2016-05-23

“Përtej së majtës dhe së djathtës”, padia e divorcit e Matilda Makoçit ndaj Edi Ramës dhe diplomatët e huaj që mbështesin Ramën



Nga Kastriot MYFTARAJ 

Edi Rama, nga njëra anë kërkon publikisht që të ndërpriten komentet për historinë e prishjes së familjes së tij, në anën tjetër jep arsye të reja për të cilat detyrimisht duhet marrë me këtë histori. Kur Edi Rama ngriti lart në emisionin “Top story” të Sokol Ballës librin e studiuesit britanik, Anthony Giddens “Përtej së majtës dhe së djathtës”, kjo duhet parë jo si një nxitje për t’ u marrë me devizën politike të Edi Ramës, por pikërisht me historinë e prishjes së familjes së Edi Ramës. Emri “Anthony Giddens” nuk është aspak intrigues për profilin politik të Edi Ramës, sa kohë që Edi Rama ka si numrin dy në parti Gramoz Ruçin, ish-shefin e fundit të policisë sekrete komuniste që është ende në një pozitë të lartë drejtuese në një parti të majtë në vendet ish-komuniste. Imazhi ogurzi i Gramoz Ruçit nuk mbulohet dot me librin e Anthony Giddens. Gramoz Ruçi në krah të Edi Ramës, si numri dy në parti, tregon se Edi Rama gjendet në krye të PS jo si një politikan i ri reformator, por si administrator i trashëgimisë së ish-nomenklaturës sunduese të regjimit komunist, nga e cila Edi Rama e ka origjinën. 
Përndryshe emri i Anthony Giddens është mjaft intrigues sa i përket aspektit privat të jetës së Edi Ramës. Këtë gjë e kupton çdo njeri që njeh veprën e Anthony Giddens, i cili para se të jetë politolog është sociolog, që në librat e tij është treguar shumë i shqetësuar për shtimin e numrit të divorceve në familje dhe për dhunën e krimin në familje. Nëse do ta shohim Edi Ramën nën dritën e librave të Anthony Giddens, atëherë nuk ka ndonjë vlerë të madhe që të shihen fjalimet e Edi Ramës, nga pikëpamja e librit të Anthony Giddens “Përtej së majtës dhe së djathtës”, për të parë nëse Edi Rama del një politikan i ri i formatit përtej së majtës dhe së djathtës, siç e ka modeluar Anthony Giddens. Ajo që duhet bërë është që, të shihen padia e divorcit që Matilda Makoçi paraqiti në gjykatë ndaj Edi Ramës, si dhe shoku i thellë psikik që ajo kaloi pas lindjes së djalit, si dhe sjellja e mëvonshme e Edi Ramës me ish-gruan, nga pikëpamja e studimeve sociologjike të Giddens për konfliktet dhe dhunën në familje, për të parë se çfarë tipi social rezulton Edi Rama, sipas Anthony Giddens. 
Gjithsesi, ironikisht ka një lidhje midis librit të Anthony Giddens “Përtej së majtës dhe së djathtës” të cilin Edi Rama e tregoi në emisionin “Top story” të Sokol Ballës dhe padisë që ish-gruaja e Edi Ramës, Matilda Makoçi bëri ndaj këtij të fundit në gjykatën e Tiranës në vitin 1991? Sikur Matilda Makoçi të mos e kishte paditur Edi Ramën në gjykatë për të kërkuar divorcin me të në vitin 1991, lidhja mes Edi Ramës dhe studiuesit Anthony Giddens do të ishte fakti që Anthony Giddens ështe një sociolog i cili ka studiuar dhe dhunën në familje, ndërsa Edi Rama autor i një krimi në familje. 
Nga intervista e ish-vjehrrës së Edi Ramës para pak kohësh na është konfirmuar fakti se Matilda Makoçi kishte pësuar një shok të fortë psikologjik në periudhën pas lindjes së djalit, çka e detyroi të kërkonte divorcin. Shkakun e kësaj traume nuk e ke të vështirë që ta kuptosh mjaft që të sjellësh ndërmend pamjen e Edi Ramës kur doli në rrugët e Tiranës me një sëpatë në dorë për të prerë një shtyllë telefoni. Anthony Giddens vështirë se do të shihte këtu një gjest përtej së majtës dhe së djathtës, por më tepër një gjest me anë të së cilit Edi Rama shprehte dhunën e brendshme, të ndrydhur. Kur sjell ndërmend imazhin e Edi Ramës me sëpatë në dorë nëpër rrugët e Tiranës, nuk e ke të vështirë që të kuptosh se si do të kishte përfunduar martesa e Edi Ramës, sikur Matilda Makoçi të mos kishte kërkuar divorcin. 
Sigurisht që kjo histori do të kishte përfunduar si ajo e atyre familjeve të tjera shqiptare që kanë mbushur statistikat e krimit brenda familjes në Shqipëri. Shumë krime brenda familjes në Shqipëri, e kryesisht vrasje të grave nga bashkëshortët e tyre, do të ishin evituar sikur këto gra të kishin pasur kurajën të dorëzonin një padi për zgjidhje martese në gjykatë. Por ato nuk e bënë këtë gjë për shkak të mentalitetit tradicional që i kultivonte gruas nënshtrimin ndaj burrit. Matilda Makoçi nuk pati fatin e tyre se ajo ishte një femër e emancipuar dhe nuk hezitoi që të bënte një padi në gjykatë. Kjo gjë qartësisht i shpëtoi jetën asaj, por e shpëtoi dhe Edi Ramën nga fati i keq i kriminelit. 
Të gjithë ata që e njohin Edi Ramën e kanë të qartë se, në rast se Matilda Makoçi nuk do të kishte bërë padinë në gjykatë për të zgjidhur martesën me Edi Ramën, ky i fundit sot do të ishte një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas, në rast se nuk do të ishte dënuar me vdekje dhe ekzekutuar, se në vitin 1991, dhe në vitet pasues, ishte ende në fuqi dënimi me vdekje. Edi Rama kishte vetëm një mundësi për t’ i shpëtuar fatit të të dënuarit, që ekspertiza mjeko-ligjore ta nxirrte anormal nga ana psikike, pra të papërgjegjshëm, gjë që ka shumë mundësi të kishte ngjarë. Në këtë rast Edi Rama do të mbyllej përjetësisht në çmendinë. 
Në atë kohë emri dhe bëma e Edi Ramës do të qarkullonte në mediat ndërkombëtare, e përzgjedhur nga ata që donin të denigronin njeriun shqiptar, duke thënë se ja çfarë bën një piktor dhe intelektual shqiptar. Anthony Giddens, si ndjekës i vëmendshëm i këtyre lloj lajmeve për shkak të profesionit, me siguri që do ta kishte dëgjuar këtë lajm, dhe do ta kishte përmendur në ndonjë nga librat e tij. Në vitet e mëpasme Edi Ramës sot do t’ i përmendej emri publikisht vetëm kur ishte fjala për krimin në familje dhe fytyra e tij do të shfaqej në ekrane vetëm kur ndonjë OJF do të bënte ndonjë takim me të burgosurit. Në vitin 1997 Edi Ramës do t’ i ishte dëgjuar emri vetëm se ai do të ishte arratisur nga burgu, ose nga çmendina, dhe nëse arrinte të dilte jashtë vendit, duke shkuar ndoshta në Francë, do të dëgjohej përsëri për të vetëm kur të kapej dhe të ekstradohej në Shqipëri. Kështu që Edi Rama, në 1998, nuk do të vinte në Shqipëri nga Franca si intelektual i mërguar për shkak të përndjekjes që i bëri Berisha, i ftuar nga kryeministri Nano të merrte një portofol në qeveri, por si kriminel i ekstraduar, të cilin e priste burgu ose çmendina. 
Do të ishte shumë interesante sikur të bëhej një takim mes Edi Ramës dhe Anthony Giddens, në rast se ky i fundit do të ftohej në Shqipëri para zgjedhjeve të qershorit. Kjo do të ishte me të vërtetë një gjë shumë ironike se Edi Rama është pikërisht tipi i njeriut të cilin Anthony Giddens e përcakton si destruktiv për shoqërinë në studimet e veta sociologjike, jo më ta shikojë si njeriun e përshtatshëm për t’ u bë lider politik dhe qeveritar, i cili do të zbatojë vizionin e Giddens të politikës “përtej së majtës dhe së djathtës”. Edhe më tragjikomik është fakti se Edi Rama, njeriu i cili po të mos ishte shpëtuar nga padia e ish-gruas, do të ishte shembull i keqtrajtimit ekstrem të femrave, na vetparaqitet sot si kampion i kauzës së lançimit të femrave në politikë?! 
Në rast se Anthony Giddens, në cilësinë e studiuesit, do të njihej me historinë e Edi Ramës, ai me siguri që do ta gjente shumë domethënës faktin që në kohën kur Edi Rama më në fund ka vendosur të flasë për historinë e prishjes së familjes së tij, ish-gruaja e Edi Ramës hesht, ndërsa flet nëna e saj dhe ish-vjehrra e Edi Ramës. Kaq i thellë është shoku që Edi Rama i ka shkaktuar ish-gruas së tij, dhe kaq i thellë është destruktiviteti i Edi Ramës si tip. 
Diplomatët e huaj në Tiranë, të cilët e shohin Edi Ramën të dalë para kamerave duke ngritur lart librin e Anthony Giddens “Përtej së majtës dhe së djathtës”, e dinë mirë të vërtetën se me cilën pjesë të veprës së Giddens është kompatibël Edi Rama, me atë të politologut Giddens, apo me atë të sociologut Giddens. Ambasadori amerikan Withers. i cili e ka bërë zakon që të shkojë dhe të tregojë përralla në shkollat fillore dhe kopshtet e fëmijëve e di mirë se, sipas standardeve që ka vendosur Giddens në veprën e tij, Edi Rama nuk mund të jetë, jo më një politikan i ri përtej së majtës dhe së djathtës, të cilit mund t’ i besohet drejtimi i qeverisë, por as një njeri të cilit mund t’ i besohet drejtimi i një kopshti fëmijësh. Ambasadori amerikan dhe diplomatët e tjerë të huaj në Tiranë, të cilët mbështesin Ramën, e dinë mirë se Rama gjendet sot i lirë, dhe luan komedinë e politikanit të ri, vetëm se ish-gruaja e tij, bëri një padi divorci në gjykatë ndaj Edi Ramës, para se Edi Rama të bënte atë veprim që do ta çonte në gjykatë të lidhur me pranga si kriminel i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e gruas. Derisa ka diplomatë të huaj relevantë që mbështesin një njeri të tillë, atëherë do të thotë se në disa kancelari relevante ka një projekt shumë të mbrapshte për Shqipërinë. 
Studiuesi Anthony Giddens do ta kishte të qartë gjithçka sa i përket historisë së Edi Ramës, nëse do të kishte lexuar një shkrim të Edi Ramës të botuar në 1997, ku Edi Rama thotë se gjatë një udhëtimi që kishte bërë jashtë vendit në fillim të viteve ’90, kishte takuar disa emigrantë shqiptarë që punonin si pederastë me pagesë në një stacion treni. Edi Rama thotë se u drejtoi pyetjen: “ Po kryesisht bëni punën pasive apo aktive?” (Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41) 
Njëri nga ata i përgjigjet: “E di si, ja mendoje vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë dhe të fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë mut me loqe e në fund të fundit të marrësh po ato para?!” (po atje f. 41-42) Dhe Edi Rama pasi dëgjon këto fjalë tregon se edhe vetë hyri në dilemë: «Vërtet, si është më mirë?! Përsërisja si i dehur vetmëvete teksa kthehesha për të kushedisatën herë tek mullari”.(po atje: f. 42) 
Anthony Giddens do ta kishte kuptuar se Edi Rama është një tip psikologjikisht i prirur për të qenë asocial, madje antisocial, për shkak të dyzimit të tij seksual, të cilin duket qartë se e ka zgjidhur në dobi të anës homoseksuale të tij, dhe mosdashjes për ta pranuar publikisht këtë, aq më tepër sot që është bërë lider politik. Anthony Giddens nuk ka ndonjë gjë kundër homoseksualëve, madje ai është tolerant ndaj tyre, por si studiues sigurisht nuk mund të mos e shikojë si tip me trauma të thella një homoseksual që përpiqet të mbulojë këtë anë të vetën, kur është lider politik. Anthony Giddens do ta kishte kuptuar sigurisht se përse mbështetet një njeri i tillë nga diplomatët e huaj. 

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...