Pas shprehjeve raciste serbe e proserbe kundër boshnjakëve në stadiume futbolli dhe pallate sportive, në Slloveni po kërkon shteg ideja që të sanksionohen shprehjet e brohoritjet që vënë në dyshim gjenocidin serb në Srebrenicë. Shkrimi i mëposhtëm sjell dëshmi të rrënqethshme të vrasjeve, therjeve e shkatërrimeve në Bosnje e Hercegovinë, repriza e të cilave poaq gjakatare dhe mizore i ndodhi edhe Kosovës jo vetëm në luftën e fundit.
TALLJA E MADHE E DAYTONIT DHE HAAGËS. Srebrenicën e kishin vrarë. Tetë mijë burrat asaj ia kishin shfarosur. Krimi kundër njerëzimit nuk u dënua kurrë. E kundërta, bashkësia ndërkombëtare në Dayton shpërbleu serbët me territor dhe për pasojë edhe me ndjenjë triumfalizmi. Radovan Karadxhiq, arkitekti i gjenocidit, në gjykatën ndërkombëtare është kthyer në një pop-yll. Përmbaruesit të punës, gjeneralit Ratko Mlladiq, kasapit mbi mijëra njerëz, i është bërë e mundur që të mishërohet e shfaqet në rol viktime.
TALLJA E MADHE E DAYTONIT DHE HAAGËS. Srebrenicën e kishin vrarë. Tetë mijë burrat asaj ia kishin shfarosur. Krimi kundër njerëzimit nuk u dënua kurrë. E kundërta, bashkësia ndërkombëtare në Dayton shpërbleu serbët me territor dhe për pasojë edhe me ndjenjë triumfalizmi. Radovan Karadxhiq, arkitekti i gjenocidit, në gjykatën ndërkombëtare është kthyer në një pop-yll. Përmbaruesit të punës, gjeneralit Ratko Mlladiq, kasapit mbi mijëra njerëz, i është bërë e mundur që të mishërohet e shfaqet në rol viktime.
RASHIDI I SREBRENICËS DHE KRENARIA E GJAKATARËVE. »Teli, thika, Sre-bre-ni-ca!«, »Teli, thika, Sre-bre-ni-ca!«, »Teli, thika, Sre-bre-ni-ca!« Ose në origjinal « Nozh, zhica, Srebrenica » ishin thirrjet e para dy javëve që mbushën tribunat e Pallatit të sporteve Tabor në Maribor, ku me vendasit po luante ekipi hendbollistike i Gradaçacit të Bosnje Hercegovinës, ekip për të cilin luan edhe srebrenicasi Rashid Osmanoviq. Rashidi në gjenocidin e Srebrenicës ka humbur shumicën e familjarëve të tij meshkuj. Ato që u brohoritën në Maribor, satrapët serbë i kishin brohoritut më 11 e 12 korrik tek po zbrisnin në Srebrenicë, në « zonën e mbrojtur » dhe nën mbikqyrjen e helmetave të kaltra të Kombeve të Bashkuara. Kjo thirrje, kjo brohoritje monstruoze, është edhe pjesë e tekstit të hip-hop bendit obskur serb, i cili edhe e kishte hedhur në Facebook një profil pikërisht me emrin « Nozh, zhica, Srebrenica »! Dhe deri në momentin kur administratorët e internetit e bllokuan, ai ishte profil shumë i adhuruar. Profili tregonte se thirrja u kushtohej të gjithë atyre « që janë kundër islamit, kundër fundamentalizmit islamik, kundër muxhahidinëve dhe të gjithë atyre që nderojnë veprën e gjeneral Mlladiqit si dhe të gjithë atyre që mendojnë se muslimanët duhen pjekur e të zier në acid sulfurik ».
Kështu kishte menduar edhe Franc Kos, satrapi slloven nga Srebrenica, kundër të cilit më 14 dhjetor të vitit të kaluar në Sarajevë ka nisur një proces gjyqësor.
SHKRIMTARI PËR GJENOCIDIN. Aleksandar Hemon, një shkrimtar boshnjak që jeton në Shtetet e Bashkuara thotë se definicioni i gjenocidit nuk është vështirë të kuptohet. «Pos në Republikën e Pyjeve dhe në hapësirat mjekroshe të Serbisë dhe të Malit të Zi. Pasojat e gjenocidit janë të paimagjinueshme: Është zhdukur gjithçka që ka qenë jetë dhe gjithçka që ka mundur të bëhet jetë.. Janë shkatërruar botëra të tëra».
QAMILJA NËN MËSHIRËN E SATRAPËVE. Srebrenica është një qytet i qetë dhe i përvajshëmr. Është si një permendore e së keqes njerëzore. Në arenën e krimit më të rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore janë kthyer shumë pak boshnjakë. Qamila Omanoviq me para të veta e ka ringritë shtëpinë në qytetin e saj të lindjes. Më 12 korrik 1995, kur therrja e boshnjakëve ishte në kulmin e saj, ajo merrte pjesë në takimin e njohur për të keq me Ratko Mlladiqin në Hotelin Zlatna Fontana të Bratunacit. Ratko Mladiqi u kishte thënë grave muslimane të Bosnjes: Ju mund të mbijetoni vetëm nëse dorëzohen burrat tuaj…
Në shesh, në qendër të qytetit, rreth vetes kishte parë mijëra gra, fëmijë, foshnje. Donim strehim në bazën e Kombeve të Bashkuara në Potoçari duke menduar se atje do të ishin të qetë e të sigurt. Forcat serbe e sulmuan menjëherë sapo kolonat e të zhvendosurve nisën të dalin nga qyteti… Qamilja bashkë me fëmijët hyp në kamionët për të cilët nuk dihej ku po i çonin. Një ushtar serb u kishte thë: Shpejt do ta shihni çka ju pret në Bratunac… Qamilja kishte këcyer nga kamioni dhe u ishte afruar helmetkalërve. Thirrjet e saj përcjellë me lot nuk deshi t’i kuptonte askush nga ata. Në vrasjet e therjet që po shihte me sytë e saj Qamilja humbi tërë shpresat. Mendoi të vriste veten. E kërkoi të vëllanë që t’i ndihmonte në vetëvrasje. Kishte hallin e fëmijëvet sepse ata ishin në duart e serbëve. Vëllau i tregoi konopin që e kishte bërë gati për vete. Qamilja e mori konopin, hypi mbi një arkë, lidhi litarin dhe kërceu poshtë me lak në fyt… Kishte menduar se vrau veten, ndërkaq u zgjua disa ditë më vonë kur e pa veten në spitalin e UNPROFOR-it. Më vonë me ndihmën e Kryqit të Kuq, bashkë me të plagosur të tjerë, arriti në Tuzlla. Trupin e burrit të saj e gjetën në një varrezë masive me 11 korrik 2004.
TRE VITE NËN BRESHËR GRANATASH. Njësitë serbe të përbëra nga pjesëtarët e ushtrisë së Republika Srbskës, mbetjeve të APJ-së, njësive paramilitare si shkorpionët që komandoheshin direkt nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, arkanovcat, beli orlat, grupe mercenarësh grekë…, të gjithë këta sulmuan kolonat e refugjatëve duke i ndarë në dy pjesë. Meshkujt më të vjetër se 16 vjet i detyruan që këmbë të shkojnë kah Bratunaci dhe Tuzlla. Gratë, pleqtë dhe fëmijët, pas rrahjeve, dhunimeve dhe plaçkitjeve i futën nëpër autobusë dhe kamionë.
Serbët gjatë kësaj kohe vranë 700 fëmijë…
Rrallëkush mendonte t’i kishin mbetur shumë orë jete. Mbi kolonën me 12 mijë njerëz filluan të shtënat nga të gjitha anët. Pak kohë u mbrojtën, më pas u bë e kotë çfarëdo përpjekje për mbrojtje. Njerëzit po ecnin mbi kufoma njerëzish.
Për tri vite me radhë Srebrenica po provonte garanatimet serbe. Srebrenicasit ishin të rraskapitur, të uritur, gjysmë të vdekur. Qytetin po mbrohej me dhjetë herë më pak njerëz se sa po sulmohej. Serbët e kishin mbështetur për muri qytetin. Serbët bashkë me helmetkaltërit premtonin se mund të dilnim të sigurt nga Srebrenica. Ata që mbijetuam u hallakatën maleve. Ndërsa edhe atje i prisnin kurthet, thikat, dhunimet, hedhjet në varreza masive…
ABDULLAHU. Është këshilltar i Fondacionit Srebrenica, kujdeset për qendrën memoriale dhe për varrezat. Kujtohet se ato ditë kishte arritur disi të shkonte deri në Tuzëll. Nga trishtimi ishte nemitur dhe për gjashtë muaj me radhë nuk kishte arritë të nxirrte nga goja as edhe një fjalë të vetme. Gjenocidi i Srebrenicës, nga familja e ngushtë i mori babanë dhe dy vëllezërit. Jetën e tij të mëpastajme ua kushtoi kërkimit të trupave të tyre. Sot ai sjell ndër mend se si mbyllej në dhomë, ku pothuajse as hante as flinte. Kishte vendosur të vdiste. Nuk ekzistonte. Më nuk i frikësohej vdekjes.. Viteve në vazhdim shihte në ëndërr vrasjet, vdekjen, granatat, kufomat, britmat e zhurmat e padurueshme. Ishte i vdekur. Kishin tretur qeshjet. Barkun e kishte si të kalbur, trupin të rënduar.«Na kanë mbytur edhe ne të gjallëve… Kam humbur 30 familjarë të mi… Këtu nuk do të lindin më foshnje boshnjake. Ata srebrenicas që janë kthyer, kanë ardhë vetëm që të vdesin në trollin e tyre. Aty ku kanë vdekë bijtë, vëllezërit, miqtë. Srebrenica është një kujtim i dhimbshëm. Por vetëm për ne, vetëm për ne viktimat e saj…».
Senati farncez para dy muash ka votuar projektligjin, i cili parasheh që mohimi i genocidit turk mbi armenët është vepër penale. Në Gjermani është vepër penale mohimi i gjenocidit mbi qytetarët ebrej.
Çka do të duhej bërë që mohimi i gjenocidit në Srebrenicë të trajtohet si vepër penale? Kjo pyetje ka nisë të shtrohet gjithnjë e më zëshëm në Slloveni. Kjo do të hapte rrugë të gjerë edhe për vetë BE-në që të inkurajojë edhe të tjerët të bëjnë penalizime të tilla. Në të njëjtën kohë Serbia do të kishte rastin e këndelljes, kur do të njihte e pranonte të kaluarën e saj kriminale, e cila ka shkaktuar aq gjak, lot e dhimbje në territoret jashtë shtetit serb, veçmas mbi shqiptarët.
Shteti i Kosovës do të duhej të ishte më i vendosur në insistimin e tij pranë organizmave ndërkombëtare, shteteve të fuqishme të botës që bota njohë gjenocidn serb të programuar dhe të zbatuar për mbi 150 vjet mbi shqiptarë. Krimi serb në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë është lehtë i dokumentueshëm. Edhe në kontaktet me Serbinë, pala kosovare do të duhej të ngulte këmbë në njohjen nga Serbia të gjenocidit të ushtruar mbi shqiptarët.
Politikanët dhe historianët tanë, ndërkaq, duhet të jenë shumë, shumë më të papritueshëm.