Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/16

Magjia e artit dhe e fjalës

Në botim të Art Club ,,Rifat Kukaj" doli nga shtypi libri më i ri  i Izet Abdylit me titull ,,Magjia e artit dhe e fjalës”,
Izet Abdyli në librin e tij të radhës me titull shumë të kapshëm për lexuesin e çdo shtrese dhe interesimesh: “Magjia e artit dhe e fjalës”, sjell rreth tridhjetëedy njësi me njëzete katër autorë, veprat e të cilëve i konsulton në frymën e vështruesit, analistit dhe recensionistit të kujdesshëm dhe me përkushtim.
Pothuajse të gjithë autorët e prezantuar në këtë libër janë të njohur kohëve të fundit me botime të reja, madje ndonjëri edhe me disa tituj njëkohësisht, që këtu i prezantohen lexuesit, për t’u njohur me vlerat e reja të krijimtarisë së tyre.
Autorët, si: Ymer Elshani, Sabit Rrustemi, Sali Bashota, Jusuf Osmani, Sinan Gashi, Fatime Kulli, Ramadan Mehmeti, Hamit Gërguri, Xhemajl Bajrami, Nexhat Rexha, Zymber Elshani, Nehat Jahiu, Mustafë O. Hoxha, Miradije Gashi, Xheladin Mjeku, Bedri Tahiri, Fitim Gllareva, Afrim Mustafa, Bedri Hysa, dhe Fehmi Qerimi, vijnë me libra zhanresh të ndryshme në poezi, prozë, letërsi për fëmijë, albume, ditar, libra historik dhe monografi.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...