Nga Flori Bruqi
Numri i lëmoshëtarëve çdo ditë e më shumë po shtohet nëpër rrugët e Prishtinës. Kjo si pasojë e gjendjes së rëndë sociale në Kosovë, por edhe si pasojë e ardhjes së lëmoshëtarëve nga vende të ndryshme të rajonit.
Se lëmosha është e dhimbshme kjo vërehet nga njerëzit në kryeqytet, të cilët tregohen dorëlirë. Një gjë e tillë, mbase i ka joshur edhe lypsarët që vijnë nga viset e tjera të Kosovës, por edhe nga Shqipëria.
“Bëni sevap, m’i jepni 20 centë, për bukë. Të lutem ma blej një krembanane”, janë këto fjalët e një fëmije, i cili të hënën e mbante një pako me krembanane në dorë. Nuk janë vetëm fëmijë, por edhe pleq, gra, të rinj, të cilët mundohen që të “grumbullojnë sa më shumë të holla” .
Nga ana tjetër, Behxhet Gagjiqi, zëdhënës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMJ) ka thënë se kjo ministri nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i lëmoshëtarëve. Por, sipas tij, në momentin që Ministria në bashkëpunim me Policinë bëjnë identifikimin e të miturve që kërkojnë lëmoshë, atëherë do të bëjnë vëzhgimin e ekonomive familjare.
“Policia e Kosovës po mundohet t’i dëbojë nga rruga, por fatkeqësisht kemi shumë lypës, që janë edhe nga vende të tjera të rajonit, jo vetëm nga Kosova, e sidomos të komuniteti ashkali dhe rom.
Fatkeqësisht kemi raste kur edhe familjarët po i shtyjnë fëmijët e tyre që të kërkojnë lëmoshë”, ka thënë Gagjiqi. Edhe qytetarët e Prishtinës shprehin mendime të ndryshme për këta persona. Sipas tyre jo të gjithë kanë nevojë. Andaj, ata u kanë sugjeruar institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin diçka në mënyrë që të mos rritet vazhdimisht numri i tyre.
Fatmir Krasniqi, nga Prishtina, këta lëmoshëtarë i ndan në tri kategori. “Unë mendoj që jo të gjithë kanë nevojë për lëmoshë. Janë tri kategori të njerëzve që kërkojnë lëmoshë nëpër Prishtinë.
E para, ata që kanë nevojë, e dyta ata që janë të shtyrë të kërkojnë lëmoshë dhe e treta, atyre që u ka mbetur ves të kërkojnë lëmoshë”, ka thënë Krasniqi. Ai ka thënë se policia e Kosovës duhet të ndërmarrë masa për parandalimin këtyre “bossa-ve” siç i quan ai, në mënyrë që të mos i detyrojnë fëmijët të kërkojnë lëmoshë.
“Gjithashtu, edhe Ministria e Punës duhet të bëjë evidentimin e atyre”, ka përfunduar qytetari Fatimr Krasniqi. Ndërsa, për qytetaren Blerta Bytyçi, institucionet e vendit duhet të punojnë më shumë për parandalimin e ngritjes së numrit të lypësve.
“Po mendoje, këta fëmijë, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin komunitetit rom, kanë braktisur shkollën, për të kërkuar lëmoshë. Komuna në koordinim me policinë dhe MPMS nuk janë duke bërë aq sa duhet rreth largimit të lypësve nga rruga, ndonëse secila i ka punët e ndara, mirëpo prapëseprapë ato duhet të bashkëpunojnë në këtë drejtim për largimin e tyre”, ka thënë ajo.
Sipas saj, këta lëmoshëkërkues janë bërë të padurueshëm. “Është vështirë të thuhet, por lypësit vërtet janë bërë të bezdisshëm në Prishtinë, madje ka shumë fëmijë që nuk të hiqen derisa t’u japësh ndonjë cent. Kështu, sa herë që dalë për një kafe edhe ajo me "mbetet në fyt" për shkak të lypësve”, ka pohuar Blerta Bytyçi.
Lypës nga Shqipëria në Kosovë
Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë afro 80% e lypësve vijnë nga Shqipëria. Arsyeja me e shpeshtë është shpresa për gjetjen e një vendi pune, në mungesë të të cilit lëmosha mbetet e vetmja mënyrë mbijetese.
Ajo vjen nga Lezha. Por edhe pse me të bijën nëntë vjeçare mëngjes e mbrëmje kërkon lëmoshë nëpër trotuaret e Prishtinës, ajo nuk do të identifikohet, ngaqë i turpërohet realitetit të saj!
"Me vjen zor. Degjo motra! Unë dal në ora tetë deri në ora 4 pasdite. Në Kosovë do të rri një muaj, sa t´baj një kasolle për t´jetu në të. Këtu banoj në një shtëpi me tri familje dhe paguajmë 100 euro për muaj. Lypim secili për vete, nëpër lokale, nëpër rrugë e kështu."
Dhe kjo grua s´është e vetmja, e cila qoftë e vetme, apo me familje ia ka mësyer Kosovës me shpresen për gjetjen e një vendi pune, shpresë kjo, e cila do të shuhet me t´u ndeshur me realitetin e rëndë edhe për vetë kosovarët.
"Shumica e familjarëve, të cilët vijnë me fëmijët e vegjël në Kosovë, tregun kosovar e shohin si shpresë për gjetjen e një vendi të punës. Mirëpo, në mungesë të punës ata detyrohen që të mbijetojnë duke kërkuar lëmoshë në rrugë" shpjegon kolonel Fahredin Verbovci, shef i Departamentit për Çështje të Komunitetit në Policinë e Kosovës, i cili nxjerr këtë konkludim nga intervistat e dhëna nga lëmoshëkërkuesit e identifikuar nëpër qendra të ndryshme të Kosovës.
Në Kosovë më shumë lypës nga Shqipëria sesa vendas
Sipas të dhënave të këtij departamenti, vetëm gjatë vitit 2009 numri i përgjithshëm i lemoshëkërkuesve në Kosovë ishte 137-të, 87-të prej të cilëve kanë qënë shtetas të Shqipërisë, ndërsa 50-të të tjerë, shtetas të Kosovës. Të njëjtën gjë e konfirmon edhe Instituti për Politika Sociale, ku në bazë të një hulumtimi për fenomenin e kërkimit lëmoshë, del se afro 80 per qind e lypësve vijnë nga Shqipëria.
Trotuaret, kafeteritë, si dhe portat e objekteve fetare janë vendet më të shpeshta, ku stacionohen lypësit. Policia e Kosovës pothuaj çdo javë ndërmerr aksione për largimin e lëmoshkërkuesve nga rruga. Fushata mediale e përkrahur nga OSBE, me anë të së cilës iu bëhet thirrje qytetareve që të mos ndihmojne shfrytëzimin e fëmijëve duke ju afruar para si lëmoshë, vazhdon. Ndërkohë që për lypësit nga Shqipëria perveç riatdhesimit ka një procedurë tjetër.
"Rastet e të gjithë shtetasve të Shqipërisë, të cilët janë gjetur duke kërkuar lëmoshë në rrugë, janë proceduar në gjykata kompetente, të cilat kanë sjellë vendim që këtyre personave t´iu ndalohet hyrja në Kosovë. Ne do të bashkërendojmë aktivitetet me Drejtorinë për Migrim në kuadër të Policisë së Kosovës dhe si një trup koordinues do të punojmë pa hezitim për parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese"- thotë kolonel Verbovci, sipas të cilit Policia e Kosovës ka kërkuar mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë, në Prishtinë dhe së shpejti pritet një takim i të gjitha paleve relevante, prej të cilit do të dilet me rekomandimet e përbashkëta për luftimin e këtij fenomeni shqetësues për shtetet fqinje, Kosovë-Shqipëri.

Në shënimin e Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, fëmijë nga e gjithë Kosova me pankarta në duar “Stop punës për fëmijë“, kishin marshuar kryeqytetin, për të kërkuar trajtim më të mirë për fëmijët, të cilët vazhdojnë të punojnë punë të rënda.
Ata realizuan edhe një performancë para ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ku pasqyruan punët me të cilat merren fëmijët, si pasojë e një trajtimi jo të duhur që vazhdon t’iu bëhet dhe kushteve të rënda ekonomike. Fëmijët kërkuan trajtim më të mirë për ta, duke u bërë apel institucioneve përkatëse, që të merren më seriozisht me të drejtat e tyre.
Elvir Bytyqi, nga fshati Denjë i Rahovecit, tha se ai ka ardhur sot në Prishtinë, së bashku me shokët e tij për t’i kërkuar Qeverisë të ndërmarrë masa, të cilat do t’i parandalonin punët e rënda për fëmijët.
“Bashkëmoshatarët në fshatin tim, bëjnë punë shumë të rënda fizike, si prerja e pyjeve dhe merren me bujqësi për mbjelljen e specave, kultivimin e pemëve e të tjera”, tha ai.
Ndërsa Qëndrim Ramadani, nga Krusha e Madhe e Rahovecit, iu drejtua ministrit Rashiq dhe institucioneve vendore, duke i bëri apel që të merren më seriozisht me të drejtat e fëmijëve. Ai tha se bashkëmoshatarët e tij punojnë punë të rënda, duke pohuar se ata kanë të drejtë të jetojnë më qetë dhe të kenë një trajtim më ndryshe, më të mirë.
“Më ndihmoni të mësoj, më ndihmoni të luaj. Jeta është e bukur por edhe e dhimbshme. Fëmijët janë qeniet më të dashura dhe gjëja më e çmuar në këtë botë. Jemi dëshmitarë dhe e mundimeve të fëmijëve që u ndodhin në jetën e përditshme. E ne fëmijët në njëfarë mënyre jemi të detyruar të punojmë krahas të rriturve herë-herë me dashjen tonë e shpeshtë, pa dëshirën tonë, por për shumë fëmijë një gjë e tillë është e imponuar, sepse kushtet e vështira ekonomike e bëjnë të veten”, tha ai.
Ndërsa Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq pati një mesazh për fëmijët, duke i siguruar ata që institucionet, qytetarët dhe Qeveria, do të punojnë në vazhdimësi për të drejtat e tyre.
“Ne kemi vendosur që në vitin e ardhshëm, jo vetëm një rregullore, siç është deri më tani, por ligjin për parandalimin e punëve të rënda për fëmijët. Ky është vetëm fillimi, por kërkoj nga ju që ju me organizime siç keni sot, të ndikoni në vetëdijesimin e çdo qytetari, të ndikoni në vetëdijesimin e prindërve, fqinjëve tuaj dhe të gjithë tjerëve, që janë pjesë e shoqërisë në mënyrë që të tregoni që ju jeni ata të cilët kanë iniciativë dhe së bashku me neve, të mendojmë për të ardhmen e Kosovës. Premtim zyrtar i yni, mbetet që kurrë nuk do të heqim dorë nga ju , ju jeni e ardhmja jonë“, tha Rashiq.
Ndryshe, në konferencën vjetore të Organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me rastin e Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, u bë e ditur se numri i përgjithshëm i fëmijëve, që punojnë punë të rënda nga janari deri në prill të 2012 është 168 fëmijë.