Gjithësecili prej nesh është mëse i ndërgjegjshëm se ndonëse ne kemi një angazhim të përbashkët në besimin ndaj Letërsisë, përsëri gjenden dallime të konsiderueshme në mënyrën se si vetë ne përballemi, si me veten tonë, ashtu edhe me të tjerët (që nënkupton nga ana e saj, së pari, lexuesin, dhe së dyti, shtetin).
Letërsia dhe Arti në përgjithësi e njeh atë që mund ta quajmë një besëlidhje mes shkrimtarit, krijuesit, dhe lexuesit. Operatorët e komunikimit në këtë rast janë të drejtpërdrejtë dhe filtrohen vetëm prej shpirtit (e thënë kjo në kontekstin etik dhe artistik).Intensiteti me të cilën kjo besëlidhje godet pikërisht në shpirtin e lexuesit, e bën këtë të fundit aktiv, pra të interesuar. Ky është edhe momenti magjik kur një lexues pasi ka përjetuar pikërisht këtë goditje intensive etike e artistike, sjell në ndihmë edhe mekanizma të tjerë vetjakë, ku padyshim, arsyeja zë kreun e rradhës. Lexuesit besojnë se arti është magji, se fjala është magji, sugjestionohen prej saj, dhe po prej saj, kërkojnë misterin, të pamundurën, irealen. Sidoqoftë të gjitha këto e marrin një veshje. Dhe veshja në këtë rast është thjesht përgjigjja e pyetjeve të tyre, sa individuale, po aq edhe universale, por që tek e fundit përmblidhen në një fjali: Kush jam unë? Pyetja që na i zmadhon mendimet tona përtej hapësirave të imagjinueshme (Paskal,- Mendimet, Tiranë, 2005), qëndron aty sovrane, ndjellëse. Dhe neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përballemi me vetveten.
Një përballje e kushtueshme. Ku vihen në lojë shtyllat e Besimit tonë vetjak, Kornizat e Moralit, Etikës, Besimit. Ku vihet në peshojë Dija dhe Mosdija. Ku qëllimet tona relevante janë gjithnjë në konflikt me Kohën, por ne gjithnjë e anashkalojmë këtë fakt jetësor, duke pretenduar dhe duke i atribuar vetes vlera, që mendojmë se vijnë nga Dialogu që ne krijojmë me Universin. Kjo na krijon ne një STATUS. Ky Status në të njëjtën kohë është Ekzistenca jonë (e shkrimtarëve), po në të njëjtën kohë është edhe Mburoja jonë, ku ne strukemi jo rrallëherë. Në çastin që ne bëhemi të vetëdijshëm për ekzistencën e këtij statusi brenda nesh, ne nuk ndalemi më. Jemi gjithnjë në kërkim gjithëpërfshirës, pa harruar për asnjë çast qëllimin final- lexuesin. Mësohemi të respektojmë të drejtat tona që vetë Statusi ynë na i ofron, e në të njëjtën kohë, mësohemi të respektojmë gjithnjë, edhe të drejtat e tjetrit, që po ashtu, po vetë statusi ynë i ofron. Brenda vetes sonë marrim përsipër të zbulojmë Statusin tonë, ta zbërthejmë atë në të gjitha komponentët e tij, sikur marrim përsipër ta edukojmë atë, e nëpërmjet atij, edhe veten tonë. Është sikur të kesh një vetvete gjithnjë përballë vetes. Ku sigurisht roli ynë është tejet kompleks, për vetë faktin e dualitetit të përmbajtjes: në të njëjtën kohë ne jemi krijuesit e këtij statusi dhe në të njëjtën kohë, po ashtu, jemi zbatuesit. Përpiqemi, meqë jemi brenda një besëlidhjeje, të betohemi e përbetohemi ndaj besnikërisë me veten tonë, duke harruar kësisoj faktin e thjeshtë që ne nuk mund të betohemi! Ne thjesht mund të themi një fjalë, shumë fjalë…por jo betime. Dhe nga ana tjetër po ne, nxitojmë t’i bëjmë këto betime duke vulosur kësisoj, mungesën e vizioneve të qarta. Për sa kohë ne bëjmë betime vetëm me veten tonë dhe për vete, ne e kemi mundësinë për të ruajtur status quo-në e statusit tonë. Por në momentin që këtë betim e adresojmë jashtë nesh, pra tek të tjerët -lexuesi, në këtë rast ne e kemi prishur ekuilibrin e Statusit tonë. Që ne të jemi në gjendje gjithmonë të vrojtojmë madhështinë e ekzistencës sonë është e domosdoshme që të ruajmë Statusin, i cili për të gjithë ne, është qendra e besimit tonë artistik. E dimë që në botën shpirtërore gjithnjë kontakti ndodh në qendër, ndryshe nga bota fizike, e cila kontaktet e saj i realizon përmes kufijve mes objekteve.(C.S.Lewis). Për këtë arsye mund të pohojmë se bota e artistëve e shkrimtarëve, lidhet e takohet në zemër të këtij besimi (besimi tek fuqia e artit dhe tek magjia e tij), të përbashkët. Kjo është përballuar me vështirësi dhe do të ishte e pandershme nëse nuk do ta pranonim këtë fakt, por megjithatë historia e letërsisë së përbotshme na tregon gjithnjë shembuj të mirëkuptimit të ndërsjelltë, po edhe të bashkëpunimit.
Le të mendojmë për shembull, për rrugën që kemi përshkruar deri më sot dhe le të argumentojmë pak vetëm çka lidhet me mendimin tonë, pa harruar se kjo në vetvete është një objekt studimi tejet i gjerë e i specializuar, por që nuk është synim i këtyre rradhëve. Ajo çka na bie në sy është Statusi i Shkrimtarit si i veçantë. Në secilën Epokë Historike që të ndalemi, shkrimtarët gjithnjë evidentohen si të tillë, të veçantë, me një Status të mirëpërcaktuar. Aq sa të gjithë e dimë që Epoka të caktuara historike, evidentohen bukur shumë me emra të veçantë shkrimtarësh. Sigurisht që ky është një argument, por do të thosha i jashtëm, sepse ne nuk e dimë me siguri sa evidentohen këta shkrimtarë të epokave të ndryshme, në kohë të ndryshme, me Vetstatusin e tyre? Cilat kanë qenë në të vërtetë dilemat, keqkuptimet, keqinterpretimet, mosmarrëveshjet me veten? Përmes veprës së tyre ne vetëm mund të skicojmë shtylla të së vërtetës, por në asnjë rast nuk do të mund të pretendonim se i dimë të gjithë të vërtetat e besëlidhjes së tyre.Ne mund të ngazëllehemi kur fillojmë të zbulojmë disa nga këto të vërteta, vetëm në çastin kur para nesh ndriçon qëllimi ynë, i cili padyshim, është i nxitur për të përmbushur misionin tonë artistik. Për sa kohë Vetstatuset e këtyre shkrimtarëve na shërbejnë ne sot, si një mjet, për të kuptuar më mirë vetpërmbushjen e profecisë vetjake, (duke e vendosur veten jo rrallë, në kushtet e një diskutimi imagjinar, me qëllim që po ne vetë, të arrijmë të luftojmë, ndoshta me të njëjtat mjete e instrumente,- tundimet e vetes për superlavdi,) ne i mirëpresim ata. Në këto kushte, rruga më e mirë është zgjedhja në mënyrë të vendosur, për hapjen tonë mentore e shpirtërore me veten përmes dialogimit, po me veten, pa autocensurë, por përmes dashurisë së ndërsjelltë. Kjo besoj që është e vetmja rrugë përmes të cilës ne kemi mundësi të vështrojmë përpara, dhe më pas të shohim pikënisjen më të mirë për të filluar, duke pohur besëlidhjen tonë. Po nëse vështrimi ynë ndalet aty dhe imagjinata shkon përtej, do të jetë ajo që do të pushojë së menduari, para se natyra të rreshtë të furnizojë me lëndë. (Paskal, po aty,)
Kjo vetpërcaktueshmëri e Statusit tonë, me të gjitha dilemat dhe ngazëllimet e pritshme, në të vërtetë na përcakton ne në Statusin tonë. Duke e realizuar një gjë të tillë ne jemi të gatshëm të krijojmë marrëdhëniet me të tjerët, pra me lexuesin dhe administratën shtetërore.
Le të ndalemi shkurt në të dy aspektet:
Statusi ynë në asnjë rast nuk e përjashton lexuesin, sepse tek e fundit ai është edhe një nga qëllimet finale. Po lexuesi, le të themi, është kapriçoz. Nuk kënaqet lehtë. Mund të shkrish gjithë jetën tënde, dhe prapë të mbetesh në periferi të vëzhgimit të tij. Mund të shkruash mijëra faqe, e mund të botosh dhjetra vëllime, e përsëri të mbetesh jashtë tij. Por mund të shkruash vetëm një varg, apo vetëm një tregim apo roman, a dramë, e të mbetesh i ngulitur tek ai. Dhe kësisoj ai të referohet, e para, duke të të kujtuar me perifrazime nga teksti yt, në jetën e përditshme, dhe e dyta duke krijuar në këtë mënyrë bazamentin e trashëgimisë së veprës. Është thënë e pranuar nga studiuesit e letërsisë që lexuesi i ka disa kërkesa rigoroze prej të cilave përmend sinqeritetin e shkrimit, sinqeritetin e ndjenjës, qëndrimin vizionar, dashurinë që ti ushqen për të, dashurinë në përmasa edhe më të mëdha, ato që zakonisht ne i emërtojmë primordiale, pra toka, vendlindja, atdhedashuria, humanizmi. Nëse ai e ndjen se vepra i zotëron këto cilësi, të pranon. Ai në të tilla raste pranon edhe shkrimtarë që në jetën e tyre private apo politike kanë treguar qëndrime kundër qëndrimeve të lexuesit. E kundërta ndodh kur ai e ndjen që teksti shkrimor është i ftohtë, cinik, pa dashuri, jo i sinqertë, shërbyes i doktrinave politike diktatoriale, kur autori kërkon pompozitet përmes asaj që lexuesi e urren më së shumti- hipokrizisë. Në të tilla raste ai mund të marrë dy rrugë: ose të tregohet indiferent dhe të të shpërfillë megjithë statusin tënd (që për hir të së vërtetës, në një rast të tillë më shumë është një status i imponuar mediatik), ose të zemërohet keqas me ty dhe të të sulmojë, pa të kursyer dhe pa i zgjedhur mjetet. Po përgjithësisht, përvoja ka treguar që lexuesi ka zgjedhur rrugën e parë, indiferentizmin. Heshtjen. Mospranimin. Sigurisht që një qëndrim i tillë i tij prish ekuilibret e Statusit, sepse e bën lexuesin dyshues, mosparanues dhe paragjykues. Ai ngre pikëpyetje për vërtetësinë e Statusit të shkrimtarit, sepse atij i lëkunden shtyllat e Besimit, Moralit, Etikës. Kjo nga ana tjetër, është e kuptueshme që e largon lexuesin. Dhe ky nuk është misioni i shkrimtarit. Secili prej nesh ndien përgjegjësinë tmerruese, por njëkohësisht mahnitëse të të qenit shkrimtar në besëlidhje, duke qenë të bindur se duke qenë të tillë, do jemi në këtë mënyrë, edhe miq të vërtetë të të tjerëve, pra lexuesit. Në këtë mënyrë, gjithashtu do të kemi mundësinë të bëhemi njësh me të tjerët përmes shpirtit të vetë atyre. Dhe lexues të tillë bota ka me miliona. Ata zotërojnë një thellësi të tillë shpirtërore sa janë në gjendje në mënyrë mistike të të drejtojnë edhe ty në kërkimet e tua për qartësimin e Vetstatusit.
Mendoj se ka edhe një aspekt që nuk duhet lënë pa përmendur në favor të trajtesës sonë. Bën pjesë në një nga pikat themelore të misionit të shkrimtarit: të bëjë sa më shumë lexues! Sipas qëndrimit tim, dy janë mënyrat përmes të cilave ne e vëmë Statusin tonë në shërbim të këtij qëllimi sublim e human:
Hapja e rrugës drejt veprave artistike përmes një mirëkuptimi të parëlindur mes lexuesit dhe shkrimtarit. Por kjo nuk do të thotë që ta imponosh atë. Ajo duhet ë vijë natyrshëm, sipas atyre mekanizmave që i cekëm më lart në punim. Kjo besoj është rruga drejt qartësimit të ideve e qëndrimeve drejt arritjes e promovimit të paqes së vërtetë. A s’kërkojnë shpirtrat njerëzorë pikërisht paqe? Dhe as e kemi ne për detyrë t’i afrojmë drejt saj?
Dhe a nuk iu duket e drejtë që bashkëveprimi konstruktiv mes shkrimtarit dhe lexuesit, jashtë hallkave shtetërore, është ai që arrihet duke bashkuar së pari zemrat e pastaj mendjet?
Nuk do të thotë që lexuesin ne duhet ta trajtojmë si të huaj dhe ta largojmë shpirtërisht e fizikisht nga ne dhe nga vepra jonë artistike. Sepse kështu do bënim një ndarje mekanike duke e kategorizuar lexuesin si jodashamirës e jopasues të Statusit tonë artistik. Nuk është kjo mënyra, sepse kështu shkatërrojmë pa kthim, shpirtin artistik si të tij, edhe tonin. Dashuria për të, lexuesin, mendoj se është çelësi i bashkëveprimit, dialogut dhe reciprocitetit, edhe intelektual, edhe shpirtëror.
Kështu mbijeton Statusi edhe përkundër pengesave të hallkave të ndryshme shtetërore. Në Shqipëri problemi qëndron në mungesën e njohjes së Statusit të shkrimtarit nga instancat kulturore. Në kushtet e mosnjohjes, indiferencës, injorimit nuk mund të flasim për kurrfarë strategjie shtetërore në lidhje me ardhmërinë e shkrimtarëve dhe lexuesve. Dhe hallkat pasojnë njëra-tjetrën. Kjo mungesë sjell në në një çoroditje të dyanshme: nga njëra anë vetë shkrimtarët të cilët nuk e kanë të qartë pozicionin e tyre, por edhe kur e kanë, nuk iu shërben, nga ana tjetër, lexuesi që edhe ai nuk e ka të qartë Statusin e shkrimtarit. Mendjemadhësia hierarkike shtetare është dëmi më i madh që i kanoset Statusit të shkrimtarit.
Kushdo mund të bëhet shkrimtar. Po, e vërtetë, potencialisht, po. Po në kushtet e sotme thuhet që kushdo që paguan bëhet shkrimtar, duke bërë në këtë mënyrë shërbimin më të dëmshëm në kulturë. Deformimi i Statusit në këtë mënyrë nxit padyshim keqinformim, keqinterpretim, armiqësi.
Një shtet social dhe largpamës, me vizione të qarta edhe në këtë drejtim, plason platforma strategjike, afatgjata dhe afatshkurtëra, duke vlerësuar, pikërisht Statusin e shkrimtarit si të tillë, në gjithë madhështinë e humanitetin e tij. Në të njëjtën kohë ai e ka mundësinë të zhvillojë talentet, përmes koordinimit dhe menaxhimit të vlerave të vërteta artistike.
Si përfundim, gjykimi i thelluar rreth Statusit mund të hapë rrugë të reja për të gjithë ne. Hulumtimet serioze na çojnë padyshim në përfundime po aq serioze, në dobi ruajtjes dhe zhvillimit të artit dhe letërsisë.
Unë jam e ndërgjegjshme deri në dhimbje për gjendjen aktuale të shkrimtarit të sotëm në trojet shqiptare dhe e ndjej nevojën e hapjes së një diskursi shkencor dhe mediatik në dobi të promovimit të artit dhe letërsisë.
Mimoza Erebara