2012-06-12

KAPITENIA PLAKË

RIZA LAHI





Junik, qershor, 1998


Ranë gjylet që nga qielli
drejtë qiellit derdhet flakë
mure derdhen katër anët
pandërprerë, dy orë e pak;

fëmijë, gra të lemerisura
flokëpërzhitura në panik
Ah, këta “Tigrat e Arkanit”
Kishin hyrë në Junik

Por dikush është mbërthyer
E s’shqitet nga dhoma e miqve
Me rrobet e varrit veshur
plaka e shtëpisë së Krasniqëve

Trerët nisën e po bien
Dhe minderet morën flakë
Plaka e vjetër e Krasniqëve
Si ikonë mbi konak

“Dil, moj nënë, se po digjesh
dil, për mua”, qanë e mbesa
“T’i puthë nëna sytë e ballit
Ik, se unë do të vdes, qe besa.

Kur kam ardhur këtu nuse
Mbi duvak më hodhën oriz
Këtu kafe u kam qitë miqve
Të keqen nëna, nuk lëviz!

Ik, moj fëllanxë, moj lulja e nanës
Ik, më lër vetëm, mos qaj
Kur të nisë të më dalë shpirti
Do të shoh nuse me pajë

Velin unë do ta ujdis
Unë do të të hyp në kalë
Kur t’i vë buzët mbi ball
Atëherë shpirti do më dalë

Amanet, moj bijë , për mua
Kur të lindësh një bebush
Po qe vajzë, ma kujto emrin
Se të desha si askush.

Dheu s’lëvizë, e unë dheu jam
Se u mplaka në këtë konak
¼Një copë shpirt, gja tjetër s’kam
Për Kosovo, njatë do ta nap!”

Xxx

Kur anijen veterane
Ta përpijë nis oqeani
Të gjith hipin nëpër varka
Por nuk hipën kapedani

Kapedani përshëndetë
Varkëtarët dhe një herë
Para se , tok me anijen
Ta përpijë për jetë humnera

Një anije kosovare
Panë si e mori oqeani
Atë qershorë në Junik
Kriminelat e Arkanit

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...