![Ibrahim Daut Hoxha](https://orientalizmi.files.wordpress.com/2012/10/ibrahim-daut-hoxha.jpg?w=150&h=200)
Ibrahim Daut Hoxha
Të majmur, të armatosur gjer në dhëmbë dhe të ndërsyer nga sundimtarë të tërëfuqishëm shtetesh e qarqesh grabitqare evropiane –së pari ruse- të bekuar nga gjakpirës me veshje patriarku, me kryqin në ballë e në duar zjarr e hekur, të 700.000 ushtarët e mbretërive Ballkanike, bashkarisht iu vërsulën Shqipërisë: më 9 tetor 1912 egërsirat malazeze e pas 9 ditësh hiénat megaliideiste athino-fanarite dhe kuçedrat naçertaniste sllavojugore. Njësitë ushtarake mësyese shoqëroheshin nga 10-ra e 10-ra grupe paraushtarakësh, të përbëra prej gjithfarë gjakataro-kusarësh nga më të llahtarshmit. Meqë ushtria osmane u ndodh në çmobilizim e sipër, viset shqiptare u gjëndën të mbrojtura vetëm nga «Batë Ordù», «Vardar Ordù», «Jànja Kollordù» «Iskàdra Kollordù», të komanduara përkatësisht nga: gjenerali kosovar Ali-Riza Pashai, gjenerali turk, Zeki Pashai, nga gjenerali shqiptar çam Esad Pasha Janina dhe nga i lavdishmi gjeneral shqiptaro-turk, Hasan-Riza Pashai. Përkrah këtyre 4 njësive ushtarake arritën të renditeshin ngutësisht jo më shumë se 10.000 luftëtarë vetëdashës shqiptarë të jashtë shërbimit të detyruar ushtarak, shumica ende të pa armatosur. Të mësyrë nga njësi disa herë më të shumta, njësitë mbrojtëse osmane dhe vetëdashësit në fjalë, pas një qëndrese nga më vetëmohueset, u shtrënguan të tërhiqeshin përditë më në brendësi të tokës shqiptare; mësyesit e dehur nga “fitorja” e pameritueshme, krahinat e shtëna në dorë i përzhisnin si me llavë vullkanike, kurse ata dhe ato që kapnin, i grinin me plumba, sëpata e thika; dëfrimet më të kënaqshme për ta ishin çnderimi i përdhunshëm, thelëzimi me kama e sëpata si dhe shikanetë(raprezalje) më të turpshme dhe më të fëlliqura ndaj femrave shqiptare të besimit islam. Meqë gjëmat e tyre në tërësi s’arrin koha të tregohen në muaj e vite të tërë dimri, unë hop këtu e hop atje do të mundohem të përmend vetëm mynxyrat më të llahtarshme. Pasi shfrenin dufin e tyre shtazarak faqe lukunisë përdhunuese, këtyre të mjerave u hidhnin në tumane nga një mac, i varnin kokëtatëpjetë nëpër trarët e ndërtesave apo ndër degë pemësh dhe i rrihnin me shkopinj të prerë posaçërisht me kunja. Me ta godisnin sa trupin e viktimës aq edhe macin; ky, i egërsuar tejskajshmërisht nga dhimbja, tërbohej dhe çante me thonj kofshët dhe barkun e të mjerës; ndërsa viktima ulërinte nga dhimbjet e llahtarshme, përdhunuesit e bishëruar gajaseshin dhe të shfytyruar shanin fenë islame, pejgamberin Muhammet (a. s.), kombin dhe flamurin shqiptar me fjalë nga më të ndyrat. Kjo kuçedri vazhdonte sa e mjera viktimë s’jepte më shenjë jete. Plakat –sidomos ato më të moshuarat- bëheshin preja e tyre më e kapshme, sepse, si të pa fuqishme që ishin, nuk shpejtonin dot me kohë për t’u mërguar nga vendbanimet e tyre e kështu kapeshin më shpesh prej tyre. Madje këto bëheshin edhe viktimat ndaj të cilave ata me «inàt kaùri» -siç thuhet- përdornin mjetet më dhimbjeshkaktuese dhe mënyrat më të lemeritshme. Ende me dhimbje therëse përmenden nga nipërit dhe stërnipërit e tyre pësimet e plot plakave, ndër to Merjo(Mejreme) Hoxha(Smaìli) në fshatin Jànjar; kur kjo po bënte përpëlitjet e fundit, hienat greke i vunë zjarrin shtëpisë e kështu të mjerën plakë e poqën së gjalli. Si kësaj ia bënë edhe Rakibé Hasanit në fshatin Ninat, ku dogjën edhe shtëpinë e Hoxhë Hasan-Tahsin Efendiut tok me bibliotekën e tij atje. Në fshatin Markat, pas çnderimit –ishte përbindshmëria e parë për secilën viktimë- bënë së fundi thela – thela me kamë e hanxhar plakën në myk, Zihùre Canen. Po kështu ia bënë edhe Haxhê Shemes në fshatin Vërvë. Në Konispol përdorën mjete edhe më të llahtarshme dhe mënyra më të përçùdshme. Burrat e kapur i zhvishnin lakuriq, i varnin në degët e një peme të madhe në tregun e qytetit dhe i rrihnin për vdekje e para tyre shpinin gratë e kapura; me shkopinj majëmprehur u shponin organet mashkullore dhe duke u zgërdhirë e gajasur, detyronin me kërcënime dhe goditje femrat që t’i shikonin; paturpësisht u hidhnin rromuze nga më të turpshmet. Të pakënaqur me shtazërinë e tyre, për to përgatitën vdekjen më të llahtarshme: shkuarjen e tyre së gjalli në hell. Po, desh Zoti që hellet të zbuloheshin disa orë para përdorimit. Kjo falë ndërhyrjes së Kajzerit gjerman, të cilit iu bë ngutësisht e ditur nga tre konispolitë, kur ndodhej në Korfuz. Ai kërcënoi mbretin e Greqisë dhe kështu konispolitet shpëtuan nga përbindshmëria e megaliideistëve. Mbyllja e femrave të besimit islam nëpër burgje e shtëpitë e tyre për shumë ditë pa ngrënë e pa pirë, ishte një tjetër mynxyrë që shkaktonte vdekje të lemeritshme për to. Përmenden ende nëpër gojëdhënat emrat e plot prej atyre të ngratave që hoqën të zitë e ullirit dhe vdiqën aq mizorisht; ndër to edhe halla ime në fshatin Dhrohomî, 14-vjeçarja Shemshiê mulla Qamil Bejdeshati, fqinjet e afërta me të, Sheko mulla Sali Hasani e Léko(Taléko)Màni; kjo tok me katër vajzat dhe me të shoqin. Vdekje të tilla pati në çdo venbanim, fshat e qytet të Çamërisë; në Filat, Hajrié Póni tok me fëmijën ende në bark të saj, Beko e Haso Arapi, Hanko, Qazo e Shéko Hajredini(Çafài), Zeko(Zeqirjê) Tirana etj. Në Konispol gjënden ende anëve të qytetit disa varreza femrash që vdiqën asisoj. Vdekje të tilla pati edhe në Lùrë, Margëllëç, Pargë, Prévez e Janinë. Shkurt, gjëmat, kujet, zia, vajet vazhduan të nxirosnin e helmonin tërë krahinat ku thundra megaliideiste dhe ajo naçertaniste arriti të shkelte. Urrejtja shtazarake kryqtare e tyre nuk njihte skaj.
Për mynxyrosësit megaliideistë e naçertanistë të viteve të Luftës Ballkanike e të Luftës I Botërore si edhe të viteve ndërmjet këtyre dy luftrave, Mit’hat Frashëri shkruan: «Ata që gjer atëherë vetëm përmendja e emrit “shqiptar” i bënte të dridheshin, tani, ky fitim i pa nder i tërbonte, i bënte ta shihnin veten e tyre zot mbi tokën shqiptare dhe i nxiste të bënin më të zezat e barbarizmave». ASDRENI (Aleksandër Drenova) i ndëshkon me këta vargje të endur prej tij: «Dhelpra-greku, po na gjuan,/ mos na lerë vend për varr,/ na shkel vatrën, na merr gruan,/ na hyn brenda si kusar…/ Këtij qeni me tërbim…/ bini trima pa pushim!». Jan Vruhua i fshikullon me këto fjalë: «Athina ka dërguar njerëz të hurit e të litarit…Me veprimet përpirëse e sjelljet e shëmtuara provojnë se armiqësia greko-shqiptare kurrën e kurrës do të mos pushojë aty e gjersa të shuhet njëra palë prej nesh…..». Mynxyra të tilla prej egërsirash –siç do të shihet- do të vazhdonin pa ndërprerje edhe në të ardhmen. Të xhindosur nga dërrmimi që ushtria cube greke po pësonte nga goditjet e rrufeshme të ushtrisë osmane qemaliste në Anadollin Perëndimor, pushtetarë grekë po ziheshin me teshat e tyre dhe po hanin veten. Për të shfryrë dufin prej të marri, në dimrin e viteve 1921-1922, iu vërsulën popullatës së pambrojtur islamike brenda shtetit të tyre, sidomos në Çamërì e Janinë. Nën emrin «Sinomosîa» (Komploti) – të shpikur qëllimisht të gënjeshtërt- ushtarakë të të gjitha armëve dhe shërbimeve, nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Halévrës e të gjeneral Baìrës, përkatësisht kryesundimtar dhe komandant divizioni në guvernatoriatin e Janinës si dhe të këshilltarëve të vet, dhespotëve të Janinës dhe të Paramithisë, u vërsulën tërbimthi nëpër viset shqiptare nën zgjedhën greke. Duke shpërthyer bishërisht portat dhe dyert e ndërtesave ushtarë, horofillakë e politofillakë dyndeshin brenda tyre, turreshin drejtpërdrejt tek karsellat e nuseve dhe fusnin në teshat e pajës fletushkat e shkarravitura në zyrat asfaliane. Kontrollorët që vërtiteshin si kali në lëmë nëpër të ndarat e rihapnin karsellën dhe «gjénin» fletushkën ku thuhej se shteti shqiptar e ai turk paskëshin dërguar aq e kaq pushkë, fishekë e bomba për armatimin e kryengritësve të besëlidhur kundër pushtetit helenik. Tok me meshkujt, me goditje grushtash, shkelmash, qytash e tytash pushkësh, nga ndërtesat nxirreshin edhe femrat. Ndërsa ndaj meshkujve përdoreshin ndëshkime të aty për aty vendosura, si t’ju tekej; për femrat ndëshkimi ishte i paracaktuar, ai më argëtuesi për xhelatët: hedhja e maceve në tumane, varja kokëposhtë dhe goditjet me shkop të maceve dhe të viktimës. Vazhdimin e përfundimin i kësaj lloj kafshërie -meqë e kam treguar- s’po e përmend, pasi tanimë ai dihet. Ndër emrat e femrave më të njohura që e pësuan, përmenden edhe ajdonàtaset(paramithìaset): Hanëme Adem Bàko, Xhevrié Muhedini, Zekié Bako etj. Minìnaset: Hajrié Kàçi, Zùbo(Zubidé) Bràho etj.
Duke dënuar kanibalitë greke kundër çamërve, Justin Godardi në veprën e vet «L’Albanie» (Paris, 1922), shkruan edhe: «Greqia në Çamëri po përpiqet me të gjitha mjetet dhe mënyrat që të shuajë pikërisht karakterin shqiptar».
Me të vënë thundrën e vet në viset jugore shqiptare: Çamërí, Mollosí e krahinat, përtej gramozite, sundimtarët grekë filluan zhdukjen në masë të shqiptarëve e shqiptareve të besimit islam. Gjithnjë dinakërisht vetëpërgatitën shtigje të paudhta dredharake për të zbatuar synimet e tyre gjakësore. Një prapësi të tillë e përdorën edhe me rastin e luftës së bashkëpërgatitur, të së quajturës: «Lufta Italo-Greke» apo më drejt: «Lufta Greko-Italiane» e viteve 1940-1941. Kur sundimtarinë e tyre pushtetarët neofashistë grekë e kishin përgatitur plotësisht «për luftë» (Jan G. Sharra, «I Istoria tis periohjis Igumenicas 1500-1950», Athinë, 1985, fq. 605) e pasi prej njësiteve ushtarake zbuluese -që shpesh e më shpesh dyndnin fshehtazi thellë e më thellë brenda kufirit shtetëror shqiptar (Jan G. Sharra, pjesëmarrës në ato njësite)- mësuan se njësitë ushtarake italiane ishin ku e ku më të pakta se ato greke gati për kundërmësymje, befasisht njësitë e rëndësishme ushtarake i tërhoqën nga viset shqiptare; nga Çamëria i zmbrapsën vetëm një ditë para shpërthimit të luftës; aty-këtu nëpër të -në kurrize kodrinore e malore lanë ndonjë dhjetshe ushtarësh si dhe roje kufiruajtëse. Kur afroheshin njësitë ushtarake italiane, «mbrojtësit», shkrehnin që nga larg ndonjë a dy krëhëre fishekësh mitralozi të lehtë dhe avullonin nga sytë, këmbët. Kështu «tërheqja strategjike» e kryegjaksorit, kryeurdhëruesit të ushtrisë hienase greke, Aleksandër Papagósit, vazhdoi deri atje ku s’kishte më vendbanime shqiptarësh muslimanë; pra, u përmbush përcaktimi dhelparak-kanibalesk grek që fuqitë e armatosura e pushtetushtruesit grekë ta shndërronin Çamërinë në shesh lufte dhe të shfarosnin çamërit e besimit islam. Sapo një skuadron kalorie italiane hyri në Paramithí, u mësy rreptësisht nga njësitë ushtarake greke; skuadroni ia dha vrapit mbrapsht, nga atje kishte shkuar. Katilët me veshje ushtarake greke, gjoja se po kërkonin «armiqtë», çanin e shpërthenin rrufullisht porta e dyer të ndërtesave dhe dyndeshin nëpër të ndarat; rrëmbenin çdo send të çmuar që u zinte syri apo që e gjenin nëpër sepetet; femrave u shkulnin kafshërisht nga qafa gjerdanët prej një apo disa 5-lirshe ari, nga gishtat unazat dhe vathët prej floriri tok me pjesën e llapës së veshit; kush u pëlqente –kryesisht vajzat dhe nuset- i përdhunonin shtazërisht. Në dokumentet e kohës përmenden një për një me emër të mjerat, sidomos ato të familjeve më me peshë. Brenda fare pak ditëve ushtria greke rivërshoi në tërë vendet e Çamërisë nga ishte «tërhequr strategjikisht»; vrau, preu, burgosi këdo deshi dhe grabiti gjithçka mundi; në tërë vendin u rivendos pushteti robërues grek, i cili filloi bishërisht interrnimin e tërë meshkujve; sapo meshkujt i mbyllën nëpër çarqet e shfarosjes masive, iu vërsulën femrave: «Me shkak gjoja të hetimeve apo të paraqitjes për çështje vetjake, pushtetarët thërrisnin në zyrat e tyre zonja bukuroshe dhe i përdhunonin…Përdhunimet e vajzave dhe të grave me emër ishin të shumta. Dalja e detyrueshme me dhunë e grave myslimane ishte e madhe…për inat kundërfetàr…Këto të këqia bëheshin me symbyllësinë (lejimin) dhe bekimin e shtetit….Qeveria nuk deshi të lëshonte urdhëra përkatëse për të penguar disa repartee ushtarake, disa pushtetarë publikë dhe disa keqbërës që kryenin vrasje, dhunime, plaçkitje e veprime të shëmtuara në dëm të popullsisë jo luftarake të pambrojtur çamoshqiptare, që përbëhej nga pleq, gra e fëmijë të pafajshëm».(Jan G. Sharra, «I Istoria tis Periohjìs Igumenicas 1500-1950», v. e përmendur, fq. 618, 628, 629, 631, 632). Madje edhe në fillim të prillit 1941, kur ushtria greke po hiqte shpirt nën goditjet e rrufeshme të njësive ushtarake gjermano-bullgare të komanduara nga feldmareshali Sigmund List, jorgj Vasillakua, zv. prefekt e drejtor i asfalisë greke në Çamërinë e Mesme dhe Veriore –përgjegjësi kryesor i çdo të këqie të deriatëhershmne- urdhëroi grumbullimin dhe shfarosjen e krejt femrave dhe fëmijëve të besimit islam të mbetur ende gjallë.
Edhe pse kjo gjëmë –falë rrethanave- s’u përjetua, shtegu u la hapur me marrëveshjen gjermano-greke të 9 prillit 1941; kjo, nga mundësit e nënshkruar prej gjeneralit gjerman, Ditrih, nga të mundurit prej gjeneralit grek, Deden. Me këtë marrëveshje Çamëria lihej sërisht nën zgjedhën e shtetit grek dhe të organizmave e sundimtarëve të deriatëhershëm. Koha u zvarrit me vrasje të tek-tukshme e të aty-këtushme, deri në mesditën e 27 qershorit 1944, kur –thuhet në «La Question de la Chamouria», fq. 143, 144- Çamërisë iu vësul divizioni X EDHES-sit EOAS-sit «jeniqìsfaì» (i therjes së përgjithshme); në Paramithi vërshoi regjimenti XVI i tij, i komanduar nga majori çantallì, Vasil Kamàra. Sulmi i beftë, i ngjashëm me atë të turmave të hiénave, çorroditi dhe tmerroi qytetarë; këta s’dinin ku të fshihnin kokën, sepse kushdo që kapej, therej a grihej me plumba. Me sharje si: «palo shqilà tùrkos» (qen i keq turk) etj. futeshin egërsisht nëpër shtëpitë dhe grabisnin gjithçka me vlerë, sidomos ato prej ari. Nënat, për të shpëtuar fëmijët nga thika, binin mbi ta. Po xhelatët u ngulnin kamat në kurriz dhe bashkë me to çanin edhe fëmijën poshtë tyre. Ndër të shumtat përmendet edhe Bedrie Behluli; ndërsa dy të bijat e saj i shnderuan dhe i mbërthyen së gjalli në mur me vellóna. (Gozhdë të gjata trarësh). Me të bijën e mulla Çenit (Husejnit), u argëtuan derisa ajo shoi me britma e kuje. Nurié Mulazimit -të shoqes së myftiut, Hasan Abdullah Seitit- dhe Fetié Saliut, me darë gozhdësh u shkulën dhëmbët e shumtë prej ari. Nuriesë me thika i prenë edhe 5 nga gishtërinjtë dhe i grabitën unazat e florinjta, të zbukuruara me gurë xhevahiri; dhe, kur këto, të njomura prej rrëkeve të gjakut po ulërinin të lebetitura nga dhimbjet, EOEA-sitë gajaseshin përvjellësisht. Disa gra i njomnin me vajguri dhe u vinin flakën; ato që nuk shkrumoheshin, po mbeteshin ende gjallë me shpirt ndër dhëmbë, i mbyllnin në të ndarat e ndërtesës deri sa zinin krimba dhe vdisnin; njëra prej tyre ishte edhe Sanié Bollati. Pasi kryen shtazërinë e sapotreguar, Nurié Mulazimit dhe së bijës 12-13 vjeçare, Fatime Hasan Abdullah Seitit, në krye të shkallëve të shtëpisë u prenë kryet me thikë, sikur të ishin berra e jo njerëz. Hazizije Ahmetin dhe të shoqen e kunatit të saj i çanë me sëpatë si kërcunj druri. Për të shpëtuar të bijën, Shuquranen nga çnderimi, e ëma, Fatime Prronjua u dha bishave tërë florinjtë para dhe bizhuteri që kishte si edhe disa 10-tra mijë para letër. Po, si vunë këto në dorë, hienat greke e zbatuan që e zbatuan shtazërinë e tyre. Gjulo Muslinë, nusen e Ibrahim Bollatit dhe motrën e Muhamet Bakos i përdorën si tabelë qitjeje me pistoletë. Duke u tallur «pa të shohim kush qëllon më mirë», i bënë shoshë me plumba naganti. Bidê Nuh Hasim Dinos I çane barkun dhe i qitën fëmijën për ta pare –sipas bastit- në ishte femër a mashkull. Rreth 40 femra të fshehura në një guvë poshtë kalasë i përdhunuan nga disa herë secilën. Plot vajza i çnderonin përdhunisht në sy të prindërve të tyre. Shumë të reja, për të mos rënë në duar të xhelatëve, jetës së vet rinore i dhanë fund me hedhje nga lartësi vdekjeprurëse: dritare të katit të 3-të, minare xhamish, mure a buza të larta, madje edhe puse të thellë e ujëshumë etj. Niko Zhangua, ngjarjepërshkrues prej Popóve –fshat sipër Shkallës së Paramithisë- për sa ndodhi, në librin e vet: «O Anglikos Imperializmos qe i Ethniqi Andistasi 1940-1945» (Imperializmi anglez dhe qëndresa kombëtare 1940-1945), Athinë, 1985, ndër të tjera shkruan: «Barbarizëm në Paramithì…. historia fsheh fytyrën e vet nga turpi».
Cilindoqë mundi t’i shpëtonte valës së parë shfarorëse –po që ditët e pastajme e kapën vendfshehjeve të andej-këtejshme- e ndrynë nëpër ndërtesa të ndrysheme të shndërruara në burgje: godina ushtarake, shkolla, shtëpi banimi etj. Një prej tyre, ku mbyllën plot gra e vajza, ishte dhe shkolla «Vullgàri»; pasi ato përdhunoheshin nga disa bisha greke, thereshin me mundime të tejskajshme a griheshin me plumba revolveri. Fatimé Jahja Zejnelin e përdhunuan masivisht; nga dëmtimi e më tepër nga turpi e hidhërimi ajo i dha fund jetës. Kushurira ime, Salihà Mìlja(Qamili), e mbyllur në një godinë ushtarake, më ka treguar: «Zervìstët u vërsulën mbi vàshazt, nuset e gratë e rȃ si cjéptë në dhî. Brritmat e ture ishin aq të llahtarshme, sa më thêrin akoma veshët. Më fluturoi mëndja aq, sa harrova edhe timbîr sa një lis, Hakinë 25-vjeçar që ma therën si dash përpara sîve të mî nonjë sahat më përpara; i shtipën edhe kriet me një shkëmb. Si bënë ç’deshën me të mjerat, shumë nga ato i therën e pastaj na futën ne plakave që të nxjerrjëm kufomat dhe të lȃjëm gjakun në dushemê; dikue shkuar me mënde se do vinej nonjë komisjon nga Shqipëria, lìenj pëllëmët në gjak e damkosinj mùrin». Në librin «Aktes agresifs du gouvernement monarcho-fascistes grec contre l’Albanie», Tiranë, 1947, kreu XIV, fq. 64, 65, thuhet: «Gratë e mbyllura në shtëpi të Sali Hafuzit edhe pse të uritura dhe të cfilitura, përdhunoheshin e rriheshin nga oficerët zervistë…»; në vijim përtmend emrat e disave që rrjedhimisht atje edhe vdiqën. Jan Zhangua, shkruan: «Erë kundërmonjëse në shtëpinë e Sali Hafuzit, ku mbaheshin mbyllur gra e fëmijë… Pamje rrënqethëse e grave myslimane që I tërhiqnin zvarrë e I përdhunonin gjysëm të vdekura». Jan G. Sharra shën edhe: «Urrejtja dhe àhet shpërthyen me egërsi të pa parë mbi gratë, fëmijët e pleqtë dhe të pafajshmit e tjerë…».
Meqë mynxyrat e ndodhura në Paramithì janë pa fund e pa anë, po mjaftohem me kaq, për t’iu lënë pak vend mynxyrave të ngjashme që ndodhën në vendbanime të tjera të Çamërisë. Në fshatin e madh, Karbunȃr u derdh regjimenti X i divizionit X, i komanduar nga majori çantalli, Stefanìdhi. Kush s’arriti të mërgohej me kohë, u ther dhe u flak nëpër hendeqe; ndër ta edhe 41 gra, disa tok me bijt e bijat e tyre; përmenden ende emrat e Hatixhe Bushit dhe të 7 fëmijëve të saj, të të tria vajzave të Muharrem Agushit, ai i nuses së Hodo Piros, i Ajshê Agushit, i Merjemésë, e ëma e Mehmet Qemalit dhe të tri bijave të tij; të shoqes –shtatzënë- i çanë barkun së gjalli dhe i qitën fëmijën për të vërtetuar bastin: e kishte mashkull a femër. Një grua prej Kajcani dhe vocërraken e saj e kapën duke ikur në fshatin fqinjë, Grikë; e ndanë me sëpatë në 4-pjesë; vocërrakja, duke mos kuptuar ç’kishte pësuar e ëma, u gjet e vdekur duke thithur njërin prej gjinjve të saj. Në qytetin Margëllëç hienat e po atij regjimenti therën plakën e mbajtur (ulóke) nga përdhesi, Qamilê Abazi dhe një 106-vjeçare që s’kishte se si të iknin para vërshimit të bishave zerviste. Egërsirat e regjimentit 40 të divizionit X, të komanduar nga majori çantalli, Agora, më 28.7.1944 në kalanë e qytet-skelës Pargë, grinë me plumba 47 shqiptarë e shqiptare të besimit islam. Të tmerruar nga shtrëngata zerviste, pargaritët e pargaritet vraponin andej-këndej për t’u strehuar diku; kur s’gjenin, vetipeshin tek oficerët anglezë. Këta –dëshmon Niko Zhangua- ua dorëzonin zervistëve, të cilët i vrisnin «në masë» në prani të tyre. Në fshatin Skorpjonë egërsirat zerviste përdhunuan dhe pastaj thelëzuan femrat e familjes së Sako Banushit, të kapura në ikje e sipër.
Jan G. Sharra në fq. 670 të «I Istoria tis Periohjìs Igumenìcas 1500-1950» (v. e p.), shkruan edhe: «Kush donte të mbetej gjallë…duhej të linte truallin e shenjtë të atdheut të vet, shtëpinë e pasurinë dhe të merrte rrugën e mërgimtarit». Dhe, duke sjellë ndër mend ç’kishte parë prej fshatit të vet sipër udhëkalimit, në fq. 665 dëshmon: «Pamja (Tabloja) që paraqitnin ishte rrënqethëse dhe e vajtueshme…Mijëra vetë: burra, gra, fëmijë, pleq e plaka në një vargan kilometrash të gjatë të ngjashëm me një gjarpër vigan në lëvizje e turkoevgjitësh (arixhinjsh) në dukje, me dhimbjen dhe keqardhjen në fytyrat e tyre, të ngarkuar me çka kishin mundur të merrnin me vete, ecnin nëpër udhën që konjukturat e mbrapshta me veprime të paramenduara u krijuan kaq pësime çnjerëzore dhe të ashpra.».
E ka fjalën për çamërit në jug të rrjedhës së lumit Kalamà, nga për të dalë në pjesën veriore të Çamërisë, duhej doemos të kalonin vetëm nëpër urën e atij lumi; njësiti ushtarak gjermano-nazistësh dhe bashkëpunëtorët e tyre grekë vëzhgonin rreptësisht «me sytë katër» secilin kalimtar. Minê Hasani prej Grikëhóri -njëra prej asaj mizërie kalimtaresh e kalimtarësh, që prej kushedi se ku në njërën dorë mbante vocërraken e vet dhe në tjetrën një bohçà me sendet më të vyera që kishte patur- duke vrapuar me shpirt ndër dhëmbë nëpër breshëritë prej plumbi të pushkëve e mitralozëve të zervistëve që i ndiqnin këmba-këmbës, për t’u lehtësuar disi e të shpejtonte edhe më, e humbi aq, sa në vend që të flakte bohçanë, në lumë hodhi vocërraken që sakaq e përpiu rryma.
Mbasi zervistët zhdukën krejt shqiptarët myslimanë në jug të rrjedhës së Kalamait, më 22-23.09.1944, regjimenti XVI i tyre kaloi në veri të tij. Me thikat dhe plumbat e tyre së pari grinë tërë ata që s’arritën të vetëmërgoheshin prej fshatit Spàtar. «Ata që kapnin nëpër fshatra –thekson Niko Zhangua- u hiqnin kryet me thikë; nuk përjashtonin as fëmijët, gratë e të sëmurët». Si kudo gjetkë egërsirat e «Tàğma ton turkofàğon» (batalioni i turkngrënësve) nën thirrjen «Simera pende lefta ehji sfera!» (Sot plumbi (vetëm) pesë qindarka kushton), u hiqnin kryet meshkujve; kurse femrat –përfshi edhe plakat- i përdhunonin sa e si ua kishte ënda e sëfundi i thelëzonin si mos më keq; 50 e ca vjeçares, Pashê Çulànit, pas përdhunimit i shkulën dhëmbët prej floriri, me lloj-lloj rromuzesh e zvarritën një copë herë dhe së fundi e vranë me musibét të patreguar. Tërë femrat e familjes shumëvetshe të Sako Balos prej Skorpjone e ndalur në Spatar «sa për të marrë frymë», pas përdhunimit kafshërisht, u çanë gjinjtë me thika dhe së fundi i vranë përbindshmërisht. Në shtëpinë e Damin Muhametit çnderuan, rrahën për vdekje dhe therën 5 gra tok me tri vocërraket e tyre. Hane Isufin dhe fqinjën e vet, Feridê Dhërmicën, 70-vjeçaren Kije Nùrçen, të bijën e Haxhi Çulanit, Ajshê, Hava e Nazo Arapin i çderuan shumë herë, ua bënë trupin tërë plagë dhe u prenë kryet si berrit. Ndër të 70 të thelëzuarit në lagjen «Breg» të atij fshati, shumica ishin gra e fëmijë.(Fletorja «Bashkimi», Tiranë, dt. 4 e 18.03.1972, fq. 2).
Me të shuar gjithëkënd që gjeti në Spatar, «Tağma ton turkofàğon»vërshoi drejt Filatit; shpërtheu si vrungullímë në pasditën e 23 shtatorit 1944. Gjëma dhe hataja ishin të ngjashme me ato në Paramithi, Pargë e kudo gjetkë. Niko Zhangua, duke dënuar gjakësitë dhe fëlliqësitë e atij batalioni atje, shkruan: «Njerëz të egër e barbarë që kërkonin lira e plaçkë, hynin si zotër nëpër shtëpitë, dhunonin vajza e gra dhe vritnin kë të donin». Emrat e disa prej viktimave mbahen ende mend: Qamilê Hallunin, pasi e përdhunuan grekçe disa prej tyre, e zhveshën lakuriq, e rrahën sa trupin ia bënë tërë plagë; këto iu veshën me krimba dhe brenda 3-4 ditëve ajo shoi me lemeri; e zvarritën për këmbësh dhe e flakën në përrua. (Fletorja «Bashkimi», Tiranë, dt. 11.3.1947, fq. 1, 2). Të njëjtën gjëmë pësuan edhe plot femra të tjera, njëra nga të cilat ishte edhe e shoqja e Sherif Sulejmanit.(«Bashkimi», dt. 4.3.1947).
U tha se ata e ato që mundën t’i shpëtonin thikës dhe plumbit të valës së parë goditëse «jeniqísfaí», i kyçën nëpër burgje, kryesisht në shtëpitë madhështore të Sali Hafuzit. Nga të rreth 500 vetët e mbyllur atje, shumica dërrmuese ishin femra. Gjatë 6 muajsh dergjjeje në kushtet më mjerane, nga mungesa e çdo lloj shërbimi shëndetësor, nga flliqësia, morrat, ndëshkimet trupore, sëmundet dhe uria vdiqën më se një e treta e tyre, kryesisht të moshuarat. Ndërkaq, gjatë tërë atyre muajve vazhdimisht kur me lajka e kur me kërcënime, u thoshin: «Në doni të shpëtoni, ndërroni fenë; në qafë ku kishit florinjtë, varni kriqin, betohuni në kishë dhe martohuni me ne!».Legjendaret çame, vendosmërisht, pa pikë frike, përgjigjeshin njëzëri: «Nuk e ndërrojmë fenë e nderuar muslimane me një copë hekur, edhe sikur mishtë me gërshërë të na prisni!». Kjo përgjigje burrërore i tërbonte panterat kryqtare greke, andaj dhe shkopinjtë s’ua ndanin prej kurrizi, të shoqëruar këta me sharjet më të ndyra të llojit të posaçëm grek ndaj fesë islame, profetit Muhammed, kombit dhe flamurit shqiptar. Kur për shkak të trysnisë botërore s’kishim më mundësi t’i mbanin të mbyllura në xhehnemin e grek, rreth 250 gra e fëmijë i nisën në këmbë nëpër udhën: Paramithî-Minínë-Filat-kufۡí; mbi 20 prej tyre i mbytën në rrjedhën e furishme të lumit Kalamà; ndër to edhe të shoqen plakë të Ahmet Maliq Jahos. Plot të moshuara vdiqën udhës. Nuk ishin të pakta femrat që të krishterët shqiptarë –shumë më të ndyrë edhe se vet grekërit- i përdhunuan masivisht; ndër to edhe Gjulo Brahimin. Shoqëruesi anglez gjatë një nate tejet të errët e me shi e breshër të dëndur i la në fshatin Kóskë, disa km. larg kufirit. Duke mos ditur se nga të shkonin, të mjerat u rrasën në trungjet e rrepeve deri në mëngjes, kur mbi 25 gra –kryesisht të moshura- kishin ngrirë përjetësisht, ndër to edhe 7-vjeçarja Hafizê, e bija e vogël e myftiut Hasan Abdullah Seit Mulazimit, e vetmja e mbetur gjallë deri atëherë nga ajo familje. Të njëjtat mynxyra iu bënë edhe të burgosurave në Filat. Prej atij qyteti e deri në kufirin shtetëror «çnderuan tërë vajzat e nuset që u pëlqenin».(«Bashkimi», dt. 28.2 dhe 4.3.1947, fq. 1,2). Ndër të përdhunuarat përmenden edhe Hafizê Murat Çafai nga Dolani, Ildize Hamiti nga Filati dhe Mazê Saliu etj. («Bashkimi», dt. 14.3.1947, fq. 1).
Një valë tjetër goditëse prej egërsirash kryqtare athino-fanarite në Filat dhe udhës Filat-Kufi shpërtheu më 13.3.1945; gjatë saj panterat greke shkyen gjithkënd që mundën, shumica femra. Lidhur me sa u tha, Niko Zhangua, në librin e vet: «O Anglikos Imperializmos qe i Ethniqi Andistasi 1940-1945», shkruan edhe: «…duhet të shohim fytyrën tonë në pasqyrën e historisë dhe të na vijë turp për ato që bëmë…». Ndërsa unë e shoh plotësisht të arsyeshme të theksoj fjalët me mend dhe me vend të shënuara prej atdhetarit të mirënjohur shqiptar nga fshati Malëshovë e Zagorisë, Jan Vrùhua: «armiqësia greko-shqiptare kurrën e kurrës do të mos pushojë aty e gjersa të shuhet njëra palë prej nesh…..». Dhe kjo vetëm e vetëm për shkak të qarqeve kryqtare a-f. përherë në mësymje të shfrenuar ndaj kombit shqiptar dhe ndaj Shqipërisë së tërë. Tërë mynxyrat që ato qarqe gjakësore e të paùdhta –për jo pak prej tyre jam vet dëshmitar- i kam përshkruar me hollësi e vërtetësi të patjetërsueshme, sidomos në veprat e mia: «Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922», «Viset Kombëtare Shqiptarer në Shtetin Grek», «Daut Hoxha» dhe «Enciklopedi Jugshqiptare» I dhe II. Madje edhe në dhjetra e dhjetra emisione radiofonike dhe televizive, pothuaj gjysmën e të cilave kam mundur ta ruaj nëpër DVD, si dëshmi historike për brezat e ardhshëm. «O breza pasardhësish! Mos harroni dhe mos falni pa ndëshkimin përkatës mynxyrat që pararendësit tuaj vuajtën fare-fare padrejtësisht duke mbrojtur vatrat dhe trojet e veta nga egërsirat mësyese kryqtare me pamje njeriu!».
Fajin e pakurrfarëdyshimtë për mynxyrat dhe gjëmat e gjithfarshme që nxinë jetën e çamërve në vatrat dhe trojet e tyre amtare mijëravjeçare e bënë politikanët fuqiplotë evropianë më 1913 e 1923; ata nuk e përfillën –madje përçmuan- luftën titanike dhe përpjekjet legjendare 100-vjeçare të tyre kundër vërshimeve kuçedrake greke të shpeshpërsëritura. Edhe ditët në vijim janë politikanët fuqiplotë të po atyre shteteve, që, pa kurrfarë përgjegjësie njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare nuk duan t’i thërresin mendjes për të ndrequr mëkatet e politikanëve të tërëfuqishëm pararendës të tyre, edhe pse zotni Toni Blêr –kur qe kryeministër- e përmendi: «Jemi këtu për ndreqjen e padrejtësive që shqiptarëve u janë bërë në të kaluarën». E them me bindje dhe e theksoj këmbëngultazi se faji i politikanëve të tërëfuqishëm evropianë pararendës u takon edhe atyre të sotmëve, po aq sa edhe pararendësve të tyre. Ndryshe nuk do të pranonin në gjirin e vet BE-ist (??!!!) pushtetarët e shtetit grek, të cilët ndjekin ende pikë për pikë politikën vrasëse dhe shqipmbytëse të të parëve të vet. Qoftë edhe sa për sy e faqe ndaj botës, të paktën e të paktave do të kishin patur guximin të kërkonin ndjesë për kanibalizmat ndaj çamërve dhe nuk do të kishin paturpësinë që në truallin shqiptar mollosiàn të mbanin ende ngritur truporen e Napoleon Zervës, përbindshit që përpiu shqiptarët e krahinave jugore shqiptare: Çamërìnë e Mollosìnë. Ky Dahàq i viteve tona, me faqenxirësinë e mostrave si veten, më 1950, prej Parizi –ku i paùdhi ishte duke i marrë shpirtin e tij të katil- botërisht shpalli: «….detyrën që m’u besua për pastrimin e Epirit nga myslimanët e Çamërisë, e përmbusha». Çiltazi dëshmon se kanibalizmat e tij në atë vend shqiptar, i bëri me porosi të krerëve kryqtarë të Athinës. Prandaj sundimtarët e sotmë s’ka se si të mohojnë a mënjanojnë gjakësorët pararendës e rrjedhimisht e vetë veten e tyre.
«O bashkëkombës të mi e breza pasardhës! Mos harroni dhe mos falni pa ndëshkimin e duhur mynxyrat që bashkatdhetarët tanë të lavdishëm vuajtën duke mbrojtur me vetëmohim vatrat dhe trojet e veta nga egërsirat hiéno-rriqebulliàne kryqtare greke e sllavo-jugore me veshje njeriu!».