Vokacioni lirik në poezinë e Din Mehmetit (1932-2010)


Vokacioni lirik në poezinë e Din Mehmetit
Haki Bunjaku

Pata fat të mirë që në vitet 60-70,të shkollohem(ushqehem) në artin poetik,të yjeve të letërsisë që krijonin në këte pjesë të shqiptarisë,si :Esat Mekulu,Din Mehmeti,Azem Shkreli,Ali Podrimja,Fahredin Gunga ,Enver Gjerqeku e ndonjë tjetër(pak më vonë, Beqir Musliu.
Çdo vepër që më binte në dorë,gëzohesha,si nëna për djalin e hasretit.I lexoja me ëndje,i rilexoja disa herë,saqë shumë prej tyre më nguliteshin në mendje vargje e strofa dhe herë e gjithë poeziaNga ky ndikim fillova hartimet shkollore t`i përpiloj si prozë poetike e lirë.
Dhe pata vështirësi serioze të shkëputesha nga këto vargje,të cilat i kisha memorue thellë në tru
Nga krijimet markante të këtyre krijuesve të zellshëm,kur mora ditarin në dorë dhe udhëheqa recitalin në nivel të qytetit,i rradhitja poezitë e tyre sipas rastit,apo edhe gati i dramatizoja.
Më jepnin inspirim të bollshëm për recitim emocional.
Në ato kohë mungonte literatura,si e quanim“ e përtej gardhit“.Ngushëlloheshim me veprat që botoheshin te na,të cilat vërtet paraqitnin vlerë artistike.
Kam në dorë përmbledhjen e shkëlqyeshme poetike“Zogu i Diellit“,të poetit Din Mehmeti,përgaditur nga Dr. Ibrahim Rugova dhe përcjellur me një vlerësim brilan kritik nga ai,botuar nga redaksia e Rilindjes,më 1982 në Prishtinë. (Editorët e sotëm bëjnë sikur ta përfillnin këte model,ndihmë për lexuesit dhe ndihmë për autorin).
Poezia lirike e Din Mehmetit është poezi e ambientit,që breda tij gjallon subjektiviteti edhe kohor edhe ambiental.Vepra e parë „Në krahët e shkrepave“ katërcipërisht e vërteton këte.Bile,nga kritika e kohës,Din Mehmeti qe quajtur:POET I SHKREPAVE.
Ambienti këtu ka njështrirje më të gjërë dhe kohën e njerëzit brenda saj,që i japin poetit mundësi të përjetimit dhe të shfrimit lirik.
„Dy çështje na duken të rëndësishme dhe të vlerëshm në vështrimin e poezisë së Din Mehmetit kësaj here,të cilat në mënyrë fundamentale përbëjnë thënien poetike të tij:ambienti në aspektin tematik dhe liria lirike në atë poetik.“Dr. Ibrahim Rugova,f.7.
Ajo që e ka ngrit poetin,Din Mehmeti,mbi kupolën e poezisë artistike,mendoj se është thjeshtësia e vargut me kuptimësinë e plotë,që kjo hetohet leht te poezia“Kënga e Theshtë“
„ditën e tregut me shokun tim në tregtizë
kur më pa syve të mallur I shpërthej një dritëzë
fytyra e mrrolur iu mbush me gaz iu zgra,
si dikur si dikur kur sgkonim së bashku maleve me gja”….(f.28).
Me këte poezi në mënyrë të thjeshtë e me plot dinamizëm shprish mallin e fëminisë.Evokon bukur jetën në ambientin rural dhe lojën me fëmijt moshatarë të fshatit,të një kohe të largët e të struku fort në shpirtin e poetit.
Kjo poezi me forcën e shprehjes,pak të dialogizuar,nuk duhet të mirret vetë si poezi e përkryer,por edhe si dramë në vargje,nga e cila mund të del një skenar i mrekullueshëm.
Në poezinë e përkryer të Din Mehmetit temë bosht është ambienti dhe njerëzit me fatet e tyre brenda këtij ambienti.
Vagjet janë mirë të ngjeshura artistikisht,të cilat pasurohen me shprehjet metaforike,por here-herë edhe me ironinë lirike.
I quajtëm shfrime lirike këto poezi,pasiqë dominon lirizmi edhe i kushtëzuar.Këtu hasim edhe elemente konkrete të botës subjective,si :Zeqë Shpati,Binaku,Braha,Fata,Selman Selmaqni,Mehmet Dina,Ali Pashë Magjari ,Lami etj.
Femrës ky nuk i drejton ofkëllima as eksklamacione,por I këndon me afsh shpirti,sit e “Zogëza e Dukagjinit”
…bukuria jote i djeg kufijtë
E urrejtjeve të motive
Bukuria jote i kurorëzon agimet
E kuqërremta gjatë lindjeve….(f.42)
Ose kur flet me gjuhë zemre.
…vasha e Malësisë me zogjtë e krahrorit
Drejton anët e horizontit…
…Vasha e Malësisë shkoi në det
T`i tregojë detit çka është badhësia.
Këto shkëputje dëshmojnë se sa me afsh zemre dhe me përkushtim elegant e mëveshë poetikisht vashën me tipare të bukurisë së adhurueshme.
Në krahasim me këto sa u tha,poezia e sotme erotike,ka mbetur e mangët,e ngurtësuar brenda shtrirjes lirike,ku hyhet,pa uvertyrë e joshje në temën e thatë,si lloj striptisi i shpërlarë nga kultura erotike.
Dashuri kanë bërë njerëzit që nga koha e Adamit e Evës,por vetëm në suaza të dashurisë së motivuar nga shpirti e jo porno,si sot.
Poeti Din Mehmeti,përmef figurave i ka përjtësuar artistikisht ngjarjet,pa data të caktuara,por që ngjarja e poetizuar,nga kontesti na jep shumë njohuri edhe për kohën si në simbolikën “Djepi i Yjeve” ku na rrëfen për atë gjeneratë,që ndërpreu shkollën për të luftuar dhe pas luftës prapë kthehen në shkollë edhe të burrëruar,me revole në brez dhe me plumba harruar xhepave të shkoqur.
Din Mehmeti u lind në fshatin Gjocaj të Junikut afër Gjakovës më 1932.
Na dhuroi një opus të pasur me vepra letrare artistike,të cilat e pavdeksojnë.
Për pjesën tjetër nuk do të flas.
Do të besoj që poetët nuk kanë vdekje!!!
Haki N.Bunjaku

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)