From: violeta allmuca <allmucavioleta@yahoo.com>
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Tuesday, 12 June 2012, 12:59
Subject: Re:
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Tuesday, 12 June 2012, 12:59
Subject: Re:
Faleminderit per komentet Z.Flori. Mesa di cmimin Metafora 2 e ka fituar Violeta Allmuca dhe Z. Ibrahim Berjashi ka fituar cmimin Metafora 3. Gjithsesi besoj ndoshta nje lapsus. Do te jete me e ndershme dhe me e drejte te shkruhet e verteta.
Me respekt Violeta
------------------------
REDAKSIA FLORIPRESS PËR LEXUESIT E VET SJELLË NJË CIKËL POETIK NGA AUTORJA VIOLETA ALLMUÇA
Ka lindur në Bulqizë në 1965. Ka mbaruar studimet e larta në Gjuhë – Letërsi dhe ka punuar disa vjet mësuese letërsie në shkollat e mesme. Është shkrimtare, autore e disa librave. Pas viteve ’90 ka botuar: “Sytë e Dritës” poezi, 1994; “Era e pasionit” roman, 1996; “Zonjusha nën mjegull” roman, 1998; “Jetoj me zjarrin” poezi, 2000; “Hije gruaje” publicistikë për Kosovën, 2001 (botuar në italisht dhe anglisht).
Violeta edhe pse e re në krijimtarinë artistike ka tërhequr vëmendjen e kritikës në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi. Është lakuar si stil i veçantë në antologjinë e kritikës Ballkanike. Dhe shpirti i ndjeshëm i shkrimtares V. Allmuça nuk mund ta përkundë dhimbjen në romane dhe ese, vetëm kur ajo është në grahëm. Violeta kërkon të jetë serum për t’i dhënë ndihmën e parë, për ta nxjerrë nga gjëndje Kome, këtë dhimbje që ka pllakosur një pjesë të mirë të shoqërisë sonë të traumatizuar shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht. Dhe kështu Violeta bëhet “viktimë” e ëndrrës së saj, për të ndihmuar njerëzit e barktisur dhe të lënë në udhëkryq. Ka kryer kurse specializimi për mbrojtjen e gruas dhe fëmijës në Angli dhe SHBA. Është drejtore ekzekutive e Qendrës së terapisë së sjelljes me qendër në Tiranë, por aktiviteti i saj mbulon të gjithë kufijtë e Shqipërisë.
Qendra që drejton aktualisht jep ndihmë për vajzat dhe gratë në luftën kundër trafikimit të mishit të bardhë. Kush nuk e njeh Violetën, sidomos në Shqipërinë e mesme dhe të jugut, ku dhe fenomeni i trafikimit është më evident. E kush nuk e ka ndjerë dorën e ngrohtë të saj, ku me ndërhyrjet ka bërë që t’i zbusë dhimbjen këtyre familjeve fatkeqe, duke i ingranuar në jetën normale. Sa e sa herë, zonjusha e vockël i ka përplasur dhëmbzët e saj me dhëmbët e shtetit, dhe ajo ka fituar e sigurtë me forcën e saj, për atë që bën. Violeta është një ndërlidhëse dhe organizatore shumë e zonja me donatorë e fondacione bamirëse jashtë shtetit, për t’i ardhur në ndihmë financiarisht viktimave në fjalë. Dhe magjia e shpirtmadhësisë së saj i “hipnotizon” ata, para projekteve në “destinacion” të Violetës. Dhe kohët e fundit ka mundur “të lidhë” pas dhimbjes së viktimave, një fondacion kroat, të cilët para një muaji i kanë ardhur në ndihmë familjeve të ngujuara nga gjakmarrja (në zonën e veriut) me ushqime dhe veshmbathje. Dhe këto ndihma do të vazhdojnë sërish, duke pëfshirë aktivitetin bamirës edhe në zonat më të thella të veriut, si në Kukës, Pukë, Tropojë etj. Kjo nismë e ndërmarrë nga Violeta, është një përvojë humane e njerëzore, që atë e bën një njeri që ka fituar dashurinë dhe respektin, duke parë tek ajo një dritëz shpëtimi. Ndryshe nga OJQ apo Shoqata e misionarë të legalizuar e vetquajtur si shpëtimtarë për të dëmtuarit e fenomeneve të ligësive dhe ngjarjeve gjurmëhidhura që nënshkruajnë vetëm viktima të pafajshëm. Dhe këto organizata dhe shoqata mbinë si kërpudhat çdo ditë, për interesa të ngushta, të cilat abuzojnë me shpirtgurësi dhe shfrytëzojnë dhimbjen e njerëzve fatkeq, duke mbushur xhepat e tyre. Ky realitet na vret me shëmtinë e përballjes së përditëshme ndaj dhimbjes së gjorë që ulëret… dhe kërkon ndihmë nga njerëz që në ndërgjegjen e tyre, ka rrahje zemrash me të vërtetë njerëzore që dinë të sakrifikojnë edhe gjënë më të shtrenjtë, gëzimin e jetës së tyre. Një ndër ta, është edhe Violeta Allmuça ku prania e saj është kudo, me shpirtin e saj të madh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet etnike ku jetojnë shqiptarët. Violetën e gjen pranë dhimbjes së tragjedisë në Kosovë, në fshatin Poklek në familjen e Fadil Muçollit, (ku ka ndodhur tragjedia më e madhe në luftën e Kosovës) ku nda 70 pjesëtarë të familjes së tyre janë djegur barbarisht 53 anëtarë të saj. Violetën e gjen në shtëpinë e Adem Jasharit, në Kosovë. Atë e gjen në mitingjet për lirimin e të burgosurve politikë në Kosovë më 6. 8. 1999.
Violeta Allmuçën, me dhimbjen e varur mbi shpinë e gjen kudo. Ajo i ndjek fëmijët jetim të Kosovës edhe në një shtëpi jetimore në Tetovë (të ngritur me ndihmën e saj). Të përshkruash aktivitetin human të saj nuk mundesh ta shkruash me një artikull në gazetë, sepse ajo është një shtegtare e bamirësisë, që kudo që shkel shpërndan flatra gëzimi për jetën. Si nënë Tereza, që gëzimin e jetës së saj e shkriu me urinë e të uriturve kudo nëpër botë, duke u bërë simbol i njerëzimit. Edhe Violeta, me shpirtin dhe karakterin e fortë që karakterizon bulqizaken, trupvogël, ka vendosur që gjithë jetën e saj ta investojë për të shëruar e ndihmuar plagët e dhimbjes, që janë ulur këmbëkryq në Shqipëri. Me guxim qytetar e profesional mund të them, pa e tepruar se Violeta po bëhet një Nënë Terezë e dytë, ajo po rend drejtë madhështisë së bamirëses më të madhe të botës, Gonxhe Bojaxhiut.
ASKUSH
Jam e zhgënjyer
nga rënia e gjetheve
degët e zhveshura
u ngjajnë imazheve
mëngjeseve nën shi
rindez cigaren e fikur
askush nuk e hap
muzeumin e zjarreve...
Eci ngarkuar me jetën
dua të ruaj gravitetin
largoj ankthet, dilemat
mbetur diku tek vetja
ujra të thella kujtimesh
më rrjedhin nëpër trup
Jam e zhgënjyer
nga rënia e gjetheve
degët e zhveshura
u ngjajnë imazheve
mëngjeseve nën shi
rindez cigaren e fikur
askush nuk e hap
muzeumin e zjarreve...
Eci ngarkuar me jetën
dua të ruaj gravitetin
largoj ankthet, dilemat
mbetur diku tek vetja
ujra të thella kujtimesh
më rrjedhin nëpër trup
NJË JETË
Iki nga hijet e statujave
nën hirin e mbytur
fytyra e vdekjes më pret
në stacionin e fundit.
Në drithërimën e trupit
zbuloj formën time
tek rrëfehet e shkuara
dhe krijohet e ardhmja.
Kam afro një jetë
që kërkoj të jem
në stacionin ku më presin
fytyrat e të dashurve.
JETA
E puthe në ajër
Krejt trupin tim
Gjersa e humbe
Ritmin e frymës
Ndjeje erë mali
E PËRDITSHMJA
Blej herët gazetën e mëngjesit
Macja kërcen me bishtin e saj
Mik të përveçëm gjen njeriun
Unë pres zërin që më mungon
Ajo ulet ngadalë në gjunjët e mi
Gërricim bashkë fjalë me thonj
Derisa e përditshmja shpërbëhet
Iki nga hijet e statujave
nën hirin e mbytur
fytyra e vdekjes më pret
në stacionin e fundit.
Në drithërimën e trupit
zbuloj formën time
tek rrëfehet e shkuara
dhe krijohet e ardhmja.
Kam afro një jetë
që kërkoj të jem
në stacionin ku më presin
fytyrat e të dashurve.
JETA
E puthe në ajër
Krejt trupin tim
Gjersa e humbe
Ritmin e frymës
Ndjeje erë mali
E PËRDITSHMJA
Blej herët gazetën e mëngjesit
Macja kërcen me bishtin e saj
Mik të përveçëm gjen njeriun
Unë pres zërin që më mungon
Ajo ulet ngadalë në gjunjët e mi
Gërricim bashkë fjalë me thonj
Derisa e përditshmja shpërbëhet