2016-05-23

- ANETA RAMA - NENA E EDVIN KRISTAQ RAMES






Zonja Aneta, kur djali juaj Edi Rama akuzoi Kristaqin për baba të djalit të tij, ishte normal apo i sëmurë psiqik?


Zonja Aneta, ju më në fund po përdoreni nga djali, jo më në funksionin e nënës. Ju keni dalë publikisht në mbrojtje të djalit tuaj, gjë që më mirë se kushdo e dini vetë ju, se është e pamundur që njeriu që nuk mund të mbrohet në këtë botë nga bëmat e veta, është vetëm Edi Rama, i cili ka konsumuar në jetën e deritanishme të tij, të gjitha veset, perversitetet, intrigat, që do t’i kishte zili edhe Atlasi i Sodomës dhe Gomorrës. Por ju jeni nënë dhe në këtë pikëpamje është krejt e drejtë që ju të përpiqeni disi, por është kriminale zonjë, që fatkeqësinë tënde familjare, për një bir - që mos e pastë as hasmi - ta kalosh në fatkeqësi publike. Është fatkeqësi që bëmat e tij, brenda mureve të shtëpisë apo jashtë saj, t’i shndërrosh në atentat kundër qytetarëve. Aq më shumë, që pirati yt tani është Papë i socialistëve.
Por ty askush nuk do të të lejojë që, për të fshehur të vërtetat e zeza të tët biri, që ti i di me orë, me minuta, me sekonda, ti të përdorësh instrumente që janë për t’u shërbyer njerëzve fisnikë, njerëzve të ndershëm, njerëzve që kanë zgjedhur që në jetën e tyre dhe në këtë botë të jenë në krah të së mirës, në krah të qytetarëve e në krah të vendit të tyre.
Fatkeqësia jote familjare, zonja Anetë, nuk mund të lejohet që të kthehet në fatkeqësi kombëtare, se njëherë e pamë me Enver Hoxhën. Nëna e Enver Hoxhës, kur i vdiq njëri djalë, Beqiri, pat thënë në mes të grave: “më vdiq i miri dhe mbeti rezili”. Dhe ky rezil e mundoi këtë popull për 50 vjet me vrasje, me burgje, me uri, me tmerre... Dhe ju keni qenë në krahun e rezilit... por dy herë me rezilët, ky popull nuk do të ta lejojë. Kjo Shqipëri do ta ndalojë “rezilin 2”. Pavarësisht se atë e gënjen mendja dhe miladini përkatës i tij. Këtë radhë ky miladini mund ta ketë tjetërsoj emrin, por Shqipëria nuk do ta gëlltisë, do ta ndalojë.
Imazh

Ju fare mirë, përpiqeni të thoni që djali juaj nuk është mjekuar për sëmundje psiqike, por duhet t’i përgjigjeni pyetjes që u kemi bërë në titull të këtij shkrimi. Yt bir, që s’lë pa shpifur çdo gjë në faqe të dheut, vetëm një gjëje nuk do t’ia mbërrijë, që të blejë të shkuarën e vet. Rrini zonjë në pozicionin e nënës, se nuk keni vuajtur pak nga djali juaj. Nuk ka pse të vuajnë nënat e tjera shqiptare, ato që ke vuajtur ti nga yt bir. Se keni shumë pyetje për t’iu përgjigjur, se para jush do të shtrohen shumë pyetje të tjera, lidhur me djalin tuaj. Jeta çfarë nuk ka e çfarë nuk sjell, por atë që të solli fati ty në derë, me tët bir, kursejuani shqiptarëve, që kanë vuajtur jo pak, edhe pa mysybetet e tët biri.
Në çdo orë e në çdo minutë mund të ngrihet një pyetje për ju zonjë, lidhur me “rezilin 2”. Ty s’të vjen mirë, por në historinë e këtyre punëve, ka pasur nëna që i kanë dashur më shumë se veset e të birit, vlerën e jetës, të qytetarëve dhe të bashkëkombasve. Ka pasur nëna që i kanë mallkuar pjellat e zeza, por ti je Kolekë e s’mund të shkosh deri atje, por të paktën, mbaje në shtëpi vrerin dhe hallin tënd. Mos e derdh nëpër rrugët e Shqipërisë, se pastaj ligjësitë janë si lumenjtë, si përrenjtë... nuk dihet çfarë mund të sjellin. Fati i së keqes kur mbrohet është zi e madhe për mbrojtësin. Gjithnjë flasim për daljen në dritë të diellit të të vërtetave ca më larg se deri tani.
20-12-2009 / Gazeta 55

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...