ZEF PERGEGA
Ne mediat e komunitetit shqiptar te Amerikes nuk me zuri syri ndonje reagim rreth publikimit provokues te Akademise se shkencave te Malit te Zi qe nenkupton per nga veprimi e strategjia se ajo eshte nje shtojce e Akademise jugosllave e ngritur ne themel te Cubrilloviqeve e bishtave te gjarperit serb.
Teme e debatit mediatik nuk arriti te behej ne diasporen shqiptare te Amerikes as kufiri midis Kosoves dhe Malit te Zi edhe pse ai eshte i parashikuar t’i ndaje varret e shqiptareve pergjysem. Heronjt nuk perfillen, stergjysherit shkilen, tradhetaret bejne pazar me tokat shqiptare, te cilet e shesin lire nderin e kombit!
Po po, sot disa shoqata me nje kryetar dhe nje gjysem antar ishin mbledhur jo per kete problem, por se ne Detroit do te ngrihet nje tribumne e madhe e dites se cultures shqiptare, pa asnje njeri qe e perfaqeson kete culture, per ta shqyer mikrofonin me fjalime nga me bajatet qe njeh historia e fjales shqipe.
Po zeri i intelektualit si ai i Ndue Baces, si “Baca” i mbrojtjes se vlerave kombetare eshte nje thirrje per zgjim. Ne nje shkrim te botuar ne Albdreams.net, i cili eshte i plote ne argumentin shkencor behet parzmore trojane e keshtjelles ilire.
Per pavaresine e Malit te Zi, pasi e kishte e humbur me vullnetin e vet me 1918, duke iu bashkuar Federates Jugosllave, ne referendumin e 2006 e rifitoi ate me mbeshtetjen shqiptare.
Nje aeroplan me rreth nje mije shqiptaro-amerikan shkuan e votuan per kete pavaresi, por kjo iu kthye shqiptareve nje njolle e zeze ne kemishen e bardhe te shpirtit te tyre.
Nese kjo deklerate do te behej nga ndonje individ malazez apo politikan ndoshta nuk duhej te merrej me tonin serioz, por kur kete e vulos Akademia kjo nuk mund te mos jete shenj indinjate.
A ka reaguar Akademia Shqiptare dhe ajo Kosovare?!
Nuk kemi degjuar si per shume ceshtje te tjera!
Po nese sipas Akademise malazeze shqiptaret jane agresore, okupatore dhe se kulturen ua imponojne te tjereve nepermes agresionit me qellim per t’i albanizuar…perse i thirren deri ne pergjerim nje mije “agresore” shqiptare ne Amerike qe te votonin per shkeputeshin nga Serbia?!
Ky mashtrim monstruoz vjen nga Akademia malazeze se ka cof ajo shqiptare e ajo kosovare!
Nje reagim i fuqishem vjen nga Keshilli Kombetar i Shqiptareve ne Mal te Zi nga deputetet Nik Gjeloshaj dhe Genci Nimanbegu dhe ai i shoqates “Malesia e Madhe” Nderi I Kombit.
Nuk mund te jesh nderi i kombit nëse me cdo menyre e me cdo kusht nuk i del zot kur dikush e nëpërkëmb dhe mundohet ta perdhose nderin e kombit tënd.
Opinioni ne SHBA e ka mirëpritur reagimin e Shoqates “Malesia e Madhe” dhe me sakte deklaratën e saj te firmosur nga shpetbardhi drejtues Sytki Ndrecaj.
Ndrecaj nuk eshte hera e pare qe ne detin e trazuar te balozeve te zinje anti-shqiptare nuk e ka humbur torruan dhe anijen kombetare si nje timonjer zemerzjarr e ka mbajtur drejt perballe tallazet anti-kombetare. Ai nder te tjera shruan:
“Asnjëherë në historinë shqiptare, arbërore e ilire nuk kemi qënë agresorë ndaj popujve e kombeve të tjerë, faktet flasin se shtete të Ballkanit duke përfshi edhe Malin e Zi nepërmjet agresionit na kanë okupuar troje shqiptare.
Asnjëherë në historinë shqiptare, arbërore e ilire nuk u kemi imponuar kulturën e gjuhën tone ( ndonëse më e vjetra në europë ) popujve apo kombeve të tjerë, faktet flasin se shtete të Ballkanit duke përfshi edhe Malin e Zi ua kanë imponu shqiptarëve kulturen dhe gjuhen e huaj.
Për këtë le të shikohet Rozhaja, Plavë-Gucia, Tivari, Malësia, Ulqini etj.
E megjithate ne shqiptarët kemi lënë pas të shkuaren duke u marrë me të ardhmen integruese euro-atlantike duke u kujtuar malazezëve se ishte vota e shqiptarëve vendimtare në Pavarsinë e Malit të Zi nga Serbia në 2006, ashtu siç jo më larg se dje ishim ne shqiptarët të parët që firmosëm Protokollin e Aderimit të Malit të Zi në NATO dhe nuk jemi të penduar.
Por është pikërisht kjo resto e Akademisë së Shkencave e Arteve të Malit të Zi që na bëjnë të hedhim hapat e matur ” të zemërgjërësisë ” për të hedhur vështrimin e sigurt ndaj trojeve, popullit dhe kombit shqiptar, për rrugën e mëtejshëm në marrëdhënjeve me fqinjët.
Ndaj Shoqata Patriotike ” Malësia e Madhe-Nderi i Kombit ” i bën thirrje Qeverisë dhe Shtetit Malazez që të reagojnë ndaj këtij fenomeni regresiv dhe pa asnjë të ardhme në perspektiven euro-atlantike ku ajo deshiron të shkojë, ashtu siç i bëjmë edhe njëherë thirrje Qeverisë e Shtetit Shqiptar të merrën më shumë me problemet që kalojnë trojet shqiptare jashtë kufirit shtetëror tonin e sidomos me ato të shqiptarëve nën Malin e Zi!”
Se pari i duhet kërkuar me force autoriteteve malazeze nxjerrjen nga qarkullimi te këtij botimi. Duke qene se ne Mal te Zi jeton nje etni shqiptare ne trojete veta duhet qe ne botimin akademik te përfshihen edhe studiuesit shqiptare dhe pasi te marre firmën e nje konsensusi intelektual te botohet libri i ri i Akademise se shkencave malazeze.
Kështu ato do te zbardhin mbiemrin e zi qe u qëndron ne kurriz si nje gunge deveje.
Përshëndetje atdhetare intelektualit dhe publicistit të mirënjohur, zotërisë Zef Pergega, për këtë demaskim publik që i bën Akademisë së Antishkencës së Malit të Zi për fjalorin e turpshëm që ka botuar me përmbajtje antishqiptare.
I dashur dhe i respektuar Zef,
Sllavët mbeten sllavë, që do të thotë se kanë qenë, janë dhe do të mbeten armiq të betuar të kombit shqiptar. Nuk është nevoja të hysh thellë në histori. Mjaftojnë këto dy dekadat e fundit, për t'u bindur se ç'qëndrime të tërbuara antishqiptare kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë sllavoserbët, sllavomaqedonasit dhe sllavomalaziasit kundër kombit shqiptar.
Por zanafillën e tragjedive tona të rënda kombëtare e përbën përçarja mbarëshqiptare, e cila u ka lënë truall të lirë shovinistëve sllavë të shtrembërojnë historinë, duke deformuar të vërtetat historike për etninë shqiptare.
Sllavët dhe grekët, i nderuar Zef, kështu do të vazhdojnë të tallen me ne shqiptarët, përderisa trojet tona etnike, që nga Arta e Preveza e deri në Tivar, nuk do të ribashkohen në një shtet të vetëm kombëtar, me një stem dhe një flamur. Shembja e sistemit komunist duhej të kishte shërbyer si sinjal që mbarë kombi shqiptar të çohej peshë më këmbë dhe t'i kërkonte me ngulm Bashkimit Evropian zhbërjen e padrejtësisë kriminale të Konferencës së Londrës dhe thirrjen e Konferencës Londra 2 për ribashkimin e trojeve tona etnike.
Normalisht, në ballë të Lëvizjes për Ribashkim Kombëtar, duhej të vihej klasa politike shqiptare në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup.
Por, përsëri për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, klasa politike e trekëndëshit në fjalë, rezultoi klasë politike mercenare, tradhtare e interesave kombëtare.
Klasa politike e Tiranës është mercenare e shovinizmit grekokaragjoz dhe ndodhet nën pushtetin e Janullatosit, klasa politike e Prishtinës është mercenare e shovinizmit serbokaragjoz, e cila ka firmosur për krijimin e një mikroshteti serb në territorin e Kosovës përmes bashkësisë së komunave serbe, klasa politike shqiptare në Shkup është mercenare e sllavomaqedonasve.
Kjo është edhe arsyeja që nuk ka asnjë reagim nga Tiranam, nga Prishtina dhe nga Shkupi kundër fjalorit shovinist të malaziasve.
Edhe akademitë e shkencave të Tiranës dhe të Prishtinës janë shtojca të politikës mercenariste të klasës politike respektive, prandaj edhe heshtin paturpësisht për shpifjet që hedh në tregun e gënjeshtrave paçavureakademia malaziase.
Edhe një herë urime atdhetare për reagimin tuaj intelektual.
Me respekt dhe mirënjohje,
Eshref Ymeri
Sinsinati, Ohajo
23 maj 2016