë zgjedhjet. Por, votuesit shqiptarë aq shumë do pakohen saqë ato do mund të bëhen me 30 vota deputet sepse edhe ashtu vetëm 30% dolën në votim", shtoi ai.
Mehmeti, mendon se është çasti që shqiptarët të rirreshtohen politikisht, por jo duke u përçarë.
"Është çasti të bëhet një rirreshtim politik mes shqiptarëve... Është çasti të bëhet një rirreshtim, mirëpo jo duke u përçarë.
Ibrahim Kelemendi
Shqiptarëve u duhen dy parti të mira, mirëpo jo si PDSH-ja që është kompani private e kryetarit të saj, dhe jo si BDI-ja që është si shoqatë aksionarësh e që në krye ka kryeaksionarin dhe ashtu vepron,dhe që poashtu e ka një ideolog Ibrahim Kelemendin që kujdeset, mos u dështojë leninizmi për të shkuar përpara.
Andaj nëse nuk rirreshtohemi, do të dështojmë të gjithë", ka theksuar Mehmeti.
-----------------
Nga Flori Bruqi
“Monstër”, debat në parlamentin maqedonas për të arrestuarit
Kryesia më e ngushtë e BDI-së do të mbajë sot mbledhje në Reçicë të Vogël për të shqyrtuar situatën në vend, të krijuar pas arrestimeve të 1 majit.
Ditë kjo ku nën aksionin e koduar “Monstër”, u arrestuan dhjetëra shqiptarë, disa prej tyre më pas u liruan, derisa disa të tjerëve iu shqiptua masa e paraburgimit.
Në këtë mbledhje do të analizohet edhe për rrjedhën e protestave të sotme masive në Shkup nga qytetarë të ndryshëm. Pas mbledhjes pritet që BDI të dalë me qëndrim për rastet e fundit.
Ministria e Punëve të Brendshme te Maqedonisë, ndërmori të martën në mengjes një operacion të quajtur “Monstrum”, në të cilin u bë i mundur arrestimi i 20 persona në disa lagje të Shkupit , ku një pjesë e të arrestuarve kishin lidhje me vrasjen në Smillkovc.
‘Në mesin e 20 të arrestuarve, ka persona të cilët drejtpërdrejtë janë të ndërlidhur me vrasjen makabre në liqenin e Hekuranës, pranë fshatit Smillkovc. Por, ka dhe të tillë për të cilët nuk kemi të dhëna konkrete se drejtpërderjtë janë të përfshirë në këtë vrasje. Ata po merren në pyetje për momentin, dhe pasi të realizohen hetimet, do të dalim me të dhëna tjera’, ka deklaruar ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska.
“Në këtë grup bëjnë pjesë qytetarë të Maqedonisë, nga Shkupi, të cilët janë pjesëtarë të grupeve radikale islamike, të cilët paraqesin kërcënim si për të krishterët, ashtu dhe për muslimanët”, tha Jankullovska. Më poshtë, mund të shikoni video e operacionit policor të koduar “Monstra”.
Operacioni policor “Monstër” ka qenë në qendër të vëmendjes së seancës së sotme parlamentare të pyetjeve të deputetëve.
Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu ka kërkuar përgjegjësi dhe llogari nga ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska lidhur me të arrestuarit dhe të paraburgosurit e këtij rasti, duke përfshirë rastin e të zhdukurit për gjashtë ditë të Haki Hazirit, tashmë i paraburgosur në Manastir dhe brutalitetin ndaj femrave të ndaluara shqiptare nga njësitet speciale në korridoret e gjykatës.
Nga ana e saj, ministrja e MPB-së, Jankullovska ka theksuar se gjatë këtij aksioni janë respektuar të gjitha standardet profesionale dhe rregullat e sjelljes së policëve. Ajo ka shtuar se deputeti Aliu po tenton të manipulojë me të dhënat lidhur me operacionin “Monstër”.
http://www.lajmeshqip.com/rajonale/monster-debat-ne-parlamentin-maqedonas-per-te-arrestuarit
“Procedura para hetimore është kryer dhe në bazë të atij para-hetimi është ngritur padi penale për terrorizëm dhe ne nuk kemi arsye të fshehim se kemi siguruar argumente të cilat ia kemi dorëzuar Prokurorit përgjegjës”, theksoi Jankullovska.
Debati ka kulmuar kur ministrja Jankullovska i ka thënë deputetit Aliu që të ketë kujdes se çfarë deklarohet. “Unë punoj në interes të Republikës së Maqedonisë, por nuk e dij se për çfarë interesa ju punoni. Kujdes se çfarë flisni dhe respektoni ligjet”, deklaroi Jankullovska. Ndërkohë, përgjigja e deputetit të PDSH-së ka qenë se nuk mund ta kërcënojë ate dhe se ajo duhet të përgjigjet për të paraburgosurit që siç u shpreh po mbahen si pengje dhe janë të rrahur.
Policia maqedonase ndërmori operacionin e koduar ‘Monstër’, për arrestimin e autorëve të vrasjes së 5 të rinjve maqedonas në 13 prill, në Smilkovcë.
Më 13 prill, në bregun e liqenit pranë Smilkovcit u vranë qytetarët maqedonas Kire Triçkovski, Aleksandar Naçeski, Filip Slavkovski dhe Cvetanço Acevski të moshës prej 18 deri 20 vjeç, si dhe Borçe Stefanovski (45) nga fshati Creshevë.
Pesë personat, sipas informacioneve të deritanishme të policisë, janë vrarë me armë automatike nga shumë pranë....
Këshilli penal i Gjykatës themelore të Shkupit vendosi vazhdimin e paraburgimit prej 30 ditëve për pesë të arrestuarit në operacionin “Monstër”, të cilët u dyshohen për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
Tre nga të ndaluarit po vuajnë paraburgimin në burgun e Manastirit, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në arrati, por sipas gjykatës, ky vendim është shqiptuar edhe për dy të arratisurit.
Për të dyshuarin e gjashtë, i cili është Haki Aziri, nuk është sjellë asnjë vendim, pasi që ai në ditën e gjashtë ishte sjellë para gjykatësit hetues dhe se ishte shpallur person i zhdukur nga dita e operacionit “Monstër”, ku u bë arrestimi i rreth 30 personave të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi në prill të këtij viti pranë Liqenit të Hekuranës në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.
Ministrja e MPB, Gordana Jankullovska dhe prokurori publik Shvrgovski kanë deklaruar se ndaj këtyre të dyshuarëve ka dëshmi të forta se gjoja ata kanë kryer vrasjen e pesëfishtë dhe kanë ndihmuar në kryerjen e saj.