VIKTOR HYGO
DERVISHI
Në ballë të grupit të vogël e të rreptë të arnautëve,
Shkonte Aliu Pashai me ballin nëpër re,
Gjithë populli përqark nderonte i tmerruar,
Përgjunjur dhe kryet përkulur gjer në dhe.
Befas nga turma u ndje: “Më prit, Ali Pasha!”
Një dervish mjekërbardhë, sy të pafrikëshëm te balli
Përpara i dolli të ashprit Ali Pashë Arnautit
Dhe kalin pullali ia mbërtheu për kapistalli.
“S’ta kam frikën as ty, as të ndyrës thikës tënde
O i dërguar i shejtanit, tiran, mizor e qen,
O i dërguar i shejtanit, tiran, mizor e qen,
Para këtyre të trëmburve e trimave tuaj të çartur
Vdes sot, por kush je ti, jam unë që do ta them!
Pallatin e ke ngritur mbi eshtra e xhenaze
Veç ti me dorën tënde sa ke vrarë, o gjakatar!
Një populli i ke vënë thikën, por s’e di, or lugat,
Një populli i ke vënë thikën, por s’e di, or lugat,
Se këtu pranë të është hapur e po të pret një varr.
Shpata jote njerëzve u shkon si kosë mbi bar...
Por shpirti do të dalë ndër çengela zinxhirësh,
Por shpirti do të dalë ndër çengela zinxhirësh,
Me dorë të vet Allahu do të të varë, ore kusar,
Mu në pemë të segjinit plot me shpirtra qafirësh.
…
…
As paratë, as dredhitë, intrigat as kalatë,
Asgjë, o shpirtkatran nuk do të bëjë derman,
Për jetë fantazma jote do të tmerrojë dynjanë,
Jot ëmë përse të lindi shtatë herë është bërë pishman.
Çifut e faqezi, nxirre thikën nga mylli.
Në gjoks ma ngul, s’ta kam frikën me sua e xhins,
Kur të më dalë shpirt , në vënd të grahmës së fundit,
Një pështymë do të ta hedh në surrat , or përbindësh.
“A ke më për të sharë, o dervish?” – pyeti Pashai
“S’kam më! Ja gjoksi im! Ngule thikën, shëmtirë!”
Aliu ra thellë në të thella... buzëqeshi... edhe dervishit
I dhuroi qyrkun e vet stolisur në xhevahirë
Dhe i tha lamtumirë.
Poetizuar në gjuhën shqipe RIZA LAHI