Nga Riza Lahi,Tiranë
Kushtuar njëqindvjetorit të lindjes së “Mësueses së Popullit” Eleni Jançe – Stefa,15 qershor 1912
Sa herë që i del gjumi natën, ndjen një dorë që ia mban dorën e saj; buzëqesh nëpër gjumë dhe i mbyllë sytë sërish
Edhe kur bie të flerë, e do prap atë dorë. Ajo sikur e lidh botën e saj të ëndërrave me jetën përqark; me 5 breza stërnipër e stërmbesa.
Në foto: Eleni dhe Kostaç Stefa
Kur zgjohet në mëngjes, e shtërngon lehtë dy a tre herë dorën që e ka patur në pëllëmbën e saj tër natën,sikur të kishte një pëllumb që ndurante se mos i ikte.
Dhe çelë sytë.
Dy qënie të bukura, më të bukurat e dheut të atyre çasteve, sulen ta ndihmojnë dhe fytyrat u qeshin si lule manjola të ardhura përtej këtij deti që duket nga dritarja…që krejt larg kësaj kaltrine…që nga Berati.
Pronarja e dorës së ëmbël që nuk e ka lëshuar të sajën tër natën, quhet Tina; është e bija e saj . Gruaja tjetër që po e përkëdhelë dhe ia rregullon flokët me duar është nusja e shtëpisë, e birit të saj Vangjelit dhe quhet Virgjinia – Xhina.
Por që të dyja gratë e dijnë fare mirë përse ikona e tyre e shtrenjtë , ndërkohë, ja, po vështron nga dera. Ajo me telepati ndjen hapat e dikujt që do ta hapë derën pas pak – të vajzës së madhe Eldës.
Elda Stefa (Naraçi), si sulet të puthë së pari nënën e saj, ka etje të plotësojë pasionin e vet më të madh të atyre çasteve – të përkujdeset për ndonjë gjë të veçantë për atë që e ka rritur dhe, sidomos, të gatuajë ushqime nga të guzhinës Beratiti. Oh, Elda e di pa e pyetur fare se çfar dëshron për të ngrënë prej duarve të saj nëna, e vetmja e saj që mbush shekullin e saj, si një timoniere që ka triumfuar përmbi dallgët e atij oqeani njëindvjeçar.
Në foto:Patrioti:Kostaq Stefa
Kohë pas kohe vijnë meshkujt e shtëpisë – djali, Vangjushi dhe nipi njëzet vjeçar që mban emrin e të ndjerit, Kostaqi. Vijnë e shkojnë nipa, mbesa, stërnipa, stërmbesa, mysafirë…
Mesuesja e Popullit rri e i pret ata në krye të vëndit; ashtu, e bukur, e kërpitur dhe mbështjellë me ngjyrën që e ka shoqëruar thuajse tër jetën – ngjyrën e errët.
Nënë Vitorja bija e Kostaqit dhe Elenit
E nisi vajzërinë e herëshme duke ëndërruar majë një mushke që udhëtonte tre ditë e tre netë dhe po mbushë 100 vjet jetë në Itali.
Gazetari italian i “Il piccolo” shqeu sytë plot hare, kur mësuesja shqiptare Eleni Jançe Stefa , për intervistimin e së cilës kishte marrë detyrë nga kryeredaktori që ta intervistonte falë profesionit të saj të respektuar, reputacionit të veçantë që ajo ka mes albanezëve të Trieshtes dhe sidomos për evenimentin e mrekulleushëm – një shekull jetë , nisi…popo, nisi të përgjigjej me një italishte të saktë dhe , madje dhe me temperament…
Mësesje e njohur anembanë Beratit të saj, që ka përcjellë për 35 vjet kolopuçë që nga klasa a parë deri në të katërten …ehhh…e ka edhe ajo historinë e saj të përfytyrueshme me shumë vështirësi nga vajzëria e ditëve të sotme…
Mbesa e Kostaqit dhe Elenit,vajza e Bardhyl Kelmendit dhe Vitorës:Mardena Kelmendi
Ishte viti 1926. Në Beratin klasik dhe të përmbytur ende nga mentalitete anadollake për vajzat, nga qeveria e kohës që asipronte evropianizimin e vëndit ballkanik që u pat pushtuar I fundit nga hordhitë aziatike dhe, po I fundit qe shkëputur prej tyre, erdhën…erdhën 5 bursa shtetërore. 5 vajza të moshës së adoleshencës, mund të shkonin në shkollën që nxirrte mësues. Mund të shkonin me shpenzimet e shtetit, por, sigurisht, me një kusht, një pikpyetje qesharak krejt për mentalitetet e sotme – a I lejonin vallë familjet e tyre? E kush vallë do ta lejonte bijën e tij të shkonte në Normalen e Korçës, ku, qënga Berati, duheshin tre ditë udhë majë mushkave?
Sa vajza beratase , oh! sa e ëndërronin këtë dhuratë që vinte nga qeveria! Sa prindër mërrolnin vetullat. Vajzat që kërkoheshin ishin në moshën kur duheshin “mbyllur”. Pra të ndryheshin në shtëpi për të pritur dorën e martesës nga dikush që do të trokiste në derë dhe, nëse do të dilnin në rrugë vetëm me prçe.
Majë mushkave një ditë u nisën drejt Korçës, duke mushkëruar rrëzë Malit të Tomorrit, pesë vajza. Këto u bënë mësueset e para të brezit të ri dhe të analfabetëve të panumurt.
Ishin Margalina Basko ( Kushi), Kristina Bendi (Zaka), Dhespina Paftali (Ndreçka), Vitori Langoro dhe Eleni Jançe (Stefa)…
35 vjet mësuese…
Qënga kolopuçët e deri te nënat me fëmijë e burrat e zamanit me mustaqe; qënga shkencëtarët, poetët, inxhinjerët e rekordmenët e ardhshëm e deri te ata që mbanin mbi shpinë barrën e papërballueshme të analfabetit, kjo nënë e dhëmbshur bratase u ka mësuar shkronjat e arta të gjuhës shqip. Ua ka mësuar me atë zë të ëmbël, tër durim dhe dhimbje, me të cilin zë fjaloset edhe sot me mysafirët e panumurt dhe të përditëshëm që ia mbushin përditë shtëpinë e saj.
Çfar bisedash ka më shumë dëshirë Mësuese Eleni?
I pëlqen të kujtojë vitet e shkuara; mban mënd gjithçka me detale nga më të imtët. Nganjëherë e mbushin lotët kur kujton babain e fëmijëve të saj, atë burrë romantik, të etur për dije dhe aq të dhëmbshur, Kostaq Stefën, që ia vrau një skuadër pushkatarësh, pa ia zgjidhur prangat e shtërnguara me dryn.
Kostaq Stefa ( “Martir i demokracisë”) ka qënë lidhur me luftën për liri, aq sa, duke qënë “Kryetar i Këshillit Nacional Clirimtar” të lagjes së njohur luftarake – “Mangalem”, mori një detyrë delikate. E mori nga drejtues prej më të lartë të luftës. Falë besnikërisë së tij të njohur, vendosmërisë së patundur, guximit por sidomos edhe njohjes së shumë gjuhëve e, sidomos asaj angleze, u caktua të ishte përkthyes I një grupi nga forcat aleate – amerikanë…
Martirizimi i intelektualit Kristaq Stefa
Do të kalonin vite dhe dikush nga ata bij të popullit amerikan , pikërisht njëra nga infermieret e asaj kohe, tanimë 93 vjeçare, Agnes Jensen Margerich, do të shkruante kujtimet e veta. Ish vajza e bukur e dikurëshme, do të vinte sërish edhe njëherë në Shqipëri.
Dhe do të kërkonte shtëpinë ku kishin rrezikuar aq shumë për të dhe shokët e saj dhe ku kishin ndarë kafshatë e gojës me ‘ta; shtëpinë e përkthyesit të tyre të vendosur dhe te hekurt , atë burrë që ua kish shpëtuar jetën disa herë nga “sharrs”at nazistë.
Vallë, ishte gjallë ai? Po e shoqja e tij aq e mirë dhe thuajse moshatare me të, Agnesën?
Oh… Popo, ja se ku ishte Eleni! E njohu menjehere nga buzagazi dhe bujaria e madhe e zemra e bardhë, që, sikurse atëherë, edhe tani, sikur I lëvrinte ngado nëpër qelizat e fytyrës. Po…Profesori, ku ishte?
Ku ishte ai burr erudit , poliglot dhe aq serioz që rrezikoi pranë tyre tre muaj rrjesht?
Bashkëshorti im Kostaq Stefa u lind 20 maj 1905
E shoqja nuk e besoi kurr që burri I saj, sensibël e me zemër të çiltër fëmije siç e kanë poetët, të ishte marrë me punë të fshehta. Ajo I ndejti atij besnike,ia rriti fëmijët, megjithëse kur I ndjeri u pat pushktuar, ishte një grua e bukur shumë dhe vetëm 33 vjeçare…
100 vjeçe.
Gjithnjë e veshur me rrobe të zeza e të mbajtura steril, e kërpitur, duke foulur me kulturë dhe etiketë saqë edhe në kohën e komunizmit ngado e thërrisnin “zonja Leni”, ajo gëzon shëndet të mirë.
Vazhdon të hajë ushqimet që ka dashur gjithmonë – bulmetrat dhe perimet; ka ca kohë që ka hequr dorë së gatuari vetë për të gjithë. Nuk përdor kurr, si asnjëherë në jetën e saj, as raki e as duhan, dhe pi ndonjë kafe tek tuk. Nuk ka interes për politikë, ka shumë dëshirë ende të bëjë mirë, të thotë një fjalë të mirë në vënd të një fjale të rëndë a të dhunëshme.
Tregon shumë bukur ngjarje të kaluara. Ua tregon stërnipave e stërmbesave saherë që ata e rrethojnë. Dëgjon me shumë vëmëndje bashkëbiseduesin dhe kënaqet shumë kur bija e saj, Vitorja, me flokët e mrekullueshëm të verdhë dhe të dy faqet e mëdha si dardha të pjekura Berati, e njohur ngado në diasporën postkomuniste, poeteshë dhe aktiviste e jashtëzakonëshme e çështjes kombëtare, vjen dhe I ulet te këmbët që t’I llafosë.
Dhe…vjen nata.
Mësuesja e Popullit Eleni Stefa, ka ngrënë, ka bërë muhabet dhe, ja do të niset të flerë.
Është një dorë që e shoqëron te krevati . Pronarja e kësaj dore shtrihet në një krevat fill pranë saj..
Ajo dorë ia mban dorën e saj tër natën, ndërsa po endet nëpër botën e ëndërave.
Është një dorë e butë , intime siç është frymëmarrja, që e lidh subkoshiencën e ëndërrave të gruas plakë me kutimet e rritjes së fëmijëve të saj por edhe të sa e sa fëmijëve të Beratit të kulturës qytetare shqiptare.
Dhe agimi zbardh.
Mikeshat e saja të përditëshme , Tina dhe Xhina ia urojnë të parat mirëmnëgjesin “Mësuesen e Popullit” Eleni Jançe – Stefa.
Pas pak do të hapet dera dhe me aromë zambakësh do të vijë Elda.
Nga dritarja duket deti…
Nga Fatime Kulli,Tiranë :
Mësuesja e Popullit Eleni Stefa, nje personalitet i shquar ne fushen e arsimit
Mësuesja e Popullit Eleni Stefa , eshte modeli i gruas se sakrifices nder dekada, eshte plejada e mesueseve qe kane pergatitur me dijen e tyre, dhjetera breza intelektualesh, eshte Mesuesja qe meriton mirenjohjen tone perjetesisht. I uroje Mesuese Elenit, Gezuar ditelindjen, shendet dhe gjithe te mirat ne familjen e saj te madhe! Falm. Riza per kete shkrim shume interesant dhe me vlere, per kete personalitet i shquar ne fushen e arsimit, Eleni Stefa.
Nga Eleonora K.Gjoka,New York
urime e dashura nënë Eleni!
Eshte kenaqesi qe ne bijat e Teutes i urojme nene Elenit, nenes sone dhe koleges sone njekohesisht urimet per ditelindjet e saj!
Ka vite qe marrrim informacione nga vajza e saj, Vitore Stefa e na behet qejfi qe ajo e kapi shekullin mes ngrohtesise se familjes te mbushur me shume breza pasardhes.
Shembulli i vrtyteve te bardha, qe ajo ruajti nene ate veshje te zeze, do jene shembull dhe frymezim per t'u percjelle ne trashegimnine e grave shqiptare!
Le te gezoje nene Eleni, cdo cast jeten e saj prane te dashurve, ne token fqinje!
Malli per eren e vecante te atdheut dhe gurgullimen e lumit Osum, qe pershkon qytetin muze te Beratit, nuk do i shqitet kurre nga mendja si te gjithe neve qe jemi larg!
Gezuar ditelindjen Nene dhe Mesuese e Nderuar Shqiptare, Eleni Stefa!
Faleminderit Rizait per percjelljen e pershendetjes!
Nga Simbad Detari/Vasil Qesari/,Francë
ATDHEU DHEMB
Ka nje fotografi te veten Vitore Stefa - Leka, vertet te pashme e te bukur, aty ne kopertinen e pasme te librit me poezi "Vetmi e Largesise", te botuar kohet e fundit nga shtepia botuese "Albin" ne Tirane. Nje foto ku, dy sy te hijshem veshtojne me kersheri e ngulm e bashke me ta, nje fytyre qe rrezaton miresi e drite.
E qeshura e saj, e lehte dhe pakez jo fort e natyreshme, po t'a vezhgosh ashtu siç duhet, nuk eshte nje qeshur ne kuptimin e plote te fjales, por nje e "qeshur-dhimbje", ku jane shkrire se bashku shume gjera.
Vetem nje njeri, i cili njeh vertet nga afer Vitore Stefa-Leken ose ai qe, nepermejet poezise se saj, arrin te kaperxeje kufirin e se dukeshmes e cila shprehet ne vargjet e vellimit e, krahas kesaj, arrin vertet te zhbiroje te padukshmen dhe esencialen, mund te kuptoje se ne ate buzeqeshje ka vertet shume dashuri por edhe shume dhembje, plage, mall, pengje, enderra te parealizuara kurre e, se fundi, nje deshire te marre, nje "amok" pothujase haluçinant ne "kerkim te kohes se humbur". Kerkim, per fat te keq ne dhé te huaj, ne mergim. Kerkim qe autorja - poete, pa dyshim uron qe te vazhdoje, si rruga e Odiseut per ne Itake?Edhe pse, rruga eshte plot dhembje. Edhe pse mungesa e Atdheut dhemb ?
Vasili me Vitorën
ANKTHI I MERGIMIT
... Poezia e Vitore Stefa-Leka eshte e shkruar ne mergim. Por, duhet thene se ajo ka egzistuar gjithmone, ne shprtin e saj. E perbuzur, e distancuar, e pare shtrember, e ndeshkuar nga e kaluara totalitare, ajo, vajza me "biografi te keqe" e ruajti kete ndjenje "maragaritar" fshehte e thelle ne zemren e saj, qysh prej viteve te rinise se hereshme, atehere kur nisi te hedhe ne nje fletore keter lekshe me katrore, poezite e saj te para.
Ne fakt, kjo "pervoje" ishte thjesht nje sprove e fshehte adoloshente, sepse te shkruaje kur kishe damken "armik i popullit", ishte vertet nje marrezi. Por, vajza e heshtur dhe e zgjuar beratase, e ruajti sendin e saj te çmuar thelle brenda vehtes. E fshehu me delikatese ne zemer dhe nuk i'a tregoi askujt.
Poezia ishte Ngushellimi, Liria dhe Lumturia e vetme e saj. E fshehur aty, ne nje skute te fshehte te zemres, ajo flinte e qete dhe e sigurte se askush nuk do te mund t'i a shkulte nga zemra. As operativi i sigurimit, as sekretari i partise e as kryetari i frontit te lagjes?
E, ajo "granule" (koker rere) e vogel, e thjeshte, naive dhe e bukur si "Hirushja e Perrallave", do te ndriçonte pikerisht shume vite me pas, atehere kur do te vinte Dita e Madhe e cila, pastaj, per fat te keq, do te shoqerohej edhe me plot zhgenjime e mirazhe te paqena. Por, megjithate "granula- poezi" ishte aty, e fresket, e gjalle, e shpetuar nga"Olokausti" e, kur "pronarja" e saj, e nxorri thelle prej gjoksit, ajo shkelqeu plot drite e miresi. Ishte ajo poezia dhe frymezimi i vete autores. Jeta e saj e dyte?
PRANVERE E MBYTUR NE LUME
... Nje pranvere e mbytur ne lume, ka qene rinia e saj ( ne se vertet ka pasur pranvere, sepse ne fakt mosha e saj juvenile ka qene nje dimer i thelle e plot acar !...). Nje peng i patreguar, plaget e te cilit nuk do te mbyllen kurre !... Teksa lexoj poezite qe perbejne kete cikel, nuk di pse e perfytyroj poeten aty ne "Piazza della Madona" te Triestes, nene hijen dhe feshferimen e gjetheve te pemeve te nje bar ? kafeneje plot hije dhe e "plain air". Te ulur ne nje tavoline. Vetem. Me nje filxhan kafeje prane dhe, natyrisht, me mikun e saj te perjetshem ? cigaren. Me shikimin e saj te menduar.
Me ate deshire te kah hersheme te saj per te vezhguar. Per te vezhguar gjitheçka. Te rinj te çpenguar e te hijshem, nje djalosh e nje vajze qe puthen ne nje stol si dy pellumba, kalimtare, automjete, zhurma, levizje. Por mbi gjitheçka, ajo ka endjé te vezhgoje njerezit. Fytyrat. Mimiken. Gjestet. Tipat antropologjike. Nje vezhgim e deshire per te hyre thelle ne boten e tyre. Sepse çdo qenje njerezore, qe nga ai lypsari qe zgjat doren ne kthesen e "Viales" e, gjer tek ajo zonje hije rende qe kalon aty prane, krenare dhe e shoqeruar me vezullimin e arturinave mbi gjoks e ne duar, ka boten e saj.
Misteret dhe ankthet. Pengjet dhe enderrat?. E pastaj, ai shikim i perhumbur i poetes, vagellohet e humbet e behet nje kaledioskop kujtimesh per vete jeten e saj. Per te kaluaren. Jo per te ardhmen. Sepse per nje njeri si ajo, s'ka te ardhme. Ka vetem te kaluar. Nje te kaluar qe do t'a shoqeroje, per fat te keq, tinezisht e me ligesi, si nje grua plake qe heq zvarre reckat e saj, gjer ne ditet e fundit te jetes. Nje e kaluar ku, figura, pamje, momente, imazhe jo me ngjyra, por bardh' e zi, te shkuara e te sotme, i dalin para sysh si ne nje film te vjetruar te viteve '30?
E mes kesaj "Simfonie imazhesh", ka vetem heshje. Heshtje dhe shurdheri si ne "filmat pa ze". Heshtje. Nje heshtje qe i ka rrenjet ne kohe te shkuara, atehere kur edhe e qeshura edhe fjala ishin te ndaluara. Kur çdo gje ishte blasfemi. Edhe e drejta per jeten, edhe deshira per te lexuar, edhe endja per te enderruar, edhe deshira per te dashuruar.
Ja pra se si, njeriu i lindur per te pare horizonte te largeta e te ndryshme nga ato qe atdheu i saj tiran i ofronte, kjo vajze enderrimtare pra, me emrin Vitore Leka, e cila pati fatin e lig dhe mallekimin te ish bija e nje "te pushkatuari nga partia", u pushkatua edhe vete qysh ne moshe te njome. Nje pushkatim teper me i llahtarshem se sa ai para plotoneve te ushtareve te "Divizionit te Mbrojtjes".
( Ah, nje e tille vdekje, ne fund te fundit eshte vdekje e, pas saj, çdo gje shuhet e humbet ne ameshim. Por, kur te pushkatoje e te lene "te jetosh", kjo eshte edhe me mizore ! ).
Me ndoqen gjithe jeten Ato plumba te atij pushkatimi Dhe valet e detit kur me çuan larg Me te shtena thoshnin : S'ka fat jetimi?
Mjegulla dhe drite-hije, frike dhe deshira, endje dhe tortura. Shpirti teper i ndjejshem i vajzes njomezake, me baba "armik" te pushkatuar, pa dyshim qe ka perjetuar qysh ne femijeni e, me pas ne adoloshence, nje tmerr e "choc" te patreguar. Nje goditje te parikuperueshme, e cila pa dyshim nuk mund te rehabilitohet kurre e qe, direkt apo indirekt, shoqeron sot jo vetem çdo teme e subjekt te poezive te vellimit ne fjale, por edhe vete jeten e saj publike e private?
Ndaj s'e ka te lehte Tani ne liri T'i qeshe sy e buze Ngrire ne rini !
STINET E JETES
Stinet e jetes, per ate qe e ka vuajtur gjer ne palce regjimin totalitar, nuk kane kuptimin normal te stineve te vitit. Ato nuk egzistojne ne ndryshueshmerine e tyre. Ne to nuk ka diell, kaltersi, lule, fllade joshese, kenge zogjsh e nete te ngrohta me yje vezullues. Stina e atyre qe lenguan nene tmerrin e atij sistemi, njohu vetem dimrin, akullin, rete e zeza, friken e "rrufeve", eren e acarit, kengen e megafoneve te aksioneve dhe netet e frikes se internimeve?
Ja pse, autorja ne fjale, nuk arrin te kuptoje se si jeta e saj, kaloi pa u kuptuar e, ajo, nuk njohu e nuk perjetoi as rinine, as jeten bashkeshortore, as "moshen e arte" e as ate te viteve me pas? Gjitheçka ka kaluar shpejt, me nje shpejtesi marramendese e te llahtareshme dhe, nje dite prej ditesh, kur ajo shihet te armikja "pasqyre", ndjen qe vitet kane shkuar e rinia nuk kthehet me? E, atehere ?... Ti japesh fund jetes ?... Ti japesh fund sepse, ajo ishte e kote dhe pa kuptim ?...
Sepse ajo i dha vetem vuajtje, helm e tmerre ?... ... Autorja-poete, natyrisht, nuk ka zgjedhur kete rruge rrenqethese e cila nuk pershtatet me "objektivin" final te saj : te rikuperoje kohen e humbur. Ajo ndjen se njeriu mund te jete i dobishem per diçka ne çdo rrethane e ne çdo kohe.
Bie fjala, ne dashurine ndaj njerezve. Dhe ja, para nesh shfaqet keshtu, nje nga vetite e mrekullueshme te Vitore Leka-Stefes: dashuria jo vetem per njerezit e saj te aferm, por per njerezit ne pergjithesi. Nje dashuri e pakufishme dhe e paster. Nje ndjenje miresie e pashoqe. Nje zemer nene e motre.
Nje kundervenje e plote ndaj sistemit qe e persekutoi, karakteristika kryesore e te cilit ishte : Urrejtja per Njerezit? Njerez ju dua ! - therret ajo dhe vrapon tek kushdo qe ka nevoje, diten dhe naten, me ore e pa ore. Mes shqiptareve, emigranteve, vendas apo te huaj.
Me fjale te embel e perkujdesje. Me doren, shpirtin dhe zemren qe gjithmone dhe pafundesisht, jep dhe vetem jep?
Motoja e saj : Ju kam vellezer, me thoni moter ! ?.
Martirizimi i intelektualit Kostaq Stefa/në kuadër të 60-vjetorit të vrasjes
Nga Flori Bruqi,Prishtinë
Libri i Eleni Stefës, dedikuar bashkëshortit të saj Kostaq Stefa,që u ekzekutua nga diktatura në moshën 42-vjeçare, është në një paraqitje tipografike të bukur, i pajisur me foto në ballinë e në brendi, me redaktore Zhuliana G.Jorganxhiun dhe me ballinën e paraqitur artistikisht nga Kostandin Leka.
Përse është mbresëlënëse kjo vepër? Më duket se disa nga veçoritë dalluese të librit janë përshkrimet e natyrshme, me fjali të thjeshta, me narracion që e paraqesin si një vepër letrare kujtimesh të dhimbshme, gjë që krijon jo vetëm ndjenja estetike te lexuesi, por edhe besimin në vërtetësinë pa artifise të një realiteti tragjik që pësoi një familje e dëgjuar, e madhe dhe me prestigj të padyshimtë, në Berat.
Mësusja Eleni Stefa
Kështu gama e vuajtjes mbarëvendore pasurohet me pamje të një natyre të dhunës édhe ndaj familjesh apo individësh që e kishin parë me sy të mirë lëvizjen nacionalçlirimtare, pavarësisht se nuk përziheshin në ndonjë aktivitet politik. Një titull i f. 93 është "Pas çlirimit të vendit". Ka autorë të cilëve nuk u bën zemra ta përdorin fjalën "çlirim". Janë çështje interpretimesh. Mund të mos ketë pushtues, por nuk je i lirë. Shumëkush përdor togfjalëshin "Pas Luftës", ose "pas Luftës II Botërore".
Shkrimtarja dhe humanistja Vitore Kostaq Stefa-Leka
Kjo s'ka të bëjë me "mohimin e luftës nacionalçlirimtare", që nuk ka ngjarë, në fakt; por është ngritur zëri si tepër nga fanatikë të pandreqshëm përkundër vërejtjeve që kanë të bëjnë me deformimin e asaj lufte dhe me nënshtrimin vasal ndaj atyre që s'ia kanë dashur të mirën vendit tonë. Libri nuk përshkohet, pra, nga mllefe përkundrejt një regjimi që i shtonte "armiqtë" me kriteret e tij patologjike që e bënin të pandryshueshëm në bindjen se sistemi politik i vendosur, mbrohej përmes frikës dhe terrorit. Pastaj, vëllezërit e Elenit ishin partizanë dhe Kostaqi, me shpirtin e tij të butë, i kishte të gjithë miq. Kur ishte pedagog në shkollën teknike (1926-1933) kishte nxënës edhe Mehmet Shehun, me të cilin takohej edhe në kohën e Luftës.
"Mbaj mend – shprehet Eleni, - se nga mesi i vitit 1942 në shtëpinë tonë erdhi Mehmet Shehu, ku qëndroi dy ditë e dy net. Ishte me Fiqereten, e cila ishte beratase. Si ilegale, ajo nuk mund të shkonte në shtëpinë e saj. Kostaqi ishte në këshillin e lagjes dhe aktivistja Filla Cici i kishte sjellë në shtëpinë tonë Mehmetin dhe Fiqreten. Pasi u përqafua Mehmeti me Kostaqin, i tha Fiqretes: -"Ti shko ku të duash, se unë e gjeta strehën time te profesori im!". Ky episod ngërthen një dukuri që u shfaq hapur më vonë: Komunistët e rëndësishëm (nuk po flasim për ata që i rrëmbeu rryma, si vëllezërit e Elenit), u ndihmuan për strehim nga shoqëria, nga shokët e shkollës, nga të afërtit, nga elementë profesionesh të ndryshme, nga tregtarët…(pavarësisht nga bindjet e tyre politike). Por, kur erdhën në fuqi, nuk treguan asnjë solidaritet ndaj atyre që i kishin mbajtur në shtëpitë e tyre. Tefik Mborja ishte ministër, në kohën e pushtimit. Por kishte strehuar Enverin, Nakon, Ymer Dishnicën. Diktatori i ardhshëm dihet sesi e kishte bërë si shtëpinë e vetë, atë të Bahri Omarit.
Shkrimtarja Mardena Bardhyl-Vitore Kelmendi
Libri hapet si një roman që zgjon kureshtjen e lexuesit, me një zbritje të detyruar në Belsh të një avioni ushtarak me 30 amerikanë, 30 prej të cilëve ishin femra; disa ishin infermiere. Kahreman Ylli kishte kërkuar ndihmën e Kostaq Stefës për t'i shoqërurar deri në Vlorë. "Partizanët shqiptarë i ndihmuan amerikanët e humbur dhe filloi, kështu, një udhëtim i gjatë dhe i rrezikshëm drejt bregut të Adriatikut" (59). Në nëntorin e vitit 1943 ishim aleatë. Nuk vonoheshim të bëheshim armiq. Madje edhe ky bashkëpunim me partizanët nga ana e Kostaqit, për të shpëtuar miqtë tanë të luftës, do të shndërrohej në aktakuzë, në shkurt-mars të vitit 1948. Të shpëtuarit i dhënë një palë dylbi Kostaqit, për kujtim. Kostaqi ia fali Mehmetit.
Por a e ndihmoi ky atë që e quante me respekt "profesor", nga një gjyq që e çoi para plotonit të ekzekutimit, më 8 mars të vitit 1948? Mehmet Shehu në vetëdijën e tij duhet ta dinte mirë se Kostaqi ishte tërësisht i pafajshëm. Por ai dinte fare mirë edhe kriteret e luftës së klasave të cilat i kishin robotizuar hierarkët e regjimit komunist.
Madje edhe vetë Mehmeti kishte bërë shkollën e Fulcit dhe bash për këtë, nuk mund të bënte asgjë, veç të ndiqte shembullin e Enverit kundrejt Bahriut, siç kishte shkruar Kadareja në "Legjenda e legjendave": paskëtaj nuk do të kishte mëshirë për askend. Pra, fati i Kostaqit ishte paracaktuar ngase kishte pasë qenë nxënës i shkollës së Fulcit. Koha tregoi se Fulci ishte një mik i sinqertë i Shqipërisë dhe nxënësit e tij i mësonte sesi të ishin qytetarë të dobishëm për t'i shërbyer kombit. Shkolla teknike sot mban emrin e tij.
Pastaj Kostaqi ishte një njeri i përshkruar me ndjenjë të thellë si familjar i përkryer, në parathënien e librit, të shkruar nga të dy vajzat e tij, Elda dhe Vitore: ai përbënte çiftin shembullor me bashkëshorten Eleni, e cila shpreh të gjithë dashurinë e saj dhe dhimbjen e paharruar në këtë libër. Ai, nga studimetnë Firence, kishte bërë të vetin artin fiorentin admironte ariet e muzikës klasike,por ishte i dashuruar edhe me muzikën sentimentale italiane: "Firenze, stanotte,sei bella…". Ishte me ndjenja të holla dhe nuk interesohej për politikën, siç shprehen njëzëri ata që e njihnin dhe siç na kishte thënë edhe i biri, i ndjeri Aldred, të cilin e njoha pas rënies së diktaturës: Këngën italiane "Firenze sogna" ai e këndonte vetë dhe përthithej nga poezia e saj: "Intrno c'è tanta poezia, / per te, vita mia / sospira il mio cuore".
Por ky shpirt i butë poetik duhej të përballej, tani, me kërcënimin e arrestit. Po arrestoheshin nxënësit e Fulcit. Një mik e kishte këshilluar se mos gjente ndonjë mundësi për t'ia mbathur. Kostaqi, sipas dëshmisë së Elenit, i ishte pëergjigjur se s'kishte përse ta bënte një gjë të tillë : "Unë isha profesor në shkollën e Fulcit dhe amerikanët i shoqërova me urdhër dhe me dijeni të plotë të partizanëve" (98). Eleni tregon e drithëruar për 8 shtatorin e vitit 1947, kur Kostaqin e arrestuan. Imtësisht. E ngashëryer. – "Ai shkoi drejt së panjohurës për të shpëtuar 30 jetë njerëzish, që luftonin nazizmin gjerman, armikun e përbashkët, që na kishte pushtuar. Ai ishte i pafajshëm. Duhet të vijë në shtëpi". E kërkoi në burg: - "Këtu e kemi qenin. Bashkë me armiq të tjerë", - i kishte thënë oficeri.
I vëllai i Lenit, ish-partizan, e këshilloi që t'i shkruante Aranit Çelës. Më 1 mars të 1948-s Elenin e thirrën në Degën e Brendshme dhe i thanë se Kostaqit i ishte falur jeta! Por më 30 mars të këtij viti, kur Alfredi vajti me një pastë në burg, polici ia mori pastën dhe i tha: - "Për Kostaqin i keni këto? Thoni rroftë Partia, se ai është pushkatuar sot në mëngjes!". Skena të tilla të një cinizmi njerëzish të pashpirt ka shumë në këtë vepër që përshkruan me dramaticitet por thjeshtësisht kalvarin familjar, dëbimin nga shtëpia, sekuestrimin gjer në plaçkat më të nevojshme shtëpiake, nga ana e një regjimi totalitar, që kishte sindromën që të shihte armiqtë edhe te njerëzit e pafajshëm.
Lexuesit i duhet lënë koha të ndodhet, gjatë leximit të këtij libri, edhe përpara befasish të tjera të shumta, që dëshmojnë sesi u shkatërrua mizorisht një familje e madhe dhe nga më të njohurat e Beratit, për traditat e saj dhe fisnikërinë e personave që e përbënin.
Të gjithë këta ishin me kulturë dhe kishin lexuar, madje, edhe librin e famshëm "Noi vivi", që bënte fjalë për tmerret në Bashkimin Sovjetik. Por këta tanët s'e ndjenin veten fajtorë për asgjë. Ishte një iluzion. Lufta e klasave, siç ka thënë Pierre Vergniot 200 vite më parë në Paris (1793), as që do të donte t'ia dinte për të fajshëm apo për të pafajshëm. Libri I kalon caqet e një monografie familjare, për një person të dashur, si në rastin e Kostaq Stefës, ai është një manifet kundër diktaurrës, kundër gjithë asaj dore gjakatare që vrau, internoi e persekutoi me qindra intelektualë me bindje perëndimore, që nuk kurseu as pasardhësit në emër të luftës vëllavrasëse të absurdes "lufta e kalsave".
Megjithatë, një grua e mençur e me kulturë si Eleni Stefa, në një moshë fisnikërie, me nëj mendje e një arsyetim për t'u pasur zili, nëpërmjet faktesh, ngjarjesh, kujtimesh dhe emocionesh të shumta ka portretizuar aq bukur një intelektual të viteve 30-40, , që në fakt është edhe bashkëshorti i saj. Libri mbyllet me optimizëm, mbyllet me vlerësimin e figurës së tij, mbyllet me pasardhësit që jo vetëm janë krenarë për veprën e babait të tyre, por në rrugën e tij edukojnë edhebrezin e ri. Për figura të tilla si Kostaq Stefa nuk mjaftojnë vetëm tituj, dekorata apo urdhra pas vdekjes, por emri i tij duhet të përjetësohet në rrugë, në shkolla apo institucione të tjera që sot, për fat të keq, ende mbajnë emra komunistësh, atentatorësh e agjitatorësh të flaktë që i bënë gjëmën këtij vendi për 50 vjet me radhë.
Kostaq Stefa është nderuar me titullin e larë "Dëshmor i Demokracisë", në qershor 1993. Po ashtu me dekorata janë vlerësuar edhe Gjergj Stefa, vëllai i gjyshit të Kostaqit, apo Telemak Stefa, vëllai i Kostaqit. Dekorimi më i fundit i takon vajzës së kostaqit Vitores, e cila u nderua nga Presidenti me me "Medaljen e Mirënjohjes", per me motivacionin: "Për ndihmën humane dhënë emigrantëve shqiptarë në nevojë, për veprimtarinë aktive në mbrojtje të të drejtave të tyre".
Portreti i martirit Kostaq Stefa plotësohet më mirë nga fëmijët e tij përmes kujtimeve, apo edhe nga shkrime e opinionetë ndryshme që plotësojnë figurën shumëdimensionale të tij. Me mjaft interes janë fotografitë që mbyllin librin, të cilat,hap pas hapi, vit pas viti, etapë pas etape, sikur ngjizin fjalët e thëna me imazhin e atij intelektuali model, që la gjurmë në kujtesën e një kombi, që la pas një emër, një vepër që të bën të ndihesh krenar. Pjesë nga parathënia "Amanet, fëmijët! Mos m'i lerë pa shkollë!", do t'i thoshte ai nënës sonë Elenit një ditë para pushkatimit, ato katër minuta të takimit të fundit me të, tek i falte atë shami të përgjakur nga plagët të marra nëpër torturat çnjerëzore.
"I thuajini gruas të më ketë amanet fëmijët dhe t'u japë atyre shkollë!" Këto do të ishin përsëri fjalët e tij të fundit. Ky do të ishte dhe amaneti i tij, tek shkonte drejt vdekjes me duart e lidhura me zinxhirë kafshësh me dryn, për ta lënë me dekada të tëra pa emër dhe pa varr!… I kishin lidhur ato duar, që vetëm dinin të përdornin aq bukur penën e diturisë dhe kurrë thikën prapa shpine, siç ia kishin ngulur atij spiunët e Sigurimit. Po shkonte drejt vdekjes një nga intelektualët patriotë, stërnipi i të madhit dhe të përndriturit Kostandin Kristoforidhit, nipi i trimit Gjergj Stefa dhe biri i patriotit Vangjel Stefa.
Po shkonte drejt vdekjes, i dënuar me pushkatim nga një rregjim i egër diktatorial me akuza të ngritura mbi gënjeshtrën dhe mashtrimin, të cilat ai s'i pranoi asnjë çast as edhe nën torturat më çnjerëzore. Po shkonte drejt vdekjes me pushkatim, një i pafajshëm, ati ynë i shtrenjtë, "Martiri i Demokracisë", Kostaq Stefa, i cili për ne fëmijët e tij, me martirizimin e tij u bë dhe mbetet përjetësisht një shenjt i vërtetë. Dhe sot mbas kaq vitesh, mbas atij kalvari, që na u desh të hiqnim pas vdekjes së tij, tek nisim e shkruajmë për të, na del përpara figura e shenjtë e tij, të cilën jemi përpjekur ta sjellim si një kujtim të paharruar me këtë libër.
Krijimi i këtij libri nuk ishte thjesht një peng i yni për atin tonë të shenjtë, por ishte dhe një obligim për të treguar sado pak një nga ato figura, që padrejtësisht u martirizuan nga diktatura komuniste dhe vetëm demokracia i ngriti lart në pjedestal, ashtu kur e nisëm librin, ndjenim një detyrim të madh ndaj familjes sonë Stefa, ndaj atit tonë të shtrenjtë Kostaq Stefa, ndaj vëllait Alfredo, që u nda nga ne në vitin 1995, por mbi të gjithë ndaj nënës sonë Eleni Stefa, e cila sakrifikoi shumë në jetë për të mbajtur, që nga mosha tridhjetëekatërvjeçare, një familje, që ishin të pesë fëmijtë e saj, të cilëve diktatura gjakatare, më e egra që ka parë historia shqiptare,u hoqi nga gjiri atin e tyre, pa asnjë lloj faji.
“Kostaq Stefa, martir i demokracisë” titullohet libri in memoriam, me 234 faqe, i cili të ofron dy befasira: së pari, moshën e thyer të autores së tij, Eleni Stefa, e cila momentalisht është 95 vjeç dhe së dyti, sepse është përmbushja e një pengu që asaj i ka vluar brenda vetes për vite e vite me radhë. Në qendër është figura e të shoqit, të ndjerit Kostaq Stefa, pushkatuar më 3 mars të vitit 1948 nga komunistët. Kujtime të trishta dhe rrëqethëse e përshkruajnë librin mësusja Eleni Stefa. Një gjuhë e veçantë që rrjedh, jo vetëm nga kultura gjuhësore e autores arsimtare, por edhe nga dhimbja e dashuria e një gruaje, e cila vuajti persekutimin gjysmëshekullor, pas pushkatimit të të shoqit që i la pesë fëmijë.
Kujtimet e zonjës Eleni nuk janë thjesht e vetëm personale, por ngacmojnë memorien e të gjithë atyre njerëzve që provuan tmerret e e genocidit të pamëshirshëm komunist. Në tregimin e jetës së saj, të shkrirë me atë të bashkëshortit dhe pesë fëmijëve, zonja e madhe beratase bëhet vetë ciceroni i dhimbjes familjare, i vuajtjeve dhe privacioneve që iu rezervuan gjatë gjithë jetës. Nga nënshtresa e radhojve të tregimit të saj mëson edhe një herë se, pak, shumë pak gra mbetën simbole të mbijetesës njerëzore, duke treguar se, përveç atyre që u nënshtruan dhe u vunë në shërbim të armës së ish-Sigurimit të Shtetit ekziston edhe një kontigjent tjetër, ai i të panënshtruarve, i atyre që pranuan privacionet e mëdha për të mos tradhtuar kujtimin e bukur të jetës. Njera prej tyre është edhe Eleni Stefa, apo zonja Leni siç vazhduan ta quajnë beratasit edhe pas pushkatimit të bashkëshortit të saj, Kostaq Stefa, i cili në vitin 1993 mori titullin “Martir i demokracisë”. * * * Në hyrje të librit autorja shkruan: “Këtë libër ua kushtoj: bashkëshortit tim Kostaq Stefa, intelektualëve të nderuar beratas, Hamit Myftiu (ish-deputet), Tajfur Haznedari dhe njeriut të Zotit, Baba Bedri Cakranji, eshtrat e të cilëve u gjetën pas 45 vjetësh, më 18 janar 1993, të lidhur me zinxhir kuajsh, të mbyllur me dryn, ashtu siç ishin pushkatuar pa faj, më 3 mars 1948, si edhe gjithë intelektualëve dhe viktimave të pafajshme që e pësuan nga tragjedia komuniste shqiptare 1944-1992...” Më tej, në kapitullin hapës, dy prej vajzave të të ndjerit, Elda dhe Vitore Stefa (Leka), një emër i njohur në qarqet intelektuale krijuese e artistike të emigracionit shqiptar, jo vetëm si shkrimtare e poete, por edhe si humaniste, citon: “Kur nisëm të hidhnim në letër fjalët e nënës sonë Eleni, “Mësuese e popullit”, dora dhe shpirti na dridhej. Po na dilte para syve portreti i një ati të dashur dhe të urtë, të thjeshtë deri në madhështi e të dashuruar pas jetës, dijes, kulturës; një bashkëshort i respektueshëm, i dashur; një prind që deri në frymën e fundit shpirtin dhe mendjen e pati tek ne, fëmijët e tij…” Krimi ndodhi më 3 mars të vitit 1948, kur Kostaq Stefa sapo kishte kapërcyer të 40-at, duke hyrë në pragun e burrit të pjekur. “Na e martirizuan atin tonë të shtrenjtë atë natë marsi. Kishte shtatë muaj që na i kishin shkulur nga vatra familjare, duke e hedhur në birucat e errëta të Sigurimit të Shtetit, duke e torturuar çnjerëzisht, duke ia bërë trupin plagë… Shtëpia jonë mbeti pa kryefamiljarin e saj, tryezës sonë i mungonte kreu, nënës sonë, shenjtores sonë të bukur, Elenit, i prenë krahët, sepse e lanë pa bashkëshortin e dashur, pa shokun e jetës, të mendimeve, këshillave dhe mbi të gjitha, pa atin e fëmijëve të saj…”, - citojnë në kapitullin “Shenjtërimi i një martiri” Vitorja dhe Elda, ndërsa në faqet që do të vazhdojnë autorja 93-vjeçare, Eleni Stefa, do të kujtojë: Shtëpia e Stefave “Është një shtëpi e vogël aty në lagjen e bukur “Mangalem” të qytetit të lashtë dhe historik të Beratit, në pragun e së cilës hynë dhe dolën burrat patriotë të fisit Stefa, të cilët u përpoqën dhe luftuan për Shqipërinë, me zemër e shpirt tek liria… Ndër ta do të shquhej në veçanti Gjergj Stefën, që së bashku me të vëllain, Kozmanë, ishte ndër patriotët më në zë të Sanxhakut të Beratit… Përveçse një ekonomist i zoti dhe një patriot zemërzjarrtë, Gjergji ishte edhe një diplomat i zoti dhe i shkathët. Gjergji drejtonte si kapedan i vërtetë një forcë prej 1300-1500 luftëtarësh, e cila ishte krijuar në Sanxhakun e Beratit për të qenë e gatshme të përleshej me trupat rregullta të ushtrisë osmane… Gjergji u aktivizua që në ditët e para të krijimit të degës së Lidhjes së Prizrenit për Beratin dhe u bë një mbështetje e fuqishme e kësaj lidhjeje. Ai njihej personalisht vetë me një nga prijësit e kësaj lidhjeje, me të ndriturin Abdyl Frashëri, i cili e vlerësonte shumë lart rolin e Gjergji Stefës. Por, figura e shquar e Gjergjit nuk mund të mos binte në sy edhe të të huajve që ndiqnin jetën shqiptare. Kështu zv.konsulli francez në Janinë, Ners, i shkruante qeverisë së tij më 1878-ën: “Shqiptarët e Beratit duan ndarjen nga Turqia. Një rol drejtues dhe komandues luan edhe kapedani trim Gjergj Stefa…” Vëllai i Gjergjit, Kozma Stefa, u martua me Marie Kristoforidhin, motrën e të përndriturit mëmëdhetar Kostandin Kristoforidhi. Nga kjo martesë u lindën djemtë: Jani dhe Vangjeli…” Kostaq Stefa “Bashkëshorti im, Kostaq Stefa, u lind më 20 maj 1905, nga prindërit e tij Vangjel dhe Parashqevi Stefa, të cilët vazhduan të jetonin në shtëpinë e madhe të Stefave, në lagjen “Mangalem”. Në periudhën e fëmijërisë së Kostaqit familja e madhe e Stefave ishte një nga më të pasurat dhe më fisniket e qytetit të Beratit, ndaj dhe atij nuk i mungoi asgjë si nga ana ekonomike, por veçanërisht nga ana e formimit etiko-kulturor dhe patriotik. Pas përfundimit të shkollës qytetëse, duke parë rezultatet e shkëlqyera të të birit, Kostaqit, ati i tij Vangjeli, njeri arsimdashës dhe me kulturë të gjerë, vendosi që të birin ta çojë me studime në Shkollën Teknike shqiptaro-amerikane, që sapo ishte çelur në Tiranë. Kjo shkollë ishte krijuar me ndihmën e Kryqit të Kuq amerikan, në vitin 1922 dhe deri në vitin 1933, kur Zogu do ndërmerrte hapin përfundimtar për ta shtetëzuar, kjo shkollë u ndihmua nga Kryqi i të Rinjve dhe përmes veprimtarive të ndryshme ndihmuese. Dëshira për të mësuar, vullneti dhe zgjuarsia bënë që Kostaqi të shkëlqente si nxënës i kësaj shkolle, ku si drejtor, nga viti 1922-1933 do të ishte profesori i përkushtuar amerikan Harry Fultz, emrin e të cilit mban sot kjo shkollë. Duke vlerësuar këto rezultate të tij, pas përfundimit të shkollës në vitin 1926, drejtori dhe pedagogu Harry Fultz e emëroi atë pedagog në këtë shkollë. Kostaqi kishte shkëlqyer në mënyrë të veçantë në gjuhën angleze dhe në vizatim teknik, gjë kjo që ndikoi në caktimin e tij si pedagog pikërisht i këtyre dy lëndëve dhe i gjeografisë. Pedagogu njëzet e një vjeçar e mori me shumë pasion profesionin e tij të ri dhe iu përkushtua me gjithë shpirt mësimdhënies. Ndër nxënësit që ai ka mësuar kanë qenë: piktori i mirënjohur Ibrahim Kodra, dëshmori Muhamet Gjollesha, Eqrem Stërmasi, Avni Zajmi, Stavro Bojaxhi, Irfan Tërshana, ish-kryeministri shqiptar i kohës së komunizmit Mehmet Shehu, Mirush Përmeti, Anton Delhysa, Dhimosten Malo etj… Ishte viti 1927 kur Kostaq Stefa u zgjodh kryetar i organizatës së parë “Boy Scouts” (boj skaut-ëve) të Shqipërisë, që u themelua brenda Shkollës Teknike dhe me nxënësit e saj. PO këtë vit ai u ftua në Londër nga organizata homologe “Boy Scouts”, për të marrë eksperiencë nga kjo organizatë me tradita të mëdha. Për këtë dëshmojnë dy fletore të trasha, që për fat i kanë shpëtuar kontrollit që Sigurimi i Shtetit i bëri shtëpisë sonë mbas arrestimit të bashkëshortit tim Kostaq Stefa…” “Jeta ime me Kostaqin” “Unë, Eleni, u linda në qytetin e bukur dhe historik të Beratit, më 15 qershor 1912, nga prindërit Theodhor dhe Theodhora Jançe, të cilëve u lindën gjashtë fëmijë. Im atë, Theodhori, këndonte shumë bukur dhe ishte psallt në një nga kishat e Beratit. Ai vdiq i ri, kur unë sapo kasha mbushur tetë vjeç. Ishte dhjetori i vitit shkollor 1924-1926 (atë vit u hap për të parën herë shkolla Normale Femërore në Korçë), ku u nisa së bashku me pesë vajza të tjera beratase. Ishte mëngjes herët, aty nga ora pesë, kur iu hipëm mushkave të dy qiraxhinjve voskopojarë, Naunin dhe Soton, burra me moshë aty tek 44-50 vjeç, duke udhëtuar për tri ditë rresht, rrëzës së malit Tomor dhe duke u çlodhur në ca hane me kushte jo të pëlqyeshme. Pas fillimit të Shkollës Normale, kthehesha në Beratin tim çdo verë, kur kishim pushimet. Kështu ndodhi edhe atë verë të viti 1927, kur në një nga ato ditët e gëzuara, pasi isha çmallur me të afërmit e mi, shkova të takoja një nga miket e mia më të ngushta, shoqen time të fëmijërisë Elpiniqi Stefën, ose siç e thërrisnim shkurt Niqin. U takuam dhe pasi shëtitëm dhe u çmallëm pak bashkë po ecnim rrugës që të shpinte për te shtëpia e saj. Aty, papritur na doli përballë vëllai i Niqit, Kostaqi. Kishim vite pa u parë. Ai ishte larguar nga Berati me vite dhe ja tani, unë para syve të tij nuk isha më ajo vogëlushja që rendte oborrit të shtëpisë së tij e luante me të motrën, Niqin. Vura re se për një çast sikur u shtang. Tani para tij unë isha një zonjushe që kishte hedhur shtat, e veshur bukur, sipas modës, por edhe ai kishte ndryshuar shumë. Ishte bërë një djalosh i bukur, me flokë të dredhura e të ndara në mes, me atë hundë të drejtë, me faqet ku i qëndronte një tis i lehtë i kuqi, me dy buzët e plota. Eshe ai ishte i veshur bukur, sipas modës, me kostum dhe kravatë. U përshëndetëm dhe unë nuk i qëndrova dot shikimit të tij ngulmues. Na ftoi në shtëpi dhe unë me Niqin e ndoqëm pas. Në vitin 1932 ne u martuam nëpërmjet një dasme të zhvilluar në Tiranë, ngaqë Kostaqi kishte ndërmend të jetonim aty. Pas martese ai vazhdoi të jepte mësim në Shkollën Teknike, kurse unë fillova të jepja mësim në një kopësht parashkollor. Në vitin 1933 Shkolla Teknike u mbyll, sepse u shtetëzua dhe Kostaqi, së bashku me shukun e tij të ngushtë, Beqir Haçi, fituan bursën për të vazhduar studimet në “Instituto Superiore di Magistero” në Firence të Italisë. Në mbrëmjen e 24 marsit 1934, duke u gdhirë Dita e Shën Vangjelizmoit (që ishte edhe shenjti i familjes Stefa), unë në dhomën lart, e ndihmuar nga nëna Parashqevi dhe mamia e qytetit prisja lindjen e fëmijës sonë të parë që lindi atë natë. Ishte djalë. Gëzimi ishte shumë i madh. Djalin e pagëzuam me emrin Alfredo dhe Llazar, sepse, sipas fesë ortodokse, fëmija duhej të mbante dy emra. Pas lindjes së djalit Kostaqi u kthye përsëri në Firence, ku studioi për tre vjet dhe në vitin 1936 u diplomua me rezultate shumë të mira. Tani ai ishte një pedagog i përgatitur katërcipërisht dhe u kthye në Beratin e tij të dashur, me dëshirën e madhe për t’iu dhënë dituri nxënësve të tij…” [Photo] Kujtimet e amerikanes Mangerich “Një mbasdite të ftohtë të javës së parë të nëntorit 1943 Kostaqi u vonua më tepër se zakonisht. Ne të gjithë ishim në merak të madh, sepse ai gjithmonë lajmëronte kur nuk mund të vinte për drekë. Kështu që, sapo hyri në shtëpi të gjithë filluan t’i tërhiqnin vërejtje. Ai na qetësoi, duke na thënë se nuk kishte ndodhur asgjë e veçantë dhe më vonë na tregoi se një avion me 30 amerikanë, ku bënin pjesë edhe infermiere femra, që të gjithë ushtarake, kishte rënë andej nga Belshi dhe pas disa ditë ecjeje në këmbë të udhëhequr nga korrierë partizanë priteshin që të nesërmen të mbërrinin në Berat. Ishte vendosur për shpërndarjen e tyre nëpër baza dhe dy nga infermieret ushtarake amerikane do të strehoheshin tek ne, për aq sa të vendosej largimi i tyre nga Berati. “Ata janë aleatët tanë në luftën kundër gjermanit dhe janë në rrezik të madh po t’i kapin gjermanët ose bashkëpunëtorët e tyre”, - na tha Kostaqi. Të nesërmen në mëngjes ai më tha t’i bëja gati veshmbathjet dhe çfarë do t’i duhej për rrugën shoqëruese të amerikanëve, që nuk dihej për sa kohë do të zgjaste. Po ashtu, na porositi të gjithëve të përgatiteshim për pritjen e dy infermiereve amerikane, të cilat, me siguri do të kishin nevojë të laheshin dhe duhej të gjenin tek ne një mjedis çlodhës. Për të dhënë gjithçka sa më realisht, unë më poshtë po citoj pjesë nga libri “Ikje nga Shqipëria”, të cilin autorja e tij, Agnes Jensen Mangerich, njëra prej infermiereve të grupit që ra bashkë me helikopterin në Belsh, togere e ushtrisë amerikane, ma ka dërguar me përkushtim. “Më 8 nëntor të vitit 1943, infermierja e ushtrisë amerikane Agnes Jensen linte pas krahëve një shi të ftohtë në Katania, Siçili dhe hynte në një C-53, aeroplan për transport. Por, ajo dhe 12 infermieret e tjera nuk arritën kurrë në Bari, Itali, ku duhej të transportonin ushtarët e plagosur, në spitale larg linjave të frontit. Një stuhi e fuqishme dhe ndjekja nga “Messerschshmitt”-ët gjermanë ishin shkaqet e uljes së detyruar të avionit në një vend të humbur të Shqipërisë, duke lenë infermieret, skuadrën e mjekëve dhe ekuipazhin e fluturimit të bllokuar dhe të humbur në një territor të pushtuar nga nazistët. Partizanët shqiptarë i ndihmuan amerikanët e humbur për të gjetur një Mision të Inteligjencës Angleze dhe grupi filloi kështu një udhëtim të gjatë dhe të rrezikshëm drejt bregut të Adriatikut, gjatë javëve që ndoqën. Ata kaluan malin e dytë në Shqipëri për nga lartësia, nëpër stuhi të forta bore, u goditën nga aeroplanët gjermanë, arritën të braktisnin një qytet pak çaste para se të bombardohej dhe u gjendën në pamundësinë për të bërë diçka. Një përpjekje për t’i shpëtuar ata dështoi, duke u penguar nga forcat naziste.” “Jensen ishte shumë e lumtur kur ajo dhe Vilma Lytlle, lindur në Kentucky, u caktuan te shtëpia e përkthyesit. Ishte me të vërtetë një fat të strehoheshe në shtëpinë e dikujt që fliste anglisht. Burri prezantoi veten me emrin Kostaq Stefa. Ishte gati duke rënë dielli, kur ato arritën në shtëpinë e rehatshme, dykatëshe, të Stefës… Dhoma ishte e ngrohur nga një sobë që shpërndante në mënyrë uniforme ngrohtësinë pa atë tymin e prodhuar nga oxhaqet. Stefa prezantoi gruan dhe prindërit e tij dhe pastaj ftoi Jensen dhe Vilmën të ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Znj. Stefa, një grua e dobët me flokë të zeza, e cila fliste një anglishte minimale, ishte mësuese në shkollën elementare të Beratit. Çifti kishte katër fëmijë, më i vogli i të cilëve ishte vetëm tre muajsh. “Anglishtja juaj është e përkryer”, - i tha Jensen të zotit të shtëpisë. - Nuk mund të rri dot pa pyetur veten nëse keni ndjekur ndonjë shkollë jashtë Shqipërisë?!” Stefa buzëqeshi: - “Po, kam bërë shkollë në Itali disa vite, por nuk kam studiuar kurrë në një vend ku flitet anglisht.” Ashtu si Hasani, edhe ai e kishte mësuar anglishten në shkollën shqiptaro-amerikane. Por Stefa, ndryshe nga Hasani, e kishte frekuentuar këtë shkollë për katër vjet… “Shpresoj të mos të të bezdis me pyetjet e mia, por jam kurioze të di pse njerëzit këtu kujtuan se ne jemi një forcë pushtuese?”, - tha Jensen-i. “Njerëzit këtu kanë pritur një kohë të gjatë që amerikanët të na dërgonin ndihma, në mënyrë që ne të luftojmë efektivisht gjermanët. Kur u hap fjala e ardhjes suaj, të gjithë njerëzit kujtuan se filloi pushtimi amerikan...” Ditë ankthi “Ikja e Kostaqit në misionin e caktuar për shpëtimin e ushtarakëve amerikanë në mes të atij dimri të egër të vitit 1943 dhe sidomos rreziku që mbartte ky mision me gjermanët që gjendeshin kudo, për mua në veçanti, por edhe për gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes sonë ishte një gjendje ankthi shumë e vështirë. Megjithatë, kjo ngjarje sikur na bëri më të fortë dhe më të vendosur… Një të shtunë Kostaqi ishte në Tiranë, sepse Maria, motra e tij e madhe ishte e sëmurë. U kthye të dielën dhe unë menjëherë e kuptova, sa e pashë, se ishte shumë i mërzitur. Nuk i fola para fëmijëve, por pasi ata të pestë fjetën, mbetëm të dy tek dhoma e zjarrit dhe unë e pyeta: “Maria ishte shumë e sëmurë? - Jo, jo. Maria ishte fare mirë. Kishte patur një grip të lehtë”, - m’u përgjigj. “Po unë të shoh të mërzitur”, - i thashë. “Ke të drejtë, - më tha. - Po jam i mërzitur se po bëhet kërdia. Kanë filluar me teknikasit dhe Andrea, burri i Marias, më tha se po arrestojnë njerëz që kanë patur të bëjnë me amerikanët, sepse tani që i kemi “armiq” dreqi e di se ç’po bëhet. Më tha të kem kujdes, të mos flisja me njeri. Bile ma tha: “Kostaq nuk ke mundësi të ikësh jashtë?” Kjo gjë më çuditi shumë dhe iu përgjigja menjëherë se as që e shkoj nëpër mend një gjë të tillë dhe se s’kam përse të merakosem. Unë isha profesor në shkollën e Fultz-it dhe amerikanët i shoqërova me urdhër dhe dijeni të plotë të partizanëve. Ti Andrea, - i thashë, - e di si ishte puna. Ai më tha se, nga mënyra sesi po zhvillohen gjyqet, arsyeja dhe drejtësia nuk ekzistojnë. Prandaj jam shumë i mërzitur”, - më tha Kostaqi dhe vazhdoi: “Por ti Leni, sido që të vij puna duhet të bëhesh shumë e fortë.” Më 8 shtator 1947, sapo kisha rregulluar fëmijët, iu dhashë darkë dhe po bëhesha gati t’i vija në gjumë, kur ra zilja e portës. Pastaj porta u godit fort si me diçka të rëndë. Kostaqi, i cili ishte poshtë duke punuar në dhomën e pritjes, doli dhe e hapi portën. Ndërkaq, unë dhe prapa meje katër fëmijët dolëm poshtë. Aty ishin tre burra të veshur ushtarakë dhe të armatosur. Dëgjova njerin që tha: “Ti je Kostaq Stefa?”, kurse Kostaqi iu përgjigj: - “Po, unë jam”. “Në emër të popullit je i arrestuar”, - foli përsëri ai burri. Kostaqi u vesh dhe pasi e prangosën, dy prej tyre e vunë në mes dhe qëndruan te porta, kurse i treti u ngjit lart dhe filloi të kontrollojë një baulk u nuk kishte veçse lapsa dhe fletore. Pastaj ai zbriti poshtë dhe së bashku me Kostaqin dhe ata dy ushtarakët e tjerë dolën në rrugë. Unë u bëra si e marrë. Hodha krahëve një xhaketë si automat dhe i thashë Alfredos: “Të keqen mamaja, merru ti me fëmijët se unë po shkoj të shoh ku po e çojnë Taçin”. Dola si e marrë nëpër natë, në errësirë dhe rrugët ishin pothuajse të shkreta. Nuk dija nga t’ia mbaja dhe mora drejtimin nga burgu. Nxitova hapat dhe i dallova nga larg që po ecnin me Kostaqin në mes tyre. I ndoqa nga largësia deri sa i pashë që hynë te dega e punëve të brendshme, ku dihej se ndodheshin birucat e torturave. Prej asaj nate filloi kalvari i mundimshëm i jetës sime dhe i pesë fëmijëve të mi. “Jo, - thoja me vete, - këtu ka një gabim. Kostaqin duhet ta lirojnë sapo të sqarohet puna. Ai është i pafajshëm, pra duhet të vijë në shtëpi...” “Agjent i amerikanëve” “Sa shumë gabohesha. Këtë e kuptova kur fillova përsëri me ecejaket në Degën e Brendshme. Ushqimin që ia çoja, kur iu tekej ta pranonin e bënin copa-copa dhe e përzienin si me qëllim, të gjitha bashkë, të kripura dhe të embla. Ndërresat e Kostaqit, që merrja prej tij, ishin gjithmonë me shenja gjaku dhe plagësh. Atë po e torturonin dhe bashkë me të edhe familjen e tij. Unë isha si peshku pa ujë. Nuk dija çfarë të bëja. Nuk merrja dot vesh asgjë. Kishin kaluar tre muaj që s’e kisha parë Kostaqin. Fëmijët e ndjenin shumë mungesën e tij. Disa ditë pasi Kostaqin e kishin kthyer nga Tirana në Berat, më thirrën në Degën e Punëve të Brendshme dhe më thanë se do të takohesha me një farë Arif Selenica, hetues i Kostaqit. Deri në ato çaste për avokat as që bëhej fjalë. Më futën në zyrën ku ishte ai dhe një burrë tjetër me një makinë shkrimi përpara. Hetuesi, një verdhacuk, më përshëndeti e më tha të ulesha me shumë mirësjellje, pastaj filloi të më pyeste se si quhesha e çfarë pune bëja. Kur i thashë mësuese, ai u shpreh i bindur se do të merreshim vesh dhe po këtë gjë ia pohova edhe unë. “Dëgjo, pa më thuaj, sa herë ka ardhur Fultz-i në shtëpinë tuaj?”, - vazhdoi të më pyeste. “Fultz-i në shtëpionë tonë?! As edhe një herë”, - iu përgjigja. “Qysh as edhe njëherë? Po mbledhjet që janë bërë tek ju me Fultz-in, Ali Orizajn, Selam Tepelenën, Andon Ziun, Gaqi Goxhomanin e të tjerë?!” “Dëgjo shoku hetues, Fultz-i në shtëpinë tonë nuk ka qenë kurrë. Në shtëpinë tonë nuk është bërë kurrë asnjë lloj mbledhje”, - i thashë unë. “Po Kostaqi na ka thënë kështu. Këto ishin fjalët e tij”, - vazhdoi në të tijën hetuesi. “Unë Kostaqin e kam burrë dhe e njoh mirë. Nuk e besoj kurrë të ketë thënë gjëra të paqëna. Ma sillni këtu t’ia them në sy. Veç në ka lajthitur”, - i thashë unë. Hetuesi shtrembëroi fytyrën dhe pastaj më tha: “Mirë, mirë, si të duash, ne e dimë të vërtetën. Ti mendohu dhe mbase do të shihemi përsëri”. “Nuk kam ç’të mendoj. E vërteta është ajo që ju shpjegova”, - i thashë. “Mirë, mirë, mund të shkosh”, - më tha ai… Vendimi: “Dënim me vdekje” “Gjyqi i Kostaqit u bë në mesin e janarit 1948. Një gjyq me dyer të mbyllura, pa avokat mbrojtës, një gjyq ushtarak që drejtohej nga gjyqtari “lopçar”, kapiteni kriminel Bexhet Mema, i cili ishte sjellë nga Gjykata Ushtarake e Elbasanit. Të gjitha këto i mora vesh nga im vëlla Mitaqi, i cili shërbente si ushtarak dhe më tha të përgatitesha për më të keqen, sepse gjyqi ushtarak me dyer të mbyllura ishte për atë kohë një shenjë ogurzezë. Sapo mbarova mësimin u drejtova nga salla e gjyqit, tek kinemaja e Beratit. Rrugës takova Andon Myzeqarin, kumbarin tonë. Me zerin që i dridhej ai më tha: “Leni, hajde shkojmë për në shtëpi. Gjyqi ka mbaruar dhe u morën vesh edhe vendimet. Duhet të bëhesh e fortë se Kostaqin e kanë dënuar me vdekje, me pushkatim.” M’u rrotullua çdo gjë që më rrethonte. Nuk di se si nuk rashë në tokë. Andoni më vuri krahun dhe më drejtoi për nga shtëpia. Lajmi u përhap si rrufe në të gjithë Beratin. Shumë njerëz rrugës më shikonin dhe ulnin sytë me keqardhje. Arrita në shtëpi dhe sapo hyra brenda shpërtheva në vaj. Alfredoja, Elda, Vitoria ishin aty. Dy të vegjlit, Tina dhe Vangjushi, ishin në kopësht dhe në çerdhe. Fëmijët rrinin të heshtur dhe m’u afruan si të frikësuar. Hymë në dhomën poshtë bashkë me xha Ndonin, siç i thoshin fëmijët e mi. Ai i përkëdheli dhe filloi t’iu thoshte plot fjalë të mira, po ashtu edhe mua më tha se nuk duhej të mërzitesha aq shumë, pasi duhej menduar për të bërë kërkesën për falje në Gjykatën e Lartë në Tiranë. Pastaj ai u largua dhe unë atij njeriu i mbeta mirënjohesë për gjithë jetën… Dënimi i Kostaqit kishte rënë si bombë, si një rrufe në qiell të hapur, sepse askush nuk e priste që ta dënonin me vdekje. Çfarë kishte bërë? Cilin kishte vrarë? Cilin mori në qafë? Çfarë aktiviteti armiqësor kishte kryer? Me siguri Gjykata e Lartë do ta rishikonte këtë punë dhe duhej t’i falnin jetën… Atë natë për darkë erdhi Mitaqi, i cili, pasi më përqafoi fort mori në krahë Vangjushin, më të voglin e fëmijëve, të tjerët i puthi, iu dha një kuti me galeta, tip biskote që ua jepnin në ushtri dhe më tha t’i shkruaja një letër Aranit Çelës, kryetarit të Gjykatës së Lartë, ku t’i kërkoja që Kostaqit t’i falej jeta. Ai më tha ta shkruaja atë natë dhe të nesërmen t’ia jepja atij, pasi do të shkonte vetë në Tiranë dhe do të bënte të pamundurën që ajo letër të shkonte atje ku duhej. Shkrova një letër ku i shpjegoja jetën e Kostaqit, nga ç’familje patriotësh rridhte, se dhe ai vetë ishte një patriot demokrat i vërtetë, pastaj i lutesha që të kishte parasysh moshën e tij aq të re, 42 vjeç dhe pesë fëmijët, duke i shprehur besimin tim të plotë se do ta merrte parasysh lutjen time. Unë akoma mendoja se kisha të bëja me një njeri të arsyeshëm, një ish-partizan si vëllezërit e mi, me një njeri që përderisa kishte atë post të lartë do të vendoste vërtet drejtësinë. Ku e dija unë e mjera se po i lutesha një përbindëshi, një krimineli, që padronët e tij e kishin vënë atje, sepse ishte njësoj si ata dhe se Kostaqi ishte një nga “kurbanet” ndër mijëra të tjerë që dënoheshin si pa të keq nga këta katila të pashpirt dhe se urdhrin e jepte drejtpërdrejt diktatori Enver Hoxha. Letrën erdhi e mori Mitaqi dhe më tha se do të bënte çmos që ajo të bionte në dorën e Aranit Çelës. “Le të shpresojmë se mund të bëhet diçka në Tiranë”, - më tha im vëlla dhe u nda me mua, duke më lënë pas një fije shprese. Katër ditë pas dënimit me vdekje të Kostaqit, pesë burra, nga të cilët njoha vetëm një polic që e kisha parë te Dega e Brendshme, trokitën në portën e shtëpisë për të bërë konfiskimin e të gjithë pasurisë. Nga gjithë ajo shtëpi e Stefave na lanë vetëm gjashtë lugë, gjashtë pirunj, një thikë, nja dy tenxhere, një tigan dhe gjashtë pjata. Gjithçka e mbyllën në dhomën e pritjes, duke e vulosur me dyll të kuq. Ata morën edhe një orë dore të Kostaqit (kjo më vonë u pa në dorën e policit) si dhe 500 napolona floriri, që kur gjetëm letrën e shtetëzimit në vitin 1993, nuk rezultonin në asnjerën nga dy fletët ku ishin shënuar plaçkat e konfiskuara. Shtëpia jonë mbeti bosh, por mua tashmë nuk më bënte përshtypje asgjë…” Pabesia “Pas dërgimit të letrës dhe pas konfiskimit të pasurisë, shpirtin filloi të ma mbulojë një ankth i madh. Nuk dija çfarë të mendoja. Natyrisht, i vetmi mendim që më sundonte ishte falja e jetës së Kostaqit. Në vetvete po kuptoja se në Shqipëri po vendosej një diktaturë. Më kujtohej që së bashku me Kostaqin kisha lexuar një libër italisht të një autoreje ruse në mërgim, që titullohej “Noi vivi” (ne të gjallët). Aty përshkruheshin vuajtjet e familjeve borgjeze, pas triumfit të bolshevikëve. M’u kujtua që edhe atje kishin bërë të njëjtat gjëra që po përsëriteshin tek ne. Më kujtohej se kur e kishim mbaruar së lexuari atë libër me Kostaqin na ishte dukur si ekzagjerim i ngjarjeve. Kaloi edhe muaji shkurt, kur në datën 1 mars 1948 më thirrën në degë. Më futën brenda shpejt, pa pritur jashtë dhe atje një oficer më komunikoi se nga Tirana kishte ardhur përgjigjja e Gjykatës së Lartë dhe se Kostaqit i ishte falur jeta. Nga dënim me vdekje ia kishin konvertuar në 101 vjet burg dhe të nesërmen në drekë, në orën 13:00 do ta takoja, pasi më datën 3 ose 4 mars do t’i nisnin për në Burrel. Nuk e besoja dot këtë lajm dhe as nuk dita ta gëzoj aty ku isha, por, pasi falënderova oficerin, u largova dhe këtë lajm ua dhashë të gjithë atyre që takova rrugës. Po ashtu, me të mbërritur në shtëpi dërgova Alfredon që të lajmëronte nëpër “Mangalem” ku të donte ai. Pasdite shtëpia u mbush plot me njerëz që vinin për urim, duke sjellë pasta e llokume, sipas zakonit. Atë natë nuk më zinte gjumi. Pas gjashtë muajve do të takoja Kostaqin, bashkëshortin tim të mrekullueshëm dhe atin shembullor të pesë fëmijëve të mi. Në orën 12:30 u nisa për tek burgu. Nuk më lanë të prisja, por në orën 13:00 fiks më thirri një ushtarak dhe më futi brenda. Më erdhi keq se vura re që kishte kangjella nga të dyja anët, të ndara me një hapësirë në mes, por s’pata kohë të mendoja tjetër, sepse u duk Kostaqi, i shoqëruar me një polic, që ndaloi në anën tjetër. U trondita jashtë mase kur e pashë dhe sa nuk thirra, por arrita ta mbaja veten. Ai ishte tjetërsuar. I zbehtë dhe i dobësuar jashtë mase. Në faqe e mbi vetull kishte dy shenja mavi prej plagësh në shërim e sipër. Dukej i qetë dhe më tha: “Leni, duhet t’i jemi mirënjohës Pushtetit Popullor dhe Gjykatës së Lartë që më fali jetën. Ne do të na nisin për në Burrel, kështu që nesër, bashkë me rrobat e tjera, më sill edhe pallton e madhe.” Unë isha kthyer në një mumje dhe ende nuk kisha hapur gojën. “Fëmijët janë mirë? Vangjushi, Alfredoja, Elda, Viktorja? Tina nesër mbush një vjeç. Puthi të gjithë nga unë. Kujdesu që të venë mirë me mësimet dhe qëndro e fortë”, - vazhdoi të më thotë Kostaqi. Më në fund unë hapa gojën: “Ti ki kujdes veten dhe ruaju, sepse në Burrel është klima e ashpër. Sa për fëmijët mos u bëj merak. Ata janë shumë mirë dhe në shkollë shkojnë fare mirë. Ty të duan shumë dhe të puthin që të gjithë” Në këtë çast ndërhyri polici, i cili tha se kishte mbaruar koha e takimit. Kostaqi më dha shaminë me të cilën mbulonte faqen e bërë plagë dhe më uroi shëndet. Shtrëngoja në dorë shaminë e tij, ku ishin ende njolla gjaku dhe e putha. Thosha me vete se nuk duhej të dëshpërohesha, sepse tani Kostaqi do të ishte më i qetë dhe do ta merrte veten. Para se të largohesha nga burgu, pyeta se kur do t’i nisnin për në Burrel dhe më thanë që të pyesnim nesër në mëngjes. Kur u ktheva në shtëpi gjeta përsëri njerëz që vinin për urim. Në mëngjesin e 3 marsit 1948, aty nga ora 10:00 unë mora leje për Alfredon në shkollë dhe e nisa me disa pasta të paketuara mirë, që t’ua jepte policëve për gëzimin që morëm me rastin e faljes së jetës së Kostaqit dhe të pyeste kur do të niseshin për në Burrel. Alfredoja shkoi, por u kthye shumë shpejt. I trembur dhe i alarmuar më tha: “Vajta atje, i dhashë pastat një polici dhe e pyeta për Taçin. Ai i mori pastat, ia dha një tjetri dhe m’u kthye e më tha: “Për Kostaq Stefën i keni këto? Thoni rroftë Partia, se ai është pushkatuar sot në mëngjes.” Mbeta si e ngrirë, por kolegia ime, Fili Cici, më tha: “Leni, mblidhe veten. Shko vetë më mirë se Alfredoja është kalama dhe kushedi ka ndonjë keqkuptim. Nisu se ta mbaj unë klasën.” Ika me vrap, pa kthyer kokën prapa, por afër pazarit shikoj Ymer Haznedarin, i cili ishte i përlotur dhe më doli përpara. Më përqafoi dhe më tha: “Leni, moj motër! Na i kanë vrarë sot në mëngjes, Tajfurin (vëllain e tij) dhe Kostaqin.” Në ato çaste m’u nxi çdo gjë rreth e rrotull, por nuk e di se ku i gjeta forcat dhe i thashë Ymerit: “Unë do të shkoj atje!” Edhe pse ai këmbënguli që ishte e kotë, unë vrapova me një frymë drejt degës dhe kur ma përsëritën edhe mua të njejtën gjë si edhe djalit, Alfredos, nuk di se ç’kam nxjerrë nga goja, duke uluritur dhe sharë policët, derisa njëri nga ata më dha një pëllëmbë fytyrës dhe unë rashë përtokë… Nuk e di si u zvarrita deri në shtëpi, ku vura ulurimën së bashku me fëmijët e mi. Edhe sot e kësaj dite nuk arrij të kuptoj atë që ka ndodhur dhe nuk besoj se ka në botë njerëz të ndershëm që të mund të kuptojnë e t’iu japin shpjegim veprimeve djallëzore të këtyre përmasave…