2016-05-22

azhdojnë reagimet për skandalin që LDK krijoi me Donika Gërvallën

Skandali që krijoi Lidhja Demokratike e Kosovës me anëtaren e saj, Donika Gërvalla, e cila nuk është lejuar të hyjë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të LDK, po vazhdon të komentohet me tone reaguese ndaj udhëheqjes së LDK-së.

Donika Gërvalla nuk është lejuar të hyjë në sallë. E kanë nxjerrë zvarrë nga hapësirat ku po mbahej mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka qenë lajmi që është publikuar në media për këtë ngjarje skandaloze, që askush nga udhëheqja e LDK-së nuk po skuqet se lere më t’i shkoi dikujt mendja për të dhënë përgjegjësi publike për një akt të tillë tejet të turpshëm ndaj një veprimtareje pikërisht të LDK-së dhe bijës së patriotit Jusuf Gërvalla.
image
Ky ishte skandali i dytë i LDK-së me Donika Gërvallën, e cila vitin e kaluar bashkë me përfaqësues të Degës së së LDK-së të Gjermanisë nuk ishte lejuar të merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të LDK, kur kryetar i partisë u rizgjodh Isa Mustafa pa asnjë kundërkandidat.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili e ka cilësuar si të gabuar sjelljen ndaj Donika Gërvallës dhe ndalimin e saj që të hyjë në një mbledhje të kësaj partie.

“Burra, gabuat me Donika Gërvallën”, shkruan deputeti Gashi në llogarinë e tij në Facebook, duke rikujtuar tërheqjen zvarrë të veprimtares nga sigurimi që qëndronte në hyrje të sallës ku mbahej takimi.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reguar ndaj përjashtimit dhe tërheqjes zvarrë të zonjës Donika Gërvalla nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Bulliqi i ka quajtur pamjet si të turpshme dhe ka bërë një ndërlidhje me kohërat e kaluara kur mbretëronte totalitarizmi.

“Pamjet e turpshme që pamë para dyerve ku mbahej tubimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, na e përkujtuan një periudhe jo të largët, të një diktature totalitare që vepronin njëjtë, si sot me Donika Gërvallën ndaj mendimit dhe fjalës së lirë.

Një lidership i tillë mosdurues dhe jo tolerant ndaj fjalës se lirë dhe mendimit ndryshe të anëtarëve të vetë si dhe injorant dhe mosbesues në profesionalizmin dhe ekspertizën e njerëzve të vetë është i prirë drejtë vetëshkatërrimit dhe tkurrjes dhe rrugës drejt autokracisë klanore“, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj partisë së tij, për sjelljen që ka treguar me Donika Gërvallën. Ai thotë se me këtë veprim, LDK-ja i ka shkaktuar dëme shumë vetvetes.

“Ne nuk guxojmë të lëndojmë besimin e elektoratit besnik në vlerat që përfaqëson LDK-ja. Ne nuk guxojmë të nëpërkëmbim kontributin 25-vjeçar të veteranëve të LDK-së, sidomos elektoratin e diasporës. Ne jemi aty për ata. Ne duhet të dëgjojmë zërin e tyre”, ka thënë ai.

Sjelljen ndaj saj e ka dënuar më herët edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe shoqëria civile, veçmas Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.

Sipas kryetares së Gjakovës, Kusari-Lila, skenat e tërheqjes zvarrë të Donika Gërvallës nga Këshilli Përgjithshëm i LDK-së janë aq të trishta sa të sjellin mosbesim se mund të jenë të vërteta. Ajo nënvizon se kishte mbetur e mpirë teksa shikonte raportimet mediale lidhur me atë skenë dhe shton se dikush që e urdhëron atë skenë është përgjegjës.

Njohësi i rrethanave politike, Halil Matoshi, e rastin me Donika Gërvallën e ka quajturskandal të paparë deri më tash, ndërsa Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka cilësuar si një parti neveritëse, duke theksuar se kjo parti nuk përfaqëson demokracinë.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...