Pesë filma të veçantë që portretizojnë shkrimtarët


Disa prej filmave më të bukur në histori trajtojnë degë të ndryshme të artit. Në portretet e shkrimtarëve, asnjëri nuk është i njëjtë me tjetrin – ata herë paraqiten si heronj të artit, e herë si njerëz të mjerë e të harruar nga njerëzimi. Në vijim mund të mësoni për pesë filma interesant që trajtojnë shkrimtarët dhe përjetimet e tyre, po aq artistik sa librat që botuan.

Barton Fink (1991), regjia: Vëllezërit Coen
barton-fink


Vëllezërit Coen janë të pamëshirshëm dhe mjaft komik kur është fjala për filmat që trajtojnë mendjen si fenomen, ndërsa “Barton Fink” mund të jetë vepra e tyre më e mirë në këtë fushë. Me John Turturro-n dhe John Goodman, filmi bën fjalë për një skenarist njujorkez që udhëton në Los Angjelos për të shkruar skneare filmash. Rezultatet, ndërkaq, janë pamje që më shumë iu ngjajnë 1940-ve ëndërrimtare. Fink vuan nga i tmerrshmi bllokim i shkrimtarit, ndërsa ngjarjet e çuditshme që i ndodhin vazhdimisht, vetëm sa e shpërqendrojnë edhe më shumë nga detyra e tij. Një film unik në llojin e vet.

An Angel at My Table (1990), regjia Jane Campion

an-angel-at-my-table

Biografia e shkrimtares së ndjerë Janet Frame, me regjinë e shkëlqyeshme të Campion, përplot me empati dhe kuptim. Në tri segmentet e filmit, Janet rritet në klasën e mesme, ka një fëmijëri të vështirë dhe diagnostikohet gabimisht me skizofreni. Për tetë vite sa i kalon në spital mendor, ajo vazhdimisht shpërblehet për shkrimet e saj – gjë të cilën ajo e kupton pak para një operacioni të rrezikshëm. Karriera e saj këtu merr një kthesë, që e bën filmin të gjallë dhe tejet të bukur.

Providence (1977), regjia Alain Resnais

providence6

Një histori që shtron dilemat në mendjen e një romancieri, gjatë procesit të shkrimit. Filmi është prekës dhe i bukur, teksa rrëfen historinë e letrarit në moshë, Clive Langham. Gjatë zhvillimit të filmit, kuptohet se skenat e paraqitura në film, nuk janë vetëm copëza që thurin jetën e shkrimtarit, por edhe copëza që thurin romanin e tij. Resnais, si zakonisht, nuk zhgënjen me portretet e veçanta humane.

Starting Out in the Evening (2007), regjia Andrew Wagner

starting-out-in-the-evening

Frank Langella këtu bën një portretizim të shkëlqyer të një shkrimtari, në përshtatjen e romanit të Brian Morton. Bëhet fjalë për një romancier të harruar, Leonard Schilling, si dhe Lauren Ambrose, një studente ambicioze, e cila është e vendosur ta kthejë Schilling-un sërish në skenën publike. Ndër tjerash, filmi premton biseda tejet interesante dhe intelektuale.

Contempt (1963), regjia Jean-Luc Godard

tumblr_mil4v11qQn1qzdf4xo1_500

Natyrisht që këtu nuk mund të mungonte Godard. “Contempt” është një ndër të shumtit filma të zhanrit New Wave, që përpiqet ta përndritë procesin e të shkruarit – dhe se si del arti prej tij. Këtu, një romancier, tashmë i distancuar nga gruaja e tij (luan Brigitte Bardot), merr përsipër të rishkruajë skenarin e “Odisesë” së Homerit. Filmi shtron pyetjen e paevitueshme “arti kundër komerciales”, ndërsa drama e një martese që shkatërrohet është lajtmotivi që bie artistikisht në pah.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)