2016-05-23

Femrat viktima të dhunës fizike dhe psikologjike të Edvin Ramës


Kryetari i PS-së, Edvin Rama, gjysmën e jetës së tij e ka kaluar (22 nga 45 vjet), i ka kaluar duke qenë jo aq në qendër, se sa protagonist i marrëdhënieve të tij, jo për tu marrë shembull, me femrat e jetës së tij.
Në vitin 1987, kur ai sapo i kishte kapërcyer 23 vjeç, celebrohet në martesë me aktoren e mirënjohur të atyre viteve, Matilda Makoçin. Lidhja e cila kaloi për atë kohë, me komente të ndryshme, nuk zgjati as katër vjet e gjysmë. Në vitin 1991, bashkëshortët Rama-Makoçi, divorcohen.
Ngjarjet deri para divorcit, por për më tepër rrjedhja e tyre pas divorcit, janë shumë të dhimbshme, sepse ndërsa Edvin Rama xhelozohej edhe për babanë e tij, të cilin e akuzonte deri edhe për marrëdhënien e bashkëshorten e tij, realisht, bashkëshortja e tij po pësonte një shkatërrim, jo aq të karrierës së saj, se sa shëndetësor...
“Kërcitja” e parë mes bashkëshortëve Rama-Makoçi, u shfaq në janarin e vitit 1990. Ndërsa Edvin Rama mëson se bashkëshortja e tij, priste një djalë, ai menjëherë zbulon “një “gjymtim” të tijin, sipas të cilit nuk ishte në gjendje të bënte fëmijë.
Ngjarjet rrodhën shpejt dhe në gusht të vitit 1990, lind Gregori, djali i bashkëshortëve Rama-Makoçi.
Për këtë lindje, i bindur në “paaftësinë” e tij riprodhuese, Edvin Rama, i bën bashkëshortes në fillimin e vitit 1991, “dhuratë” divorcin. Realisht, divorcin e kishte kërkuar Matilda, sepse, dhuna psikologjike, deri edhe fizike, e kishin shndërruar atë në një qenie, që pikësynim të saj kryesor, kishte të shpëtonte nga monstra Edvin Rama.
Divorci, nuk ishte i mjaftueshëm për Matilda Makoçin, e cila menjëherë, ndoshta edhe për të harruar, largohet dhe emigron drejt Greqisë.
Ndërkohë, jeta e vështirë ekonomike, shtronte domosdoshmërinë që babi Edvin Rama, të demonstronte përkujdesje normale për të birin e tij. Por, kur gjykata tentoi të bindte Edvin Ramën në fundin e vitit 1991, për të ndihmuar financiarisht të birin, ai arriti deri atje, sa të refuzonte dhe të mos pranonte, as para gjykatës atësinë ndaj djalit të tij Gregorit. Odiseja vazhdoi kështu edhe në një tentativë të gjykatës, në vitin 1995. Si pretekst, Edvin Rama nxirrte “paaftësinë” e tij riprodhuese, ndërsa këtë “meritë” ia veshte babait të tij. Në vitin 2000, ndërsa Edvin Rama do të katapultohej nga jeta e nën-urave të Parisit, në krye të Ministrisë së Kulturës, gjykata do të vendoste ta detyronte atë të paguante ndihmën financiare për të birin e tij. Që nga ai vit edhe Gregori ka shansin të përfitojë një përkujdesje më shumë nga babai i tij “legjitim”, paçka se nëna e tij, ka sakrifikuar shumë më shumë se sa sakrificat normale...
Historitë për më shumë protagonizëm të Edvin Ramës, në raport me dhunën ndaj femrave, janë të shumta.
Në periudhë të njëjtë kohore, diku rreth vitit 2000, diçka më parë apo diçka më pas, Edvin Rama, ndërsa “thyente tabu”, duke puthur publikisht të dashurën e tij në skenën e pallatit të Kongreseve, jo publikisht, sipas edhe episodeve që tregohen, e keqtrajtonte deri edhe fizikisht, duke e lënë deri edhe pa rroba jashtë, në korridoret e hoteleve që frekuentonte.
Nga ana tjetër, kur ndërsa demonstrimi i forcës mashkullore ndaj një femre ishte shndërruar për Edvin Ramën në sjellje “normale”, po kaq “normale” ishte për atë, kur femrën tjetër të jetës së tij, e qiste në plazhet publike, jashtë Shqipërisë, sikurse atë (femrën) e kishte bërë nëna. Në këto foto që “pushtuan” gazetat, nuk mungonte edhe Edvin Rama, sikurse e kishte bërë nëna, por shumë, më shumë të gjatë...


“Axhenda” e shkatërrimit, jo vetëm të një familjeje, nga Edvin Rama

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...