DJEPET E FALSIFIKUARA

Rasim Bebo

PROF.DR.RASIM BEBO


Fqinjët tanë, në Veri dhe në Jug, tregojnë se kanё oreks tё madh, kur i konsiderojnë trojet tona “Djepe” tё vendit tё tyre. Nё librin “Kosovo a short histori”, Noel Malkolm shkruan: “Nё libёr gjeni disa pika thelbёsore qё vёrtetojnё se pretendimet e sёrbёve nuk qёndrojnё. Sё pari, ёshtё pretendimi qё Kosova ёshte djepi i sёrbёve nё Ballkan dhe kjo dihet qё ёshte e pavёrtetё. Sёrbёt erdhёn nё Ballkan nё shek. e VII dhe nё kёtё territor u zёvёndёsuan nga sundimi ottoman nё shek. e XV. Kemi njё periudhё 800 vjeçare atje dhe sa nga kjo periudhё Kosova u sundua nga serbet? Vetёm nё 250 vjetёt efundit nga 800 vite. Po ku ishin sёrbet para kёsaj periudhe? Pёrgjigja ёshtё: jashtё Kosovёs”. (Forumi 23-10-2007).
Po mbushin 200 vjet, qё historianёt grekë, mundohen pёr tё bindur lexuesin tanё: “… se nё Epir ka mbisunduar fenomeni i helenizimit, pra popullimi i trevёs me banorё jo vetёm gerqishtfolёs, por edhe flamurtarё tё nacionalizmit helenik. Shkurt, Epiri ёshtё pagёzuar “djepi” i helenizmit modern. Ёshtё njё tezё e bukur pёr tё qenё e vёrtetё, por pёr fat tё keq, ngjet me pёrpjekjet pёr tё ushqyer tё varfrit me lugё tё zbrazur. Mjafton tё kujtojmё faktin, se gjoja “djepin”e helenizmit modern, tё cilin Kongresi i Berlinit nё korrikun e vitit 1878 ia dhuroi Greqisё,...Athina me gjithё pёrkrahjen qё pati nga koncerti evropian, nuk qe nё gjёndje ta bashkonte me Greqinё e pavarur. Mjafton tё kujtojmё gjithashtu faktin, se Greqia “dashnorja” e Europёs Perёndimore, me vёshtirёsi tё madhe mezi siguroi, 100 vjet pas fitores sё pavarёsisё, asneksimin e pjesёs jugore tё Epirit. (K. Frashёri “Historia e Çamёrisё”, f. 153”).

Pёr t’iu vёnё kundra “djepit helenik” nё Epir tё Çamёris, lexojmё masakrat mё çnjerёzore tё grekëve, tё pёrshkruara nga: Historiani i Akademisë Mbretёrore Britanike Dr. Noel Malkolm. Ai thekson se “fati i shqiptarёve çamё ёshtё njё nga sekretet mё tё errёta tё historisё bashkёkohore evropiane … Rrёfimi i tragjedisё fillon me kalimin e Çamёrisё nё anёn greke tё kufirit, sipas vendimit tё Komisionit tё Kufijve dhe Protokollit tё Firences nё vitin 1913. Territori i Çamёrisё, me madhësi pёr afёrsisht i ngjashёm me territorin qё ka sot Kosova, u bё poligon i ushtrimit tё dhunës sё egёr greke kundёr shqiptarёve tё Çamërisё… Plani grek ishte, qё shqiptarёt ortodoksё tё asimiloheshin, ndёrsa ata myslimanё tё dёboheshin jashtё Greqisё, ose tё shfaroseshin me çfardo forme. Evropa pёr kёto ngjarje tragjike nuk tregoi ndonjё ndjeshmёri. Regjimi i Athines lejoi bandat e kriminelёve grekё tё vepronin sipas dёshirёs nё rajonet shqiptare tё pambrojtura, siç ishte ajo e Deli Janaqit, e cila plaçkiti, dhunoi dhe vrau njё numur tё madh tё banorёve mё shumё se 100 fshatarё shqiptarё. Ajo urdhёroi shpronёzimin e shqiptarёve çamё me pretekst reformёn agrare.

Pas Luftёs greko-turke (1919-1922) pasoi marrёveshja pёr ndërrimin e popullatёs greke dhe turke, e cila u nёnshkrua nё Lozanё nё vitin 1923. Kjo marrëveshje, pёrjashtonte myslimanёt çamё, pasi kёta nuk ishin turq dhe si pasojё nuk mund tё shpёrnguleshin nё Turqi. Regjimi i Athinёs nuk e respektoi kёtё dallim qё impononte marrëveshja dhe duke pёrdorur dhunёn, filloi t’i dëbonte çamёt nё drejtim tё Turqisё. Persekutimet ishin aq tё padurueshme, saqё njё numur i konsideruar i shqiptarёve çamё u vetëdeklaruan si turq, vetёm e vetёm pёr t’i shpёtuar vdekjes, maltrajtimeve, dhe poshtёrimeve, qё ushtronte Athina ndaj tyre. Persekutimi vazhdoi dhe arriti kulmin nё mbarim tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Regjimi grek (pёr tё ruajtur “Djepin “Helen në Epir tё Çamerisё shen. Im), filloi vrasjen masive tё shqiptarёve çamё dhe dёbimin e tyre, duke pёrdorur pretekst akuzёn e bashkёpunimit tё çamёve me Fuqitё e Boshtit. Pas tёrheqjes sё forcave gjermane, nё vjeshtёn e vitit 1944, britanikët, duke dashur tё krijonin siguri pёr rrugёt detare nё pjesёn e detit Jon, inkurajuan gjeneralin fashist grek Napolon Zervёn, qё tё okuponte rajonin nё fjalё… Forcat e tij vranё mbi 3000 çamё. Vetёm brёnda njё nate, 27 qershor 1944, vranё nё Paramithi 600 çamё tё pa armatosur, nё mesin e tё cilёve shumё fёmijё dhe gra. Tragjedia e rёndё e çamёve nuk pёrfundoi me vendosjen e tyre mbrёnda territorit shqiptar. Enver Hoxha nuk i shihte me sy tё mirё shqiptarёt e Çamёrisё, pasi i konsideronte si kolaboracionistё tё italianёve dhe gjermanёve. Meqёnёse kjo popullsi konsiderohej si “refugjatё”, pёr tё u kujdes UNRRA, nga shtator 1946, deri në pranverёn e vitit 1947. Nё kampet e ngritura nё Delvinё, Durrës, Kavajё, Fier, Vlorё dhe Tiranё, ku u vendosёn me mijёra çamё, UNRRA shpёrndau ushqime, ilaçe, tenda dhe sende tё tjera tё nevojshme, pёr kёta njerёz tё pa fat, qё pёrjetuan tmerret mё tё mёdha qё mund tё miagjinohen. Athina vazhdimisht e ka injoruar ekzistimin e problemit çam.
Greqia nuk do tё duhej ta injoronte kёtё tragjedi, qё e ka shkaktuar vetё dhe qё ёshtё dokumentuar me profesionalizёm nё kёtё libёr, “The cham Albanians of Greece”. (në YLLYRIA nga Daut Dauti, “Noel Malkom: Çamёria sekreti mё i errёt nё histori”).

Prof. Dr. Mehdi Hyseni shkruan: “Realisht, Serbia dhe serbёt nuk kanё asnjё arsye valide, qё nё stilin e simbolizimit tё rremё mitologjik serbomadh (kinёse pёr hir tё “autorёsisё” sё tyre mbi vjetёrsinё e “DJEPIT” dhe tё “shpirtit” kishtar serb, Kosovёn, nё mёnyrё tё falsifikuar ende ta konsiderojnё si pjesё integrale tё territorit serb), Ta kundёrshtojnё pavarёsimin e Kosovёs, sepse kjo kurrё nuk kanё pasur vazhdimёsinё historike, as shtetёrore e as kishtare serbe, mbasi Kosova ishte dhe ёshtё pjesё integrale e Shqipёrisё Etnike. Ndёrkaq, kur ёshtё fjala pёr mbrojtjen e pambulesёs sё tezёs sёrbomadhe kishtare se shkrolat dhe manastiret (siç janё: Graçanica, Deçani, Gazimestani etj,) serbe “dokumentojnё prejardhjen e Kosovёs serbe”, ёshtё njё falsifikat original i propagandёs sё djajve tё zi tё Kishёs Ortodokse Serbe, tё pseudoshkencёs dhe tё politikёs serbomadhe, mbasi ato nuk figurojnё nё asnjë pёllёmbё tё territorit tё Kosovёs, pёrkatёsisht tё Shqiprёrisё Etnike, por janё themeluar nё zёmёr tё Shumadisё serbe (Rashka, manastiret Sopoçani, Studenica etj.), domethёnё jashtё kufijve historikё, tё territorial, gjeopolitikё dhe administrativё tё Shqipёrisё Etnike”. (Balli i Kombit “Barometri dipllomatik”).

Por tani nё Kosovё, dy tradhёtarё nё krye tё vendit, po forcojnё dhe duan ta sigurojnë “Djepin” sllav nё Kosovë. Pёr kёtё problem sa i qelbur dhe helmues na e sqaron Profesor Doktor Eshref Ymeri, i cili shkruan: “…prej 25 gushtit, qёkur Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanё nёnshkruar nё Bruksel me kryeministrin serb Vuçiç njё marrёveshje antikombëtare, qё ka pёr qёllim copёtimin e trojeve tё Kosovёs… kjo marrёveshje shёnon aktin mё tё lartё tё tradhёtisё kombёtare… kёta mercenarё tё shitur te Beogradi… janё munduar qё asaj t’i japin fuqi ligjore, pёrmes votimit nё parlament. Por deri tani nuk kanё mundur t’ia arrijne qёllimit, pёr shkak tё kundёrshtimit tё vendosur tё opozitёs… Sipas marrёveshjes, duhet tё krijohet shoqatat e komunave serbe (i ashtuquajtur asociacion), me atribute automomiste, me qёllim qё hartёs sё Kosovёs t’i japin pamjen e lёkurёs sё leopardit… Serbёt e Kosovёs do tё vetqeverisen dhe varёsinё do ta kenё drejtpёrsёdrejti nga Beogradi, nuk do tё njohin autoritetin e Prishtinёs. (Gazeta “DIELLI” “Opozita Kosovare para provёs sё madhe”, 18 nёndor 2015, nga internet).

Prishtinё 22-XII-2015-B. Jashari/ Qeveria e Kosovёs sot, nuk ka ndёrmarrё asnjё veprim nё lidhje me marrёveshjen pёr asociacionin e Komunave me shumicё serbe nё Kosovё qё nga 30 tetori 2015. Kjo marrёveshje i ёshtё dorёzuar pёr shqyrtim Gjykatёs Kushtetuese nga ana e presidencёs sё Republikёs. (Gazeta “DIELLI”, 22-12-2015).

Prof. Dr. Flori Bruqi shkruan: “Pёrfaqёsuesi i Posaçëm i BE-sё nё Kosovё, Samuel Zhbogar, ka marrё parasysh vendimin e Gjykatёs Kushtetuese qё ka tё bёjё me vlerёsimin e parimeve pёr themelimin e asociacionit tё komunave me shumicё serbe dhe pret qё tё gjitha palёt tё respektojnё kёtё vendim, ashtu qё akti ligjor i qeverisё sё Kosovёs, pёr zbatim tё kёsaj marrёveshje dhe Statuti pasues tё pregatiten sa mё shpejtё qё ёshtё e mundur. Sipas njё komunikate tё zyrёs sё BE-sё nё Kosovё, Gjykata Kushtetuese ёshtё shprehur se Asociacioni/Bashkёsia e komunave me shumicё serbe do tё krijohet siç parashihej me Marrёveshjen e Parё, nё pёrputhjen me Kushtetutёn. (marrё nga internet 23 nёndor 2015).

Presin vendimin e Gjykatёs Kushtetuese. Kёto dёshira tё “djepeve” tё serbogrekёve fillojnё, veniten dhe zhduken me dёshirat e tyre.

Rasim Bebo, Addison Çikago Il, USA. Dhjetor 2015

BOTUAR:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1047499195302790&set=a.736111263108253.1073741827.100001281577777&type=3&theater

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)