2015/12/28

Blerina GOCE : DITARI I HAJREDIN CAKRANIT: SI U ORGANIZUA KRYENGRITJA E TOSKËRISË


Blerina Goce
Blerina Goce
Sikurse janë prezantuar deri tani, dëshmitë që sjellin letërkëmbimi e kujtimet e Hajredin Cakranit janë tepër interesante dhe me vlerë për historinë shqiptare. Të prezantuara për të parën herë e të ilustruara me foto, që po ashtu vijnë për herë të parë, këto kujtime vijnë për lexuesin të mundësuara nga nipi i firmëtarit të pavarësisë Hajredin Cakranit, Kujtim Cakrani me ndihmën edhe të historianit Kastriot Bimo. Pas prezantimit të një pjese të kujtimeve të vëllezërve Cakrani, që lidhet me luftën e përpjekjet e tyre për gjuhë e atdhe, ne po vijojmë paraqitjen me të tjera kujtime që paraqesin momente të tjera të rëndësishme e hedhin dritë në pjesë të veçanta të historisë sonë, pesha e të cilave duket edhe më e madhe në këtë 100-vjetor të Pavarësisë.
Në këtë pjesë të takimeve flitet për takimin në Stamboll të Bektash Cakranit, Dervish Himës, Mihal Gramenos me Nexhip Dragën e Hasan Prishtinën për fillimin e kryengritjes në Toskëri. Në këto shënime flitet edhe për kryengritjen e zhvilluar në Cakran nga Baki Gjirokastra, Namik Delvina, Idriz Guri, etj., sipas orientimeve të Ismail Qemalit, apo mbështetjen pa rezerva të kandidaturës së I.Qemalit për deputet. Flitet aty edhe për takimin me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin në gusht 1912 në shtëpinë e tyre, ku dhe bujtin atë natë…
Çetat në luftë. Kryengritja e Toskërisë të fillojë. Lufta në pazarin e Cakranit.
Si ç’kishën qënë në Drashovicë çetat ku ishën mbledhur afro trimijë shpyrt e pasi kishën bërë gati kartën Stambollit i kishën dhënë dhe nga një të tillë më konsullat të Nemses Italisë e te rustë ishën këthyher drejt e në Cakran me Imer Aganë (Radhima), me Alem Aganë nga Tragjasi, Brahim Effendinë (Abdullahu), Sadik Effendinë e Duros (Shaska), Zaçe Xhelo Smokthinën e plot të tjerë, të gjithë lebër e vlonjatë, që kishën bërë atje kartën e tërë kazaja kish qënë, pasi kishën ngrënë bukë, po preheshin se më t’nesërmen do vinin në Berat për të mbledhur popullin e kazasë e të bënin një tjatër kartë si të Drashovicës me kërkesa si të Gegërisë. Çetat që poqa unë të Namik Beut (Delvina) e të tjerë, ishën jashtë hanit e u thanë se po vinte dhe panë të parë tushtërinë dhe u hapën nëpër përrenj e hendeqe të zinin pozicione. Ushtërija erdh’ udhës për në pazar të Cakranit dhe kërkoi t’i rrethojë, ata që ishën në han, po kur i ertdhën plumbat si breshër sa këputeshin e binin degët e ullivet, ku ata kishën zënë pozicione, ata u prenë. Vetë unë me gjithë njerëz mbajta anën e sipërme të përroit, nga munt të vinte ndihma ushtërisë, nga Berati që ish dhe xhepaneja më e madhe e kazasë. Kohë s’kish. Dërgova njerinë t’i fliste tim nipi, djalit të simë motre Faslli Beut (Patosi) të vijë në ndihmë me njerëzit e tij. Njerëzve të mijve ç’tu thosha, që po lëftojmë po ushtërinë që jemi.?! I mblodha dhe u’a thash troç që punën t’onë po e merrte lumi, se nuk ësht’ dëgjuar të dërgohet ushtërija me shqipëtarë, të vijë e të vrasë po shqiptarët. Këtë po e bën Smail Haki Libohova, me njëqint a dyqint gegë, që i heq për hunde. Kush e sheh me vend të iki, mirë, po jo sonte, po nesër në të gëdhirë. Si të urdhërosh zotrotë Bej- më thanë. Të tërë ishën njerëz të besës dhe kur lëfton, s’ka njëzet mëndje, o lëfton e s’e lëshon istikamë, o iknë e mirr arratinë. Kur krisi pushka ne ndënjëm në pritë, po s’mund të hapnim batarè se mos vrasëm njerëzit t’onë, po mua s’më mbante vëndi e s’i lija dot njerëzit. Një tufë nga ushtërija u zgjat për në krah të sipërm avash për të rrethuar krahun e çetës së Namik beut (Selimit), a të tjerëve poshtë, kur j’a dërguam plumbat njëherësh, ata se prinë gjithë atë tym e pluhur e që u shkoq gjysm ‘e ullirit. Ata u hoqnë prapa dhe mejtuan se kushedi sa çeta ishëm për këtë punë, po ne këtë donim. Lufta zgjati dhe ne e grimë vendin nga mund të rrethonin tim vëlla dhe çetat që e mbronin atë, po më pas, pamë që aty tek vendi ku ishin shtrirë, kishën lënë dhe nja dy feste nga që se prisnin batarenë. Pa pritur pushoi batareja dhe si do që s’më mbante vendi s’mund t’i lija njerëzit, po dërgova një nga njerëzit e mi me vrap, të mirrte vesh dhe e primë me zëmër të ngrirë. Kur erdhi më tha se Ismail Hakiu kishte njëqint e ca vetë të ushtërisë së tij dibranë me mauzerrë dhe donte t’i rrethonte tim vëlla Bektashin me shokë në han, me ç’do kusht. Në han po luftonin duke qëlluar ushtërinë, po ata dolën fare përjashta nëpër hendeqe e kishën sulmuar ushtërinë ku s’e priste. Kishën dërguar çetat njerëz për të kërkuar ndihmë në Buzmath e më ç’do vënd. Po pritnin ç’do të bënej, kur erdhi njeriu me kale, që pruri një tjatër kartë e Shuko Progonati i duall para. Ismail Hakiu (Libohova) me oficerë erdhi e u afrua, por ushtërinë e la atje tej. U takuan me tim vëlla Bektashin, me Namik Selimin e të tërë. Bimbashi kish kërkuar të fjaloseshin pa luftë dhe kish kërkuar të vinin te hani, ku ish Bektashi me njerëz. Ishin fjalosur, se nuk u lejon qeveria të bridhin maleve me armë. Duhet të luftojmë se s’na kanë dhënë të drejtat tona- ja ktheu im vëlla. Më të drejta do Bej se këto që kè.- thotë Ismail Hakiu. Duam që ç’ke me të. Po unë nuk mund t’i lejoj komitët të bëjnë ç’të duan, ndaj më duhet të lëftoj. Edhe ne jemi gati të vdesëm të lirë, se të rrojmë me ju mbi kokë, po s’e beson vështroje këtë- e treguan qylafin ku kishën shkruar: “Ja vdekje ja liri”. Më mirë të mbledhim një pleqësi nga kazaja e Berati a ti dërgojmë ato që doni qeverisë a në Stambolli, qysh të doni. Filluan kërkesat, gjuhë, shkollë, autonomi e nuk mbaronej karta, pa ikën në han t’i shkruajn Bej- më tha njeriu im. Edhe kjo më duhej, që mua të mos më mbante më vendi. Ika ngadalë se po binte nata, kur takova në udhë njërin që kish një dyqan nga pazari e më shkoqiti të tëra. Kur atë çast mbin im vëlla Sulua te udha sipër dhe tha se janë aty në han e po merren vesh. Të bukur punë- thashë më vete -kanë bërë. Po më vonë më fjalosi vetë Bektash, Ismail Haki Beu, pasi kishën bërë kartën me ato që kërkonin, e kishën dërguar në Fier me njerëzit e tij. Pastaj i kish thënë :- trimat i ke nga kazaja këtej, thuaju të marrën një valle gjirokastriçe! Si do që e pashë vrëngër u thashë për vallen dhe trimat e hodhën. Po ushtërija jote ç’di të bëj ?- j’u ktheva, tha Bektashi. Ushtarët e tij gegë, ja muar atë këngë që u kishën mësuar së prapthi e kë pa, këngën që e këndohin çetat tona e që e kish bërë me llafe e me të tëra, vetë Thanas Flloqi e që ish aty vërdallë. Po tani që u err e filloi një erë e flamosur, e ishte fare pa mënt të veja në han, vetëm të vritesha me Smail Hakinë e të tijtë. Erdha tek njerëzit që më prisnin e me që ish errur u muarëm vesh me fishkëllima e parrulla. Hë bej?- më pyetën ata. Lere mos e nga, – u thashë, se po fjalosen në han, I japën karta për këto që kërkonin Ismail Hakiut, sikur ai është kajmekami, a veziri vetë. Ata qeshën, po mua s’më ecte nata për kiamet. Pa po zuri dhe një shi, që edhe ai na duhej. Kur shohëm tek shtegu ca njerëz, që po lëviznin ngadalë. Ushtërija! – thamë ne dhe gati batarenë. Mos qëlloni – thashë, sa të afrohen dhe kur të urdhëroj unë, u muarrëm vesh?! Si të urdhërosh ti bej. Kur afrohen ishën njerëzit e çetave që po zinin vende aty vërdallë. U habinë me ne, se e quajtën ushtërinë e Ismail Hakiut. Po ju -u them, ç’patët, sikur j’a kishët shtruar muhabetit për shtat palë qejfe në han. Më fjalosën që kishën bërë me llaf me Smail Hakinë që ai do të vinte për darkë, po që është kurth, është që ç’ke me të, por u thamë dhe atyre në pazar që do ikëm për Romës se këtu do vij ushtërija. Thashë mos i besonit atij a kartave. Me njerinë e tij e çoi kartën për Fier? Po,- j’a bënë, -po unë u dij dhë të squat, -j’u thashë, -që ai a kërkuar ndihmë, se e ka parë që s’jna ha dot me luftë, s’bëhet llaf.. Pa do mirren vesh me telegrafë me të tijtë e tani s’dihet nga n’a vijnë. Pa zbardhur mirë u thashë të zinin pozicion më tej ne brinjë se këtu ishëm ne e i kontrolloj të dy krahët edhe poshtë edhe në vij ndihmë nga Berati. Erdhën dhe Faslli Beu (Patosi) me nja tridhjet vetë e u bë një gardh, që nuk bën dot hesap nga të vijnë plumbat. Prit e s’ka, prit e s’ka e në të perënduar, u duknë që përtej me bori dhe e kishën marrë përpjekur. Më vonë e muartim vesh, se kishën takuar njerëz e atë dyqanxhinë dhe kishën pyetur për komitët. Në Romës -i thanë ata me perëndi, se ashtu e dinin. Venë e vijnë në Romës e s’po i gjejnë komitët, se prisnin t’i gjejnë atje ku i lanë. Kur u dëgjua batareja e plumbat u venin si shi, ushtërija s’dinte ku të vejë. Çetat s’ja prisin batareja bataresë dhe u lëshuan përposh e doinn t’i zinin të gjallë fare. Ushtërija po prapsej me lemeri dhe vetë Smail Hakiu bën vaki, të ish i pari si duket për Fier a kush e mirr vesh. Çetat tona u nisnë për në Kras të takoheshin të tërë, kështu që unë me njerëzit, i nisa për udhë me njerinë e besuar e u thashë që do takoheshim shpejt, po në të vërtetë i lashë shëndenë ushtërisë, si ç’ma taksi Idris Agai, pa Ismail Hakinë, muarmë vesh se e nxorr në gjyq dhe donin t’a dënonin, pse i ikën komitët, po kur u tha ai, që pse s’më pyesni qysh s’na zunë të gjallë, se ishën mizëri e ndihma na erdhi më të nesërmen, kështu që bënë ç’bënë dhe e falnë. Dhe vërtet, me sa muarmë vesh u erdhi ndihma nga Vlora me njersëze me kafshë, po dhe nga Berati e rrëzik të jenë këmbyer me njerëzit e mi.
Dezertimi nga ushtria. Si i blihen 1500 pushkët mauzerrë për kryengritjen.
Ama kaq u desh e u ndez tërë Toskëria dhe çetat venin e vinin si pika shiu. Si nuk u arrit gjë me depot më pas kur erdhi në Cakran, im vëlla Bektashi, më tha t’a zgjith qesen, dhe tok vëllezërinë Sulon,Sabrinë (Cakrani) e me Thanas Flloqin, se ç’kishën marrë një kartë nga ato qindra që dërgonin e që mirrnin. Në kartë Hamza Agai (Isai), që j’a dërgon që nga vapori për Triest, i sqaron që ish takuar me Qazim Aganë (Kokoshi) e Fazil pashën (Toptanin) në vapor dhe e kishën marrë llafin e palkut, se Toskërija duhet ngritur më këmbë doemos.Të vendosen komisionet e te ujdisën lëvizjet e çetave, e çdo gjë do bërë me mend e të dëgjojnë njëri- tjatrin. Këto i dinim se ishëm vetë në zjarr, po ajo që më ngrohu ishte që shpejt do vendosëm një komision të jashtëm që do n’a lidh me Evropën. Nga njerëz që më fjalosnin kisha marrë vesh se në Berat, si më e madhja xhephane e të tërë kazasë, po mblidhin djem me sebep për t’i çuar në Mal’ të Zi, pa dihej që do i çonin në gegëri, kondra gegëvet që kishën ngritur krye. Bektashi mejtonte që djemve duhej folur që atë cast, se do i nisën për Gegëri, me dyfek janë t’u kthehen e të zaptojnë Beratin. Çetat tona dhe ne të tërë n’a kanë gati në mes të natës. -E merr vesh ç’a po thua,- i bërtita, se s’pyet fare e do marrësh njerëzit më qafë. Unë njoh me pëllëmbë gazermat e xhehpanenë e Beratit më e madhja e gjithë kazasë dhe nuk mund të bëhet me llafe kjo gjë. Duhet një plan i hollësishëm, me kë duhet folur, kë duhet të kapim për të organizuar nga brënda, kur, si, qysh, tek, çfarë, që ti i di mirë. Që këtu ku jemi, s’bëjmë dot gjë,- i thashë. I dërgova kartë Hamza Agait (Isait), dhe e porosita për nja njëmijë ë pesëqind mauzerrë në Itali, ndaj të thirra për qesen. Fërshëllita aq fort sa u tunt dhoma. Thanas Flloqi më pa i habitur, im vëlla Sulua përdrodhi buzët e Sabriu qeshi ndën muataqe. Hamza Agai do t’a mbaronjë këtë punë, po pse s’thua që do t’a futësh andej nga s’del më e t’a harrojmë fare. Sa për qesen s’ta ka mbajtur njeri për kësi punësh. Ngadalë se ti s’të lë as të flasësh T’a bisedojë një herë me zotin Bozio për tri katër ditë sosem dhe unë atje dhe e fjalos vetë.Gjithnjë j’a kam marrë si shakara këto Bektashit, po isha gabim e sidomos këtë herë. U ulëm dhe i thashë, që ti e do vaporin kastile për këtë punë, pastaj kjo ngarkesë nuk hyn në sqelë dot fare, pa le ti, i do dhe mauzerrë se s’bën. Ai tha se duhen të tillë, se fishekë të tyre mund të gjejmë, ndryshe n’a rruashin dyfeqet për bukuri. Po e di ti sa kohë duan ata të vijnë dhe po i gjetën andej e këtej nuk pret sahati më. -Na jep nonjë mëndje më të mirë, se ty të duket se këto punë i di vetëm ti. Nga këto qesëndisje s’kisha qeder fare, se këto punë para duan, të kesh dhe njohje dhe tjatra do bërë hesap, sa mund të realizonet ajo që kërkohej e më këtë rast ata dukej sikur ishën prishur nga mëntë, në këtë që duajnë të bëjnë, të paktën për së pari. Ndaj unë duhej të pranoja të mirrja pjesë, në gjërat ë bëra të t’im vëllai, e që në më të shumtën e herëvë, më shumë anonin nga përralla, po këtë herë nuk kishëm zgjidhje tjatër. Thanasi shkruante në një defter, nonjë gjë me bukë që mund të lëshonim nga goja. Ia mora kalemin dhe fillova si fillozof të mbaj fjalmin dhe në do e dëgjojnë, do e dëftente ajo që e kemi kusur kur fjalosëm për punë me axhale, i presëm llafin njëri- tjatrit, nga që i dimë të gjitha vetë. Po nuk ngjau aspak kështu. I thashë se vetëm mauzerrë mund të gjejë zoti Bozio, me që bredh dynjanë, ka njëthesar në dorë tani, të vejë në Tarabullus (Libie), aty ku ish dhe plaku e ku ushtërija osmanllije që eshtë tërhequr në panik, nga që ka ikur me tokë se italanët kanë fllotë, jo shaka po më tri katër vënde a më shumë kanë mbetur depot e pahapura rrezik fare, me xhephane e mauzerrë, domosdo të pa shkrehur ndonjëherë. Këto s’i bëjnë punë italanëve, se kanë dyfeqe të tyre, tjatër soj e me një çikë marifet i heth në dorë, mbase jo badjava, po me një çikë terëzi, depo të tëra. Vaporët e Italisë, si vënd i ri për ta, janë lëshuar andej e jo kontroll që s’ka, po bie poshtë xhephane të tëra, po deshe se harrova dhe të hollat, se ato të shkreta e ngrënë ujët përpjetë. Këndej s’i bie dot me pako si postë, po me që këtej është kallamè, mund t’i shkarkojmë në nonjë sqelë të vogël, që një të tillë e ngrëmë dhe në Seman a mund t’i zbresëm në mes të detit, me nonjë sandal, nga ato që peshkojnë e që ka plot në Vlorë, për t’i çuar pastaj, në nonjë vëntd të sigurtë. Po më dëgjonin të habitur dhe si do që ish oficer rezerve për vehte, im vëlla Bektashi, më dëgjoi të paktën një herë. S’e bëri javën e i hipi vaporit të Nemses, Lloyd-it, që ish një vapor vërtet i madh. Njerëz, të drejtën, kish plot që doin të lëftonin, po e shihnin që punët e qeverisë, që i kish marrë lumi e Tyrqia s’donte që s’dontetë lëshonte pe. Se ç’hoqmë që i prumë dyfeqet ca e ca, më tri katër udhë, s’e dëftej dot një natë shëndreu të tërë, pa po në një nga këto e përbysnë sandallin e desh u mbynë me gjithë kashunat e tyre rëndohin, po mirë që ishën afër bregut. Pa duhej të mos e mirr vesh njeri fare, se gati ish ushtërija e të ligjtë.
Koordinimi i luftës së çetave. Komisioni i Korfuzit. Ritakimi me korçarët.
Çetat e Toskërisë vazhduan të lëftojnë e u mblodhnë dhe u organizuan me të shpejtë dhe kështu, ku këtu e ku atje ato s’e lanë të qetë Tyrqinë asnjë sahat. Këtë herë u lidhnë me mëntë, se kishën Komitenë e kryengritjes në Jug me Ismail Benë, Luigj Gurakuqnë, Fazil Pashën (Toptanin), Pandeli Çalën e ndonjë tjatri që rrinin në Korfus e venin e vinin me habere e katëra që thuhej se po s’u bë kryengritja Toskërija u turpërua e të mirreshim vesh me njëri-tjatrin. Ne duhet të vemi në Tepelenë, thotë im vëlla Bektashi, se bënet kongres e do t’i dërgojmë dhe që atje kërkesa Stambollit. Po të mos j’u venë dhe Të Mëdhenjve, as që do besoja se mund të dëgjojë Stambolli me kartëra. Unë s’duhem si bisht, se ke njerëzit kështu që këtu më ke, me vëllezërinë me Sulo e Sabri gati dhe për ç’do gjë habernë me njeri e di vetë. Në Dhëmblan qënkesh bërë e madhe, se kish ardhur xhevapi nga Stambolli, për amnisti të përgjithëshme e u falnë komitët, pa dhe për shkolla në gjuhë t’onë, po nashti nuk n’a mbushën syrin këto, ësht’ si vonë. Këtë m’a tha njeriu që më pruri kartën e duhej ta pres në Vlorë tim vëlla Bektashin Pa e bërë të gjatë i hipa kalit e u sosa në Vlorë. Pa po kur vijnë komitat çeta, me Alem Aganë (Tragjasi), me Brahim Effendinë (Abdullahu), me Hamza aganë (Isai) dhe mileti që i prit si therorë, pa valë-valë ata s’mbaroinn sa u habiç vërtet. Bektash Bej edhe ne u duhemi këtyre në hise, hajde t’i hipëm kalit se një sahat ja ku është Cakrani, po ai nguli këmbë që s’vete t’a lëmë davenë në mes, pa këtu s’jemi për të ngrënë. Aq e ka shqipëtari harenë, sa u ulëm filloi muhabeti që s’janë të drejta këto, të kishëm shkruar aq e kaq kërkesa, pse na i bëjnë gjithënjë gjysmake, s’kanë faj ata. Brahim Effendi (Abdullahu) pse vihi në sëkëlldi mali ja ku është dhe dyfeqet të ngrohtë prapë në mal dhe ata s’kanë nga t’ja mbajnë. Po gjithë atë farë dynjaje që ka perandoria osmanllije, brënda me ne, një sahat në ditë harxhon, pa po s’u foli njeri në Stamboll për dita, që t’ua nxijë e kur t’a mejtojnë t’u dalë gjumi, s’kemi gjë në vijë Hamza efendi i thashë. Nuk ka mënguar edhe në Stamboll llafi ynë për Shqipëri e drejtë janë kohë të tjera. Duhet nga mëngjesi e gjer më darke, t’u vijë festja vërdallë e t’a dijnë që ky vënt’ ësht’ urë e ndezur gjithënjë, e të djek i tha Bektashi, se po t’a lëmë ç’bëjnë ata bërë qoftë, n’a mbyti i mbyturi dhe e humbmë davanë dhe kur pa nashti që ka marrë tatëpjetën Tyrqia. Dhe po e muar lumi këtë punë, si po e merr tha Brahim Effeniu (Abdullau), jo Tyrqi s’do mbetet mbi dhè, se duaj t’a shqyejn grekërit e sërbtë, që mezi po presin, po as nè s’do n’a lënë, se n’a quaj Tyrqi. Kështu që ne s’e lamë luftën me çetat, po aty më 912 u lidhnë çetat në Toskëri, ku qenë e ku s’qenë e erdhnë vardhar dhe ne i pritmë në Cakran. Ata ishin patriotë të ç’quar dhe që lëftonin për vatanë, pa bërë hesap as kokën e ishëm mbledhur me korçarë, nga Gjirokastra, me vlonjatë, Mallakastra që ishim vetë, po e po. Shpyrtin e kisha më korçarë e i poqa të tërë, me Hysni Toskën, Izet Zavalanë, Jaup Dëshnicë e me miqtë e mi, Dhamb Bimblën e Qamil Panaritnë. Të tërë ishën veshur me këmishë e të tëra rrobet të zeza, të mos duken nëpër natë, kur kapëtojnë nëpër vënde a lëftojnë. Qamil Panaritit j’u qasa dhe e zura nga krahët. Mor bir nuk munt t’a harroj, qysh ratë në pusi në Ormën çiflik e u bë hataja. Po ti qysh shpëtove mor bir, shyqyr që s’të zu plumbi a të plagosesh. Po e shikoja nëpër krahë, sikur duaj të shoh pas kaq kohe ndonjë shënjë, që i kishën lënë plumbat e Afiz Pashës. Po zot u plagosa rëndë, më tha. Unë sa se pyeç që ku. Ja këtu, dhe vuri dorën në këmishnë e zezë të hapur, në mest më kraharuar. Llafetë m’u mbaruan e si do që isha më i gjatë, u ula dhe e putha, tek ata flokëtë e rralluar një çikë, atje mbi ballë Dhe sot nukë munt t’a harroj këtë njeri, që për mua ishtë një theror të gjallë e që flit me atë që kishën bërë e me kaq trimëri e ç’duheshin llafet. Ne i mbëledhëm vërtët çetat, me nga njëqint e dyqint shpyrt e mos më, po të jesh njëzetë e të dëftosh atyre se s’vlejnë asnjë grosh, para betimit për vatanë, kjo po e ka ëmrin trimëri. Çetat i ujdisnë veprimet, se ku duaj të bënin pusi e kur duhet të prapsen e ku do vij. Tyrqia nuk kish ngè, se e kishën zënë për fyti mbretëritë ballkanike dhe vetëm kërkon nizamë se do mbrojmë vatanë tuaj-thoshën ata.
Takimi me I. Qemalin në Vlorë. Mbledhja e Qishbardhës. Do të luftojmë si në kohën e Rrapo Hekalit!…
Im vëlla Bektashi tërë kohën në Vlorë dhe me Brahim Efendinë (Abdullahu), Qazim Efendinë (Kokoshi) kishën marrë llafnë nga Ismail Beu, që të drejtat do t’i mbrojmë me se s’bën dhe tjatrin vit kryengritjen t’a bëjmë më të madhe ndaj të jemi gati. Pa hyrë mirë shkurti vjen nga Stambolli Azis Pashë Vrioni dhe në Vlorë takon Brahim Effendine Elmas Efendinë (Kanina), Xhemil Bej Vlorën e të tjerë njersëz e domosdo Bektashin, që kish mbirë në Vlorë e me porosi të Isamil Beut, (Qemali) kërkon që parësija e Vlorës, Mallakasrës e Skraparit, t’a zgjedhën përfaqësonjës të tyre në Stamboll. Si do që na dëgjonej e na shkon llafi në gjithë kazanë, duhet të mblidhnim parësinë e të bënim kuvënde, se e shumta njerëzve që s’i dinin këto punë, thoshën ty të njohëm ne Bej, të tjerë nuk njohëm. Këtej i muarmë përsipër t’i bëjmë unë me vëllezëri se im vëlla Bektashi mbeti në Vlorë. Atje ishën përplasur prapë me jeunes turcs e me të tjerë, që s’e doinn Smail Benë dhe si gjithënjë u kish thënë ,se javash po vjen vakti, që t’a paguani vrimen e miut pesëqint grosh. Pa po erdhi vet i gjashtë dhe u hapëm që nga Berati ne Patos e gjer në fushë e në Topallti nga mëngjesi e gjer më darkë. Më këtë kohë aty nga prilli Ismail Beu erdhi vetë në Vlorë, tok me Ligj Gurakuqë, dhe kërkojti të piqeshim me të, në Vlorë. Ishën të gjithë miqtë tanë vlonjatë, me Hamza Benë (Isai), më Brahim Efendinë (Abdullahu), Imer Aganë (Radhimën), Jani Mingën, Osmën Aganë (Haxhiu), e ndonjë tjatër që e kishën kërkuar Ismail Benë (Qemali), të vij. Na tha se duhej doemos të dogjonej dhe zëri ynë në Stamboll dhë të lëftojmë me çeta, sa t’a detyrojmë Stambollin, të n’a dëgjojë. Një llaf po, një llaf jo, ishte autonomi, autonomi dhe mua m’u kujtua, që këjo gjë duhej bërë që më 911. Mirë kryengritjen e çetat i kemi gati, po unë them të ndryshojnë një çikë kërkesat, se ato të parat i kemi bërë baltë -i tha Bektash Beu. Mua më digj, si gjithënjë komisioni i përjashtmë. Po s’e muar vesh të Mëdhenjtë, që ne po bënemi theror për vatanë, si zor të na ndihë njeri -i thashë. Këtë duam të vëmë në udhë -tha Ismail Beu t’a bëjmë hazër këtu brënda e t’i themi Tyrqisë se jemi ne zot. Kryengritja duhet të ndizet më tërë kazatë, që të n’a gjejë sahati më këmbë. Pastaj si për të ngarë muhabenë tha: -ju të Mallakastrës ,si e keni mëndjen, me të qeshur Ismail Beu. Bektash Beu hazër xhevap i thotë:- si gjashtëdhjet a shtatëdhjet vjet përpara, me Rrapo aganë (Hekali) e me Veis Benë (Cakrani). Të gjithë qeshnë, po ne nuk na vij. Ashtu ësht’ e di- tha plaku. Çetat filluan punë pastaj dhe pa hyrë behari, u bë një mbëledhje e madhe, që e quajt e përgjithëshme në Qishbardhë. Mbluadhmë tri a katërqint shpyrt e me parinë e Mallakastrës, e me të gjithë dhe shkuam e atje, ku kishën ardhur tërë paria e Vlorës e nga kazatë e tjera. Pasi e shkruajtëm, me Sulltan e me Vezir të math brënda e nukë lamë më, erth’ ajo mëndje që më digj gjithënjë. Ish thënë kaq here, ç’do sahat, autonomi, po kur e pashë në kartë, thashë se këjo po, e ka ëmërin punë. Ne ndaj lëftonim po dhe si do që këkronim e kërkonim të drejtat, po ama kërko më mirë, një gjë të hairit. Bektashi me dhjetë a dymbëdhjet vetë, vanë në Vlorë e si gjithënjë në telegrafhanë, t’i dërgojin kartën Stambollit. Më tjatrën anë, kryengritja vazhdonte në Mallakastër, më kaza të Korçës, më Kurvelesh dhe Stambolli s’kish nga j’a mbante. S’kish mbetur njeri pa u futur më në kryengritje, ç’kulur me Dervish Be (Hima) e me të gjithë, që e lanë Stambollë, po dhe kartërat nuk pushonin lart e poshtë dhe të gjith’ e shihnin si sahatin, që kishën pritur. Megjithë që e kishëm vënë Tyrqinë me shpatulla për muri dhe kishëm arritur të hapnim një si mbëledhje e ujdi, të mirreshin vesh këta tanët me kërkesat t’onë dhe Tyrqia më tjatrën anë, po gjithnjë më diqte halli, se mos ajo na jep më mbretëritë ballkainke atë çast, ndaj duhej të rrëfenim se ishëm të zotë, të lëftonim po dhe të bënim të gjitha pa Dovletin (Perandorinë) dhe e para të mos na marrë nëpër këmbë njeri. Ismail Beu (Qemali) me Ligj Gurakuqnë ishën nëpër mbretëri e dërgonin kartëra nga Triesti, në Vlorë e im vëlla Bekatshi më dëftoi se, thoshën që të mbani armët gati, s’a t’i fitojmë të drejtat, po të vërtetën ne s’kishëm bërë punë tjatër gjë kaq vite, veç të lëftojmë e varda kartëra, po sahati po vinte vërtët.
Mbledhja e Fierit. Përfaqësues i Toskërisë, Hasan Prishtina në bisedimet e Prishtinës.
Gegët na ndihën shumë dhe kur erth’ xhevapi se do filloj të bënëj ujdi me Stambollë e i thashë Bektashit se nashti e kemi radhën neve. Duhej të bënim një mbëledhje të madhe në Mallakastër, se një më dy e në Vlorë, ndaj mbive aty -i thashë tim vëlla Bektashit. Ai qeshi e tha;- s’ka rendesi se ku ngjet e hairit esht’ se ç’bën. E këtë s’e dijëm, rrofsh që na i the, t’a dijmë për nder të math, t’a peshojmë një herë në kandar dhe Mallakastën p’a t’a shohësh, se ti vetëm që ke marrë emërin këtej, pa andej u gatove i tëri. Qeshi pastaj dhe u dorëzua, po si do t’ua themi.- ma kthehu Si çj’a thamë para ca kohe kur do e zgjidhim të na përfaqësonj më Stamboll -ngula këmbë. S’po bëjmë nonjë hata të madhe Hajredin Bej, këjo ësht’ ajo që, ti, unë e të tërë, i detyronemi vatanit se pastaj, ai s’të ka më, në defter të të gjallëve. Në të hyrë të gushtit në Vlorë kish ardhur Ismail Beu me Luigj Gurakuqnë dhe kishën kuvënduar në konak të Imer Aga Radhimës ku u tha se duhej bërë një kuvënt e të mirr pjesë gjithë kazatë që ngrinë krye. Kështu kur vamë për t’ua dhënë si mëndjë, na thanë ju rrofshi, se e kishën në mëndje dhe vetë, po që të ishën hazër të tërë, nuk ma prit mëndja.Ufjalosëm e i dërguam haber të gjithë parinë e sidomos të partë, ata të çetave, që më Skrapar, Berat e me domosdo korçarë, pa Mallakastrës, i mbëlidhnim vetë për një sahat. I dhashë një mëndje për, Cakran Bektashit po atij i‘u nrtnë nervat e më tha, se duhej në meso vëndë (qëndër), që të bënet kuvënt tamëm, e merr vesh që do mbëlidhet gjithë dynjaja apo jo. E kish drejtë ndaj nukuëe ngava më, po i’u futëm punës, me kartëra, me njerëz e me të gjitha. Aty nga mesi i gushtit e lamë më Fier për të bërë kuvëndin dhe ishëm në ethe qysh do vente, pa e dinim kush ishën korçarë, me Beranë e të tjerë, po meraknë e kishëm për parinë e Vlorës, se ishën mësuar t’i bënin kuvëndet, atje më konak të tyrej. Po erth’ të gjithë, me Hamza Benë (Isai), Qazim Aganë *Kokoshi), Brahim Effendinë (Abdullau), Elmas Effendinë (Kanina), Osmën Aganë (Haxhinë), Marko Qypnë e Spiro Koleknë e s’kishën të mbaruar. Folën të tërë, me korçarë, Pandeli Çalen e Izet Zavalanë e të kazave të tjera, im vëlla Bektashi po e po, se ty s’të lë –tha, se e di që do flaç për komisione të përjashmë. More nukë dua se ka aq kallaballëk s’a s’të bie radha të flaç e jo më të dëgjoneç. Bektashi u ngre e u fjalos për të ngrehur në ujdinë e Prishtinës punën e autonomies, që nuk n’a i dhanë dhe që t’i dëftejmë Tyrqisë, duke lëftuar se s’na mban dot me pahir. Ismail Beu (Qemali) tha se na duhet të jemi gati për ç’do gjë dhe duajm të kemi të tëra mëndjet, në ujdinë e bisedimet, se bën vaki që të hynë e t’a shrengojnë dhe të Mëdhenjtë, se këtej Mbretëritë Ballkanike, jo po bënen, po janë bërë hazër e të jemi me mëndje të mbëledhur dhe për të dalë më vete. Kaq duaj unë dhe u bëra sy e veshë për ndonjë të re. Folnë dhe u sqaruan të gjitha gjërat që pru sahati, me ujdinë që do bënin bisedime e do mirreshin vesh në Prishtinë e kishën lënë, e me të gjitha ç’do thuhej. Duhej doemos që, ç’u tha aty të vej dhe në ujdinë e Prishtinës dhë të cakëtoneshin përfaqësonjës për të vajtur atje. Ato që u fjalosnë e që u thane, dëftuan se sahati po vinte e kaq u desh, që t’a ndiz kaza e Vlorës dhe s’pushonej më:- pse të vejë ky e ai, sa që korçartë vunë buznë në gas. Po kish njëri më të saktë që duhet t’u dil mbanë këtyre punëvë, ishën të partë ata ,po zoti Pandeli (Cale) me Izet Zavalanë, kur erth’ ky sahat mdase donin t’ë flisnin, po ku të linte dava (sherr, zhurmë në këtë rast, shen. i red.) e vlonjatëve. I zgjuadh dy vetë, domosdo vlonjatë Qazim Aganë (Kokoshi) dhe Sali Effendi Hallkon. Ca e shihnë me gas e ca me inat, që s’u doll’ e tyre, kur ngehet Sali Hallkua e thotë se kohënë e ç’penzuamë e që të veç atje, do kushedi sa ditë. Të gjithë që bënë gjith’ atë dava, u ra një çere, se nukë e kishën mejtuar kaqë gjë. Kë do vëmë e kujt t’i themi tani, kështu që vetë Sali Effendiu (Hallko) e zgjidhi gjith’ atë hata,që na gjet fët e fët. U fjalos me Smail Benë dhe ky pas asaj që ngjau, tha se do të jetë perfaqësonjës i Toskërisë në bisedimet më Prishtinë me kryengritësit e Kosovës ësht’ Hasan Bej Prishtina, më patriot e njeri i math nukë bënej.
Gusht ’12. Takimi me Ismail Qemalin e Luigj Guarakuqin në Cakran. Duhet edhe mëvehtësia..
Të tërë duallmë nga ky hall e si do që ulur e bëj llafe ishëm, na duhej të preheshim. Më të kthyer, Sali Effendiu i thotë Ismail Beut Qemali) e Luigj Gurakuqit të preheshim tek nè, në Cakran. Për të shumën e miqëve tanë vlonjatë që kur, që me Klubin “Labëri’, më 908 dhe më përpara, s’ishte nonjë gjë e re të rrihin me javë në Cakran, po për Ismail Benë e zotin Luigj ishte her e parë që vijn në konak tonë, pa po dhe klubit më atë kohë j’a vumë prapë emërin. U mluadhmë nja tridhjetë shpyrt të parisë së Mallakastrës me vëllezëri Sulo e Sabri Benë me tim nip Faslli Benë, (Patosi), me Ali Aganë (Rrapo) sekretarnë e degës së klubit më Cakran, me Kamber (Belishova) e Rushit Aganë (Gorishova) e këtu në dhomën e madhe kuvënduam rehat. Pas kafeve e mbëluadhmë veten dhe Ismail Beu j’a këtheu Bektash Beut kusurë dhe i tha që këtu ësht’ vatër atdhetare jo vetëm e trimave e zuri në gojë Veis Benë (Cakrani)e Rrapo Aganë (Hekali), po dhe e dijes e zuri në gojë shkollnë e të tëra e atdhetarizma këtu ka rrënjë të thella. Qëllimi ish që të lidhenë kazatë me njëra -tjatrën e t’a sikterisëm njëherë e mirë Tyrqinë, se sahat më të hajrit, zor se vjen më. Pa e nis im vëlla Bektashi, që e uron miknë, t’i lumçin këmbët që n’a nderove që erdhe dhe je i nderur ti Bej, po jemi dhe ne në këtë udhë, tok do t’a shpëtojmë vatanë se s’bën, duke lëftuar, për t’i bërë dhë nè, njëlloj kërkesat me të Gegërisë. Pastaj e pyet dhe e ngjit atë që thamë në Fier -sikur të shihej dhe ajo puna më vehte, se për atë n’a qan syri kaqë vjet, e Ismail Beu tha se -lumi nukë këthehet dot lartë, këjo udhë do, s’do Tyrqia, atje do vejë, po ne tjatër hall na mundon. Atëherë dhe nè filluajmë t’i pyesëm. Faslli Beu i tha ,-se nder më të math nuk kam ndjerë dhe të lëftojë është puna jonë e detyrë, po si the zotrote Ismail Bej, që Mbretëritë Ballkanike do të futen në luftë e duajn t’a ç’kyejnë Tyrqinë këtu në Ballkan, që në të vërtëtë jemi nè e jo ajo, qysh i bënet, do hapëm luftë me të gjithë, se ne nuke jemi Tyrqi dhe në thëntë ajo s’e dua Ballkanë, ne na mirr lumi për së dyti a njëherë e mirë. Po Ismail Beu tha -se duhet t’i lëftojmë këdo që nget vatanë tënë, andaj duhen këto që themi e duhet që t’i dalëm Mbretërive, po dhe Evropit me luftë e më vehte dhe t’i themi se ka një vënd me ëmër Shqipëri, si gjithë të tjerët, po jo tok me të tjerë, e pastaj të maten mirë. S’mu durua dhe pasi ç’preva gëzimnë tim, që na ka urdhëruar këta njerëz të ç’quar e që na kanë bërë aq nder të math sa nukë dëftonej, thashë- se kërkesat e Gegëve po dhe tonat t’i këndojë Tyrqia më hir ose më pahir, pa e dij që atë çast im vëlla me siguri më vështon vrëngër. -Mirë që do kërkojmë autonomi a të lumtë ajo gojë mjaltë vjen sahati për më vehte, po të gjithë e dijmë që pa n’a mbështetur ndonjë nga të Mëdhenjtë (7 Fuqitë e Mëdha), të mos n’a shkojë nëpër mend, dhe që Nemsja i ka zët rustë e sërbtë, s’do mend, që e kemi krahë, po mbaj mënd si tani, që për ca krushqi e të mos e ngisin, se mos na prishej, perandorija osmanllije, gjermëntë na lanë në baltë a na groposnë fare, në atë mot, që do kishëm bërë këto që po robëtonemi sot. Ismail Beu vuri buznë në gas, e tha se Nemsja nuk është si gjermëntë e tjerë Est le meilleur ami quand aucun autre! (frengj; është miku më i mirë kur s’ka të tjerë) i’u këtheva. Ti e di -më tha, që ka sinorët (kufijtë) dhe ata haen për gjëra të mëdha dhe ne ama, nukë jemi Tyrqi, kështu që ajo është qysh e the, e s’ka nga t’ja mbajë, pa po dhe Italia j’a ka friknë, e dy në dorë, pastaj unë u regja, Hajredin Bej nëpër këto punë, ti duhet t’a diç ndaj, do Perëndija të vijë sahati, pa ne këtu në odë n’a njohën të tërë me ëmra tek Nemsja, se më të sakëtë se ajo s’ka, po dhe kontin Berchtold, ministrin e tyre të jashtmë, e kam pjekur.Pastaj e pyeti Im nip Smail Bej Klosi, Kamber Beu (Belishova) e Ali Rrapua, Hajri Kreshpa e të tjerë, pa uroi dhe Hoxhë Mustafai e tha se -udhë më të mbarë s’bënet dhe ishallah i dhëntë i Madhi ymër kësaj pune, për vatanë e s’ja prite pyetja pyetjen, pa zoti Luigj shënon nonjë llaf, si do i habitur një çikë, më defter dhe mbemë në llaf, që duhet të bënim ç’mos, të lidhëm më mirë luftën me kazatë e tjera e t’a shtrënogim me luftë Tyrqinë, të n’a lëshojë do Zoti, pa i’u sulur Mbretëritë. Në këtë punë, n’a ke në istikam (llogore), se e kemi zanat dhe pa merak, ke lënë njeri për këtë punë, po Ismail Bej vështro Evropin, se s’ësht’ si Tyrqia, e të Mëdhenjtë kanë nga një mëndje, më vete.Per ç’do të papritur n’a duhej një forcë të lëftonej e të qè gati, më ç’do kohë në Fier a në Mallakastër dhe dihet, që këjo hynte më zanat tim. Duhej bërë me çetat që kishëm një battalion, që të bëjë këtë punë. Si e do zakoni, i zoti i konakut im vëlla Bektashi, e mbylli këtë muhabet të gjatë dhe tha, se nè për punën e zotërisë sate kemi gjezdisur gjithë Mallakastrën, Beranë ,gjithë dynjanë, se e dijëm që do n’a përfaqësonej një njeri e patriot i math. Kemi lëftuar që kur me Turqi, po tani dhe jeunes turcs që erth’ tërë premtime, e n’a gënjyen dhe ne nukë e pushojmë luftën, nga njëra anë e nga tjatra sy e veshtë i kemi në marrëveshjen e ujdinë në Prishtinë. Pa ti rrofsh që i ke hyrë kësaj pune, e për vatanë n’a ke pas, sa të kemi frymë. Për ç’do gjë mund të ishëm gati, vetëm Tyrqi s’dëgjonim dot më. Nashti qesh me vehte, kush unë, që s’lija cep të Stambollit pa gjezdisur, e i bija që në Beshiktash e dijla më Gallatë, më Fanar e Xhami e Amet beut, ku kish qënur shën Sofia, e i bij me miq tej e tej Briut të Artë, po punët kishën ardhur ndryshe, se dhe Smail Beu (Qemali), ish atje, por e sikterisi njëherë e mirë Stambollë. Nemsja kur vejëm atje i thosha Autriche, pa Bektashi flit gjuhën e tyre se dhe të doj s’e harron dot, se mbiu në vapor të tyre, sa dhe kartërat i dërgon që andej e që i thoshën Oestrreich Lloyd, po më Vienë se gjeje dhe fijen e flokut më kalldrëm të tyrej, pa kështu se si ishën, si të ftohët e s’të hith sytë, po ata duall në këtë dynja në krah e ata do n’a jepnin mëndje që të bënim edhe ne Shqipëri. Si do që n’a dukej, se fati i vatanit që ishte kaq i madh e i rëndë që të fjalosej në odën e madhe të Bektash Beut, e këta burra që përpiqeshin, me të gjithë fuqitë, në një kohë të ligë që s’na ndih njeri fare. U shtrua buka, që na vajti vërtet në bark. Tërë paria jonë i përcuallmë të gjithë për në vaun e Selishtës. Zura për krahu Brahim Efendinë (Abdullai) e i thashë se do të bije fjalë me tim vëlla Bektashin në Vlorë, si e qysh do t’i bëjmë punët këtej, po im vëlla u sos ka të ngjarë më parë nga ata. Aso kohe ai mbiu në Vlorë dhe më bij kartëra kur i duhej ndonjë gjë, pa vetë vij rrallë, kur i duheshin të holla.

No comments:

Post a Comment

LËKURA E HASHIM THAÇIT (shkurt 1999)

Nga Flori Bruqi-Prishtinë Shkëlzen Mehmet Maliqi (lindur më 26 tetor 1947 në Rahovec ) është filozof, kritik arti, analist politik dhe int...