2016-05-22

KFOR-i ndihmon dezinfektimin dhe dezinfektimin në Deçan

Javën e ardhshme fillon dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave dhe objekteve publike në territorin e Komunës së Deçanit. Ky projekt është mundësuar nga komuna në bashkëpunim me KFOR-in italian.

Dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave dhe objekteve do të bëhet nga një ekip i certifikuar nga KFOR-i pas trajnimeve të mbajtura.
image
KFOR-i po ashtu ka dhuruar pajisje në vlerë mbi 7000 € për kryerjen e këtij projekti, si çizme, pompa gome, uniforma për dezinfektim, maska kundër gazit, filtra, doreza, trakë sinjalizuese, pompë për spërkatje krahu, etj.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për marrëdhënie me publikun në Kuvendin Komunal të Deçan, Yllarta Thaqi, e cila ka treguar se realizimi i këtij projekti do të fillojë nga java e ardhshme, ndërsa nuk dihet saktësisht kur do të përfundojë pasi nuk ka ndonjë afat të caktuar.

Edhe pse Deçani është rajon malor, ai nuk ka pasur probleme me insekte të rrezikshme, si rriqrat, në krahasim me disa komuna të tjera në Kosovë.

“Deçani nuk ka probleme me rriqra. Problemet me rriqra mund të jenë raste të rralla, por as me insekte tjera të rrezikshme”, thotë drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Deçanit, Dr.Haki Shehaj.


Dezinsektimi1
Instruktori Maurro Arcamone nga Grupi Shumëkombësh – Perëndim i KFOR-it vlerëson se kjo është një nismë në të mirë të komunitetit dhe të tilla do të ketë edhe në të ardhmen duke marrë parasysh se ekipi i përzgjedhur ka përfunduar trajnimin me sukses.

Ekipi i certifikuar për të bërë dezinfektimin dhe dezinsektimin në territorin e Komunës së Deçanit do të nis punën javën e ardhme, së pari në kopshtin e fëmijëve “Fatosat’’ në Deçan.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...