Nga Floripress:Flori Bruqi
Romani “I çmenduri i pavionit 3” është një triller psikologjik, nga të paktët të mirëfilltë shkruar prej një shkrimtari shqiptar.
Ndonëse ngjarjet ndodhin dhe personazhet lëvizin brenda një hapësire të kufizuar, ato janë dinamike dhe secili prej tyre shfaqet me një profil të qartë dhe të plotë. “I çmenduri…” është një vepër që shquhet për një frymëmarrje të gjerë, brenda së cilës ndeshen misteri dhe realiteti, pasioni dhe imagjinata, ambicia dhe pamundësia.
Ngjarjet që zhvillohen në roman nuk shfaqen si qëllim në vetvete, por atë burojnë natyrshëm nën peshën e kohës në të cilën ndodhin. Mos përcaktimi i një vendi të caktuar gjeografikisht, dhe mënyra trajtimit të veprës i japin asaj një përmasë të madhe.
Romani “I çmenduri i pavionit 3” shquhet për një gjuhë të pasur dhe të pastër. Autori e di se çfarë do të thotë me atë që shkruan dhe këtë e jep në mënyrën më të plotë, në formë, në stil dhe në përmbajtje. Proza e këtij autori është e thjeshtë. Ajo të rrëmben dhe duke u shfaqur para teje si imazhe filmime, të rrëmben me magjinë e fjalës, tensionin që krijohet nga situatat dhe në fund nuk të mbetet të admirosh zgjidhjet tejet origjinale.
Kjo e bën atë të dallueshëm në morinë e botimeve shqiptare. Autori i këtij romani triller, na shfaqet më i plotë, si në stil, ashtu edhe sa i përket kompozicionit letrar. Mesazhet e tij vijnë të qarta dhe të pastra. Ato janë kode të kuptueshme për të gjithë. Në faqet e romanit vërehet dashuria dhe dyfytyrësia, virtyti dhe hipokrizia, drama sociale dhe ajo individuale, çmitizimi dhe eksplorimi, etj.
Çdo kapitull, sjell një ngjyrë ndryshe, duke krijuar kështu, një buqetë sa të bukur aq edhe origjinale. I dëshmuar më herët si një shkrimtar me profil të krijuar qartë, Leonard Veizi na sjell me këtë roman një vepër të nivelit të lartë, duke treguar në të njëjtën kohë se ai vazhdon të jetë një shkrimtar i veçantë në stil dhe temat që sjell.
Kush është Leonard Veizi
Leonard Veizi u lind në 29 gusht 1968 në Tiranë. Ka punuar si gazetar në mediat e shkruara dhe elektronike që nga viti 1991. Romani “I çmenduri i pavionit 3”, është botimi i tij i shtatë, i cili vjen pas vëllimeve:
1 – “Grahma e shpirtit të mjegullt” (novela 1997)
2 – “Ngrehina e përhumbjes” (tregime 1998)
3 – “Treni i fundit i metrosë” (tregime 2005)
4 – “I dënuar me vdekjen” (tregime 2006)
5 – “Surpriza e natës së fundit” (roman 2008)
6 – “Rrëfimi” (roman 2009)
Miranda Haxhiaj – shkrimtare
Te proza e Leonard Veizit ndjen se nuk ka më tema tabu, nuk ka fjalë tabu, nuk ka skena tabu, nuk ka copëza jete të mbyllura apo të paprekshme, Në këtë risi të përmbajtjes do të thosha se autori është vazhdimisht në kërkim të letrares, Sepse edhe Borgesi gjithmonë ka qenë në kërkim të letrares e nuk e ka mbyllur me një vepër. Duke prekur prozën e Veizit shohim gjurmë të një prozatori konsekuent. Dua të them që rrëfimi i tij, në mënyrë personale është ashtu i çlirët, i derdhur e jashtë kornizave. Unë do të thosha se ai ka një mënyrë të vetën të rrëfimit, e tërë materia na vjen në mënyrë krejtësisht të veçantë, dhe kjo është në fund fare është një tregues i rëndësishëm
Lexuesi do të çmojë në prozën e Leonard Veizit sidomos karakterin e shpenguar të tregimeve, shpërfaqjen e asaj pjese të vetes njerëzore që zakonisht është gjendur nën ndalimin e jashtëm dhe të brendshëm. Në letërsi kjo hyn në shkrimet intensive, përndryshe nga një letërsi tradicionaliste, e mbështetur kryesisht mbi vlera ekstensive: numri i personazheve, i linjave të veprimit, i kulminacioneve etj. Këtu mund të bëhet fjalë vetëm për tensione psikologjike dhe të thellimit të mendimit. Me një term jo dhe aq të përdorur, libri i Leonard Veizit është letërsi e endo-kozmosit.
Mimoza Erebara – shkrimtare:
Që të lexosh Leonard Veizin duhet të “përgatitesh mirë”. Duke zotëruar aftësinë e të treguarit, ai të mban pezull për të mësuar fatin e personazhit. Përgjithësisht në të gjithë vëllimet e këtij autori ku ka shumë personazhe. Madje këta personazhe të tij janë njerëz mëse të zakonshëm, që fare rastësisht gjenden brenda një ngjarjeje të caktuar dhe kështu marrin rolin e protagonistit.
Behar Gjoka – shkrimtar, studiues:
Arma më e fortë e Leonard Veizit është dialogu. Ai ngrihet dhe ulet me mjeshtëri, nuk të lë në baltë. Rrëfimin dhe vijueshmërinë e fabulës e lë në duart e dialogut. Proza e tij është racionale, është me këmbë në tokë, është e lexueshme, e ftohtë, ndonjëherë deri në cinizëm. Situatat ndodhin në ambientet ku ne gëlojmë çdo ditë, por ato skicohen shumë lehtë, u ngjasojnë grafikave. Konturet e qarta të ndodhisë krijojnë dimensione hijesh që përplasin mendimin tonë për më shumë se kaq.
Shaban Sinani – studiues:
Me gjithë karrierën e gjatë si gazetar në shtypin e shkruar, ma do mendja që Leonard Veizi s’kish për të krijuar dot një kuadër me ngjyra kaq të gjalla e kaq ekspresiv të realitetit sa ç’arrin ta krijojë me prozën e vet fikcionale dhe t’ia përcjellë lexuesit. Kaq sa për të cytur kureshtjen e lexuesit, për më tej lypset ta ngrini vetë perden e një bote, në skenën e së cilës, siç na kumton Veizi me prozat e veta, jemi aktorë dhe autorë njëkohësisht.
Virgjil Muçi – shkrimtar, kritik:
Komponent i rëndësishëm në formësimin e individualitetit krijues të Leonard Veizit, është edhe prirja në kahje të një proze neorealiste që është brenda unit krijues natyral të tij, ku elementë të prozës moderne integrohen harmonishëm, çka e ravijëzojnë dhe fuqizojnë origjinalitetin krijues të autorit në plotësimin e vetvetes krijues si synim i përhershëm.
Mexhit Prençi – kritik:
Autori e di se çfarë do të thotë me atë që shkruan dhe këtë e jep në mënyrë të plotë, në formë, stil dhe në përmbajtje. Proza e këtij autori është e thjesht. Ajo të rrëmben dhe duke u shfaqur para teje si imazhe filmike, të rrëmben me magjinë e fjalës, tensionin që krijohet nga situatat, dhe në fund nuk të mbetet të admirosh zgjidhjet tejet origjinale. Kjo e bën atë të dallueshëm në morinë e botimeve shqiptare.

Leonard Veizi - I çmenduri i pavionit 3-të
Një libër shumë i rëndësishëm për historinë dhe historianët. Ky ishte konkluzioni i promovimit të librit me kujtime historike “Përpara gjyqit të historisë” i Xhelal Staraveckës....
Xhelal Staravecka , komandant i famshëm partizan në krahinat e Skraparit, Beratit, Korçës, Kolonjës, Përmetit e Fierit, por që në fund të luftës denoncoi ndërhyrjen jugosllave në Shqipëri dhe u nda nga komunistët. Për të marrë pjesë në këtë aktivitet kishte ardhur nga SHBA edhe djali i Xhelalit, Naim Stravecka, ish-i dënuar politik gjatë regjimit komunist.
“Përpara gjyqit të historisë”, kujtime historike të Xhelal Staraveckës (1912-1975), është botuar nga shtëpia botuese “Naimi” në kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe 100 vjetorit të lindjes së autorit.
Libri është shkruar në vitin 1966 në Paris dhe publikohet për herë të parë, sipas dorëshkrimit origjinal të autorit lënë trashëgim familjes. Qindra personazhe e personalitete, kryesisht politike, të viteve 1912-1966, ndriçohen përmes ngjarjeve, fakteve, kujtimeve të autorit. Tri janë nyjat kulmore të këtyre kujtimeve, ku autori është protagonist: Mbretëria e Zogut e kryengritja e Fierit, lëvizja antifashiste e lufta partizane si edhe fati i mërgatës politike shqiptare në Perëndim. Sipas prof. Xhufit, “Kujtimet e Xh. Staraveckës janë të pamëshirshme për ngjarje dhe protagonistë shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore”, ashtu si i bën një autopsi të plotë qeverisjes mbretërore.