2016-05-22

Polici i Kosovës ,Lutfi Menxhiqi, shpëtuesi i trefishtë i jetëve të të tjerëve

Njerëzit tregojnë humanitetin në mënyra të ndryshme për të ndihmuar qytetarët me gjendje të rëndë ekonomiko-sociale që sado pak t’i kalojnë çastet e rënda të jetesës, me shpresën se do t’u vijnë ditë më të mira.

image
Por, 45 vjeçarit Lutfi Menxhiqi, kampion bote në artet marciale, ish-luftëtar i UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë dhe tash pjesëtar i dalluar i Policisë së Kosovës, nuk i dhimbset as jeta e tij për ndihmë ndaj njerëzve.
Polici i Kosovës, Menxhiqi, ka shpëtuar tre persona, madje njërin prej tyre duke tentuar të bëjë vetëvrasje. I ulur në një nga restorantet në kryeqytet, teksa tymoste cigaren, ai rrëfen për KosovaLive se si ka qenë shpëtues i tri jetëve që nga vitet e nëntëdhjeta e deri më 2009.

menxhiqi12
I plagosuri gjatë luftës së fundit në Kosovë, Menxhiqi flet me keqardhje për rastet e shpeshta të vetëvrasjeve në Kosovë, mirëpo shprehet se çdo herë është i gatshëm të sakrifikoj për vendin dhe popullin e Kosovës.
“E dua vendin dhe popullin e Kosovës. Nuk mund të rri, kur ka ndonjë rast që mund t’i ndihmoj dikujt”, shprehet Menxhiqi.
Ai mbanë të freskët në kujtesën e tij rastin e fundit të një personi N.N (emër i njohur për redaksinë) nga Komuna e Dragashit, i cili tentonte t’ia ndërprente vetes jetën.
“Kam qenë në ndërrimin e punës në Stacionin Qendër të Policisë në Prishtinë, kur kemi marrë një thirrje, që një person po tenton ta mbys veten, duke kërcyer nga kulmi i një ndërtese shtatë katëshe”, tregon Menxhiqi, duke shtuar se menjëherë pas telefonatës, ai së bashku me një toger kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Pasi kanë hipur në katin e shtatë të ndërtesës, ndonëse togeri ishte djalë hasreti, Menxhiqi thotë se nuk ka dashur ta lë atë që ta rrezikoj jetën e tij, por ka filluar të merret vet me të.

mirenjohje2
menxhiqi12
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ishte njoftuar nga shoku i N.N se fillimisht kishte tentuar të mbytet në tela të rrymës, por siç thotë ai, fatmirësisht në ato qaste s’ka pasur rrymë në ndërtesë dhe nuk ia ka arritur ta bëjë atë që ka menduar. Pas këtij tentimi, N.N kishte hipur në katin e shtatë dhe ishte vendosur në cep të kulmit të ndërtesës në lagjen Pejton në Prishtinë.
“Për shkaqe sigurie jam lidhur me një litar për beli. U mora vesh me kolegët e mi që nëse arriti ta kapi atë, mos të më tërheqin lartë, por vetëm të më mbajnë për litari që mos të biem të dytë”, rrëfen Menxhiqi ato qaste të papërballueshme, duke thënë se është ofruar te N.N dhe është marrë me të diku për gjysmë ore, duke e bindur që mos të kërcej.
Më vonë thotë se ka arritur edhe psikologu, mediat e policia. Mirëpo, falë aftësive të mira komunikuese të tij, psikologu i kishte thënë që të vazhdojë komunikimin me të, sepse pavarësisht se ishte psikolog nuk ka mundur ta përballoj atë situatë të tillë.
“Në ato momente jam bërë hoxhë, mjek, pedagog, psikolog, gjithçka, mirëpo nuk u bindke, ka qenë e kotë. Si i afrohesha më ngatë, ai tentojke të kërcej”, thekson Menxhiqi, duke humbur shpresat se mund të bëjë më të mirën për ta shpëtuar jetën e tij.
 menxhiqi15
Si “Superman” në rolin e shpëtimtarit
Megjithatë, pas orvatjeve të policit shpëtimtar, për ta bindur që mos të kërcej, N.N. më në fund kishte vendosur që të hedhet nga ajo lartësi.
“Si ka qenë ulur në qosh të kulmit është drejtuar nga ne, sikur të na jepte lamtumirën e fundit dhe është bërë gati për të kërcyer, por unë kam reaguar shumë shpejt dhe e kam kapur. Kolegët më tërhiqnin me litar që mos të bie edhe unë pas tij. Litari më shtrëngojke shumë në bark dhe gjatë karrierës time në sportet marciale i kam thyer tri herë brinjët dhe në ato momente mi ka thyer sërish litari. Por, pavarësisht dhimbjes që kisha atë nuk e lëshoja nga dora”, tregon rastin rrëqethës Menxhiqi.
mirenjohje2
Me buzëqeshje thotë se ato qaste kanë qenë si në xhirime filmike, sepse N.N. i rrëshqiste nga dora, pasi që kishte filluar t’i zhvishej edhe xhaketa. Në ato tentime duke e mbajtur për disa minuta, ai thotë se i kishte ardhur një moment shumë i rëndë nga dhimbtë që i shkaktonin brinjtë e thyera, sepse kolegët e tërhiqnin nga lartë.
“Nuk kisha zë që t’iu thosha mos më tërhiqni, por vetëm më mbani. Ta lëshoja nga dora N.N., më dukej se po e mbyti vet. Ai nuk ndërpriste lëvizjet në tentim për të më shpëtuar nga duart dhe të bie poshtë. M’u lodh dikur shpirti edhe mua, duke e mbajtur atë me dorë, mirëpo një shok i N.N ka ardhur lartë dhe më ka ndihmuar. Në ato qaste edhe zjarrfikësit i zgjatën shkallët lartë dhe e kanë kapur nga poshtë”, tregon Menxhiqi çastet më të rënda të jetës së tij duke e parë vdekjen edhe ai me sy.
Pasi e ka shpëtuar herën parë, tentimi i tij i dytë vetëvrasës ishte në katin e gjashtë, duke u orvatur të kërcejë përmes një dritareje në korridor të ndërtesës. Në ato momente Menxhiqi menjëherë i ka përdorur teknikat e arteve marciale, duke e goditur N.N. në nofull për t’ia humbur vetëdijen.
“E kam futur brenda në dhomë dhe pasi që i ka ardhur vetëdija, për të treten herë ka tentuar të mbytet përmes rrymës elektrike, por nuk e kam lënë ta bëjë një gjë të tillë. Mjekët e kanë kapur, i dhanë një qetësues dhe e dërguan në spital”, thotë Menxhiqi, duke shtuar se në ato momente ishte i lodhur, i dërrmuar, gjatë tentimeve për ta shpëtuar N.N.
menxhiqi15
Ai nuk mund t’i harrojë dhimbjet e mëdha si shkas i thyerjes së brinjëve nga litari që ishte i lidhur.
“Mu paralizua trupi nga dhimbjet e papërshkruara që më kapluan, pasi që m’u thyen brinjët”, thotë ai.
Megjithatë, ai ndjehet shumë mirë pas këtij rasti dhe thotë se edhe nëse i jepet mundësia në raste për të shpëtuar jetë, çdo herë është i gatshëm. Ai thotë se N.N tashmë është mirë mendërisht, është stabilizuar dhje vazhdon jetën. Por, pas këtij rasti shpëtues, Menxhiqit, për dy vjet i ishte shfaqur si një lloj fobie, por tashmë thotë se e ka tejkaluar atë dhe është mirë.
“Në gjumë shpesh mu paraqitke në ëndërr ai djali sikur kërkojke ndihmë e s’mundesha me ndihmuar, por kaloj edhe kjo”, thotë ai.
 menxhiqi8
Shpëtues i jetëve edhe jashtë Kosove
Menxhiqi, i cili nuk kursen asgjë për solidaritet, tregon për një rast tjetër në vitin 1993 në Maqedoni. Ishte duke ardhur nga Belgjika për në Kosovë, pasi që, siç thotë ai, në atë kohë situata ka qenë e tillë dhe se udhëtimet nuk i kanë bërë përmes Serbisë. Në kufirin Kosovë-Maqedoni, ai thotë se ka qenë me Lulzim Jasharin, kampion në bodibuillding, ku kishin hasur në një aksident trafiku.

menxhiqi16
“Kam dalë të shikoj se çka ka ndodhur, një veturë kishte filluar ta kaploj zjarri, ndërsa shoferi ishte brenda saj dhe ishte pa vetëdije. Askush nuk i ofronte ndihmë, e kam hap derën e veturës dhe kam filluar ta tërheq, por nuk mundesha, sepse ishte vështirë. Ka ardhur edhe Lulzimi dhe e kemi nxjerrë jashtë, ndërsa këmba i ishte thyer, vetëm lëkura ja mbante”, thotë ai, duke shtuar se edhe kolegu i tij nuk ka mundur ta përballojë atë situatë dhe ishte larguar.
“Lulzimi kur e ka pa ashtu është larguar, unë atë e kam ngrehur zvarrë dhe e kam larguar në zonë sigurie. Deri sa e largova, veturën e kaploi flaka të tërën. Ja kam dhënë ndihmën e parë, ja kam kthyer frymëmarrjen, pulsin, dhe është kthjell shoferi”, tregon ai.
menxhiqi5

Një rast tjetër Menxhiqit i kishte ndodhur në Belgjikë në vitin 1992, kur ka shpëtuar një fëmijë nga goditja e një veture, e cila ecte me shpejtësi të madhe. Në një qytet të Belgjikës, kishte qenë duke shëtitur me shokë, derisa përballë tyre ka qenë një fëmijë me nënën e vet duke ecur të kapur për dore.
menxhiqi10
menxhiqi8
Ai kujton çastin kur papritmas fëmija i ka ikur nënës së vet nga dora dhe ka dalë në rrugën ku qarkullonin automjetet.
“Kur e kam pa që po e godet vetura, kam kërcyer në rrugë dhe e kam kapur fëmijën, ndërsa vetura më goditi në këmbë, kam rënë mbi veturë dhe jam përplasur në tokë, por jam munduar që fëmijën mos ta lëshoj nga gjiri”, shprehet Menxhiqi, të cilit në ato momente i kujtohen se ka dëgjuar zëra të qytetarëve duke bërtitur.
Mirëpo, ai thotë se fatmirësisht kur është ngritur, fëmija nuk kishte pësuar ndonjë lëndim.
“Ja kam dorëzuar fëmijën nënës së tij dhe kam vazhduar rrugën tutje”, thotë ai.
Për rastin në Kosovë, Menxhiqi thotë se është shpërblyer me një mirënjohje në kuadër të Stacionit të Policisë – Qendër. Ndërsa pas një viti, është shpërblyer me medalje për shpëtim jete.
Lutfi Menxhiqi ka qenë kampion bote i arteve marciale në vitin 1995 në Gjermai, ka kontribuar si ushtar i UÇK-së dhe tashmë është pjesëtar i Policisë së Kosovë. Për shtatë vite ka punuar në Shkollën e Policisë në Vushtrri, si instruktor i arteve marciale, ndërsa tash është në Drejtorinë e krimeve ekonomike në Stacionin e Policisë – Qendër në Prishtinë.
menxhiqi10
menxhiqi5
menxhiqi16

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...