2012-06-16

Lirizmi epik i Vjollca Kuçit është i lindur në art...

Foto e Profilit


Vjollca Kuqi- lindi në Gjakovë  me 4.7. 1970 .Është  Drejtoreshë Egzekutive e OJQ-s "VITA"- Sporti dhe Shendeti dhe Rrjeti i grave Qeliza qe kryesishte avokone per te drejtat e femijeve ne Gjakovë.

Ka të kryer fakultetin e shkencave të Kultërës fizike në Prishtinë si dhe masterin per planifikim dh e menaxhim ne Universitetin e Padoves- Veneto-Itali.

Karriera artstike gjegjsishte pikturen profesionalishte e ka ushtruar ne nje studio private te artistit Bedri Emra në Gjakovë.Kishte tentuar qe te studioj dizajn ne Zagreb por pasi deshtoi per ceshtje teknike atehere menjehere si e perfundoi studimet per edukim fizike ne Prishtine krahas ushtrimit te profesionit si profesoreshë,instruktore e aerobikut dhe fitnesit,gjimnastikes ritmike dhe basketbollit ka vazhduar pasionin e sajë të vjetër duke u marrurprofesionalisht instrukcione për pikturën.

Mes pasionit te padiskutushem per profesionin e sportit pastaj manaxhimin e shoqates se femijeve ajo menaxhon programin për terapinë e artit për fëmijë dhe të rinjë ne kuader të OJQ-së VITA.

Kurse të shkrurit poezi dhe ese ka filluar qe në bankat e fillorës , ku duke skicuar ajo thurte vargje të lira poetike si dhe shumë skica.



Kush e zbuloi talentin tuaj per artin?


Besojë natyra ime beri qe prindërit dhe mësuesit të më zbulojne dhe ushqyer qe ne vegjeli.Gjersa me poezi shprehi talentin me fjaleme ngjyrat qe te krijoje ese artistike.

Mendojë që shpesh nuk mjaftojnë vetëm fjalët që të shprehet një prokupim social dhe si përforcim unë shkarkohem emocionalishte përpos me shprehje verbale edhe me brushë dhe penel.

Këtë talent e keni trashëguar ?

Pa diskutim talentin apo shpirtin artistik e kam nga ZOTI dhe nena ime e cila po te kishte pasur kushte qe ta ushtruar pasionin e saj do behej artiste e madhe e artit vizuel.

Besoj se pasionet e saja jane plotesuar me faktin qe une e ushtroje dhe me jane plotesuarkushte qe te ekspresoje artin!

Mendoje se gjenet jane esenciale per talente-por vetem te sinkronizuara me pune dhe kerkim te vazhdueshem munde te ngriten ne piadestal.Munde te kesh talent e te te venitet,siq thote nje dijetar talent apo gjeni mund te jete edhe nje çoban por, a e shfrytezone se?

Që sa kohë merreni me art figurativ dhe te shkruar?


Koha qe une nisa ishte qe ne femijeri kur u shperbleva nga revista pioneri per nje vizatim me nje liber.

Profesionalish kam filluar te merrem pas shkoles se mesme gjate studimeve dhe pas.Koha qe une i kushtoje artit tim personal eshte shume relative ka spontanitet por per ta mbajtur gjithnje te frsket kerkohet dicipline dhe perkushtim qe burone nga nje mgacmim i brendeshem dhe deshire qe te materializohet me ngjyra.

Kurse ne shkolle te mesme shkruaja ese te cilat profesori im i letersis kerkonte me kemengulje te mi publikonte ne ndonje gazet, asnjeher se lejova me pretekstin se do i botoi vet nje dite kur te jem maturura me shume e te mos turperohem me shkrimet e mija hahahahah.

Sa ekspozita keni pasur deri me tani dhe cilat ishin temat kryesore?

Perballjet e mija te para me publikun kanë ne dhjetore te 1988 qene gjate luftimeve ne Drenic para se te fillonte masivisht ne tere Kosoven.Une bashke me nje shokun tim hapem ekspoziten e pare “portretet”ku paraqitem portrete te dekompozuara nga lufta.Deshem ta hapim ne diten e flamurit por na sanksionuan daten dhe galerine keshtuqe e hapem ne nje kafitetri te rinjesh.

Pas luftes dola me nje prespektiv tjeter ate te mbijeteses dhe ekspozimi imi ishte me teper kolektivse personal.

Kreativiteti im ne art shkrihet edhe ne aspektin edukativ,pasi e kam hapur nje atele te femijeve dhe artisteve te vegjel ne kuader te programit psioko-social te shoqates VITA.Sherbimet i ofrojme falas dhe programi eshte i bazuar në terapi e artit.

Temat e punimeve te mija jane shume sociale dhe bazohen ne eksperiencat e mija jetsore dhe te komunitetit tim e ato fale Zotit kane bollyk emocionesh dhe perjetimesh keshtuqe nuk kemi nevoje ne artistet shqiptar te imagjinojme pasi kemi mjafte eksperienca te bujshme jetsore/kushtet sociale,gjeografike,konfliktetetj/jane brum qe artisteve te perendimit i’u mungojne/per ate dhe artistet tane perparojne ne perendim/.

Jam epike ne art por me teper lirike.Ekspoziten e fundit e kam quajtur Debat per barazi gjinore” .Ku me vals ngjyrash desha te ofroje nje prespektive tjeter ,nje forme tjeter te debatit per barazi gjinore dhe ta ktheje vemendjen ndryshe per mos barazine gjinore ne vendin tim!

Me libra kam ngel prapa, pasi libri im i pare Ankthi i perkohesis vetem tash ne maj te 2012 doli ne drite. Kurse eset me ditarin e lufte nuk e kam publikuar fare.

Ekspozitat personale dhe kolektive:


Dhjetor 1998 - Ekspozitë në çifte, Kafeteria “The Doors” - Gjakovë

Qershor 1999 - Performancë artistike kolektive e pasluftës në qytetin e Gjakovës.


Qershor 2001 - Ekspozita e artistëve të rinjëve - Pallati i Kultures - Gjakovë


Shtator 2001- Ekspozitë personale për efektet e luftës në një konferencë në Vorarlberg - Austri


Nëntor 2002 - Salloni i XXIX i Nëntorit - ekspozita tradicionale ne Pallatin e Rinisë - Prishtinë


Dhjetor 2003 - Ekspozita ndërkombëtare “Muslim Mulliqi” prize - Prishtinë


Mars 2004 - Ekspozita kolektive e artisteve te Gjakoves - Vizioni i Ri2000+


Shkurt 2005-Ekspozit personale ”Debating Gender”-Hani i vjeter i Haraçisë,Gjakovë.


Prej viti 2007-2011 marr pjese ne shume ekspozita kolektive qe organizohen ne qytetin e Gjakoves me rastin e dites se mesuesit dhe dites se Gruas.







Mitingu i Poezisë nis me poetën gjakovare Vjollca

 Kuçin

Me promovimin e përmbledhjes së poezive “Ankth i përkohësisë”, nga autorja Vjollca Kuçi, ka nisur të shtunën  më 9 maj 2012 në Gjakovë java e Mitingut të 48-të të Poezisë, që organizohet nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”-Gjakovë.
Ndonëse vepra e autores Kuçi është e para, në këtë promovim u konstatua se lidhja e saj me poezinë është shumë më e hershme.

“Kontaktet e para me krijimet e Vjollcës i kam pasur në fillim të viteve të 90-ta. Asokohe kam menduar se poezitë e saj janë impulse apo shkarkime të emocioneve të momentit dhe kam menduar se me kalimin e kohës ajo do ta lërë poezinë. Mirëpo, sot në vitin 2012, me botimin e këtij libri, Vjollca ma ka demantuar dhe ma ka dëmtuar tmerrësisht atë paragjykim timin, atëherë të gabuar. Sot kur e shoh nga kjo përspektivë, konstatoj se Vjollca nuk ka shkruar dje që të bëhet poete sot por Vjollca është sot poete sepse ka shkruar dje”, ka thënë në fjalen e tij studiuesi i letërsisë Arben Hoxha.

Redaktori i librit “Ankth i përkohësisë”, poeti Halil Haxhosaj, ka thënë se është mahnitur me pjekurinë profesionale të autores, ndërsa e ka përgëzuar atë për një stil të veçantë të të shkruarit të poezisë.

“Kur kam filluar ta redaktoj këtë libër e kam vërejtur se nuk jam duke e redaktuar një libër të një “adoleshenteje” në shkrimin e poezive, por edhe pse është vepra e parë e saj, e kam parë një qasje tjetër, një pjekuri tjetër dhe një interpretim tjetër të motiveve, të zhanreve dhe të nuancave në këtë vepër të saj”, ka thënë Haxhosaj, për të shtuar se libri në fjalë shquhet për laramaninë tematike, motivet e përzgjedhura dhe vargjet e ndërtuara dhe të realizuara estetikisht.

Nga ana tjetër, vetë autorja Vjollca Kuçi, duke folur para të pranishmëve, i ka bërë të ditura disa nga motivet që e kanë shtyrë që pas shumë vjetësh krijimtari, ta botojë këtë libër. “Inspirim i poezive të mia, të cilat kam filluar t’i shkruaj shumë herët, kur kam qenë më e re, ka qenë rrethi në të cilin kam jetuar, shoqëria, familja. Për dallim prej shumë të rinjve që kanë shumë eufori por flasin pak, unë i kam pasur të dyja këto dhe kjo më ka ndihmuar në krjimet e mia”, ka thënë autorja Kuçi, për të shtuar se me botimin e këtij libri, synon ta rikthejë vëmendjen e lexuesve në poezi, kryesisht të rinjve.

“Nuk e botova këtë libër ta promovoj veten, por e botova që me këtë veprim t’i nxis njerëzit që edhe të shkruajnë por edhe të lexojnë më shumë, sepse fatkeqësisht poezia sot tek ne po lexohet shumë pak”, ka thënë ajo.

Ndryshe autorja Kuçi, që si profesion primar e ka sportin, konkretisht aerobinë dhe fitnesin, për çka edhe është e diplomuar, në rrethin e gjerë njihet si një femër shumë aktive edhe në sfera tjera, përfshirë këtu të drejtat e femrës dhe të rinjve e deri te angazhimet tjera në kuadër të shoqërisë civile.

Përpos me poezi, në sferen e artit Vjollca merret edhe me pikturë dhe pikërisht në përmbledhjen “Ankth i përkohësisë”, poezitë e saj janë gërshetuar edhe me disa punime autoriale në pikturë.






i vjeter i Haraçisë,Gjakovë.
Prej viti 2007-2011 marr pjese ne shume ekspozita kolektive qe organizohen ne qytetin e Gjakoves me rastin e dites se mesuesit dhe dites se Gruas.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...