Konë më parë në Tiranë u promovuan dy libra të sociologut shqiptar nga Prishtina ,Prof.dr. Fadil Maloku. Kjo ngjarje u zhvillua në Universitetin Evropian të Tiranës/ UET para një audience ku ishin prezentë edhe rektori i UET prof. dr. Tonin Gjuraj, sociologu i shquar prof. dr. Fatos Tarifa, zëvendësministri i kulturës së Kosovës, Hajdin Abazi, zëvendës ambasadori i Kosovës në Tiranë, Esat Brajshori, akademikë të shumtë nga Tirana dhe pjesëmarrës të tjerë nga Kosova e më gjerë.
Për dy librat e Prof.dr.Fadil Malokut: “Refleksione sociologjike mbi joviolencën dhe zgjedhjet” dhe “Refleksione sociologjike mbi shtetësinë dhe raportet ndëretnike” ka folur rektori i UET, Tonin Gjuraj, i cili ndër të tjera përmendi mundësinë që këto dy botime të përfshihen në programet Master dhe Bachelor të Universitetit, duke folur edhe një herë për marrëdhëniet frytdhënëse mes UET-së dhe Prishtinës.
Ndërsa, recensionisti i këtyre librave, Fatos Tarifa ka vlerësuar se “është një kontribut për sociologjinë shqiptare, e cila po jeton një periudhë të artë, por që fatkeqësisht nuk ka njohur ndonjë produkt cilësor deri më tani. Profesori Fadil Maloku ka pasqyruar mjaft qartë dhe me imagjinatë të spikatur sociologjike ngjarjet e rëndësishme në 20 vitet e fundit në Kosovë, nga procesi i çlirimit, te shtetformimi dhe demokratizimi”, vlerësoi Tarifa.