2016-05-22

Higjiena në burgjet e Kosovës, sipas KMDLNJ-së, në gjendje të mjerueshme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në një raport të tij ka vlerësuar se higjiena në burgjet e Kosovës është në gjendje të mjerueshme.
image
Sipas këtij raporti, banjat në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë të vendosura nëpër dhoma bashkë me tualete dhe gjendja e tyre është jashtë çdo standardi, kurse disa pavijone i kanë banjat dhe tualetet të përbashkëta për secilin krah, por pastërtia e tyre nuk është në nivel të duhur.

Raporti i KMDLNJ-së thekson se në këtë qendër nuk ka ujë të ngrohtë rregullisht, pos dy herë në javë dhe si pasojë e kësaj të dënuarit janë të detyruar të improvizojnë metoda të rrezikshme për ngrohjen e ujit.

Të burgosurit kanë ankesa në cilësinë e produkteve higjienike. Higjiena e dhomave dhe rrobave është e pamundur të mbahet për shkak të problemeve me lagështi. Si dhe në shumicën e pavijoneve nuk ka çarçafë dhe mbulesa për jastëk që disa muaj.

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe Femra në Lipjan banjat në pjesën e femrave janë të përbashkëta, ndërsa tualetet janë nëpër dhoma dhe janë të hapura, por në shumicën e tualeteve ka rrjedhje të ujit. Nëpër dhoma dhe korridor ka lagështi dhe mbajtja e pastërtisë është e vështirësuar.

Furnizimi me ujë të ngrohtë është i kënaqshëm. Çarçafët ndërrohen dhe pastrohen çdo 15 ditë, ndërsa rrobat pastrohen në lavatriqe çdo javë. Furnizimet me mjete higjienike janë në nivel, por cilësia është shumë e dobët.

Në pjesën ku janë të miturit banjat janë të përbashkëta, por në shumicën e tualeteve tavani është i mykur nga rrjedhja e ujit, ndërsa pastërtia nuk është në nivel. Furnizimi me ujë të ngrohtë është i kënaqshëm dhe të miturit pastrohen 3-4 herë në javë.

Mbulesat ndërrohen dhe pastrohen çdo 15 ditë, ndërsa rrobat pastrohen në lavanderi çdo javë. Furnizimet me mjete higjienike janë në nivel, por cilësia është e dobët, thuhet në raport.

Edhe në Burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc, sipas KMDLNj-së, të gjitha dhomat-qelitë janë të pajisura me banjo, të cilat nuk janë të ndara nga hapësira tjetër e dhomës. Banjot e pastrimit janë të përbashkëta dhe i kanë të ndara ditët e pastrimit.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...