Dokumenti i Gjyqit - Mohimi i djalit, Gregorit nga baba, Edvin Rama
Dokumenti u sigurua nga Mero Baze
Dokumenti u sigurua nga Mero Baze
Skandalet e lakuriqësisë së Edvinit, norma për shpalljen e listave socialiste
Nuk ka asnjë shpresë që Partia Socialiste të mbajë qendrim e të dënojë lakuriqësitë, fotot nudo, daljet nudo mbi gomar në kodrat e Liqenit apo vizitat në shtëpinë e Myslym Pezës të kryetarit Edi Rama. Grupi parlamentar u kritikua dje pas seancës plenare për Pangon, ndërkohë që Edvini ka kërcënuar se të gjithë duhet t’i kenë parasysh kriteret me të cilët ai do përzgjedhë kandidatët e rinj Skandali me ish-Ministrin e Turizmit, Kulurës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, është shndërruar në një boumerang për Partinë Socialiste. Ata deputetë që prej mëse dy vjetësh, nuk kanë mundur të thonë një gjysmë falje për lakuriqësinë e publikuar të kryetarit të tyre, nuk mundën as dje të kapërcenin këtë “pengesë”, për shkak të “barrës” që nga koha e publikimit të fotove nudo të kryetarit të tyre. Ndërsa deputetët socialistë janë munduar dje të përfitojnë ca pikë më shumë nga ky skandal, nuk ia kanë arritur, për shkak të hijes së kryetarit të tyre lakuriq, që endej në sallën e parlamentit. Një sjellje e tillë mësohet se nuk i ka pëlqyer edhe Edi Ramës, i cili ka sharë e fyer deputetët e PS-së, në përfundim të seancës së djeshme të parlamentit.
Mosdistancimi nga fotot nudo të Edi Ramës
Edi Rama, ka zgjedhur dje, që vetë të mos shfaqet publikisht për të komentuar “skandalin” me ish-Ministrin e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Fotot nudo të tij, të publikuara edhe në media, shfaqja e tij nudo mbi një gomar në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës vite më parë, pamja e tmerrshme e barbonit parizien, denoncimet e mëdha për vizitat e natës të Edi Ramës në shtëpinë e Myslym Pezës në Pezë, e kishin marrë peng dje kreun e PS-ës Edi Rama. Shkrimet për bllokimin e marrëdhënieve të tij me 3-4 partneret, përfundimin e tyre në dyert e gjykatave për shkak të dhunës dhe pamundësisë për të ndërtuar një raport bashkëshortor, janë pasuar tashmë me pistën tjetër, atë të Pezës, dhe duket se i gjithë background-i e ndalon Edvinin të dalë vetë si protagonist, pas publikimit të pamjeve televizive.
Ndërsa Rama, kishte një arsye madhore personale, për të mos i dhënë shkas kundërshtarit t’i risjellë në kujtesë fotot nudo, një gjë të tillë, nuk kanë mundur ta bëjnë as vetë deputetët e PS-së. Të porositur për të mbajtur ndezur sa më shumë debatin në parlament, deputetët e PS-së, nuk kanë mundur të realizojnë këtë “orientim” të kryesocialistit, sepse pamjet nudo të kryetarit të tyre, përpos dëshirës për t’u distancuar, nuk ia mundësonin këtë “luks”. Këta deputetë, që prej më se dy vjetësh nga publikimi i fotove nudo të kryetarit të tyre, megjithëse nën zë nuk kanë lënë gjë pa thënë, dje nuk mundën të artikulonin si duhet denoncimet e tyre për skandalin e ish-Ministrit Pango, sepse këtë gjë nuk kanë mundur ta bëjnë ende sot, për “imazhin” e kryetarit të tyre. Asnjëherë nuk u fol për nxjerrjen e përgjegjësive për shndërrimin e lakuriqësisë në një normë në Partinë Socialiste, një parti tipiisht konservatore, në radhët e Asamblesë së partisë, e as në grupin parlamentar, dhe duket se momenti nuk ka ardhur ende, pasi askush nuk e ka problem që skandalet seksuale mund të plasin në radhët e së majtës; mjaft që ithtari i lakuriqësisë t’i rendisë në listat fituese të kandidatëve për deputetëve. Ky është në fakt lakmusi moral që tregon karakterin e Partisë Socialiste. Prej kësaj pozite force vjen edhe zemërimi i Edi Ramës ndaj deputetëve socialistë. Të detyruar për të bërë detyrën, në emër të mbajtjes gjallë të debatit në sallën e parlamentit, deputetët socialistë, janë sforcuar por nuk kanë mundur të shfrytëzojnë këtë “skandal”, për të përmirësuar imazhin e tyre, por edhe për të “dëmtuar” mazhorancën qeverisëse, për shkak të antikapit që ata kanë si “gur i rëndë mbi shpinë”, që lidhet me disa foto nudo të kryetarit të PS-ës Edi Rama. Apatia e deputetëve socialistë, dje në sallën e Parlamentit, nuk i ka pëlqyer as krysocialistit Edi Rama, i cili mësohet që në përfundim të seancës së djeshme, nuk ka kursyer sharjet dhe fyerjet ndaj deputetëve të partisë së tij. Burime, brenda grupit të deputetëve socialistë, bënë të ditur se, ndërsa për gjatë gjithë seancës së djeshme plenare, në celularët e tyre nuk reshtnin SMS-të “orientuese” të Edi Ramës, duket se ata nuk e kanë përmbushur këtë “detyrim”, përderisa, në përfundim të seancës, kryesocialisti nuk ka lënë gjë pa thënë në adresë të deputetëve të vet.