2016-05-23

Nuk pranoj as fëmijën, as ekzaminime



Dritëro Agolli ndërhyri që Ramës të mos i jepnin armë në zbor: Ka probleme mendore

Dalin në dritë fakte të reja mbi skizofreninë e Edi Ramës. Pas publikimit të raportit mjëksor ku vërtetohej skizofrenia e Edi Ramës, sot po publikojmë një tjetër fakt tronditës që tregon për rrezikun që u kanosej qytetarëve të tjerë nga Edi Rama nëse ky do të pajisej me armë në zborin ushtarak.

Një anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të degës Burrel tregon se në shtator, tetor, nëntor të vitiit 985 Edi Rama kishte shkuar në garnizonin e Burrelit për të bërë zborin ushtarak tremujor. Duke e ditur se ai vuante nga skizofrenia, mjaft njerëz të tij të afërt, kanë bërë të pamundurën duke ndërhyrë tek eprorët e Repartit Ushtarak ku kryente zborin që Edi Rama të mos pajisej me armë sepse rrezikonte jetën e të tjerëve. Njëri nga ata që kanë ndërhyrë ka qenë edhe Dritëro Agolli, i cili në atë kohë ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë ka shkauar posaçërisht në Burrel dhe u ka kërkur drejtuesve të degës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Burrelit që të ndërmjetësonin tek Komnadanti i Repartit Ushtarak që të mos i jepnin armë Edit pasi paraqiste rrezik për shkak të problemeve mendore. 

Por kanë qënë edhe prindërit e Edvinit që kanë shkuar në Burrel për të ndëryrë në mënyrë që ai të mos pajisej me armë gjatë kryerjes së zborit sepse përbënte rrezik. Kristaqi dh bashkëshortja e tij, Aneta kanë shkuar pas disa ditësh në Burrel dhe u janë lutur drejtuesve të Repartit që të mos i jepnuin armë Edit se mund të vrasë njerëz. Duket se ndërhyrja e Dritëroit, por sidomos ndërhyrja e prindërve të tij i ka bindur drejtuesit e Repartit Ushtarak që të mos i jepnin armë Edi Ramës. Ky është vetëm njëri nga faktet tronditëse që po paraqesim sot për lexuesit, por në numrat e ardhëshëm të gazetës do të publikojmë të tjera fakte të çrregullimeve psiqike të njeriut që drejton sot PS-në dhe që përbën një një rrezik për shqiptarët.





Triptiku i laryshisë


Ina, Ina, hiqi brekët
Shkruan Edvin Kristaq Rama

Mund të quhej vetëm Mehmet mbetja zeshkane e një bashkimi midis dy qenieve lëkurëzeshkëta që pas një nate të rrokopushme dashurie u bënë prindërit e tij. Ishin dy krijesa kaq të ngjashme njëra me tjetrën, sa zgjonin krejt admirimin tim. I admiroja, sepse më ngjanin si vëlla e motër dhe një ngjashmëri e tillë ishte për mua kulmi i harmonisë së çiftit. Ai i jati i Mehmetit, me ca sy të mëdhenj si një e verdhë e zezë veze, hundë të përthyer shqiponjë prej stërnipi të një ushtari turk, që ka gjetur netë kënaqësie të ndaluar rrëzë ndonjë kodre koçimaresh në Shqipëri, mustaqe të bollshme që i lëpinte parreshtur buzë të mishta dhe mjekër të mprehtë thikë, ndërsa ajo e ëma, sy ngahera të shqyer habie prej bëmave të djalit të pandreqshëm, hundë simetrike me të shoqin, mustaqe të ndrojtura dhe flokë përherë të shpupurisur mbi të cilët, sa herë hyja në shtëpinë e shokut tim të klasës, gjeja një bikutinë metalike që endej lart e poshtë, duke u rrekur më kot t'i adaptonte për një lok gruaje të nderueshme.

Organizata e Pionerit më kishte ngarkuar që të shpëtoja Mehmetin prej duarve të armikut përmes zbatimit të përpiktë të një lloj misioni që gjatë asaj epoke të artë quhej "patronazh".

Ishte një nga termat e rëndomtë të atyre kohërave të mbingarkuara me iniciativa, betime njerëzore, orë të tëra edukate morale e politike, punë prodhuese, kalitje fizike, pushimi aktiv, kritikë e autokritikë revolucionare, shenjash sulmuese e ku ta di unë se çfarë akoma. Patronashi i konsistonte në ndihmën e përditshme që si i parë i klasës duhet t'i jepja Mehmetit, për të përmirësuar rezultatet e tij dëshpëruese në mësime. Duke marrë ato katrat e tij pakaluese, shoku im i klasës qe katandisur në tabelë qitjeje e armiqve të socializmit, ndërsa unë, sipas parrullës revolucionare. "Dhjetat tona janë plumba në ballë të armikut" kisha shtrirë përdhe një batalion të tërë syresh. Gjithëherë kaloja përballë tabelës së kuqe të nderit, në hyrje të shkollës, dhe shihja fotografinë time të rradhitur midis pionerëve të dalluar e buzagaz, përfytyroja me krenari dëmet e panumërta që kishim shkaktuar në kampin armik me dhjetat tona, pa mudnur gjithsesi ta mposhtja krejtësisht shqetësimin që më lindte aty për aty, për shoqen time të bangës, e cila merrete vetëm nënta, notë që sipas mësueses kujdestare edhe pse e plagoste rëndë armikun i linte shteg për të rimarrë veten.

Në fakt, çdo seancë patronazhi për ta transformaur shokun tim të klasës në një killer intelektual që pastaj do të bëntë kërdira ngjethëse me ato dhjetat e tij aq të largëta e utopike, zgjaste aq kohë sa i nevojitej Mehmetit për të kopjuar mekanikisht detyrat e mia, ndërkohë që unë lexoja me zell "Si u kalit çeliku". Ishte një best-seller i madh i letërsisë sovjetike të propagandës që më dukej tejet i efektshëm për të motivuar Mehmetin në misionin tonë të përbashëkt, por që tekembramja vlente vetëm për të kulturën time bolshevike, sepse porsa mbaronte së kopjuari, Mehmeti hapte televizorin duke më ftuar të shihnim së toku shalë dhe cica nëpër reklamat e jugosllavit dhe ia merrte përpikmërisht të njëjtit refren pyetjesh mbi shoqen time të bangës, pa e çarë kokën asfare që unë skuqesha gjer në vesh.

Teksa vinte vërdallë nëpër dhomë, duke kërkuar me antenë pikën e vdekur (asokohe qarkullonte miti se në çdo dhomë ka një pikë të vdekur ku zhurmuesit nuk futen dot e ku shëmbëlltyra televizive turbullaur prej tyre kullohet si me magji, në këtë pikë mund të shihej rehat jo vetëm jugosllavi, po edhe e shumëndërruara Rai) rrekej dhe të më bindte se kishte ardhur çasti që qysh të nesërmen t'i fusja duart Inës. Mehmeti mbronte mendimin se ky ishte i vetmi veprim që duhet ndërmarrë si kundër ndrojtjes sime prej çun mami ashtu edhe për të zgjuar tek Ina ndjesinë e kënaqësisë seksuale. Vetëm, pasi ta hidhja këtë hap mund të shpresoja ta bindja Inën që të vinte me mua tek Gjiri i Kurvave, një vend tërheqës për fantazinë time të epokës ku zhvillohet ngjarja, një lloj gjuhëze ujore që kafshonte thellë kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Shkonim shpesh për t'u larë atij liqeni dhe, edhe pse nuk kisha parë kurrë ndonjë kurvë që të shfaqej mes pemëve a të dilte nga uji për të ndjellë ndonjërin prej nesh, nuk guxoja të pyesja më gjatë për hollësira nga frika se Mehmeti më vinte në lojë. E kështu mjaftohesha me të tundura aprovuese të kokës e me një ngerdheshme që nënkupton, "Lëre atë mrekulli" i bindur sidoqoftë që, pas rënies së diellit, në atë gji të rëndomtë garipat jetonin çaste bote.

Pikëpyetja që rritej përditë në kokën time ishte ajo që kërkonte përgjigjet për çka ndodhte konkretisht kur dy qenie seksesh të ndryshme gjendeshin lakuriq përballë njëri-tjetrit, i bezdisur nga pamundësia e skajshme për të kuptuar atë që djali duhet të bënte me trupin e zhveshur të vajzës e njëkohësisht edhe nga paaftësia ime e dukshme për të qenë ndryshe nga sterotipi i një çuni mami, fakte kokëforta këto që sipas meje e shtynin zgjidhjen e enigmës për ditën e martesës, optoja për një martesë goxha të parakohshme, derisa një ditë të bukur vendosa t'i kërkoj dorën shoqes time të bangës. Nëse nuk e bëra, kjo natyrisht për shkak të ndërhyrjes së vrazhdë të Mehemetit. Shoku im katranjos, i cili ishte i bindur se burri nuk duhej të martohej përpara se të kalonte nën shtatë palë shalë dashnoresh, e përjashtoi pa mëshirë hipotezën e martesës sime, sepse jo vetëm që unë nuk e kisha kaluar provën e zjarrit, për më tepër Ina ishte e bukur. Gruaja duhej marrë sa më e shëmtuar nëse s'doje të ta merrnin të tjerët. Megjithatë, nga ana ime nuk kuptoj që të jem dorëzuar, por qysh atëherë qesh shumë më i matur në shprehjen e asaj dëshire cfilitëse që ishte për mua martesa, duke vuajtur kësisoj peshën gjithnjë e më të rëndë të pikpyetjes.

"M'tregun çunat e lagjes se ai filmi mrom kishte qenë bota fare", më tha një ditë Mehmeti, i cili shoqërohej me djem gjashtëmbëdhjetë-shtatëmbëdhjetë vjeçarë. Ata i kishin treguar se, një natë më parë, "jugosllavi kishte hap një seri filmash me t'qime. "Nuk m'la ai shkërdhatë i degjenerum, vazhdoi Mehmeti, duke iu referuar të atit, "po e qita inotin t'u i ra me dorë. Kshu e boj sa herë qi ai mut m'çan bythën". Aprovova me kokë pa e kuptuar mirë se kujt i kishte vënë dorën Mehmeti në shenjë proteste dhe misteri u bë më i madh kur pas interesimit tim rreth reagimit të prindërve teksa ky i binte me dorë, ai m'u përgjigj. "Qeke megjith men trap i modh!. Pse mër para plakut ene plakës i bi me dor ti? Me siguri ky shkon në dhomën tjetër e përplas gjërat përtokë, mendova dhe nxitova ta pyes. "Po ç'kuptim ka t'i biesh me dorë kur je vetëm fare? "T'vjen lezeti mër jahu! Ç'a kuptimi më t'modh do ti?" "Si të vjen lezet ty?' e pyeta i çmeritur. "Myll syt, shof Inën ene i them Ina, Ina, hiqi brekët, punë minutash jom n'parajs. Po ty si t'vjen? M'u tha pështyma në gojë teksa përfytyroja me llahtarë shoqen time të bukur që zhvishej nën urdhërat e Mehmetit të egërsuar që i tundte para syve një shkop. Me gjysëm zëri iu përgjigja, "Edhe mua".

Të nesërmen në mëngjes, gjatë pushimit të madh, Mehmeti vjen e më afrohet me një zë djallëzor. "A do t'vish ke rifuxho t'i fusim i t'rame me dor? M'u në mes të oborrit të shkollës gjendej një nga mijëra vendstrehimet që Enver Hoxha kishte ndërtuar për të mbrojtur pleq, gra e fëmijë nga bombardimet e imperialistëve amerikanë dhe social-imperialistëve sovjetikë, ku sot e gjithë ditën kutërbon mut e shurrë e ku asokohe djemtë e klasës së tetë futeshin për të pirë cigare. "Mirë" iu përgjigja i lumtur, sepse më në fund do të zhbëhej misteri që më kishte torturuar gjatë gjithë natës e që më kishte bërë t'i bija në ëndërr me grushta e shqelma një karrigeje, duke ulërirë, "Ina, Ina, hiqi brekët".

I kam para syve edhe sot kokat e çunave të klasës së tetë nën fashëzat e zbehtë të dritës që depërtonin prej dy a tre vrimave të ajrosjes në tavan. Në rresht, ulur mbi çimenton e ftohtë njëri bri tjetrit, mbështjellë nga një zhurmë e çuditshme, një lloj gugërime. Duke ecur qorrazi nëpër terr u afruam e u ulëm edhe ne, Mehmeti e pas tij unë. Fillova të kap ca fjalë të lëshuara si në jerm teksa ndjeja një lloj dridhjeje ritmike të trupës. "Zhvishu Marjeta, zhvishu se m'plase? Zhvishu o shpirti im, lene lalin ta shofi pak cicën e bukur si gjyle… Hiqe tutën zemër! Hiqe shpirt…Mos ki turp jemi vetëm, vetëm fare…Lene lalin ta preki pak kofshën e bardhë…"

Nuk ksihte pikë dyshimi që apeli i sinqertë i kolegut që drejtonte operacionin i drejtohej zyshës së fiskulturës që me ato tuta të ngushta që mbante arrinte të provokonte edhe ndërshmërinë time të thellë prej zëvendëskomandanti çete.

Mehmeti u zbërthye. "Jepi se do na dhjesi zilja", më tha gjithë ankth, duke më shtyrë me bërryl. Duke u zbërthyer si guak, i mbytur nën djersët e ftohta të një trupi të paprovuar, vështroja vjedhurazi nga shoku im i klasës. Fillova ta prek seksin tim teksa ndiqja instiktivisht dollibashin që ecte përpara, duke e kompaktësuar progresivisht dihatjen kolektive. "Do ta fus n'kërthizë do të ta fus"! Befas Mehmeti më futi gojën në vesh dhe më foli me vrazhdësinë e tij karakteristike. "Jo ashtu mër trap, kape për qafe!". "Më bëhet shurra", i thashë dhe u ngrita, gjoja i nervozuar prej pengesës së paparashikuar biologjike, duke ikur i tmerruar drejt daljes për të mos u kthyer më kurrë në atë tunel përveçse në rastin e ndonjë bombardimi anglo-amerikan.



Intervista e Makoçit: Përse më vjen keq

-Zonja Makoçi, keni nostalgji për platetë e filmave shqiptarë për punën dhe realizimet artistike?!

Sigurisht që kam, por unë nuk mund të punoj më siç punoja, me ritmin e përditshëm të punës. I kam shpëtuar asaj mënyre së vepruari përfundimisht. Kam pasur shumë peripeci…Në qoftë se do të punoja sërisht do të doja të merrja një shok apo shoqe nga Tirana, nga Amerika, nga Athina dhe po kështu dhe regjizore të huaj dhe bashkëpunime midis tyre. Nuk më pëlqen më të punoj në atë mënyrë klasike dhe të prapambetur që kemi punuar tërë jetën. Do thuash ç'farë janë këto plane. Shkurt. Duhet të kordinoj më mirë kohën në mënyrë që të rikthehem sërish në skenë.

-Për disa vite me radhë, ju jetuat në Greqi. U bë kjo ikje shkak për t'u shkëputur nga fusha e artit?

Unë 23 vjeç mbarova Institutin e Arteve. Në këtë moshë isha e fejuar dhe shikoja vetëm jetën time personale, duke pasur një lloj pesimizmi, nëse do bëjmë diçka apo jo për këtë vend. Në të gjithë botën, secili ka një pozicion të caktuar në jetë. Pra, në këtë moshë u mbylla në jetën time private dhe s'më interesonte asgjë tjetër. Para, se të ikja në Greqi nuk e kuptoja që ne jemi të inkuadruar si e gjithë bota dhe njerëzit tanë që na rrethojnë po ashtu! Kur u ktheva e kuptova se pavarësisht se jetojmë këtu, ne ecim me një hap me të gjithë njerëzit kudo që ndodhen, me të njëjtën teknologji dhe zhvillim. Nuk kam qenë e interesuar për jetën time artistike në Greqi. U stërvita shumë në greqisht dhe nuk mundja dot të flisja shqip…(qesh) Më lëvizte vendit nofulla si dhe më ikte gjuha dhe shqiptimi i gërmave "s", "t". Do shumë kohë ti rikthehesh artikulimit të fjalëve dhe për një aktore kjo është humbje e madhe.

-Ju ka ngelur ndonjë "peng" nga jeta juaj si aktore?

Sigurisht! Më vjen keq, që nuk kam kujtime nga tri pjesë të miat…Kam interpretuar Xhulietën (Romeo dhe Xhulieta) e Shekspirit në 1987 në teatër (fill pasi mbarova Institutin e Arteve) si dhe "Zbutja e Kryeneçes" dhe një rol (?) ku zëvendësoja aktoren Elvira Diamanti (dhe nuk e di edhe sot, në qoftëse është e regjistruar).

Punonjësit e teatrit nuk kishin mendje ta regjistronin aspak dhe madje kisha besim tek ata!

Mbaj mend se edhe punonjësit, të cilët ishin në teatër ndikuan shumë tek unë. Më shqetësonin shumë kur më thonin: "Hë moj hajde se e re je ti", mirëpo, ja që e shkuara s'vjen më. Kur e kujtoj gafën që kam bërë, më vjen…

-Te çdo aktor/e, ekziston sidoqoftë një rol, në të cilin e ka ndjerë me të vërtetë vehten kur e ka interpretuar. Ju keni pasur një rol të tillë?

"As "Apasionata" dhe as "Balada e Kurbinit" (role ku jam bërë e njohur më shumë) nuk kanë qenë…Në fakt, e vërteta është se nuk e kam gjetur veten asnjëherë në skenë, asnjëherë në këto role.
Marrë nga shtypi i kohës

Si e njohin Matildën kolegët e saj të artit ?

ELVIRA DIAMANTI, aktore

E kam njohur Matilda Makoçin në kohën kur ajo studionte në Akademinë e Arteve në Tiranë, në Degën e Dramaturgjisë. Matilda ka qenë dhe mbetet një nga miket e mia më të mira. Një nga koleget e mia, më të preferuara dhe një figurë, të cilën nuk mund ta harroj dot. Më vjen shumë keq, që nuk e shikoj më në skenë dhe në ekran. Ai që ka humbur më shumë është me siguri publiku, por edhe ne kolegët e saj dhe së fundmi ajo vetë. Kur kemi qenë studente, jo vetëm artdashësit, por edhe pedagogët në shumë raste na ngatërronin me njëra-tjetrën. Matilda ishte kaq e bukur dhe mua më vinte mirë nga kjo gjë. Kjo ngjashmëri "na vinte", sepse ishim të aktivizuara në të njëjtën kohë, por në fakt kishte edhe diçka të pakapshme në portret midis ne të dyjave. Gjithsesi do të dëshiroja ta shihja në një rol në skenë apo në film, sepse ka një shpirt shumë të bukur, po aq sa edhe ajo vetë!

ROBERT NDRENIKA, aktor

Matilda është një aktore shumë e mirë po ashtu ka qenë dhe një studente mjaft e mirë. Ma merr mendja se në qoftë se ajo do të rikthehet sërish do ti ketë dyert e hapura dhe ajo do të jetë e mirëpritur nga ne aktorët.

NDRIÇIM XHEPA, aktor

Më vjen keq, shumë keq për Matildën, pasi me të kam bashkëpunaur në disa role. Kam kohë që nuk di asgjë për të, pasi hera e fundit kur e takova ka qenë viti 1996, prapa Muzeut Kombëtar.

ABAZ HOXHA, pedagog në Akademinë e Arteve

Matilda ka qenë aktorja ime më e preferuar. Për këtë arsye e kam vënë në faqe të parë dhe në dy nga librat e mi që kam botuar së fundmi. Rolet e saja kanë qenë gjithmonë në rritje. Në filmin "Si gjithë të tjerët" në moshën kur ishte ende studente e Akademisë, ajo tregoi se ishte një aktore e zhdërvjellët. Në filamt e tjerë ku ajo ka interpretuar ka pasur një kombinim midis lirizmit dhe dramatikës, si përshembull në filmin "Hije që mbeten pas" me aktorin Xhevdet Ferri, si dhe filmin "Të mos heshtësh" me aktorin Ndriçim Xhepa. Për këto cilësi të papara ajo u nderua me medalionin e festivalit të filmit.



Historia e dhimbshme e aktores së njohur që u detyrua të emigronte pas divorcit me Ramën, si jetonte në Greqi me ndihmat e Kryqit të Kuq.

Pjesë nga intervista e vetme e saj për mediat

Rrëfimi i Matilda Makoçit: Përfundoja në spital pas abuzimeve dhe dhunimit

Është një histori rrënqethëse ajo e jetës së Matilda Makoçit. Në Tiranë të gjithë e dinë, por për të është shkruar shumë pak ose aspak. Një harresë e pafalshme ndaj saj, një censurë në emër të mbrojtjes së dhunuesit, i cili sot kërkon të bëhet me dhunë njeriu që do të qeverisë shqiptarët. Vetë ai kërkon që të heshtet për të shkuarën e Matilda Makoçit, sepse ai e di më mirë se kushdo se është pjesë e shkatërrimit të jetës së saj. Ai e kupton se nëse shkruhet për Matildën, nuk ka se si të mos shkruhet për të.

Jeta e Matilda Makoçit, u mbyll pikërisht në ato ditë të ftohta të dhjetorit të vitit '91 dhe pikërisht nga ajo sallë gjyqi kur dëgjoi çmendurira që nuk mund t'i përballonte dot një njeri i ndjeshëm dhe normal, nuk do të mund t'i rezistonte dot askush kur dëgjonte që njeriu që dikur kishte dashur, ishte transformuar deri në atë pikë sa të mohonte të birin e tij, por jo të ndalej në këtë mënxyrë, por të vazhdonte më tej në monstruozitet pa kufi, duke arritur deri aty sa të nxirrte edhe atë që kurrë më parë nuk e kishim dëgjuar në realitet, por vetëm në filma se, "kishte mbetur shtatzënë gjatë kohës që kishte pushuar me të atin".

Prej atyre ditëve, Matilda Makoçi mendonte vetëm largimin, sa më larg një vendi ku qëndronte njeriu që i kishte shkatërruar ëndrrën e familjes dhe për më tepër, i kishte vënë edhe një damkë që nuk mund ta mbante askush. U largua dhe u nis menjëherë në drejtim të Greqisë, duke marrë me vete edhe të birin, Gregorin, i cili në ato ditë ishte vetëm disa muajsh. E vetme dhe thuajse pa asnjë mbështetje, aktorja e talentuar dhe që ishte bërë më e madhe se vitet që kishte mbi supe, ndryshoi përgjithmonë rrugën e saj të jetës. Nuk e priste në Greqi më skena si dikur në Tiranë, nuk e prisnin regjisorët dhe nuk e ftonin skenaristët, por e priste puna e krahut. Ajo atje ishte thjesht një emigrante, e cila duhej të luftonte për të siguruar mbijetesën, pa emrin që ajo mbante në Tiranë, pa respektin e artdashësve të këtij vendi.

Matilda Makoçi ka folur shumë pak gjatë këtyre viteve, ndonëse ka shumë për të thënë. Megjithatë, edhe aq pak sa ajo ka folur duhet ta bëjë shoqërinë të kthjellohet. Fjalitë e pakta që kanë dalë nga goja e saj duhet të jenë si një thesar për ndërtimin e një shoqërie që duhet t'i largohet dhunës në familje, ndërsa dhunuesit nuk duhet të harrohen, por të skaliten në memorien e gjithsecilit për ta parë në sy se e shkuara e tij nëse nuk ndëshkohet nga opinioni, atëherë në një të ardhme të afërt do të krijojë viktima të reja.

Çfarë ka thënë Matilda Makoçi për jetën e saj? Ajo ka thënë shumë, shumë, shumë por vetëm për ata që kanë veshë për të dëgjuar, sy për të shikuar dhe mendje për të reaguar. Ato janë aktuale sot dhe nuk mund të konsiderohen si një e shkuar e harruar dhe që nuk ka gjasa të kthehet, sepse njeriu një njeri që dhunon familjen e tij dhe njerëzit më të dashur nuk mund të ndalet para asgjëje në rrugëtimin e tij për të qenë një "serial dhune".

"Njeriu gjysmën e jetës punon për t'u njohur dhe gjysmën tjetër për t'u fshehur", ishin fjalët e saj pas kthimit të parë nga Greqia në vitin 1996. Matilda jetonte për t'u fshehur. Askush nga kolegët e saj aktorë nuk dinte të thoshte se ku ishte Matilda, çfarë bënte, me se merrej. E kishin bërë të heshtte dhe të mos fliste si të ishte e dënuar nga kodet e mafies.

E pyetur nga gazetarë që mund ta takojnë në shtatorin e '96, mbi jetën e saj, Matilda Makoçi rrëfen vetëm përmes pak fjalëve historinë e saj. "Kam histori që nuk i di askush. Ndaj meje është abuzuar më kanë shkaktuar dhimbje dhe dhunime, dhe kam përfunduar në spitale", rrëfen Matilda Makoçi, duke kujtuar me dhimbje ditët para divorcit dhe jetën e saj bashkëshortore. Janë pikërisht ato ditë që i kanë shkatërruar të gjithë jetën. Pendesa për lidhjen e dashurisë të shumë viteve më parë nuk ka më asnjë vlerë. Matilda nuk e ka më rrezatimin e vitit '87'-'89, sepse siç edhe e pohon vetë, tani "jeton për t'u fshehur".

"Unë u largova me dëshirën time nga Shqipëria në '91, sepse kështu më erdhi jeta… dhe nuk doja të kthehesha më. Dhe kjo ndodhi për shkak të shumë rrethanave që pasuan në jetën time. Kjo është edhe ajo çka doja…Pres një lloj pensioni nga shteti, pasi tani nuk jam në gjendje të punoj normalisht, më ka ndodhur një incident në jetë…", vazhdon rrëfimin e saj Matilda Makoçi.

Megjithëse nuk ka pranuar të flasë për dramën e jetës së saj, ajo kurrë nuk e ka harruar të shkuarën dhe as divorcin e '91. Në këtë vit ka ardhur në jetë dhe biri i saj Grigori, dhe ajo kujton se ai pati probleme shëndetësore, por që duhet t'i përballonte e vetme, për shkak të mospranimit të atësisë nga ish-bashkëshorti i saj Edi Rama, për të cilin ajo kujton: "Këto e trembën babanë e djalin tim. Ai ka pasur një fëmijëri të lehtë dhe ishte njeri me pretendime. Nuk dija se si do të reagonte kur unë do të doja ndonjë fëmijë tjetër. E kuptova atëhere se nuk kisha çtë thosha me atë njeri dhe i dhashë divorcin".

Ka sakrifikuar gjithçka nga jeta e saj për të rritur foshnjën e saj. Në Greqi i është dashur të bëjë punë të ndryshme për të siguruar mbijetesën. "Gjatë gjashtë viteve të qëndrimit në Greqi, qiranë e banesës dhe ushqimin ma paguante Kryqi i Kuq", kujton Makoçi. Fillimet e saj në Greqi kanë qenë të vështira. Ajo tregon se ka bërë punë të zakonshme vetëm për dy muaj, gjatë kohës që ishte në Greqi, kohë kur i ati i dërgonte kartonë me të cilat bënte çanta të vogla për dhurata dhe punonte nga 7 e mëngjesit deri në orën 12 të natës. Të gjithë këtë punë e bënte në shtëpi ku jetonte e vetmuar me të birin e vogël dhe të sëmurë.



NJERIU QE KA ÇMENDUR NJEREZ PO KERKON TE ÇMENDE SHOQERINE


Aktorja e njohur kërkoi divorcin pas terrorit dhe dhunës së njeriut që kishte zgjedhur për burrë

Dëshmia e monstrës Rama: Gruaja shtatzënë kur pushonte me tim atë

Pika më kulminante e procesit gjyqësor të divorcit të kryetarit të PS ka ardhur pas deklaratave histerike të Ramës në seancën e dhjetorit '91. Megjithëse gjyqtarët kanë kërkuar që të provohen deklaratat e Ramës se fëmija nuk është i tij, duke i bërë ekzaminimet laboratorike, ai nuk ka pranuar. Në këto kushte, Gjykata ka vendosur që të mos e vënë në dyshim atësinë e fëmijës, pasi nuk ka pranuar si provë deklarimin oral të Ramës.

Për më tepër, Gjykata ka marrë si provë edhe grupin e gjakut të të birit, Grigorit, i cili rezulton që të ketë pasur të njëjtin grup gjaku me atë të Ramës. Por edhe kjo provë e sjellë nga Gjykata nuk e ka bindur Ramën që të pranojë atësinë e fëmijës.

Duke parë këmbënguljen e gjykatësve, atëherë Rama është munduar që të ngrejë një alibi tjetër për të vënë sërish në pikëpyetje atësinë e fëmijës. Sipas procesverbalit të mbajtur në Gjykatë, Rama ka pretenduar se koha e lindjes përkon me një periudhë, sipas të cilës, Makoçi nuk ka qenë e shoqëruar me të, por me të atin e tij dhe të ëmën. "Paditësja (Makoçi) thotë se ai e ka akuzuar se gjatë verës së kaluar ka shkuar me pushime në Vlorë, e vetme, e shoqëruar nga prindërit e tij, Kristaqi dhe Aneta. Kjo kohë, sipas tij, koinçidon me periudhën e shtatzënisë".

Deklarata e Makoçit para Gjykatës ka qenë edhe pjesa më e tmerrshme e torturave psikologjike, që i janë bërë asaj nga ana e Ramës. Por kjo nuk ka qenë e rëndë vetëm për Matildën, por edhe për të atin e tij, i cili në atë kohë shihej si i tjetërsuar dhe me një damkë të rëndë, që i kishin vënë jo njerëz të huaj, por biri i tij.

Interesante është se padinë në Gjykatë në vitit '91 nuk e ka bërë Rama, por Matilda Makoçi. Arsyeja është e thjeshtë, aktorja e talentuar nuk ka duruar torturat psikologjike që i bëheshin asaj në mënyrë të përditshme nga ana e Ramës, i cili e ofendonte me akuza ndër më monstruozet, pa pyetur për personalitetin e ish-partneres së tij, por edhe të pjesëtarëve të familjes. Ajo i është drejtuar Gjykatës si i vetmi instrument për të shpëtuar nga terrori i përditshëm i ulërimave dhe klithmave të ish-bashkëshortit të saj.

Sikurse do të shihet edhe në numrat e ardhshëm, kjo kohë ka qenë mjaft e vështirë për Makoçin. Akuzat monstruoze në Gjykatë të Ramës ndaj saj bënë që ajo të kishte një të ardhme shumë të vështirë, për të cilën ajo do të shprehej atëherë se "kurrë nuk ishte penduar për atë që kishte bërë". Nga ana tjetër, ajo kurrë nuk u nda nga biri i saj, për të cilin thoshte se ishte i vetmi motiv për të cilin ajo jetonte.

Pas seancave të divorcit në Gjykatë, Makoçi largohet larg Shqipërisë, duke e parë si të pamundur qëndrimin në një vend me gjithë baltën dhe akuzat e përbindëshme që një njeri i sëmurë kishte ngritur rreth saj. Është e kuptueshme se për realitetin shqiptar të atyre viteve dhe patriarkalizmin e shoqërisë, ishte e pamundur për një femër që të përballonte presione të tilla. Ajo u largua duke marrë me vete edhe fëmijën e saj, i cili ishte vetëm disa muajsh dhe që Rama nuk e kishte parë asnjëherë të vetme.

Që nga ato ditë të ftohta të dhjetorit të '91, aktorja e ka harruar emrin e ish-bashkëshortit të saj dhe nuk e përmend në asnjë rrethanë. Edhe kur i duhet të kujtojë ndonjë episod e etiketon atë si "babai i fëmijës tim", duke e përmendur me ironi.

Ku e kemi parë Matildën

Nuk ke se si të harrosh rolet e Matildës. E bukur, e re dhe shumë fotozhenike, shqiptarët vazhdojnë t'i përcjellin ende rolet e saj. Janë ritransmetimet e shpeshta të televizioneve të shumta që e rikthejnë atë përsëri në kujtesën e shqiptarëve, megjithëse ka vite që nuk luan më ndonjë rol të ri. Filmin e parë e interpretoi kur ishte 17 vjeç. Matilda e ka shumë të dashur atë film të Pirro Milkanit dhe Vath Koreshit. Aty interpretonte Edën në krah të një shoqeje tjetër, Vjollca Pepës. Pastaj mori një rol kryesor në krah të një mashkulli, ku luante Jetën. Bëhet fjalë për filmin "Si gjithë të tjerët", "Apasionata" e ktheu sërish në skenat e xhirimit me rolin e Mirës. Tek "Hijet që mbeten pas", luajti Marietën. Mbahet mend edhe me rolin e Silvit tek "Të mos heshtësh". Në filmin "Shpresa" interpretonte vetë Shpresën. Ndërsa në filmin "Balada e Kurbinit", kishte një rol të bukur atë të Dudekatës. Sa për rolet teatrale, as ato nuk i kanë munguar. Ka interpretuar rolin më të dashur, atë të Xhuljetës në Teatrin "Romeo e Xhuljeta". Interpretoi A.Tihonovnën në Teatrin "Martesa", ndërsa tek "Zbutja e kryeneçes" bënte Bjankën. Përveçse në filma e teatro është shfaqur herë pas here edhe si folëse në spektakle e festivale, ku ka bashkëpunuar me Vera Grabockën, Mevlan Shanajn dhe Osman Mulën.




Divorci i Ramës me Makoçin regjistrohet në Gjykatë si procesi më i gjatë që ka zgjatur 9 vite

Dëshmia shokuese e Ramës: Nuk pranoj as fëmijën, as ekzaminime

Gjykata e Tiranës ka mbetur e shokuar rreth 18 vite më parë kur në dhjetorin e '91 një proces divorci është shndërruar në një proces të vitit për shkak të atyre që janë thënë në atë seancë dhe personazheve, të cilët ishin në rolin e Paditësit dhe të Paditurit. Në rolin e Paditësit ka qenë aktorja mjaft e njohur në atë kohë, Matilda Makoçi, ndërsa i Padituri sipas procesverbalit të Gjykatës së Tiranës, ka qenë Edvin Rama (jo Edi).

Gjyqtarët që në atë kohë kanë qenë në detyrë në Gjykatën e Tiranës kanë mbetur të befasuar nga seancat e njëpasnjëshme të këtij divorci, të cilat shoqëroheshin herë pas here me ulërima nga ana e të paditurit Edvin Rama dhe që pasoheshin nga qarje të vazhdueshme të ish-bashkëshortes së tij, Makoçi. Gjyqtarët kishin besuar se procesi i divorcit do të ishte një proces normal dhe që do të mbyllej me disa seanca, por në të vërtetë është i vetmi proces në Gjykatën e Tiranës, i cili ka zgjatur për 9 vite, pasi i padituri Edvin nuk pranonte detyrimet që kishte ndaj të birit.

Martesa e Ramës dhe Makoçit ishte disi e bujshme për Tiranën e vitit 1987. Rama njihej si një basketbollist harrakat i skuadrës së "Dinamos", në atë kohë nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit, i cili nuk arrinte të përfundonte asnjë ndeshje deri në minutat e fundit, pasi mbushte numrin e gabimeve personale të lojës së basketbollit dhe ndëshkohej nga arbitri shpesh për dhunën që shfaqte ndaj kundërshtarit dhe mosrespektim të vendimeve të gjyqtarëve.

Ndërsa Makoçi ishte shfaqur në ato ditë si një ikonë artistike dhe mjaft e suksesshme. Prezenca e saj në filmat e prodhuar nga Kinostudioja e kishte bërë atë menjëherë të famshme dhe një person mjaft të njohur dhe të respektuar në Tiranë. Nga kolegët aktorë dhe regjisorë vlerësohej si një aktore mjaft e talentuar dhe me një të ardhme brilante si për filmin ashtu edhe për teatrin.

Lidhja mes Ramës dhe Makoçit është konkretizuar në martesë në 12 tetorin e vitit 1987. Por ajo nuk ka zgjatur më shumë se katër vite. Sipas të njëjtit procesverbal, arsyeja e ftohjes mes Ramës dhe Makoçit ka qenë shtatzania e aktores. "Pjesëmarrësit në proces janë bashkëshortë. Kanë celebruar martesë ligjore në 12.10.1987. Nga martesa iu ka lindur fëmija Grigor. Siç shpjegohet nga provat në gjyq, dy bashkëshortët kanë pasur marrëdhënie përgjithësisht të mira. I pandehuri ka filluar të sillet ftohtë, kur ka mësuar se paditësja ka qenë shtatzanë. Në atë kohë, në janarin e vitit 1990, i padituri është ftohur me të dhe nuk kanë pasur marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar të quhet fëmija i tij".

Ajo që ka befasuar më shumë se gjithçka tjetër gjykatësit ka qenë këmbëngulja e Ramës, i cili nga njëra deklaronte prerë se nuk e njihte fëmijën si të tijin dhe nga ana tjetër, kur gjykatësit i kishin kërkuar që të bënte ekzaminimet laboratorike, ai nuk pranonte që t'i bënte këto egzaminime. Duke pasur një kontradiktë të tillë dhe duke parë një gjendje të çekuilibrit mendor, gjykatësit nuk e kanë marrë parasysh pretendimin e Ramës, pasi ai nuk pranonte që të bënte ekzaminimin laboratorik. Gjykatësit kanë vendosur sipas procesverbalit të Gjykatës, që "çështja e atësisë së fëmijës të mos vihej në dyshim".

Përse Makoçi vendosi të kërkojë divorcin

Ka qenë Matilda Makoçi ajo që i është drejtuar Gjykatës për të kërkuar divorcin me ish-bashkëshortin e saj. Shkak për këtë kanë qenë jo vetëm etiketimet e ulëta dhe fyese që bëheshin ndaj saj nga Rama në mënyrë të vazhdueshme, por edhe dhuna që ushtrohej ndaj saj. Edhe në seancat e para gjyqësore të një divorci, ato që konsiderohen si të pajtimit, të pranishmit kanë parë shenjat e forta të agresivitetit të Ramës, duke e ofenduar atë dhe duke përsëritur se fëmija nuk ishte i tiji.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...