Sipas raportit në Bruksel, janë rreth 700 agjentë të shërbimit sekret të Serbisë në Kosovë, ndërsa 200 të tjerë janë në Shqipëri, Bullgari, Greqi etj. Pjesa më e madhe janë politikanë, gazetarë, biznesmenë dhe ushtarakë. Brukseli kërkon hapjen e dosjeve të agjentëve të Milosheviçit, çka mund të shkaktojë një “tërmet politik” edhe në Prishtinë e Tiranë
Faksimile e sajtit bullgar “actualno.com” me artikullin e datës 18 maj 2012 për rrjetin e agjenturës serbe në Ballkan, që është ribotuar në të gjitha mediat e Sofjes

 Ish-diktatori serb Sllobodan Millosheviç kishte mbi 2200 agjentë në Ballkan, mes të cilëve dhe në Shqipëri. Kjo shifër u bë publike në forumin për rolin e ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, që i zhvilloi punimet në Bruksel më 18 maj 2012, njofton portali telegrafik bullgar “actualno.com”. Takimi ishte informal. Aty folën ekspertë që kanë bërë investigime mbi ish-sigurimin e shtetit në Jugosllavi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 2010. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e të gjitha vendeve ish-komuniste, anëtare të NATO-s. Diskutimi u organizua mbi bazën e forumit të organizuar nga CEAS (Centar za evroatlantske studije – Qendra për Studime Euro-Atlantike), me presidente Jelena Miliç, më 21 prill 2014 në Beograd. Ky fakt ka ngjallur shqetësime jo vetëm në Bullgari, por edhe në qarqe politike dhe ka zënë vend në media të vendeve të Ballkanit, me përjashtim të atyre të Kosovës (ku numëroheshin 700 agjentë, ose një e treta e rrjetit ballkanik) dhe të Tiranës.

RRJETI
Pjesëmarrësit që diskutuan në Bruksel, ishin të prerë në mendimin se autoritetet e Beogradit, menjëherë, brenda 100 ditëve, duhen të hapin dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në qoftë se duan sinqerisht të përballen me të vërtetën e zymtë. Gjatë debateve, Zoran Petroviç i organizatës joqeveritare “Koop i Kapiniç” paraqiti të dhëna me interes mbi agjenturën e shërbimeve sekrete serbe në Ballkan dhe që përdorej nga regjimi i Millosheviçit. 
Lexoni biografitë për  Jovica Stanishiq si dhe Franko 
Simatoviqit

“Regjimi i Millosheviçit kishte në dispozicion një rrjet prej 2200 agjentësh jashtë territorit të vetë Serbisë. Në Kroaci – 450, në Slloveni – 150, në Maqedoni – 150, në Bosnje-Hercegovinë – 350, në Kosovë – 700, në Mali të Zi – 200. Kurse dyqind të tjerët punonin në Bullgari, Greqi, Shqipëri, Rumani, Qipro, Hungari dhe Austri. Një pjesë e agjentëve kishin shtetësi të dyfishtë”, thuhej në raportin e ekspertit të njohur serb të OJQ-së  “Koop i Kapiniç”, Zoran Petroviç. Agjentët e Millosheviçit ishin “politikanë, punonjës në media, biznesmenë, shkelës të embargos, si dhe zyrtarë të forcave të sigurimit të ushtrisë, policisë, inteligjencës dhe grupe të ndryshme lobuese në favor të Millosheviçit”, nënvizoi Zoran Petroviçi.
Jovica Stanišić i nekadašnja čelnica Republike Srpske, danas haaška osuđenica, Biljana Plavšić
Jovica Stanišić me ish  presidenten  e Republika Srpske, dr. Biljana Plavšić

DOSJET SEKRETE TË HAPEN PAS ZGJEDHJEVE

Në rezolutën e fundit për Serbinë, më 28 mars 2012, Parlamenti Evropian u bëri thirrje autoriteteve të Beogradit “të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të eliminuar legjitimitetin e ish-shërbimeve sekrete komuniste, si një hap demokratizimi në Serbi”, shkruan BIRN. Parlamenti Evropian kërkoi hapjen e Arkivave Kombëtare, dhe veçanërisht dokumentet e ish-agjencisë së inteligjencës, UDBA. BE-ja kërkon gjithashtu që Serbia “të lehtësojë qasjen në këto arkiva që kanë lidhje me ish-republikat e Jugosllavisë dhe t’ua kthejnë ato qeverive përkatëse, nëse i kërkojnë”. Sidoqoftë, dosjet mund të hapen tani pas zgjedhjeve të përgjithshme të majit, pasi Parlamenti serb ishte i pezulluar, që do të thotë se ligji i shumëpritur për hapjen e dosjeve sekrete do të duhet të presë më gjatë. Në të shkuarën, janë bërë përpjekje të ndryshme për të miratuar ligjin. Përpjekja e parë u bë pas ndryshimeve demokratike në 2009, dhe e fundit më 2004, kur SPO, një partitë politike serbe, paraqiti ligjin. Por ligji nuk pati kurrë mbështetje të gjerë në parlamentin serb.  Pjesa më e madhe e partive politike në Serbi, aktualisht janë në favor të deklasifikimit të dosjeve, duke thënë se mbështesin bërjen publike të emrave të autorëve të krimeve të luftës të përmendur në ato dosje.


INFORMACIONE SENSITIVE

photo
                           Slobodan Homen

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Drejtësisë në Serbi, Slobodan Homen, beson se përveç implementimit të ligjit të ri, qeverisë së re do t’i duhet të formojë një komision të veçantë për t’u marrë me një çështje të tillë të ndjeshme. “Këto dokumente janë të mbushura me informacione sensitive, jo vetëm për personat publikë, por edhe për qytetarët e zakonshëm. Për këtë arsye kemi nevojë për dikë që do të vendosë se çfarë duhet bërë publike, çfarë është e vërtetë dhe çfarë është keqpërdorim [i informacionit]”, shpjegon Homeni.
Serbia pritet të përdorë modelin evropian për lirinë e informacionit, sipas të cilit çdo person mund të ketë shohë dosjen e tij, ndërsa ndalohet keqpërdorimi i informacionit nga një palë e tretë. Arkivat e Serbisë mendohet se përmbajnë mijëra dokumente sekrete për vrasjet politike, kërcënime të politikanëve dhe kriminelëve, marrëdhëniet me agjencitë vendore dhe të huaja të inteligjencës. Përmbajnë gjithashtu informacione për qytetarët në gjithë ish-Jugosllavia, si dhe qytetarët serbë”. Serbia është vendi i fundit në Evropë që do të hapë arkivat sekrete.
VULLNETI POLITIK
Vullneti politik është kusht i nevojshëm për të miratuar ligjin për hapjen e dosjeve sekrete në Serbi, thanë pjesëmarrësit në një takim në Beograd më 21 prill 2012. Në takim u lexua një letër nga raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian Jelko Kacin. Ai deklaroi se ishte një çështje vullneti për të çliruar shërbimet sekrete nga barra e mbetur nga periudha e komunizmit dhe Sllobodan Millosheviçit, njoftonte TANJUG. Në tryezën e rrumbullakët mbi reformën e sektorit të sigurimit dhe mbi hapjen e dosjeve sekrete, të organizuar nga Qendra për Studime Euro-Atlantike (CEAS), u tha që “çmontimi i shërbimeve të sigurimit” do të thotë çmontim i institucioneve që janë çelësi drejt një regjimi totalitar i dhe që duhet bërë. Kacin shkruante në letrën e tij se ka pasur shumë më tepër për të bërë, sidomos në rastet për hetimet mbi terrorizmin shtetëror, si vrasja e gazetarit dhe botuesit të njohur serb Sllavko Çuruvija (1949-1999) dhe sfondi politik pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiç (1952-2003). Kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe Vuk Drashkoviç tha se ky krim ishte “ende sekret në Serbi”, dhe se kriminelët ishin të mbrojtur. Duket se udhëheqësve të vendit u janë bërë shpesh herë shantazhe nga shërbimet sekrete, prandaj nuk mund të bëhet reforma dhe nuk mund të hapen dosjet, vuri në dukje ai. “Do të kishte shumë rëndësi të zbulohej roli i Rusisë dhe organeve të saj në bllokimin dhe presionin mbi qeverinë në Beograd për të mos lejuar kurrsesi hapjen e dosjeve sekrete”, mendon Drashkoviçi.
Nënkryetari i Partisë Liberal Demokratike Ivan Andriç tha se partia e tij donte hapjen e dosjeve si dhe mbrojti lustracionin. Mohimi i së drejtës për të hyrë në dosjet sekrete është në fuqi, sepse shërbimet sekrete kanë dashur të ruajnë ndikimin e tyre, por edhe për shkak se individët duan të fshehin rolin e tyre në disa ngjarje.
 

Shtrirja e rrjetit të fshehtë serb
 
  • 700 në Kosovë
  • 450 në Kroaci
  • 150 në Slloveni
  • 150 në Maqedoni
  • 350 në Bosnje-Hercegovinë
  • 200 në Mal të Zi
  • 200 në Bullgari, Greqi, Shqipëri, Rumani, Qipro, Hungari, Austri


Profesionet zyrtare të agjentëve

-          politikanë
-          gazetarë
-          biznesmenë
-          shkelës të embargos
-          SHIU
-          policë
-          SHIK
-          lobues në favor të Millosheviçit

Bamir Topi: SHISH-i zbuloi spiunin në media

  • Presidenti i Republikës më 13 shkurt 2008: “Në rrjetën e interceptimeve që u bëhet agjenturave serbe në Shqipëri, ditët e fundit, është peshkuar edhe një eksponent i medias, i cili në kulmin e vizitës së Presidentit në Kosovës, i jepte garanci agjentit serb: “Shikoni se ç’do t’i bëj Presidentit në gazetë”, sepse Presidenti kishte akuzuar politikën serbe dhe ruse që po minon procesin e paqes dhe marrjes së pavarësisë së Kosovës”.

 
Në një intervistë të dhënë për “Ora News”, më 9 mars 2008, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka sqaruar dhe procedurën në zbulimin e gazetarit shqiptar bashkëpunëtor të serbëve. Ndërkohë “Investigim”-i është befasuar se në sajtin e Presidentit është censuruar deklarata e tij për rastin e mësipërm në intervistën e dhënë Alban Dudushit më 13 shkurt 2008 në “Top-Channel”: “Kur them se media duhet të jetë shumë e kujdesshme, kam parasysh edhe ndonjë fakt mjaft tronditës, dhe ky nuk është faji im, sepse ju e dini fare mirë që unë jam munduar gjithmonë që të jem në mbrojtje të së drejtës të gjithsecilit edhe për sa u përket interceptimeve apo përgjimeve telefonike. Në rrjetën e interceptimeve që u bëhet agjenturave serbe në Shqipëri, ditët e fundit, është peshkuar edhe një eksponent i medias, i cili në kulmin e vizitës së Presidentit në Kosovës, i jepte garanci agjentit serb: “Shikoni se ç’do t’i bëj Presidentit në gazetë”, sepse Presidenti kishte akuzuar politikën serbe dhe ruse që po minon procesin e paqes dhe marrjes së pavarësisë së Kosovës”.
Ky deklarim jo i zakontë i kreut të shtetit pati një jehonë të gjerë në qarqet gazetareske. Në një të përditshme është kërkuar nga z. Topi të dekonspironte personin, madje hamendësonte duke aluduar larg e larg se cili mund të ishte “fuksi” i ish-Sigurimit, tani i rekrutuar dhe nga serbët: “Llulla”, “Korani i Myzeqesë”, “Masoviku”, “Tigri”, “Holta”, “Kaposhi”, “Drita”, “Arsimtari”, “Vllahu”, “Malësori” etj.

Alfred Peza: Çfarë marrëdhëniesh keni me shefin e shërbimit sekret shqiptar, zoti President? A jeni i kënaqur me punën e stafit drejtues të këtij shërbimi?

Presidenti i Republikës
Sigurisht, që janë marrëdhënie pune, që e lidhin atë institucion me institucionin e Presidentit; nuk jam futur në analiza, apo në një trajtim analitik të realitetit, duke ruajtur absolutisht të drejtën që ka ky institucion për të kooperuar si një institucion i pavarur dhe besoj që në të gjitha kontaktet kam kërkuar shumë profesionalizëm dhe shmangie sa më shumë të jetë e mundur nga frymëzimet politike që do ta bënin këtë institucion shumë të kompromentuar. Nuk mund të kesh institucion në Shqipëri që të jetë i pastër totalisht nga influencat politike. Të bëjmë një trajtim realist dhe me këmbë në tokë. Por e rëndësishme është që çdo ditë këto institucione kanë nevojë të maturohen, çka do të thotë që ato do të vendosin një status, që pavarësisht si vjen rotacioni i pushtetit politik në Shqipëri, këta njerëz duhet t’i shërbejnë sigurisë kombëtare, sigurisë publike, institucione të cilat janë ndërtuar me ligj dhe duhet ta respektojnë ligjin si të gjithë.

Alfred Peza: 
Meqë jemi te shërbimi sekret, pak ditë më parë ju dhatë një intervistë në “Top-Channel”, zoti President, dhe aty deklaruat që është interceptuar në shërbimet sekrete një bisedë mes një gazetari dhe një agjenti serb. Për çfarë konkretisht bëhet fjalë dhe çfarë bëri shërbimi sekret shqiptar në këtë rast?

Presidenti i Republikës

Unë, zoti Peza, e kam përdorur në një kontekst të caktuar në funksion të atij emisioni dhe kureshtjes së gazetarit të atij emisioni për të vazhduar bisedën i jam përgjigjur me një përgjigje përmbyllëse, pra nuk shkon më tej, sepse ka disa kufij. Por shumë e rëndësishme është që gjërat duhet të sinkronizohen për çështje ku interesi kombëtar mbizotëron mbi çdo interes tjetër. Pra, nuk është problemi se si e artikulon frazën Kryetari i Shtetit, Kryetari i Qeverisë, politikanët, e rëndësishme është që sa në sinkron vijnë edhe mediat për çështje të kësaj natyre. Kështu që unë e kam përdorur në një kontekst të caktuar dhe besoj që ka qenë i vlefshëm për ta hedhur në publik në funksion të asaj që unë kam kërkuar që të dalë. Patjetër që shërbimi sekret e bëri detyrën dhe vazhdon ta bëjë detyrën edhe më tej.
 Sektori shqiptar i Beogradit
Në Kuvend dhe në mediat shqiptare kanë qarkulluar akuza jo vetëm për agjentë të ish-Sigurimit të Shtetit, por disa me dy-tre padronë (shqiptar, jugosllav dhe grek), si dhe thjesht të rekrutuar nga shërbimet sekrete të Beogradit, që në kohën e ish-Jugosllavisë titiste, millosheviçane dhe deri në ditët tona. Forcat politike në Shqipëri nuk duan të hapin dosjet e fshehta, pasi u duhen për shantazhe të ndërsjella. Madje luajnë “kukamëçefti” me pseudonime. Kanë vërshuar me dhjetëra të tilla dhe nuk dihet se cili nga nga këta persona janë rekrutuar nga serbët dhe ish-sovjetikët: “Anteu”, “I Miri”, “Shishja e Qumështit”, “Këndesi”, “Cigarja”, “Inxhinieri”, “Shkrimtari”, “Dizenjatorja”, “Raketa 5”, “Samalot 6”, “Serbi”, “Greku”, “Qukapiku”, “Proletari”, , “Çiklisti”, “I Vogli”, “Dardan Podujeva”, “Llulla”, “Naftëtari”, “I Urti”, “Ylli”, “Gjeli”, “Profesori”, “Doku”, “Demoni”, “Nemërçka”, “Helika”, “Poeti”, “Lëngaraqi”, “Pëllumbi”, “Magazinieri”. “Vllahu”, “Malësori”, “Çanta”,”Plepi”, “Mekaniku”, “Bozhuri”, “Ajsbergu” “Intelektuali”, “Urithi”, “Çiklisti”,  “Financieri” etj. etj.
EMBARGOJA
Nga ana tjetër, në qoftë se Tirana nuk i hap dosjet e shërbimit sekret komunist, nuk përjashtohet ta bëjë këtë Beogradi për sektorin e tij shqiptar, me kërkesë të BE-së. Krerët e Malit të Zi dhe Shqipërisë kanë pranuar se kanë shkelur embargon e naftës së vendosur nga OKB-ja ndaj ish-Jugosllavisë, kurse arkivat serbe kanë të listuar zyrtarë të lartë të dy vendeve si ministra, deputetë, drejtorë, biznesmenë nga të dy krahët e politikës deri në doganierë, shoferë, policë, trenistë, oficerë të SHIU-t, SHIK-sa etj.  Sipas librit “Kontrabanda në Europën Juglindore. Lufta në Jugosllavi dhe zhvillimi i rrjeteve kriminale rajonale në Ballkan”, botuar në vitin 2002 nga Qendra për Studimin e Demokracisë (Center For The Study Of Democracy), pjesa më e madhe e kanaleve të kontrabandës në Shqipëri janë zhvilluar nga ish-punonjës të shërbimit sekret shqiptar “Sigurimi”. Ky shërbim u shkri në qershor të vitit 1991 dhe u zëvendësua me Shërbimin Informativ Kombëtar SHIK. Si rezultat i këtij ristrukturimi më shumë se rreth 10 mijë agjentë të Sigurimit humbën vendet e tyre të punës dhe iu kthyen krimit të organizuar sipas një studimi të prillit 1992. Ata shfrytëzuan të gjitha mundësitë e ofruara nga sanksionet që iu vendosën fqinjit të vendit, Jugosllavisë dhe në partneritet me krimin e organizuar italian që hyri në Shqipëri menjëherë pas kolapsit të regjimit stalinist në vend. Kontrabanda e naftës me Jugosllavinë (në mënyrë të veçantë me Malin e Zi) u kthye në aktivitetin më fitimprurës për një numër të madh agjentësh të shërbimit sekret, të cilët morën edhe monopolin e operacioneve të kontrabandës në Shqipërinë veriore. Përveç kësaj shumë nga qytetarët e thjeshtë gjithashtu u përfshinë në këtë aktivitet. Ata transportonin naftë në anën tjetër të kufirit me barka, makina private dhe gjithashtu me gomarë, shkruan CIA në vitin 1995. Ndërkohë, në raportet ndërkombëtare pas vrasjes së Bin Ladenit, përmendet fakti se lideri i Al Kaedës është strehuar në Durrës gjatë vitit 1994.
SOT
Ishin po këta agjentë që shkaktonin trazira të brendshme (është pranuar në ish-parlamentin federativ jugosllav se për Shqipërinë janë investuar me miliona dollarë për destabilizim, në mënyrë që të pengohej pavarësia e Kosovës). Shërbimi i fshehtë serb ka financuar nxirjen e imazhit të UÇK-së si organizatë terroriste në shtypin dhe mjedisin politik të Tiranës, deri dhe në organizimin e një demonstrate antiqeveritare në Tiranë, më 24 mars të vitit 1999, ditën kur NATO-ja filloi bombardimin e Beogradit dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Dhe në trafikun e sotëm ndërkombëtar të armëve dhe lëndëve plasëse të prodhimit shqiptar janë përfshirë persona të lidhur me shërbimet sekrete të Millosheviçit, por që tani merren me biznes apo maskohen si të tillë, ndonëse me të kaluar kriminale.

Si u eliminua veprimtari kosovar Enver Hadri

Enver Hadri (1941-1990) ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës. Në fillim të vitit 1972 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës “Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës”. Organ i saj ishte revista “Zëri i Kosovës” në gjuhën shqipe dhe frënge, përmes të cilës bëhej thirrje për bashkimin e trojeve shqiptare në përgjithësi, sidomos punohej që çështja e Kosovës të futej në agjendat e diplomacisë ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian, NATO, etj. Në Bruksel ai formoi dhe drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Më 25 shkurt, 1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Sent Zhil (Saint Gilles), Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët, Veselin Vukotiç (Veshko), Andria Lakoniç, dhe Darko Asanin, e qëlluan me dy plumba në kokë teksa kishte ndaluar para një semafori. Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia, listë të cilën do t’ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Evropian.
Andria Lakoniçi u vra një muaj më vonë nga bashkë-atentatori i tij V. Vukotiç në një diskotekë në Beograd. Darko Asanin u arrestua në Greqi më 1995, teksa një gjykatë greke urdhëroi ekstradimin e tij në Belgjikë për gjykim, por me ndërhyrjen e ministrit grek të Drejtësisë Janis Potakis ai u dërgua në Serbi ku u vra më 1995. Veselin Vukotiçi u arrestua në Spanjë në vitin 2006 dhe ka qenë në burg në Belgjikë deri me 19 dhjetor 2008 kur u është dorëzuar autoriteteve serbe.
Sipas policisë spanjolle, Vukotiçi, përveç vrasjes së Enver Hadrit, kishte edhe dokumente që akuzonin Sllobodan Millosheviçin për vrasje të shumta. Në vitin 2003, një dëshmitar i mbrojtur në gjyqin e Millosheviçit ka dëshmuar se Vukotiçi ka pranuar vrasjen e Hadrit. Dëshmitari i mbrojtur ka folur prapa xhamit me ngjyrë duke thënë se Vukotiçi “më ka treguar për likuidimin e shqiptarëve në gjithë Evropën. Ai e bërë këtë më urdhrin e shërbimit sekret jugosllav. Të fundit që vrau ishte Hadri”.

Damir Fazlliç dhe Miroslav Mishkoviç
Spiunazh, biznes dhe korrupsion nga Shqipëria në Bosnjë

“Damir Fazlliçin me Miroslav Mishkoviçin i lidh kriminaliteti, shërbimet sekrete… Fazlliçi është mjeshtër i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo që i duhet Mishkoviçit në Ballkan. Prandaj ai dërgon atë kriminel të vogël që në emrin e tij t’i mbarojë punët më të ndyra korruptuese nga Shqipëria në Bosnjë. Ai është njeriu që përdoret nga Mishkoviçi për punët e pista”, ka deklaruar në vitin 2008 në gazetën “Slobodna Bosnia” Vladimir Popoviç, ish-ndihmësi i kryeministrit Zoran Xhinxhiç. Mishkoviçi është padyshim njëri nga afaristët më të mëdhenj dhe më me ndikim në Serbi, është pronar absolut, por sigurisht nuk është i vetmi.

Thursday, April 05, 2007


Expelled?

Last week in Balkan Express, I challenged the Albanian argumentum ad atrocitas for the independence of Kosovo - the notion that, because of "ethnic cleansing" and atrocities allegedly perpetrated by the army and the police, Serbia has somehow "forfeited" the right to this province.

Much as it has been the case with reported death tolls in Bosnia, the number most often cited in wire reports (10,000 dead Albanian civilians) is a complete fabrication. This is not to deny that crimes against civilians happened; the Yugoslav Army has actually prosecuted a number of its troops for violating the laws and customs of war. But the notion of widespread, state-ordered or sanctioned atrocities against Albanian civilians is simply not supported by evidence. There was no "Operation Horseshoe," much as the NATO apologist behind thatWikipedia page would hate to admit it.

So, do I deny that 800,000 (or however many) Albanians were expelled from Kosovo by Serbs? Absolutely. I don't deny that these people were displaced; that would be challenging physical reality, which happens to be the purview of the Empire. I do, however, question the claim they were deported by the police and the military. And indeed, some may have been. But all of them?

In July 1999, a Belgrade daily published a copy of the leaflet that was disseminated to Kosovo Albanians in April, just before the mass exodus to Macedonia and Albania proper. With the help of some friends, I have obtained a digital image of the leaflet. Here it is:



And here is what it says:

FELLOW CITIZENS

We invite you to temporarily evacuate the endangered territories of the Republic of Kosova, due to the ongoing major offensive by the Serbian occupation forces. We cannot protect you, and neither can the Kosova Liberation Army.

We need to save our people and our lives. Therefore, proceed immediately towards Albania and Macedonia.

We have asked NATO to help us in our struggle against the Serb occupation forces, because these forces have launched a great offensive in the entire territory of the republic of Kosova. We are getting this help, but the KLA is not able to fully resist the offensive and defend the Albanian people.

Therefore we call on all Albanians who face danger from the Serb occupation troops to evacuate to Albania and Macedonia.

Ibrahim Rugova
President, Republic of Kosova


Now, let's see. It's April 1999. NATO has been bombing Serbia for a week, on the pretext of imposing the Rambouillet "agreement" on the government in Belgrade. It's become clear that Belgrade would not surrender. The KLA - which had recovered from defeat in the fall of 1998, thanks to the intervention of Richard Holbrooke and the subsequent support from the KVM - was being routed by the Serb police and the Yugoslav military, deployed to the province to stop the NATO invasion. In other words, things were going rather badly for the Alliance.

All of a sudden, throngs of Albanian refugees pour over the borders into Albania and Macedonia, into camps set up by the KLA and staffed by KLA cadres, who are more than happy to guide the correspondents from NATO countries and OSCE reporters around, collecting testimonies and listening to sob stories. CNN can now show photos of crying Albanian women. The German government, engaged in open war for the first time since 1945, can now bolster the NATO cause by claiming the existence of a secret Serb plan to "ethnically cleanse" Kosovo Albanians. Macedonia is overwhelmed, and destabilized (which would come in very handy two years later).

So, Albanians were transformed from separatist terrorists (KLA) to innocent victims of evil Serbs. NATO was provided a justification for its illegal war that sounded much better than the imposition of a fake peace plan, or a shoddily fabricated massacre. And the KLA was able to assume the role of "protector" to Albanian refugees, thus becoming the leading force among the separatists (who had until then supported Rugova).

What an utterly amazing set of "coincidences," don't you think?


Sipas Vladimir Popoviçit, Damir Fazlliçi çoi Jeremiçin në kabinetin e Zoran Xhinxhiçit, me lutjen që të kryente praktikën për dy a tre muaj, gjë që ishte e nevojshme në studimet për master. Nga ana tjetër, Fazlliçi ka shfrytëzuar Jeremiçin për disa informacione brenda kabinetit. Gjatë arrestimit të Volf Miniçit, një figurë groteske të përzier në punët e kontrabandës së cigareve, shërbimi sekret serb ka zbuluar një bisedë midis ambasadorit britanik Çarls Krauford (Charls Crawford) dhe Vuk Jeremiçit, në të cilën ambasadori britanik në panik e luste Jeremiçin të orvatej nëpërmjet kabinetit të kryeministrit të ndikonte në lirimin e Miniçit nga burgu. I vetëdijshëm se ndërhyrja në punë të tilla mund ta dëmtonte, Jeremiçi i shqetësuar dhe i frikësuar i ka thënë ambasadorit pse kërkonte një gjë të tillë prej tij dhe se do të ishte më e mirë që ta përdornin kur të fillonin privatizimet, ashtu siç ishin marrë vesh më parë. Biseda iu dorëzua Xhinxhiçit dhe ky është shkaku pse e largoi nga kabineti i tij Jeremiçin.
Ky është një nga dokumentet, klasifikuar si tepër sekret, kopja e cilit gjendet në arkivin e KOS-it (Shërbimi i Zbulimit i Ushtrisë së ish- Republikës Serbi-Mali i Zi). Aktualisht, Brukseli po i kërkon Serbisë hapjen e arkivave për të njohur emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të fshehta të Millosheviçit. Analisti i mirënjohur i çështjeve të sigurisë, Gjergj Thanasi, i cili solli kopjen e këtij dokumenti në redaksinë e së përjavshmes “Investigim”, thotë se arkivat e shërbimeve speciale serbe, qoftë të ushtrisë qoftë të policisë, nuk janë më aq të mbrojtura si në kohën kur Beogradi qeverisej me dorë të hekurt.

PËRGATITI FLORI BRUQI