2015-12-20

Vladimir Nabokov- Historia që fshihet pas romanit “Lolita”

Lolita-2-640x337
Dorëshkrimi u refuzua botues pas botuesi. “Viking Press” në atë kohë dha sqarimin se, “ne të gjithë mund të futemi në burg nëse kjo vepër publikohet”.

“Lolita, drita e jetës sime, zjarri i ditëve të mia. Mëkati im, shpirti im. Lo-li-ta”…

Në vitin 1955, u publikua një nga veprat më të bukura e të diskutueshme në gjuhën angleze. I quajtur “i pështirë”, “i neveritshëm” dhe “i degjeneruar”, libri u shkrua nga një profesor nga Cornell, i cili jepte mësim në një klasë të “Masterpieces of European Fiction”.

Profesori, Vladimir Nabokov, kishte botuar edhe më parë disa libra në Amerikë, por të gjitha ishin dështim financiar.

I frikësuar prej faktit se mos ndoshta publikimi i “Lolitës” do ta shkarkonte atë nga pozicioni në Cornell, Nabokov, më parë ia dërgoi dorëshkrimet e tij fshehurazi miqve në Amerikë për ta publikuar, duke e quajtur atë “bombë me sahat”.

Dorëshkrimi u refuzua botues pas botuesi. “Viking Press” në atë kohë dha sqarimin se, “ne të gjithë mund të futemi në burg nëse kjo vepër publikohet”.

Ndërkohë, një botues tjetër tha se: “Ne mendojnë se kjo është një letërsi e rendit më të lartë dhe se ajo duhet të publikohet, por të gjithë jemi të shqetësuar në lidhje me pasojat e mundshme që mund të prekë të dyja palët, botuesin dhe autorin.

Ndoshta aspekti më frustrues i atyre kundërshtimeve ishte miratimi i redaktorëve që e lexuan dorëshkrimin.

Edhe pse reagimet ishin të ndryshme, shumë prej këtyre lexuesve të parë e njohën vlerën letrare të “Lolitës”. Madje një redaktor, Jason Epstein, dha dorëheqjen nga Doubleday, për shkak se kjo kompani botuese e refuzoi publikimin e këtij romani.

Por atëherë ishte epoka kur censura dhe kualifikimet e turpshme të literaturave përcaktoheshin fuqishëm.

Sipas Edward de Grazia, “Rreth muajit qershor të vitit 1959 Gjykata e Lartë bëri të qartë se një vepër nuk mund të ndalohet për imoralitetin e saj seksual”.

Gjithashtu, i rëndësishëm është edhe konteksti i McCarthyism gjatë atyre viteve, i cili solli si pasojë ndjekjen penale të botuesve dhe shkrimtarëve.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...