2016-05-23

EDVIN RAMA NE GOJE TE PARLAMENTIT

11.3.2009
Plas lufta për moralin në kuvend, mazhoranca akuzon opozitën për lakuriqësinë dhe imoralitetin e Ramës 
Imazh

Seanca e djeshme parlamentare në diskutimin e lirë të saj është përqendruar në disa çështje të nxehta, sidomos skandali i fundit “Pango”, ku gjithashtu nuk kanë munguar akuzat dhe kundër akuzat mes dy forcave kryesore politike. Pas skandalit me ish- ministrin e Kulturës, Ylli Pango, maxhoranca ka nisur kundërsulm. Ka qenë deputeti i PD, Aldo Bumçi, i cili është hedhur kundër kryetarit të selisë rozë, Edi Rama. Sipas Bumçit, në krye të Partisë Socialiste është antiteza e moralit. “Nuk ka rëndësi a je votues i djathtë apo i majtë, qytetari Edi Rama nuk mund të jetë përfaqësuesi jot, nuk mund të jetë përfaqësuesi i moralit tënd, përfaqësuesi i familjes tende", tha deputeti demokrat Aldo Bumci. Në kundërshtim të akuzës së Bumçit, reagoi deputeti I PS, Marko Bello, duke u shprehur se "unë habitem se si zini në gojë të mbyturin dhe litarin bashkë me të dhe të mos të përpiqeni të mbroni ata që nuk i mbron dot as Perëndia". Por, akuzat e mazhorancës për ta kaluar turpin nga vetja e tyre kanë vijuar me deputetin, Ferdinand Xhaferi. "Liderin tuaj kërkoni ta bëni kryeministër, megjithëse me pamjen e tij lakuriq ka dashur të dhunojë të gjithë gratë, dhe ka dhunuar të gjitha gratë shqiptare", u shpreh Ferdinand Xhaferri. Për të mbyllur këtë debat, reagoi menjëherë deputeti i PS, Erion Braçe, duke u shprehur se nuk ia vlen të merreni me familjet e të tjerëve. Më pas, dje në kuvend nuk kanë munguar edhe replikat midis ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani dhe deputetit të PS, Erion Braçe për shpërndarjen e letërnjoftimeve. Sipas deputetit socialist numri i personave pa pasaportë që do kenë prioritet në pajisjen me kartë identiteti, është shumë herë më i madh se ai i listave të ministrisë së Brendshme. Fakt ky që është hedhur kategorisht poshtë nga ministri Nishani, i cili ka kërkuar ballafaqim.
"Pushteti vendor në 11 njësi ka gjetur 13 265 emra, ose 60 për qind të listës që ka sjelle Ministria e Brendshme, të cilët mungojnë në këtë listë", vijoi Brace. Ndërsa, Nishani në kundërshtim të deputetit Braçe deklaroi se deri tani janë shpërndarë mbi 20 mijë e 700 letër njoftime, 80% të të cilave për persona të papajisur me pasaportë. Nishani vijoi se afër 200 mijë shtetas shqiptare, deri më datën 7 mars kanë aplikuar në zyrat e gjendjes civile pranë zyrave të aplikimit. Sipas ministrit, deri tani janë shpërndarë rreth 20 mije 700 letërnjoftime elektronike të prodhuara. Dhe në zyrat e aplikimit janë të gatshme për t’u shpërndarë të gjithë letërnjoftimet e atyre qytetarëve shqiptarë që kanë aplikuar deri në fundin e muajit shkurt. "Është një deklaratë tërësisht e pavërtetë. Jo 10 mijë, 20 mijë, apo 30 mijë, por qoftë dhe një emër. Paraqisni listën emërore qoftë dhe me një emër dhe kjo mbetet lehtësisht e verifikueshme", iu përgjigj Nishani. 
Kuvendi miraton krijimin e Agjencisë për Shoqërinë Civile
Pas debatit, kuvendi miratoi me shumicë votash ligjin për “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)”, që synon të kontrollojë mënyrën e përdorimit nga OJF të fondeve që do të jepen nga kjo Agjenci në formën e granteve. Ligji i ri parashikon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma civile në interes të publikut. AMSHC do të jetë enti publik që zbaton procedurat për shpërndarjen e fondeve në mbështetje të shoqërisë civile. Kjo agjenci udhëhiqet nga përparësitë strategjike të qeverisë për zhvillimin e shoqërisë civile. Në përbërje të saj janë 9 anëtarë, nga të cilët 5 anëtarë përfaqësojnë organizatat e shoqërisë civile dhe 4 anëtarë përfaqësojnë institucionet e administratës publike qendrore. AMSHC-ja do të mbështesë dhe asistojë nisma dhe veprimtari me karakter jofitimprurës të organizatave të shoqërisë civile që janë aktive gjatë vitit fiskal në vijim, me përjashtim të partive e organizatave politike, sindikatave, institucioneve fetare. Opozita e mbështeti ngritjen e kësaj Agjensie, duke e vlerësuar si të rëndësishme për t'i prerë rrugën klientelizmit. Në punimet e seancës së sotme u miratua dhe ligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Kombeve të Bashkuara, 'Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...