Nga Prof.dr. Eshref Ymeri
Dje, më 30 dhjetor, u mbushen 75 vjet që kur u ndanga jeta Atë Gjergj Fishta, njëra ndër figurat mëemblematike të nacionalizmit shqiptar. Si një intelektual ishquar, i cili studimet e larta i kishte përfunduarshkëlqyeshëm në Kroaci për filozofi dhe për teologji, tërëjetën e vet ia kushtoi njohjes nga afër të jetës dhe të1
formimit psikologjik të banorëve ku punoi dhe meshoi përvite me radhë.Në mesin e banorëve të viseve veriore të vendit tonë,ai njohu nga afër gjendjen tyre të rëndë ekonomike, e cilanuk i pengonte që ata të shpërfaqnin forcën e karakterit tëtyre, bujarinë karakteristike, mikritjen tradicionale,fisnikërinë e shpirtit, besnikërinë ndaj normave të koditzakonor, trimërinë dhe qëndresën burrërore para çdopadrejtësie në jetën e përditshme. Aty ai u njoh methesaret e gjuhës shqipe, me pasurinë e saj të pamatëleksikore, e cila do të gatuhej aq mjeshtërisht në “magjen”e krijimtarisë së tij artistikeSi njohës i pesë gjuhëve të huaja, ai erdhi e u kalit menjë kulturë të gjërë në disa fusha të dijes, duke dhënë njëkontribut të shquar në lëmin e letërsisë artistike, nëpublicistikë, në arsim, në estetikë, madje edhe në pikturë.Në të njëjtën kohë, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm sipolitikan, duke ngritur zërin e tij të fuqishëm në mbrojtjetë interesave kombëtare, përballë krimit të rëndë që kreushovinizmi evropian me copëtimin e trojëve tona etnikepër interesat e grekosllavizmit. Prandaj është emblematik fjalimi i tij në Konferencëne Paqes në Paris në vitin 1919, ku ai deklaroi burrërisht:“Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionitasht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelorpër trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve tëtyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vetepërmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë”. 2
Kur lexojmë këtë deklaratë të Atë Gjergj Fishtës nënjë forum të lartë ndërkombëtar, siç ishte konferenca nëfjalë, bindemi plotësisht se ai është burrëria dhe lavdia ekombit shqiptar, ai është dinjiteti, nderi dhe krenaria enacionalizmit shqiptar. Ai është burim i pashtershëmfrymëzimi për të gjithë shqiptarët me vetëdije të lartëkombëtare. Vite më vonë, në veprën e tij të shquar “Lahuta eMalcisë”, Atë Gjergj Fishta do ta demaskonte rëndëEvropën për krimin e rëndë që kreu me copëtimin etrojeve tona etnike:Uh! Evropë, ti kurva e motit!Që i re mohit, besës së Zotit!Po, á ky asht sheji i qytetnisë?Me da token e Shqypnisë,Për me mbajt klyshtë e Rusisë? Por, në të njëjtën kohë, Atë Gjergj Fishta është edheshuplaka më e rëndë për të gjithë besëprerët, dallkaukët,hajdutët, mercenarët dhe tradhtarët e kombit shqiptar, tëcilët, në krye të politikës shqiptare, shenjtërinë e të qenitshqiptar, nacionalizmin shqiptar, e kanë nxjerrë në breg tëpazareve grekosllave dhe të pabesisë evropiane. Prandajai u drejtohet atyre me vargjet gjëmimtare:Ju rrugaça sallahana,vagabonda shakllabana, rricna t'ndyet, mikrobe të kqijqi të mjerës moj Shqipnikthelltë hi i keni në mushkni3
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,por der kur, bre batakçi!Bre coftina, kalbe mbi dhèder kur ju, tu tallë me ne,do t’na qelbi fis e atdhè?Çdo bashkëkombas që i thotë vetes shqiptar, kurkujton Fishtën e Madh, për forcë të ligjit të antitezës, sjellndërmend menjëherë figurën më të urryer të kombitshqiptar, kriminelin Enver Hoxha, i cili qe vënë kokë ekëmbë në shërbim të shovinizmit jugosllav. Në dallim ngaFishta, i cili shovinizmin jugosllav e kishte vënë në tehune “bajonetës” së vet letrare dhe publicistike, Enver Hoxhakishte rënë në gjunjë para serboshovinizmit jugosllav dheishte gati që Shqipërinë ta kthente në një republikë tështatë të Jugosllavisë.Për të nxjerrë në spikamë figurën e neveritshme tëEnver Hoxhës, si një servil i pështirë i sllavizmit, paramadhështisë së nacionalizmit të Gjergj Fishtës, lexuesvetë nderuar po ju përcjell fragmentin e mëposhtëm, tëshkëputur nga një fjalim i Enver Hoxhës: “… Dashuria e popujve të Jugosllavisë emareshallit Tito dhe e gjithë udhëheqësve tëJugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe.Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirintonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq tësinqertë siç është Jugosllavia.....Po të studjojmëhistorinë e vërtetë të popullit tonë dhe jo atë tëshkruajtur prej agjentëve të imperializmit, do të shohim4
se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur njëlidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë…Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori iimperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti AtGjergj Fishta me “Lahutën e Malësisë”, ku ai nga njëvepër kusare të thjeshtë, kërkon t'i bëjë apologjinëshovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë qënuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malittë Zi, në një teori të çmendur.....Fishta dhe VlladanGjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorëtë një ideje skllavëruese. (Citohet sipas: “Pse umasakrua Gjergj Fishta”. Pjesë të fjalës së EnverHoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë nëPleniumin e IV të rinisë popullore. Marrë nga faqja einternetit “Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012).Nuk e kam informacionin e saktë se kur ështëzhvilluar ky Plenumi IV i rinisë punëtore Por gjasat janëse duhet të ketë qenë periudha mes viteve 1945-1948,në kohën e dashurisë përvëlimtare të komunistëveenverhoxhistë për Titon dhe për shovinizmin jugosllav.E ka fajin Nexhmije Hoxha që këtë fjalim të turpshëm,me përmbajtje kriminale të Enver Hoxhës, nuk e kapërfshirë në serinë e veprave të tij, në mënyrë që tëkishim mundësi ta citonim me faqe, me vëllim dhe medatë konkrete. Pikërisht në këtë fjalim, Enver Hoxharadhitet në krah të sllavizmit, armikut të tërbuar tëkombit shqiptar. Enver Hoxha ka paturpësinë tëdeklarojë se “populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka5
pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujtsllavë”, duke harruar qëllimisht masakrat e shovinizmitserbë kundër popullit shqiptar në krahinën e Nishit pasvendimeve të Kongresit famëkeq të Berlinit, pasKonferencës edhe më famëkeqe të Londrës të vitit 1913në mbarë Kosovën dhe sidomos krimet e tij kundërpopullit shqiptar të Kosovës mes dy luftërave botëroredhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me urrejtjen e tij egërane dhe me shpifjet e tij tëulëta kundër Gjergj Fishtës, për demaskimin që ky i kabërë serbosllavizmit në veçanti dhe sllavizmit në tërësi,Enver Hoxha radhitet pranë Titos dhe shovinizmitjugosllav, si një vegël e verbër e tyre. Se sa “mike” kaqenë për popullin shqiptar Jugosllavia titiste, e vërtetoiperiudha mbigjysmëshekullore në qëndrimin kriminalqë ajo mbajti ndaj popullit shqiptar të Kosovës.Për qëndrimin e tij të vendosur më mbrojtje të kombitshqiptar dhe për demaskimin që i ka bërë shovinizmitevropian dhe sidomos shovinizmit serbomadh, GjergjFishta duhet nderuar me shtatore gjigante jo vetëm nëTiranë, por edhe në Prishtinë dhe në Shkup.Santa Barbara, Kaliforni 30 dhjetor 2015
No comments:
Post a Comment