2012-06-16

Të mëdhenjtë e antikitetit flasin shqip



Asqeri Boçi

/Falenderojmë shkrimtarin z.Izet Shehu,për dërgimin e materialit për botim në Floripress/


Në çdo sistem shoqëror e vërteta fshihet. Kalerman na orienton për vështirësitë që hasim në zbulimin e të vërtetës së fshehur, por ndërkohë na thotë se më e vështirë është transmetimi i kësaj të vërtete të manipuluar.

Shkrimi më i vjetër i gjetur i plotë janë dy veprat e Homerit (më saktë Omyri), për të cilat është vulosur një mendim i pabazuar, se ato janë në ‘greqishten e vjetër’. Duke studiuar Omirin e vërtetë del se ky përfundim është ose mediokritet, ose një manipulim që ka sjellë pështjellim të studiuesit dhe fatkeqësi në Ballkan e më gjerë.
Greqishtja e vjetër është një stisje (sajesë), pra një gënjeshtër.

Pas kaq dekadash janë shtuar në mënyrë marramendëse vështirësitë për të transmetuar të vërtetën. Janë një armatë e tërë studiuesish të vlerësuar në të gjithë Europën duke përfshirë edhe Shqipërinë, që iu duhet të mbrojnë veprën e tyre. Janë e sa nuk janë, midis tyre edhe ata që s’duan të shikojnë e dëgjojnë.

ἀλλὰ πίθεσθε καὶ ὔμμες, ἐπεὶ πείθεσθαι ἄμεινον·

All prej thesit the him në mes, e pa pej thesi tha ai a mendon? Pra Ana është martuar me thes në kokë dhe esenca e luftës së Trojës është liria e nje femre dardane.

Në qoftë se Anës duhet t’i hiqej thesi ne sot duhet të heqim thesin ser që ka mbuluar të vërtetën e shqipes pellazgjike të Omirit për të hapur thesin me tregimet e vërteta të historisë së antikitetit (Thestoridis i thotë Omiri), pra thes me tregime që di. Asnjëherë nuk është studiuar se, përse një lukuni priftërinjsh në shekujt e kaluar, mallkonin gjuhën shqipe.

Nga se kishin frikë, ku qëndronte fuqia e kësaj gjuhe dhe çfarë fshihte ajo? Vetë emri i priftërinjve që mallkonin shqipen, është shqip = pri fat.

Edhe te Homeri fat = fat dhe jo, o imoijr. Imojri dhe imiri, janë e njëjta fjalë në dy dialekte. Rregullat e drejtshkrimit për të lexuar Homerin nuk janë ato greke. Me përjashtim të dy rasteve ‘oυ’ vetëm kur është në fillim të fjalës që lexohet ‘u’ dhe ‘αω’ që lexohet ‘o’, të tjerat lexohen drejtpërdrejtë. Këtu dallojmë dy veçori: harku mbi zanoren zëvendëson gërmën ‘j’, në disa raste lehtë dhe bishti poshtë zanores zëvendëson ‘ç’.

Shenja e theksit mbi zanore është, për mënyrën e shqiptimit, shpesh ndarjen e fjalës dhe në shumë raste i jep kuptim tjetër, p.sh: νυ = nji dhe νυ =Ny (nyjgoj). Vepra e Homerit është e shkruar në dy dialektet bazë të shqipes dhe një minidialekt që është i pjesës jugore të Ballkanit po me rrënjë shqipen dhe që nuk zë më shumë se 5%. Fjalët në shumicë janë të bashkuara dhe në shumë raste apostrofa zëvendëson zanoren. Shpesh përdoret fjala e shkurtuar si: sos = so alto = lart = al, ele = el, ile = il etj.

Duke lexuar në gjuhën e vet Homerin, vërtetojmë edhe njëherë se gjuha shqipe është burimore dhe me një prodhim zinxhir fjalësh të bazuar mbi studimet e fenomeneve të natyrës. Mbi bazën e kësaj logjike vërtetohet edhe alfabeti me të cilin janë shkruar veprat. Alfabeti nuk është marrë nga fenikasit, por është krijuar për të hedhur në mënyrë grafike tingëllimet e gjuhës shqipe. Në qoftë se do ishim të vëmendshëm do të kishim parë sensin e lartë të intelektit për të dalluar dhe hedhur në mënyr grafike ‘Onë’ veriore = ‘ω’.

Εshtë kjo ‘ω’ e cila vetëm në dialektin verior të shqipes ka një ‘a’ të lehtë para. Në një përqindje të konsiderushme fjalësh, edhe gërma ‘a’ ka një ‘o’ të lehtë mbrapa. Po të shikojmë gërmën ‘δ’ ajo i ngjason një dardhe me bisht (komenti bëhet vet), ndërsa paraqitja grafike e kokrrës pa bisht = ‘Δ’. Do të veçoja një gërmë tjetër që i mungon alfabetit të sotëm shqip, ‘gk’, e cila i takon djalektit jugor dhe pa të nuk mund të shpjegohen disa fjalë te rapsoditë shqipe të Homerit, të cilat vazhdojne të fliten edhe sot.

Bëni provë: thoni ‘g’ pastaj ‘k’ dhe do të shikoni se përplasja në qiellz te gërma ‘gk’është në mes të ‘g’ dhe ‘k’, të cilën e ka sot alfabeti anglez. Kështu mund të vazhdonim edhe për gërmat ‘k’, ‘g’, ‘s’, ‘t’etj.

Te veprat e Homerit njerëzit dialogojnë duke iu drejtuar njëri tjetrit ose me emrin njeri = γε, (nga shqipja) ai që ka gojë, fëmija filloi të guis, guhaç, gojaç, goi nota = gdhiu, agoj = asht goji = asht hapur = agim, glu = gojë lu (luan), glos = gojë los, gar = gojëtar, geraios = njeri i rënë. Në rastin tjetër i drejtohen njëri tjetrit në rracë all, alla që në shqip do të thotë bjond.

Atreidhi nuk janë zotat, ata janë (atre i dheit) at i dheut si Agamemnoni, Odisea, Akili, etj. Titulli tjetër me të cilin u drejtohen prijësve është ἄλγε, që do të thotë i larti njeri, pra këto dy fjalë janë sinonim i njëra tjetrës. Zoti ose Zeusi = Zei ose Zeno, pra ai që ka zënë gjithçka, ndryshe jeratisi ose krijoi. Φοῖϐος Ἀπόλλων nuk lexohet feb Apollon, por kështu siç është shkruar foij-vos, që do të thotë folës (orator) dhe vezullues, asht Polloni. Dheu = dhea, toka = toksθηναίη λέγε κήδεα πόλλ᾽ Ὀδυσῆος= Αthinaja la njeri, ky dheu poll Odisen. Shqipe e pastër. Eureka nuk është e gjeta, por është urrejtje. Ὀλύμπιε. οὔ νύ τ᾽ Ὀδυσσεὺς Ἀργείων παρὰ νηυσὶ Τροίῃ ἐν εὐρείῃ. Olimpia ndjen te Odisea njeriun para nisjes, Trojën e urrente.
Nga sa thamë më lartë vetëkuptohet që emri Albani nuk vjen nga latinishtja (njerëzit e alpeve) sepse vetë emri Alpe është shqip = lartë pe. Ashtu si alien: Nga lart je. (fshati Alge buzë Matit), pra Allbania = all-ban, Allemania= all-man, Allbion ( Anglia)=All-bie, ashtu si dhe Germani (ger- mban), Greqi (ger- ki), greke = ger- ke, kështu shpjegohet më saktë edhe legjenda e Gjergj Elez Allia (jo Alia), edhe gegë e toskë, malsi allia.
Vetëm në shqipen e Homerit gjejmë fjalë me një gërmë: a = asht dhe H = hi (hyn) ose hi (hiri). Ja pra pse Himara quhej Imar ose Imer dhe malet Akrokeraine nuk janë malet e rrufeve, por nisur nga mali i Vetëtimës është manipulim sepse ato janë: (a - kre - ke – raine), pra aty ku bien kryet. Jo më kotë mësimi i greqishtes së vjetër në shkollat greke në Himarë dekada më parë ka filluar me manipulimin e një nga mbishkrimeve të Apollonisë: fisei, foi, fes, fas, që në fakt bëhet fjalë për bustin e Apollonit: fliste, foli flet e do flas.
Ja si nis në të vërtetë Iliada:

Μῆνιν ἄειδε θεὰ Πηληϊάδεω Ἀχιλῆος Menin aeide thea peliadheo akileos
Mënin hajde thuaje Akil Peliadhe.
οὐλομένην, ἣ μυρί᾿ Ἀχαιοῖς ἄλγε᾿ ἔθηκε Ulomenin, i myri akaioijs alge ethike
Ulo mënin, i miri akejte i larti njeri i thonin.
πολλὰς δ᾿ ἰφθίμους ψυχὰς Ἄϊδι προΐαψεν Pollas d’ifthimoys psykas aidi proiapsen
Pëllet di, fryn dhe thimos trurin. Ai di psenë e parë,
ἡρώων, αὐτοὺς δὲ ἑλώρια τεῦχε κύνεσσιν Iroon, aytoys dhe eloria teyjke kynesin
Ironizon, ai don dhe ulërin tek kuvendojnë;
οἰωνοῖσί τε πᾶσι· Διὸς δ᾿ ἐτελείετο βουλή, Oionoijsi te pajsi, dios dhe’ eteleieto voyli
Ai nois (ndryshon mendimin), pasi di dhe te lehtat voli.
ἐξ οὗ δὴ τὰ πρῶτα διαστήτην ἐρισαντε Eks u di ta projta diastitin erisante
Po; un di përpara di, a s’di ti, e rri sonte,
Ἀτρεΐδης τε ἄναξ ἀνδρῶν καὶ δῖος Ἀχιλλεύς. Atreidhes te anaks andron kai dios akilleis
Zotni të hap ëndërrimin këtë di akili
Tίς τ᾿ ἄρ σφωε θεῶν ἔριδι ξυνέηκε μάχεσθαι; Tis t’ar sfoe theojn eridhi ksyneike makesthai;
Ti s’të ndrit, s’fole hyjneshën, erdhi; ksinjeshe, ma keq, tha ai.
Λητοῦς καὶ Διὸς υἱός· ὃ γὰρ βασιλῆϊ χολωθεὶς Litoyjs kai dios yios o gar vasilei holotheis
Lutem këtë di unë. O gojëtar Vasili! Hollo thëniet:
νοῦσον ἀνὰ στρατὸν ὄρσε κακήν, ὀλέκοντο δὲ λαοί, Noyjson Ana straton orse kakin olekonto dhe laoi
Nois Ana shtratin, ose kokën o le, kot dhe ushtria... Pra siç e shikoni s’ka asgjë të përbashkët me ngjarjen e stisur greke. Hajde u bë këndon dhe jashtë çdo llogjike hyjnesha i këndon tokësorit Akil.
Ja si nis dhe Odiseja:

Άνδρα μοι ἔννεπε, μοῦσα, πολύτροπον, ὃς μάλα
ΠοΛΛΑ πλάγχθη, ἐπεὶ Τροίης ἱερὸν πτολίεθρον ἔπερσεν:
πολλῶν δ᾿ ἀνθρώπων

Andrën (muzën) mua në ma dha, molloisa të madhen gjëmë, o ç’më la të mëdha plagë, e pashë Trojën, është, rron shumë e thërret, e përse: Apolloni ndau njerëzit.
Ζbardhja Greke (Ll.Ruci): Burrin mendje mpreftë, rrëfemë, hyjneshë, që vite tallazitej, pasi shkeli kështjellën e shenjtë të Trojës dhe njohu plot vende e zakone njerëzish?!

Duke iu afruar disa shekujve më vonë, në mbishkrimet e Apollonisë, gjejmë gjuhën e Homerit, të paktën në 3 nga mbishkrimet që ekzistojnë atje; njëra prej të cilave, flet për një plantacion rrushi, tjetra për një plantacion dardhe dhe një zyrë ku firmosen lajme. Kjo të lë të kuptosh, që dhe e ashtuquajtura greqishte e mesme, me të cilën ka shkruar Herodoti, duhet të zbardhet nëpërmjet shqipes.
Në shqipen e Homerit kuptojmë se gjuha sanskrite fjalë për fjalë do të thotë: flasin shkrimet san = shkurtim i fjalës psanë, bhasana.

FILLIMI I KAPITULLIT 23 ODISEA:

γρηῢς δ᾽ εἰς ὑπερῷ᾽ ἀνεβήσετο καγχαλόωσα,
ngrihem dhe isha tu pa, ave vi se po karkallos
δεσποίνῃ ἐρέουσα φίλον πόσιν ἔνδον ἐόντα
dhe s’po hyn e re (shikoj) djalin, posin e dhan e ndejta·
γούνατα δ᾽ ἐρρώσαντο, πόδες δ᾽ ὑπερικταίνοντο.
Gdhiu nata dhe erru sot po desh, dhe i pari i kesaj nate
στῆ δ᾽ ἄρ᾽ ὑπὲρ κεφαλῆς καί μιν πρὸς μῦθον ἔειπεν
shti dhe ardh’ I pari, kokes, q’ai·mbin proit i penduar
"ἔγρεο, Πηνελόπεια, φίλον τέκος, ὄφρα ἴδηαι
U ngrit Penelopa, djalin të kisha, tja ofroja!
Ja si fillon zbardhja greqisht: Ne katin e sipërm
u njgit plaka (Ll.Ruci). Ku ështe plaka te Homeri? Plak = Plako, Plaka, Patres.
Rilindasit thoshnin dikur “Të djegim kornizat që na i kanë vënë gjuhës shqipe, gjuhës ‘foshnjore të Europës’”.

Flet, digjon, mëson, shkruan, shqipëron, re, sheh, vrojton… Gjuha e Omerit, që me sa kuptohet flitet, nga Nishi në Kretë. Brenda kësaj hapësire, gjendet edhe Troja e vërtet. Akejtë janë Kaonët, Dardanët dihen... A do të vazhdojmë te heshtim?

“Σχοινον τε Σκωλον” =shkonin te shkolla. Po e le shkollën, po “shkonin”, në cilën gjuhë, veç shqipes mund të traskiptohet? Pra shkolla shqipe na del para luftës së Trojës. Te veprat e Homerit, far=far, ie= je, ion= i jon. Kjo vërteton Maknamarën: Faraon = Fara jon. Njëkohësisht: SKOPIE = shkop je (roja i parë, dordoleci shkop). Pra shtrihet me tutje hapësira e të folurit të shqipes pellazgjishte.

Maknamara, Didori Siciljan, Rober D’Anxheli, Rilindasit tanë, Shnajder,Nermin Vlora, Aristidh Kola deri studjuesit e sotëm Aref Mati, Niko Styllo, Sulejman Mato, Luftulla Peza, Eleni Kocaqi na inspirojnë e na forcojnë bindjen se e verteta e së shkuarës së ndritur do të zbardhet.

Izet Shehu

Artikulli i Zotit Izet eshte shume i vertetë, por ka disa teprime në etimologji. Keto teprime e prishin nivelin shkencor te kumteses.

Vetëm një shembull i mirënjohur na ndihmon të kuptojmë se si bëhet etimologjia nga gjuha shqipe e fjaleve të vjetëra:

- "eureka" => "evreka" => "e vrika". Vetëm shqipia trajtën e shkurter të vetës së tretë në rasën kallzore për "ate" e ka "e" => "atë e", ndersa greqishtia kete trajte, me duket se, e ka "ton".

Mandej fjala "vreka" gjendet në shqipen e sotme "rreka" dhe fjala "eureka" perbehet tamam prej dy fjalesh shqip  "e rreka" me kuptimin "e arrita", "e kapa" apo "e gjeta".
Respekt
Vedat Shehu

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...