2012-06-13

FEMRAT NË POLTRONË


 
Vullnet Mato
 

 
Kudo, ku ne burrat
sodisim me sy habie,
vemë re se po fillojmë
të jemi vetëm emra.
Pasi na e mpinë trurin
me narkozë bukurie,
të sotmet marramendëse,
të mahnitshmet femra!...
 
Thua se ky truri ynë,
me brumë mashkullor,
qenka kulla e lashtë
ngritur prej Babilonit,
që mund ta shkulin
gratë përgjithmonë,
nga themelet e lashta  
të burrërisë së globit.
 
Të mbetemi thjesht
dhe vetëm robotë të gjallë,
të verbuar nga trullosja
e pamjes së tyre ylberore.
Të bëhemi automatë,
për t’i lënë të bëjnë pallë,
duke plotësuar krejt
tekat e natyrës femërore.
 
Ndoshta po kthehet
matriarkati i lashtësisë,
kur botën e rrotullonte
në gishtat e hollë femra!
O zot, mos na ler të jemi
veç skllevër të bukurisë,
paçka se mund të jetojmë
mes tyre si emra!...
 
Se vërtetë bukurinë
kemi lakmuar në kohëra,
por kemi abuzuar tepër,
duke i pushtuar për pronë.
Ndoshta për to tashmë
ka ardhur tamam koha,
që femrat të zënë vendin
ballë burrave në poltronë...

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...