2015-12-31

Në vend të përkujtimit:Zejnullah Halili (1945-2004)

Zejnullah Halili.jpg


Zejnullah Halili u lind në Kokaj më 5 nëntor 1945, në vitet e golgotës, te Karadaket. Shkollimi fillor dhe të mesmen e kreu në vendlindjen e tij, të mesmen në Gjilan dhe të lartën Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë.

Me krijimtari letrare nisi herët të bëjë emër, duke filluar që në bankat e shkollës fillore, për të përvijuar edhe gjatë kohës sa punoi si mësues në fshat dhe qytetin e Gjilanit.

 Zejnullah Halilin e tërhiqte elita krijuese dhe i dha lamtumirën vendlindjes në kohën, kur gati e gjithë Kosova ishte e tillë. Fillimisht për disa vjet punoi si gazetar, redaktor, udhëheq emisionet për fëmijë të RTV Prishtinës, sikur edhe në redaksinë e botimeve të revistave të "Rilindjes", kryeredaktor i GEP-it, Pionierit, etj.

Miqtë dhe të afërmit e shkrimtarit, Zejnullah Halilit, e kanë shumë më të vështirë ta mbajnë një takim letrar apo të pinë një kafe, pa e përmendur buzëqeshjen, alegorinë, fisnikërinë, çiltërsinë, dëlirësin që nxirrte dritë nga uni i tij kreativ.

Zejna, siç e quanin të gjithë më shkurtë e më ngrohtë, vetëm ndërroi dhomën në moshën 59 vjeçare, më 26 shkurt 2004, deri sa po e ndezte makinën për të shkuar në punë.

Çast që e ndau edhe nga misioni i tij, që ti kthehet vendlindjes përgjithmonë, duke këputur vrullin e punës edhe nga "Libri i hapur" në RTK, që kishte rifilluar ti kthehet programit arsimor. Megjithëse, ai për artistët e fjalës dhe skenës, posaçërisht fëmijët dhe dashamirët e arteve, fjalës së shkruar artistike do të mbetët përgjithmonë, ashtu siç ishte edhe vetë shpirti i tij prej artisti.

Frymën liridashëse e përhapi edhe gjatë veprimtarisë së tij në redaksinë për fëmijë të Radio Prishtinës pas luftës në Radio Kosova e Lirë, në redaksinë e revistave të ndërmarrjes së dikurshme "Rilindja", dhe kudo tjetër që ishte i gjallë. Vdekja vetëm sa është koritur, me Halilin, duke e ndarë në mes, pati thënë, Rifat Kukaj.

Zejnullah Halili ka lënë pas vetit një opus letrar të pasuruar prej 26 veprave të ndryshme letrare për fëmijë dhe të rritur.

Vepra e parë "Ylberi", vjersha 1969, 

"Shitësja flokartë", vjersha e tregime 1971, 

Ç’ thonë pulëbardhat, tregime,1973, 

"Eshkë e drit" tregime, 1977, 

"Lamtumirë shkurtabiq", vjersha, 1983,

 "Vendlindja shihet në zemër", tregime, 1984,

 "Përralla lozonjare", vjersha 1987,

 "Pikaloshja" tregime 1988,

 "Qirinj të ndezur", tregime për të rritur 1988,

 "Mollëkuqja", 1989, 

"Ylli le të na hyjë në mes", vjersha, 1990, 

"Ëndërr e këputur", 

 "Udha kah agu", janë romanët më të realizuara, si edhe veprat:

 "Si u bë pikalorja bletë", 

"Djaloshi brenda mollës",

 "Pres orën tënde",,

 "Ditë e hatashme", për ta përmbyllur me librin "Unazë".



UNAZË


Bota është unazë
unaza është e rrumbullakët
nënkupton tërësinë e saj

Bota është e pafund
as unazës s'i gjendet një i tillë
që të dyja
pasqyrojnë përjetësinë

Në botë qëndron shpresa
një e tillë shpresë 
gjendet edhe në unazë

Bota bekohet pareshtur
miliona herë 
merr bekime unaza

Bota e unaza
I përkasin njëra-tjetrës




VETË I SHOH

Po vajzuka si na erdhi?

Paj me shporta e ngarkuar,
Paj me krifa e flakëruar,
Vetë e shoh me sytë e mi
Madje i thanë: lum si ti!

Po kojrilat në sytë e saj?

Paj ata janë tinguj të parë,
Paj në yje kanë të ngjarë.
Vetë i shoh me sytë e mi
Ҫ’udhë marrin a e di?

Po pse duart zgjat nga dielli?

Paj i sillen retë vërdallë,
Paj nuk do t’i ketë mbi ballë.
Vetë i shoh me sytë e mi
A nuk janë retë krejt mavi?

Po trimoshave vallë ҫ’u bëri?

Paj i ҫoi lart tek manat,
Paj i zbritoi nga tëbanat.
Vetë i shoh me sytë e mi
Derisa bie një vesë-shi.

Po pastaj, pastaj ku vete?

Përmbi pjergull të Naimit
E n’Gështenjë të Petro Ninit.
Vetë i shoh me sytë e mi
Tek ai Diell që atje rri.


RREZJA E KUJTIMIT

Rrezja e kujtimit
nuk më është zbehur
për ty – Nënë.

T’i shoh
duart e lehta
si flladi,

t’i prek
flokët e bardha
si rrezet e hënës,

t’i ndjej
shikimet
valëvitëse si lumi,

t’i shikoj
gishtërinjtë
që bëjnë ҫudira,

t’i dëgjoj
përrallat
për t’Bukurën e Dheut.

Nënë
sërish t’i shoh
sytë shkreptimtarë









Atje n’ mal të Kokës, N’ sabah këndoi bilbili: I ka lindë djalë lokes – Zejnullah Halili !



Atje n’ fshatin Kokaj ,
N’ familje t’ oxhakut ;
U lind djalë nga lokja –
Pena e Karadakut !

Zejnullah Halili
Ishte nxënës i mirë ,
Por ky zog bilbili –
Kish fëmijëri t’ vështirë !

Kreu shkollën fillore
N’ Llovcë e në Pogragjë ;
Nën kushte mizore –
S’ mundej me u kënaqë !

Me Zejnën , që kur leu –
Mburreshin këto male !
Në Gjilan e kreu
Atë Shkollën Normale !

Për t’ vazhduar studimet ,
Vazhdoi në Prishtinë –
T’ përsoste krijimet
Edhe letërsinë !...

Që në shkollë të mesme ,
N’ moshën djaloshare –
U dallua ndër mese
Me krijimet letrare !...

Për mësimdhënësit ishte
Shumë i respektueshëm ,
I urtë e i dashur
Dhe shumë i dëgjueshëm !...

Pasi e kreu Normalen –
Puna i shkoi për dore ;
Për mësues e ndalen
N’ ca shkolla fillore !...

Jetën e kalonte
N ’ Radio Prishtinë –
Emisione drejtonte
Për fëmijët dhe rininë !...

Punën shumë e donte
Dhe nuk lodhej fare .
Për fëmijë redaktonte
Revista letrare ...

Mjeshtër pene n’ letra –
Për fëmijë e të mitur ...
Ai ka shkruar vepra
Edhe për të rritur ...

Jo vetëm si mësues –
N’ rrugë përparimtare !
Zejna qe fitues –
Në shumë orë letrare !...

Ishte ndër shkrimtarët –
Ndër ma produktiv !
Dhe ndër arsimtarët –
Ishte shumë aktiv !

Zejnullah Halili ,
Në krijimtari –
Ishte dritë kandili ,
Shpirt i dëlirë për fëmijë !...

Krijimtaria letrare ,
Mirë i shkoi për dore –
Që nga ditët e para ,
Në bankat shkollore !

Ai punoi si mësues
Dhe si gazetar .
Punoi si krijues ,
Redaktor, shkrimtar !...

Zejnullah mësuesi –
Krijues përparimtar ;
Pas na e la opusin
Mjaft t’ pasur letrar !

Krijimet e tij ,
Në libra e n’ letra ;
Për t’ rritur e fëmijë –
26 vepra !

Shumë peripeci
Dhe vuajtje të shkreta –
Relativisht i ri ,
Ai u nda nga jeta !...
Zejnullah Halili ,

Enciklopedi e gjallë –
Jeton n’ antologji
T’ shkrimtarëve shqiptarë !

Gjilan, më 12.03.2015. Demir Krasniqi